Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Intervista
Viewing all 75 articles
Browse latest View live

Rrëfehet legjenda e atletikës shqiptare, Pavlina Evro-Ylli

$
0
0

Bisedoi: Raimonda MOISIU

10791_542786802440995_1730845730_n

E kush nuk do të dëshironte të shkruante për Legjendën e Atletikës Shqiptare – Pavlina EVRO dhe historinë e saj. Ajo i përket “muzeut historik të Brezit të Artë” (Golden Generation) të sportistëve dhe bëri HISTORINË –jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë kufijve në Ballkan, Europë e Botë, i dha emër Shqipërisë, Korçës tonë në shumë evenimente kombëtare e ndërkombëtare. Nuk besoj se ka korçar dhe shqiptar që nuk e njeh Legjendën e Atletikës Shqiptare,- Pavlina EVRO-Ylli -Kampione e Europës, me mbi 120 medalje kombëtare e ndërkombëtare . Edhe sot pas 27 vjetësh qëndron në këmbë në atletikën botërore dhe lojërat olimpike, rekordi i vendosur nga atletja shqiptare, Pavlina EVRO-Ylli, -një garë 1500m -3000m, që Pavlina jonë bëri legjendën në Oslo të Norvegjisë, triumfoi dhe valëviti flamurin shqiptar duke na bërë krenarë dhe ndritur emrin e Shqipërisë, në një kohë tejet të vështirë për shkak të regjimit. Ja si shprehet një nga korifejtë e sportit shqiptar, Prof. Kreshnik TARTARI në një koment në Facebook, për Pavlina Evron: ”Kampionët e mëdhenj padyshim që bëhen, por më parë duhet të lindin. Ti me shoqet e tua si ti, me në krye të papërsëritshmin PIRRO KASATI, krijuat më shumë se një shkollë, një akademi unikale në Shqipëri. Mëkat i pafalshëm që s’është më ashtu si gjithë sporti shqiptar. Edhe me volejboll po të ishe marrë do ishe bërë një Kampione e Madhe. Shumë respekt, PAVLINA EVRO, për atë çka ke bërë për Korçën e Shqipërinë.” Në këtë intervistë, “Mjeshtrja e Madhe“ e sportit dhe “Qytetare Nderi” e Korçës, Pavlina Evro-Ylli, nuk lë pa kujtuar brezin e artë, që bënë historinë në sportin e atletikën shqiptare, që nga i madhi e papërsëritshmi- Pirro Kasatin,dhe më pas vazhdon; Hanxhara, Menkshi, Marieta Zace,V. Kasati, Cepa, Bushati, Ruci, Laho, Toska, Qiriaqi, Tare, etj.
Pavlina Evro - 1984

Së pari ju faleminderit për këtë bisedë të ngrohtë e miqësore. Kush është Pavlina Evro dhe diçka nga fëmijëria tuaj?
Pavlina Evro është një vajzë e lindur në një familje autoktone e intelektuale korçare, nga prindër artistë. Babai ishte piktor. Një familje e madhe me shumë fëmijë; pesë motra e dy vëllezër, me shokë e dashamirë të shumtë. Kam lindur më 20 shkurt 1965 në qytetin e Korçës, aty u rrita dhe u formova si sportiste dhe si njeri. Në vitin 1989 u martova dhe kam dy fëmijë të mrekullueshëm. Që nga viti 1991-ë kam jetuar dhe punuar në Selanik dhe Athinë. Në fillimi të vitit 2013-ë jam kthyer në qytetin tim, për të zhvilluar idetë dhe projektet e mija për sportin, veçmas për atletikën në gjithë trevat shqiptare.

Ndonjë kujtim nga shkolla e mesme apo e lartë?
Kur mbrojta diplomën, jam vlerësuar me notën maksimale në unanimitet të plotë të komisionit. Pa dyshim një kujtim i paharruar. Është tjetër kënaqësi, të jesh kampione ne pistë dhe tjetër kënaqësi në botën e shkencës.

Si trokiti te ju, dashuria për sportin, në mënyrë të veçantë për atletikën. Rruga e sportit për ju ishte traditë familjare , sfidë e ambicies së moshës apo rastësi?
Lindi, ashtu si edhe unë sot për sot me ish kampionet e viteve 90-ë po përpiqemi të mbjellim në zemrat e fëmijëve dashurinë për sportin dhe atletikën. Në një aktivitet masiv, si ky i majit tonë, i madhi Pirro Kasati më përzgjodhi e më afroi në ekipet e sistemit zinxhir të ekipit të Skënderbeut. Ku më pas me një staf të plotë, me një punë shkencore, plot pasion, finalizuam kohën rekord edhe sot 4’06. 41, rezultat që renditet nga vendi i 10 deri te i 18-i në botë, për të gjitha kohërat në 1500 m për femra. Në jetë asgjë s’është e rastësishme. Nuk ishte ambicie e moshës, ishte një dashuri, një sakrifikim i rinisë sime për të arritur atje lart, te podiumi, te medaljet arta në Nicë, Athinë, Oslo dhe tek valëvitja e flamurit shqiptar në evenimentet botërore, në një kohë kur Shqipëria ishte e izoluar nga bota perëndimore për shkak të regjimit komunist..

Falë kontributit tuaj të çmuar, e nominuar “Mjeshtre e merituar e sportit”, me çmime kombëtare e ndërkombëtare, deri në vendosjen e rekordeve të reja, që në gjuhën sportive do të thotë;”thyen rekordin”. Ku qëndronte forca e suksesit tuaj që me inteligjencë, pasion të veçantë arritët të ngriheshit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar?
Nëse do të bëjmë një krahasim të sportistit të sotëm dhe sportistit të atëhershëm, do të doja të nxirrja në pah disa veçori: Unë mendoj se në atë kohë një sportist aktiv kishte shpirtin e garës. Pavarësisht konkurrencës me kolegët brenda ose jashtë vendit, pavarësisht nëse ishte një garë lokale, apo kombëtare, shpirti i garës nuk mungonte. Përgatitja fizike dhe psikologjike shtrihej për një kohë të gjatë përpara se të dilje në pistën e vrapimit. Kjo e bënte më të motivuar sportistin e atëhershëm. Sot më duket se kalkulohet më shumë se sa duhet. Më duket sikur motivimi është me “çelës”, që do të thotë se “çelësi” ndizet kur ke para një garë që të intereson. Pjesën tjetër çelësi rri mbyllur në pritje të diçkaje që të intereson. Kjo më duket demotivuese në tiparet e sportistit të sotëm.

Si ishin marrëdhëniet tuaja kur humbnit apo fitonit një garë? Çfarë ju motivonte për të mbajtur gjallë pasionin për atletikën?
Kur fitoja, se s’kam humbur asnjëherë. Lumturi e papërshkruar, nuk ka çmim dhe nuk ka vlerësim monetar. Atë që kam ndjerë në Oslo të Norvegjisë, kur më rrëzuan qëllimisht dhe stadiumi në këmbë brohoriste: Forca Evro, forca Albania! Ai moment nuk blihet të kesh miliona euro. Na motivonte dashuria për sportin, dashuria për atdheun. Vlerë monetare atëherë nuk na jepnin, megjithëse dihet që mund të kem fituar disa qindra mijëra dollarë, por që nuk i mora kurrë! As sot, megjithëse të gjithë i kanë marrë mbrapsht, ato që ju kishin marrë.

Cilat kanë qenë garat që ju kanë lënë më shumë mbresa? A jeni e kënaqur me atë ç’ka keni arritur në atë kohë? A ka diçka në jetën tuaj që ia shihni gjurmët edhe sot?
Nuk di të vë theksin tek ish kampionia, dua ta ve theksin tek rikthimi i traditës së atletikës korçare. Atë ëndërr shikoj për ditë, ajo është dëshira ime. Megjithatë Oslo është e pashlyeshme. Atë ditë dhe sot mbas 27 vjetësh, unë dhe atletja amerikane vendosëm rekordet e Shqipërisë dhe SHBA-së.

Ka rastisur që u kanë kritikuar? A është e kënaqur Pavlina Evro, me atë ç’ka ka arritur në atë kohë?
Po të mos më kishin rrëzuar në Oslo rezultati do të ishte më i lartë. Më ka mbetur peng mospjesëmarrja në një Olimpiadë, ndër kohë që në Nisë, munda fituesen e vendit të tretë e të pestë të Olimpiadës të Los Anxhelos 1984-r.

Sa ju ka mbështetur familja në atë kohë,në karrierën e bukur e të artë për sportin, por me shumë punë e stres, edhe kur e shijonit fitoren edhe kur e humbnit?
Mjafton t’ju them që familja ime ishte pjesë e stafit. Dikush atë, dikush këtë. Vëllai i madh, Llambi, ishte shoku dhe trajneri im, bashkë vrapuesi im për çdo ditë nga 35 km në ditë.

Ju keni dalë edhe jashtë vendit në atë kohë. Që do të thotë; se ju shihnit vendet me demokraci të zhvilluar në një kohë kur populli shqiptar ishte i izoluar nga bota perëndimore. Çfarë ke menduar për Shqipërinë e asaj kohe? A vije re ndryshimin?
Po ju tregoj një rast; në Oslo, kampionia e botës, Dona Melinte, kishte paguar dy atlete norvegjeze, “si lepuj”, -kështu quhen në gjuhën sportive, që ne s’mund t’i ëndërronim ato, flas për Rumaninë, jo për perëndimin.

Zonja Pavlina, aktualisht bëni një jetë midis Korçës e Selanikut. A i ndiqni zhvillimet në sportin shqiptar, ç’mund të na thoni për atletikën sot në Shqipëri?
Unë kam pasion për sportin, në mënyrë të veçantë për atletikën. Unë nuk kam zgjedhur thjesht soditësen e sportit, tani që nuk jam si të thuash sportiste e garave, ose siç quhet sportiste aktive në pistë. Unë kam zgjedhur të jem sërish në pistë në një pozicion tjetër. Të bëj gjithçka që të ecin me të rinjtë, të jem mbështetëse e atyre që kanë shumë nevojë për të ngjitur shkallët e karrierës në sport. Më quanin trajnere, më quani organizatore, më quani aktiviste e sportit, më quani çfarë të doni, për mua këto kanë pak rëndësi. Unë jam aty ku ka dëshirë dhe pasion për sportin. Aktiviteti që zhvilluam majin e kaluar në Korçë është tregues se kur angazhohesh në terren konkret, atëherë arrin të zgjosh ëndrrat e të rinjve, të fëmijëve dhe të rinjve që duan të merren me sport, të prindërve që duan garanci, se fëmijët e tyre janë më të shëndetshëm dhe aktivë kur merren me sport. Frymën e aktiviteteve në natyrë me të rinjtë do ta zgjerojmë edhe më shumë, se e shoh që ka nevojë.

Si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, drogën prostitucionin, dhunën ndaj gruas deri edhe në eliminim fizik të saj, etj. Si mund të reflektojë shoqëria shqiptare ndaj këtyre fenomeneve?
Këto janë arsye, sepse të rinjtë duhet të jenë më afër sportit, të jenë jo thjesht ndjekës të ndeshjeve nga lotaritë sportive, jo thjesht në shkallët e stadiumeve, por të merren drejtpërdrejtë me aktivitete sportive, duke e bërë jetën me të gjallë në të gjitha drejtimet. Prandaj unë them: sporti të bën të bukur, të zbut, të zbukuron shpirtin, të kthjellon mendjen. Presidenti Obama në strategjinë e vet ka shtuar vëmendjen në sport, për të pakësuar shpenzimet në shëndetësi. Duke zbutur shpirtin, në ulim edhe dorën që ngrihet kundra gruas, kundra nënës, kundra fëmijës. Ne kthjellojmë mendjen dhe shmangim anomalitet.

Një fenomen i shëmtuar sot është korrupsion në sportin shqiptar? Dhe nuk ka më sport spektakolar si dikur? Si mund të ndihmojë shoqëria shqiptare për reduktimin e këtij fenomeni të shëmtuar? A ndodhte kjo në atë kohë?
Ajo që po ndodh me sportin shqiptar është pjesë e asaj që ndodh në përgjithësi me shoqërinë shqiptare. Unë mendoj se fajin për këtë e ka politika. Ajo e ka futur në darën e vet sportin, ajo e përdor, dhe ja ku arritëm. Edhe strukturat e sportit nuk bëjnë gjë tjetër veçse imitojnë për fat të keq politikën. Kjo është alarmante dhe nga kjo duhet të shpëtojmë. Psikologjia e të arriturit lehtë, fatkeqësisht është futur edhe në sporti shqiptar. Ti i thua: -ku dhe me kë staf e ke mbështetur atë që do të arrish? Trajneri të përgjigjet:- Stërvitjen e pashë në internet dhe ja dhashë sportistit me sms. Që këtu lindin elementët e parë, që lehtësisht të çon te abuziviteti, te korrupsioni, te informaliteti, te antivlera që ka gllabëruar, jo vetëm sportin por tërë shoqërinë shqiptare.

Ju keni dhënë aq admirueshëm në karrierën tuaj sportive, por jeni edhe një shembull qytetar dhe intelektual në emancipimin e lëvizjes feministe, me pjesëmarrjen tuaj në jetën sociale dhe sportive të vendit, veçmas të qytetit të Korçës. Diçka interesante …dhe çfarë kërkon Pavlina sot që është lënë në harresë dhe e papunë…Çasti më i vështirë për ju?
Fillimi është i vështirë dhe ky është çasti më i vështirë. Sepse unë dua përkrahje për të realizuar të gjitha idetë e mija. Për të filluar nga sporti masiv e për të arritur tek sporti cilësor. Korça më priti ashtu, siç di të presë ajo bijtë e saj, me krahët hapur dhe me një; Mirëseardhe Pavlina! Njerëzit e mbushën sheshin. Ndonjë skeptik që nuk e priste, njerëzit të cilët e duan sportin, e kuptojnë, se është një domosdoshmëri prezenca ime në Korçë, më nderuan me pjesëmarrjen e tyre, dashurinë e tyre duke i dhënë përgjigjen e duhur. Sporti , klubet, nuk janë strehë për të vegjetuar, për të fituar e për t’u kënaqur me vendin e parë në kampionatet shqiptare, me rezultate të viteve ‘50. Evolucionet gjithmonë i bëjnë njerëzit që guxojnë me vepra ,që e mbështesin diku realisht atë që duan të bëjnë. Këtu është edhe qytetarja, këtu është edhe ndryshimi. Unë punoj dhe jap kontributin tim, prandaj njerëzit më duan e kanë besim tek unë.. Nuk është e vërtetë, që jam lënë në harresë, korçarët e dashamirësit fansat shqiptarë, nuk më kanë harruar, personalitetet nuk më kanë harruar. Përveç dekoratës së lartë, “Mjeshtre e Madhe”, që përmendët ju, qyteti dhe qarku i Korçës më ka nderuar me titullin “Qytetare Nderi”, që padyshim është përgjegjësi e madhe. Kërkoj vetëm të mos më pengojnë me komplekset e tyre. Herët a vonë edhe ata do ta kuptojnë. Nuk kërkoj asgjë për veten time, unë kërkoj vëmendje, respekt, jo për ish kampionen, dua të kuptojnë Pavlinën, që mund dhe duhet të japë eksperiencën e saj për shoqërinë shqiptare.

- Cilën ëndërr nuk keni realizuar? I ruani marrëdhëniet me miqtë tuaj?
Krijimi i asaj që lamë në mes, krijimin e Akademisë së sporteve. Miqtë, ata dhe familja ime janë pasuria ime. Mjafton t’ju përmend një fakt; ne aktivitetin tonë erdhën të gjithë, Hanxhara, Menkshi, V. Kasati, Cepa, Bushati, Ruci, Laho, Toska, Qiriaqi, Tare,
Mesazhi që dëshiron Pavlina sportiste e intelektuale për sportin sot dhe për botën femërore…
Unë mendoj se në radhë të parë sporti duhet të largohet nga kthetrat e politikës. Sporti kërkon mbështetje në radhë të parë financiare dhe në radhë të dytë morale. Këto janë të lidhura me njëra tjetrën. Mos shikoni se çfarë bëhet në vendet e BE-së, se me ato jemi shumë larg. Por shikoni se sa shpejt po lëvizin fqinjët tanë në modernizimin e sportit. Pa fonde dhe strategjitë afatgjata nuk ka qëndrueshmëri zhvillimi. Do të ketë spontanizëm, do të ketë punë sa për të thënë, dhe ajo që është më e keqja do të ketë vetëm klientelizëm.

Mesazhi që dëshiron  Pavlina sportiste e intelektuale për sportin sot dhe për botën femërore…

Unë mendoj se në rradhë të parë sporti duhet të largohet nga kthetrat e politikës. Sporti kërkon mbështetje në rradhë të parë finaciare dhe në rradhë të dytë morale. Këto janë të  lidhura me njëra tjetrën. Mos shikoni se cfarë bëhet në vendet e BE-së, se me ato jemi shumë larg. Por shikoni se sa shpejt po lëvizin fqinjët tanë në modernizimin e sportit. Pa fonde dhe strategjitë afatgjata nuk ka qendrueshmëri zhvillimi. Do të ketë spontanizëm, do të ketë punë sa për të thënë, dhe ajo që është më e keqja do të ketë vetëm klientelizëm.

Bisedoi:Raimonda MOISIU


Intervistë me z. Azem Zekaj

$
0
0

*Ribotim, dërguar redaksisë së Prishtina Press (Burimi nga: Epoka e Re)

Nga: Lirim GECI

Azem Zekaj, përfaqësues i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) për rrethin e Luzernit në Zvicër, pas bashkimit me Lëvizjen Vetëvendosje! ka thënë se qëllimi kryesor i këtyre dy lëvizjeve është të ndryshojë në mënyrë rrënjësore gjendja politike dhe sociale në Republikën e Kosovës.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Zekaj ka thënë se Vetëvendosje! ishte mundësia më e mirë për të bashkëpunuar. “Duke i parë të gjitha partitë e tjera, mënyrën se si punojnë dhe çfarë rezultatesh arrijnë, Lëvizja Vetëvendosje! ishte mundësia më e mirë për të arritur atë që ne ende s’e kemi arritur”, është shprehur Zekaj. Në këtë kontekst, Zekaj ka thënë se bashkimi me Vetëvendosje!-n nuk do të thotë fundi i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK). “Vlen të nënvizohet se bashkimi me Lëvizjen Vetëvendosje! për LPK-në nuk do të thotë fundi, por forcë përpara!”, ka deklaruar ai. Zekaj ka thënë se nuk ka dashur të “shkrihen” në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pavarësisht se figurat kryesore të saj dikur kanë qenë pjesë e kësaj lëvizje. Ai ka thënë se figurat kryesore të LPK-së, tani pjesë e PDK-së, nuk janë duke e menaxhuar si duhet pushtetin. “Figurat kryesore të PDK-së morën në dorë një pushtet jostabil dhe nuk ditën ta menaxhojnë. E lanë veten të komandohen deri edhe për çështjet më të rëndësishme. Ishin pikërisht këto pasiguri të tyre që kanë krijuar këtë gjendje emergjente”, ka theksuar Zekaj.

  Z. Zekaj, pse vendosët që LPK-ja ta përmbyllë aktivitetin e saj politik duke u shkrirë në Lëvizjen Vetëvendosje!?

Zekaj: Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) nuk e ka filluar dje aktivitetin, kështu që as nuk mund ta përmbyllë në një çast të tillë. LPK-ja duke ndjekur me shqetësim të madh të gjitha zhvillimet politike e shoqërore në vend vendosi të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje! duke e parë atë si forcën që mban në lëvizje politikën sot.

Në opinion ende ka dilema: Jeni shkrirë apo jeni bashkuar me Vetëvendosje!-n?

Zekaj: Dilemat janë të bazuara në përvojën me partitë e vogla, të cilat ende pa u forcuar mirë janë shkrirë në partitë e mëdha. Vlen të nënvizohet se bashkimi me Lëvizjen Vetëvendosje! për Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK) nuk do të thotë fundi, por forcë përpara.

 Pas arritjes së marrëveshjes me Vetëvendosje!-n, si do të përfshihet anëtarësia e LPK-së në strukturat e VV-së?

Zekaj: Anëtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) do t’u nënshtrohen procedurave të rregullta brenda Lëvizjes Vetëvendosje!, si bashkëpunëtorë të denjë për t’i çuar përpara të gjitha qëllimet e përbashkëta.

Mendoni se keni vepruar drejt duke u bashkuar me VV-në, duke pasur parasysh rolin e fuqishëm të LPK-së në çlirimin e Kosovës?

Zekaj: Faktikisht, duke parë të gjitha partitë e tjera, mënyra se si punojnë dhe çfarë rezultatesh po arrijnë, Lëvizja Vetëvendosje! ishte mundësia më e mirë për të arritur atë që ne ende s’e kemi arritur. Mos të harrojmë se, përveç punës madhore që kërkohet brenda në vend, kemi përgjegjësi të mëdha për çdo centimetër tokë jashtë kufirit.

Dega e LPK-së në Zvicër e ka kundërshtuar bashkëpunimin me VV-në. A ka pasur pajtim brenda në LPK për bashkim në Vetëvendosje!?

Zekaj: Sa i përket kësaj çështje ekzistojnë fakte e dokumente për pajtimin paraprak, pas dy vjetësh bisedime, të cilat mbështeten edhe nga komunikata e fundit e lëshuar nga LPK-ja për sqarimin e çdo paqartësie.

  Sa ka përputhje programi i LPK-së me atë të Vetëvendosje!-s?

Zekaj: Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje! kanë lindur në kohë të ndryshme, por në të njëjtat rrethana, për ta nxjerrë popullin nga vuajtja e tejskajshme nënpushtuse. Të dyja forcat kanë punuar e do të punojnë gjithmonë për t’i dhënë popullit një jetë në prosperitet.

  LPK-ja asnjëherë nuk iu ka nënshtruar procesit zgjedhor pas luftës në Kosovë. Sa keni elektorat? Mund të na jepni një përqindje?

Zekaj: Është paksa absurde të flasim tani për përqindjen e elektoratit. Siç thoni dhe vetë, Lëvizja Popullore e Kosovës nuk ka marrë kurrë pjesë në zgjedhje. Një gjë është e qartë, elektorat i LPK-së janë të gjithë aktivistët politikë të orëve të para që kanë besuar e besojnë në idealet shekullore të shqiptarëve.

Figurat kryesore të PDK-së dikur kanë qenë pjesë e LPK-së. Pse nuk vendoset të shkriheni në këtë subjekt politik?

Zekaj: Është e vërtetë, por figurat kryesore të PDK-së morën në dorë një pushtet jostabil dhe nuk ditën ta menaxhojnë. E lanë veten të komandohen deri edhe për çështjet më të rëndësishme. Ishin pikërisht këto pasiguri të tyre që kanë krijuar këtë gjendje emergjente, ku dhe ne si organizatë “mëmë” vendosëm të ndërhyjmë pa u bërë vonë për të gjithë.

Shpeshherë veprimet politike të VV-së janë kundërshtuar jo vetëm nga vendorët, por edhe nga ndërkombëtarët. Mendoni se Vetëvendosje! duhet ta ndërrojë kursin politik?

Zekaj: Ju si gazetarë duhet ta mbani mend se si jemi quajtur ne para 30 vjetëve, si u quajtën e trajtuan çlirimtarët e kundërshtarët e pushtetit të kaluar. Kush është ai që mendon, se për t’i mbrojtur interesat e bizneseve të politikanëve të korruptuar, apo për të marrë më të mirë ndonjë zyrtar të huaj, Lëvizja Vetëvendosje! duhet të heqë dorë nga përpjekjet për ta bërë Kosovën atë për të cilën kemi luftuar një jetë të terë.

Çfarë synimesh keni brenda Lëvizjes Vetëvendosje!?

Zekaj: Ta mbajmë në lëvizje politikën, ta nxisim përmirësimin e gjendjes shumë të dobët ekonomike e sociale në vend dhe të dalim së bashku në zgjedhjet e ardhshme për t’i ndryshuar rrënjësisht rrjedhat politike në të mirë Kosovës.

  Si jeni duke i parë proceset e gjithëmbarshme në Republikën e Kosovës, punën e Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës?

Zekaj: Ne si Lëvizje Popullore e Kosovës qëllimin për çlirim dhe mëvetësi e kemi arritur. Kjo Qeveri, ky kuvend i Republikës sonë u mundësuan vetëm pas punës, përpjekjeve, sakrificave dhe luftës sonë. Sikur gjithçka të shkonte siç duhet, në të mirë të popullit, nuk do të kishte lindur nevoja të aktivizoheshim për t’i bashkuar forcat me Lëvizjen Vetëvendosje!

Kush është Azem Zekaj?
Azem Zekaj ka lindur në Komunën e Burimit në vitin 1968. Zekaj ka qenë ish i burgosur politik. Po ashtu, Zekaj ka qenë aktivist i orëve të para për liri, azilant politik në Zvicër. Në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK) Zekaj është angazhuar si kryetar i këshillit të rrethit Luzern dhe Zug. Azem Zekaj ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftërat çlirimtare në Kosovë dhe Maqedoni.

Gazeta Epoka e Re (Lirim GECI)

Kujtime të paharruara: si shpëtuan hebrenj në familjen Babamusta dhe mbrojtja e idealeve demokratike

$
0
0

Intervista me historianin prof. Neki Babamusta, Mësues i Merituar

Bisedoi: Raimonda Moisiu

Profesor Neki Babamusta, Mësues i Merituar, Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë 2013

Profesor Neki Babamusta, Mësues i Merituar, Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë 2013

Raimonda Moisiu: Sinqerisht jam kurioze të dij motivin dhe interesin që ngjalli te Qeveria Amerikane për të nderuar Atë & Bijë – Ju i nderuar Prof. Babamusta për kontributin tuaj ndërkombëtar dhe demokracinë, dhe vajzën tuaj Ermira – ‘Gruaja Humanitare Ndërkombëtare”?

Neki Babamusta: Letër amanet: “Të mbrohen Shqiptarët në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.” – George Washington (Babai i Kombit, Sh.B.A.).

Kombi i madh amerikan është ndërtuar, bazohet dhe funksionon mbi bazën e vlerave demokratike dhe humanitare botërore. Bazuar në përkrahjen historike që Sh.B.A.-ja i ka dhënë kombit tonë, në momentet më kulmore dhe në çdo kohë, për shqiptarët, Amerika vlerësohet me zemër si kombi i dytë.

Si pjesë përbërese e kombit shqiptar, dy fiset “Babamusta” dhe “Cani”, koha prej afro 100 vitesh ka qenë periudhë bashkëpunimi e afrimi në forcim të miqësisë tradicionale shqiptaro-amerikane.

Shkolla amerikane në Kavajë, themeluar në 1920 (Golem), Lufta Çlirimtare (v. 1941-44), Fronti i Rezistencës (1944-46), fitorja e Demokracisë (22 mars 1992) dhe ardhja e ambasadorit të parë Amerikan në Kavajë z. William Ryerson (15 mars 1992), Lufta Çlirimtare e Kosovës (1998-99), qëndrimi në Sh.B.A. dy herë si familje dhe takimet në Kongresin Amerikan (1999 & 2003), si edhe angazhimet e vajzës time, Ermira në politikën amerikane – janë dëshmi e qartë e kësaj miqësie të hershme.

Kjo lidhje e ngushtë e familjes time, Amerikës dhe Shqipërisë karakterizohet nga një miqësi e fortë dhe aleanca të përbashkëta si në frontin diplomatik dhe në aspektin social-kulturor.

Ermira Babamusta: Gjatë punës time me figura të larta kam përkrahur vlerat kulturore-demokratike amerikane. Nominimi për dekorimin tim dhe familjen u bë me kërkesë nga udhëheqja e komunitetit të Las Vegas drejtuar zyrës së senatorit amerikan Harry Reid. Me aprovim të drejtorit dhe Senatorit Reid gjatë verës së 2013 (prill-gusht) 4 persona të veçantë u njohën për kontributin e tyre të shquar: dy për rolin e tyre në kulturë dhe art në Nevada (shtetin që senatori përfaqëson), si dhe unë dhe babai për rolin tonë në paqe, demokraci dhe drejtësi në Amerikë dhe shkallë ndërkombëtare. Nderimi për 4 personat u shoqërua me çertifikatë njohje nga Senati Amerikan si dhe kërkesë për ngritjen e flamurit në ndërtesën e Kongresit Amerikan.

Ky ishte një nder i veçantë sepse zyra e senatorit për herë të parë nxorri këto çertifikata që i përshtaten rastit të vlerësimit duke specifikuar arsyen dhe fushën e kontributit.  Në ceremoninë zhvilluar në Kongresin Amerikan në Washington DC në 1 gusht 2013, falenderova senatorin Harry Reid dhe qeverinë amerikane për rolin e tyre madhështor në punët shqiptaro-amerikane dhe përkrahjen e fortë amerikane për Kosovën. Pata nderin t’i dhuroj senatorit Reid një punim tradicional me shqiponjën me dy krena si simbol i miqësisë shqiptaro-amerikane. Ishte një moment historik për dy kombet.

Senatori Harry Reid, Kryetar i Senatit, dhe Ermira Babamusta gjatë ceremonisë, gusht 2013, Senati Amerikan, DC

Senatori Harry Reid, Kryetar i Senatit, dhe Ermira Babamusta gjatë ceremonisë, gusht 2013, Senati Amerikan, DC

Raimonda Moisiu: Si ndjeheni tashmë mbas këtij dekorimi të lartë nga Kongresi Amerikan si “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë”?

Neki Babamusta: Sh.B.A.-ja si vend i Demokracisë funksionale rrezaton për vlerat e çdo njeriu, pavarësisht kombësisë, rracës, prejardhjes apo vlerave fetare.

Çdo person që ia ka kushtuar jetën vlerave njerëzore, paqes dhe demokracisë, për popullin amerikan dhe Qeverinë e saj, je një vlerë e respektuar, dhe në kuptimin metaforik “yll hollivudian”. Edhe përpara kombit tim, dy fiset “Babamusta” dhe “Cani” janë tepër të nderuar, bazuar në fakte.

E veçanta e dekorimit të dytë (e para dhënë nga kongresmeni Kennedy në 2004) u dha me 4 korrik 2013, ditën e festës së pavarësisë së Sh.B.A.-së, dhe me miratim tepër të përzemërt nga Kryetari i Senatit Amerikan z. Harry Reid.

Natyrisht, ndjesia qe me emocione të jashtëzakonshme. Merita dhe lavdia i takon kombit tim. Si i barabartë në mes të barabartëve ndjehem krenar përkrah falangës qindra-mijëshe të bashkombasve të mi, që punojnë për të njëjtin qëllim. Falenderoj në mënyrë tepër të përzemërt Kongresin Amerikan, senatorin Harry Reid, qeverinë e Sh.B.A.-së me në krye Presidentin e vlerave paqësore në botë Obama.

Kongresmeni Mark Kennedy dhe Ermira Babamusta gjatë punës së saj në zyrën e kongresmenit, 2004 – Kongresi Amerikan, Washington DC

Kongresmeni Mark Kennedy dhe Ermira Babamusta gjatë punës së saj në zyrën e kongresmenit, 2004 – Kongresi Amerikan, Washington DC

Raimonda Moisiu: Për dy fiset tuaja Babamusta dhe Cani ka shumë shkrime dossier në arkivën e shtetit dhe botime të përditshme. Ç’mund të na thoni për momentet më të dhimbëshme të këtyre familjeve, burgu, mbi 80 jetë njerëzish të persekutuar e të pushkatuara. Cili qe kërcënimi që këto fise i sillnin sistemit dikatorial komunist, në fuqi?

Neki Babamusta: Papa Françeso ka thënë, “shpëtojeni jetën …. është e ardhmja e njerëzimit!” Të vrasësh një njeri është çmenduri, bëhesh mëkatar i përjetshëm. Vetëm dashuria njerëzore e ngroh, e fisnikëron dhe e bën më të begatë jetën dhe më të ngrohtë Universin. Ndonëse shpirti i mëkatarit mbetet në errësirë, mëkatet e tij dalin në shesh.

Nuk kam për ta harruar ditën (në maj 1954) kur u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetëve, të cilët ishin në grindje politike, përçarë nga partia komuniste dhe ishin gati për vëllavrasje politike (lufta e klasave). Njëri grup anonte me Shyqyri Pezën (pushkatuar nga diktatura), bashkëpunëtor me anglezët, ndërsa grupi tjetër anonte nga vëllai i tij Myslim Peza, që përkrahte regjimin vendor. Kam qenë vetëm 17-vjeç, mësues në fshatin Gjysylkonaj, kufi me Pezën.  Me shpejtësi u futa në mes dhe thashë me zë të lartë, para se të vriteni vlla me vlla, qëlloni mbi mua. Vritni mësuesin tuaj.” Me fat u shmang gjakderdhja në mes 35 familjeve (me shumë kurorë) të fshatit. Mbas dy ditësh ftova në shtëpinë time në Kavajë 8 përfaqësuesit e tyre, ku u bë pajtimi i gjaqeve midis dy grupeve.

Në nëntor 1964, gjatë kryrjes së shërbimit tim ushtarak në Elbasan, më kërkuan për të më rekurtuar në organet e sigurimit të shtetit, për shërbim të jashtëm diplomatik. Natyrisht refuzova t’i shërbeja regjimit komunist sepse nuk ma lejonte ndërgjegja të fusja në burgje njerëz të pafajshëm. Refuzimi pati pasoja për të ardhmen time. Më keqtrajtuan: i tramatizuar u shtrova në spitalin ushtarak të Elbasanit (nëntor 1964), që në fillim më mohuan të drejtën e studimit (të cilën e mora me korrespondence si shkollën e mesme dhe universitetin), më pushuan nga puna, më transferuan në zona të largëta dhe përndoqën familjen time.

Neki dhe Suzana Babamusta

Neki dhe Suzana Babamusta

Nga persekutimi komunist të dy fiset patën pasoja të rënda. Mbi 20 vetë të vdekur nëpër burgje, të burgosur dhe internuar. Vëllain e gruas, Naim Cani, vetëm 21 vjeçar, e shtypën me makinë në orar të punës. Megjithëse familja u interesua për të gjetur personin dhe shkakun deri në organet e larta të qeverisë së kohës, heshtën dhe nuk morën asnjë masë ndaj shoferit që kreu vrasjen.

Babi im, Beqir Babamusta, pësoi një vdekje të dhimbshme. Në vitet e para të çlirimit, këshilltari i lagjes i bënte presion psikologjik vazhdimisht duke i thënë “unë jam Enver Hoxha”. Babai vdiq nga ataku në zemër në moshë shumë të re, 68 vjeç.

Edhe vajza ime Ermira, ndonëse mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën tetë-vjeçare dhe konkursin e anglishtes, komisioni i provimit të anglishtes nuk i dha të drejtën për të vazhduar shkollën e mesme. Komisioni vendosi të dërgonte në shkollën e mesme në gjuhët e huaja në Tiranë bijë komunistësh dhe funksionarësh të pushtetit, ndonëse ato nuk fituan pikët minimale në konkurs. Si morëm rezultatin negativ, me ndërhyrjen time dhe të gruas, i kërkova komisionit të përsëritej provimi dhe të korrigjoheshin të gjitha provimet e pjesmarrësit në konkurs para nesh. Një anëtare e komisionit të provimit në një qytet tjetër na lajmëroi se po korigjonin të gjitha provimet duke u bazuar te përgjigjet e provimit të Ermirës, që ishte më i miri. Edhe pse Ermira meritonte pikët më të larta, ia ulën pikën me kërkesë të krytarit të komisionit. Vajza ime, e indinjuar iu drejtua komisionit, “rezultatet e gabuara që dhatë ju do t’i verifikojë shkolla e gjuhëve të huaja në Tiranë dhe Ministria e Arsimit”.

 

 

Raimonda Moisiu: Po për strehimin e një familje hebreje dhe ushtarëve italianë pas kapitullimit të Italisë Fashiste të Benito Musolinit, ç’mund të na thoni? Si dhe pse i strehuat?

Neki Babamusta: Ish Mbreti Zog, për humanizëm dhe inteligjencën që karakterizonte izraelitët, në 1938 nënshkroi marrëveshjen me Evropën që nëpërmjet Kryqit të Kyq Ndërkombëtar të sillte në Shqipëri disa mijëra hebrej. Në fillim u instaluan në Vlorë, dhe pastaj në tërë Shqipërinë.

Hitleri shfarosi nëpër kampet e përqendrimit në kromateriume (furrat e vdekjes) mbi 6 milion hebrenj. Populli shiqptar, krenohet për humanizmin e tij sepse shpëtoi jetën e mbi 2,000 hebrejve.

Në Kavajë, ish-sekretari i gjygjit, Mehmet Babamusta (Dëshmor i Kombit), në bashkëpunim me përmbaruesin, mësuesin patriot Mihal Lekatari, (Mësues i Merituar), arritën të pajisin me pashaporta shqiptare në fazën e parë 178 hebrej.

Në shtëpinë time, nëpërmjet kushurijve Ragip, Mehmet dhe Ibrahim Babamusta sollën për strehim një familje izraelite rrobaqepësi prej 4 vetësh: burrë e grua me dy fëmijë (djalë e vajzë), në tetor 1943. Edhe pse ishte rrezik i madh, i pranuam si miq dhe i dhamë besën. Babai im, Beqiri, komunikonte me to në italisht. Familja na tregoi që pjestarët e tjerë të familjes izraelite dhe shumicën e fisit ia kishin vrarë gestapoja hitleriane.

Më ka mbetur në kujtesë pamja e tyre e trishtuar, sidomos fati i fëmijëve. Trishtimi i tyre shoqërohej me një buzëqeshje të ëmbël për prindërit e mi (Beqir dhe  Rabihane Babamusta), që i mbajtën të strehuar për 3 muaj. Gjatë kësaj kohe jetonim me frikën e kontrollit nga ushtarët gjerman. Gjatë kontrollit ushtarët gjerman vrisnin të gjithë anëtarët e familjeve që strehonin izraelitë. Edhe pse lagja ishte në dijeni, askush nuk tregonte. Kur morrëm vesh se në lagje filloi kontrolli nga ushtarët e gestapos, me shpejtësi e larguam familjen për t’i fshehur në një kasolle bagëtish tek livadhet, 700 metra larg shtëpisë. Asnjë izraelit në Shqipëri nuk u denoncua te nazistët as nga qytetarët shqiptar e as nga qeveria shqiptare – një dashamirësi dhe humanizëm i madh që tregon integritetin dhe karakterin e fortë të popullit shqiptar.

Pas tre muajsh, djali i xhaxhait, Mehmet Babamusta, i paisi me dokumenta dhe familja izraelite kaluan Adreatikun. Ndarja qe tepër emocionuse me përqafime dhe lot në sy, i puthnin duart babait dhe nënës time. E konsideronim familjen hebreje si familjen tonë.

Mihal Lajkatari për këtë akt heroik që kreu me Mehmet Babamustën (djali i xhaxhait tim), duke shpëtuar qindra jetë izraelite në shenjë nderimi dhe mirnjohje u thirr nga qeveria izraelite në Tel Aviv. Atij iu dhurua dekorata e mirnjohjes dhe emri ndodhet i shënuar në përkujtimoren e Muzeumit Historik në Tel Aviv.

Po aq mbresa të thella më ka lënë strehimi i 6 ushtarëve Italian, që kishin desertuar nga fronti i luftës (8 shtator 1943). Gjermania, pas kapitullimit të Italisë, kërkonte ushtarët Italian për t’i rekurtuar në ushtrinë gjermane. I strehuam ushtarët tek depoja e bereqetit, dhe natën flinin në një dhomë, tek bodrumi i shtëpisë.

Më kujtohet se ne fëmijët (unë rreth 7-8 vjeç), bashkë me ushtarët Italian qëronim misër te hauri (magazina), vendi i strehimit. Për t’ia hekur mërzitjen, babai i mbante me shaka duke komunikuar në gjuhën italiane dhe i jepte shpresën me fjalë zemre se së shpejti do të riktheheshin në familjet e tyre.

Më i riu nga ushtarët, Xhuzepe, me lot në sy përqafonte nënën: “Mia Mama – a do shkojmë gjallë në shtëpi te prindërit tanë?”

- “Po,” – i përqafonte nëna, “së shpejti do ndodheni pranë familjes tuaj.”

Mbas 2 muajsh qëndrimi, si u pajisën me dokumenta, 6 ushtarët u rikthyen në vendlindje. Pasi arritën, na sollën përgëzime të zemrës sepse shpëtuan pa u kapur nga gestapoja.

Ermira Babamusta: Babai më tregon që familja izraelite ishte një familje e mrekullueshme dhe se u trajtuan si mysafirë të nderuar në shtëpinë tonë. Familja arriti të arratisej para deportimit në kampet e përqendrimit dhe në emër të Besës shqiptare u strehuan tek ne, gjë që edhe shumë familje të tjera shqiptare dhanë fjalën e nderit për të mbrojtur mysafirin me jetën e tyre. Krenohem më këtë traditë të veçantë shqiptare, një normë e lashtë kulturore-morale që e kanë vetëm shqiptarët dhe sot akoma vazhdon. Është një kod moral që tregon vlera të jashtëzakonshme të një populli kaq dashamirës, bujar, besnik, të drejtë dhe human si shqiptarët.

Gjatë punës time si këshilltare në Këshillin e Kongresit Amerikan të Drejtimit Rinor (Congressional Youth Leadership Council) kam dërguar mijëra studentë nga bota tek Muzeumi i Holokaustit në Washington D.C., për të kujtuar viktimat dhe barbarinë treguar ndaj hebrejve. Vlerësoj dashurinë e popullit shqiptar ndaj popullit hebrej dhe rolin e tyre për mbrojtjen e izraelitëve nga nazistët.

Ermira Babamusta, Gruaja Nderkombetare e Kurajos dhe Grauaja Humanitare Nderkombetare (foto nga I. Rizaj)

Ermira Babamusta, Gruaja Nderkombetare e Kurajos dhe Grauaja Humanitare Nderkombetare (foto nga I. Rizaj)

Ermira me grupin e saj 400 studentë internacional të Këshillit të Kongresit Amerikan (GYLC) te shkallët e Memorialit te Lincoln, Washington DC, ku Presidenti Obama dha fjalimin për memorialin 50-vjetor të Martin Luther King

Ermira me grupin e saj 400 studentë internacional të Këshillit të Kongresit Amerikan (GYLC) te shkallët e Memorialit te Lincoln, Washington DC, ku Presidenti Obama dha fjalimin për memorialin 50-vjetor të Martin Luther King

Raimonda Moisiu: Dy fiset Babamusta dhe Cani janë vlerë kombëtare e historike, kjo falë kontributit të tyre të çmuar e të  njohur për patriotizëm, atdhetari, demokraci , paqe dhe bujari, ku familjarisht keni pritur dhe përcjellur shumë figura historike shqiptare dhe ndërkombëtare. Na tregoni më shumë për disa nga personalitetet që keni bashkëpunuar dhe mikpritur?

Neki Babamusta: Koha i bashkon ose i largon njerëzit. Në Peqin, në pjesën perëndimore të qytetit, në afërsi të lumit Shkumbin ndodhet një godinë – kullë dy katëshe (ndërtuar nga Ramazan Cani, gjyshi i gruas, Suzanës) ku në dy pjesë ballore janë skalitur në gur dy shqiponja, simbol i vatrës patrioke. Te kulla e Ramazan Canit mblidheshin udhëheqja e partizanëve për problemet e luftës nacional çlirimtare, që nga fillimi i viteve 1942-44 (më pas u lidhën me Frontin e Rezistencës).

Në qershor 1972 , rastësisht erdhi për vizitë një mik i hershëm i Fisit “Cani”, z. Rexhep Muzhaqi, (mosha 85 vjeçare), bashkëluftëtar me patriotin Ramazan Cani. Unë isha për vizitë te krushqia, te shtëpia e të fejuarës në Peqin. Z. Rexhep më shikoi me habi dhe më pyeti: “Nga ç’fis jeni në Kavajë?”

Pasi i tregova prejardhjen, me lot ndër sy, u ngrit dhe më përqafoi dhe më tha: “Punët e Zotit!?…Si bashkohen njerëzit!”

Ky plak, me fisnikëri burrërore prej shqiptari, më tregoi lidhjen e dy fiseve, miqësi luftarake dhe bashkëpunimin në tregëti. Fliste tepër i emocionuar dhe filloi të më tregoi ngjarje reale historike nga veprimtaria e çetës kryengritëse të Ramazan Canit, i cili ishte vetë pjesëtar i çetës së tij. Çeta e Ramazan Canit luftonte për lirinë e kombit kundër turqëve dhe sërbëve, për mbrojten e vegjelisë kundër feudalëve edhe për hapjen e shkollave shqipe. Ai krenohej me Ramazanin sepse familja dhe fisi i tij e kishte shpëtuar prej hasmit.

Ismail Qemali dhe Isa Boletini në dhjetor 1912, mysafir të familjes Babamusta. Foto e botuar ne Il Giornale d’Italia

Ismail Qemali dhe Isa Boletini në dhjetor 1912, mysafir të familjes Babamusta. Foto e botuar ne Il Giornale d’Italia

Në dhomat e miqëve të dy fiseve kanë pritur me bujari dhe krenari patriotët e Kombit: Ismail Qemali, Bajram Curri, Avdi Bej Toptani, Aqif Pasha Elbasani, vëllezërit Myslim dhe Shqyqyri Peza, vëllezërit Biçaku, Avni Rustemi, Mustafa Gjinishi, Dr. Must Cara, Hamdi Frashëri, vëllezërit Bajram e Qamil Xhani. Gjatë Luftës Çlirimtare (1941-44) janë pritur partizanë, oficerë të Mbretërisë Angleze, personalitete politike dhe fetare nga Europa dhe Sh.B.A.-ja, ambasadori i Anglisë Dr. David Landsman me të shoqen, (me 11 prill 2003), atasheu ushtarak i Mbretërisë Angleze pranë ambasadës angleze në Tiranë, Mark D. Vickers (2003 & 2004), etj.

Atasheu anglez Mark D. Vickers, gjatë vizitës në Shqipëri

Atasheu anglez Mark D. Vickers, gjatë vizitës në Shqipëri

Me fillimin e proçese demokratike në vitet 90-të, dyert e dy fiseve u rihapën për të persekutuarit nga diktatura dhe patriotët, për qytetarë të thjeshtë, me të cilët na bashkonte ideali i Demokracisë. Kemi shërbyer si familje strehëdhënëse për shumë studentë amerikanë, zvicerianë, gjermanë, italian, etj, që vinin me programe kulturore ose fetare në Shqipëri.


Raimonda Moisiu: Në  15 mars 1992 Ambasadori  i parë  amerikan Ryerson me të shoqen erdhën për një miting madhështor në Kavajë, i shoqëruar nga z. Sali Berisha, në hapjen e mitingut për fillimet e demokracisë. Si arritët ju të organizoni pritjen e tyre në Shoqatën tuaj patriotike “Bajram Xhani”. Çfarë biseduat aty?

z. Sali Berisha and Ambassador William Reyerson

z. Sali Berisha and Ambassador William Reyerson

Neki Babamusta: 4 dhjetor 1922 – 4 dhjetor 2012 është 90 vjetori i Lidhjeve Diplomatike Shqipëri-Amerikë. Në datën 20 dhjetor 2012, tek Zëri i Amerikës me rastin e 90-të vjetorit të vendosjes së lidhjeve diplomatike midis ky kombeve, ish-ambasadori amerikan z. William Ryerson ritheksoi përforcimin e demokracisë: “Nëse s’doni që historia të përsëritet, mos e lejoni të përsëritet.”

Lajmi i ardhjes së ambasadorit të parë amerikan z. Ryerson në Kavajë për një miting në qytetin anti-komunist me 15 mars 1992, shoqëruar nga ish-shefi i opozitës, Z. Sali Berisha, u komunikua para 4 ditësh dhe u përhap me shpejtësi.

Nga Tirana erdhën njoftime që të bëhej kujdes për sigurinë e diplomatit të lartë amerikan dhe që mitingu të bëhej madhështor. Morëm lajm se nga forcat komuniste kishte plane për sabotimin e mitingut dhe rrezik jete të personaliteteve te ftuara. Për siguri shoqta “Bajram Xhani” propozi që mitingu të mos organizohej tek qendra e qytetit ku ishte ngritur podium për evenimentin, por të zhvillohej tek ballkoni i poliklinikës së qytetit.

Shoqata Patriotike “Bajram Xhani” mori masa paraprake për të forcuar sigurinë dhe suksesin e mitingut, duke angazhuar 100 të persekutuar politik, patriotë, anëtarë të shoqatës dhe vullnetarë nga populli. U pregaditën 1000 flamuj të vegjël shqiptar dhe amerikan. Shoqata vendosi roje me turne brenda 24 orëve tek sheshi i qytetit dhe përpara poliklinikës për të ruajtur objektin dhe parandaluar incidente. Mitingu u realizua me sukses dhe komploti komunist dështoi.

Mitingu me 20,000 pjesmarrës nga qyteti dhe fshatërat e Kavajës u bë madhështor me parrudhën: “E duam Shqipërinë si Amerika”. Sheshit qëndror të Kavajës, me propozim të shoqatës patriotike “Bajram Xhani” iu vu emri “Sheshi Amerika”.

Vajza ime i uroi ambasadorit  z. Ryerson mirseardhjen dhe i dhuroi historikun e Shkollës Amerikane, një vazo të madhe artistike shqiptare prej bakri dhe një buqetë me lule.

Ambasadori Ryerson si falenderoi familjen dhe vajzën me buzëqeshje të ëmbël iu përgjigj: “Fëmijëve të Shqipërisë me fitoren e Demokracisë do u happen rrugët e dijes dhe shkollimit drejt Sh.B.A.-së.”

Pas mitingut, u realizua pritja e ambasadorit në Bashkinë e qytetit, ku ishim të ftuar, bashkë me të persekutuar dhe patriot të tjerë.  Dill Cani, (xhaxhai i gruas, ish-nënkryetar i Frontit të Rezistencës, i persekutuar politik, dënuar 101 vjet burgim) pasi mbaroi mitingu, u takua me ambasadorin dhe i tha këto fjalë me lot në sy: “Mbetëm në duart e xhelatit pa përkrahje. Kurrë nuk kam për t’i harruar torturat e tmerrshme të diktaturës gjatë burgimit tim. Kjo për arsye sepse unë me kushërinjtë e mi, me miq e patriot në shumë anë të Shqipërisë lidhëm besën për rrëzimin e komunizmit në bashkëpunim me zbulimin anglo-amerikan.”

Gjatë viteve 1991-96 Uashingtoni i dhuroi Shqipërisë $236 milion ndihmë ekonomike, duke e bërë donatorin e dytë më të madh ekonomik për Shqipërinë, pas Italisë.

 

Raimonda Moisiu: Në shtëpinë tuaj me 11 prill 2003 ka ardhur për vizitë miqësore ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. David Landsman bashkë me të shoqen. Cili ishte mesazhi i përbashkët i kësaj experiencë miqësore e mbresëlënëse?

Neki Babamusta: Në mes të marsit 2003 ambasadori Landsman u thirr për një bashkëbisedim në emisionin TV shqiptar. Ambasadori anglez ndër të tjera përgëzoi familjen Babamusta në emër të qeverisë angleze për miqësinë dhe vazhdimësinë e mbështetjes midis dy kombeve tona.

Me 11 prill 2003 ambasadori anglez bashkë me të shoqen na nderoi me një vizitë të veçantë miqësie tek shtëpia jonë. Ambasadori na komunikoi mesazhin e urimit në emër të qeverisë angleze për vazhdimësinë dhe forcimin e marrëdhënive prej një kohe të gjatë midis Angli-Shqipëri.

Pritja me bujari, siç e kemi zakon ne shqiptarët i bëri shumë përshtypje ambasadorit dhe gruas së tij. Gjatë bisedës folëm për mundësinë e turizmit dhe investimit në Shqipëri nga qeveria angleze në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Gjithashtu i shfaqa mendimin ambasadorit për bashkëpunim, për të binjakëzuar Kavajën me Londrën. Ambasadori shprehu dëshirën dhe interesin për të restauruar kalanë e hershme të Turrës, pranë fshashit ‘Domën’, buzë Adriatikut.

 

 

Raimonda Moisiu: Gjatë luftës nacional çlirimtare cili ka qenë kontributi i familjeve tuaja? Cili qe qëllimi i shoqatës patriotike kombëtare “Bajram Xhani” themeluar në 1991?

 

Neki Babamusta: Luftën kundër pushtuesve italo-gjerman Kavaja, si gjithë populli shqiptar e pagoi shtrenjtë. Në zonën e Kavajës, (Pezë) vepronte Brigada 22.S, me komandant Sali Verdha, me mbi 1,000 forca partizane. Pas çlirimit të Shqipërisë kjo Brigada 22.S mori pjesë edhe në çlirimin e Kosovës nga nazistët gjerman duke iu kundërvunë edhe manovrave dredharake të pushtuesve serb (janar deri në vjeshtën e v. 1945).

Për lirine e kombit Kavaja dha 88 dëshmorë dhe 14 luftëtarë u zhdukën në kombet e përqendrimit. Njëkohësisht në Kavajë vepronin edhe çetat nacionaliste të komandura nga Mehmet dhe Nazim Olltuni, Alush Gjoci, Ram Habili, etj, me afro 900 luftëtarë (1941-44). Çetat e Kavajës kordinonin veprimet luftarake me udhëheqësit e nacionlizmit shqiptar si Mithat Frashëri (kryetar/themelues i Ballit Kombëtar) dhe Abaz Ermeni (udhëheqës), dhe me çetat e Safet Butka, Nano Gjoni (Balli Kombëtar), etj, dhe në veri me çetën lutarake të Abaz Kupit (Legalitetit). Balli Kombëtar dhe Legaliteti ishin partitë e para nacionaliste që me 2 gusht 1943, në Konferencën e Mukjes u tradhtuan nga Partia Komuniste, duke prishur Frontin Nacional Çlirimtar (Fronti u nënshkrua në 16 shtator 1942 në Konferencën e Pezës).

Në zonën e Kavajës diktatura komuniste pushkatoi 50 nacionalistë, si dhe provuan burgjet dhe u tortuan 153 nacionalistë.

 

Qëllimi i Shoqatës Patriotike “Bajram Xhani” - Kavajë: Shoqata Patriotike “Bajram Xhani” u themelua në Kavajë në fund të vitit 1991. Bashkërisht themeluam shoqatën me një grup shokësh, të persekutuarish dhe patriotësh si Bashkim Kadiu, Must Cara, Bardh Cara, Ramazan Babamusta, Sami Karkini, Fiqeret Hylviu, Dash dhe Fatos Xhani, Tim Gjoci, Ramazan Hushi, Harallam Bidoshi, etj.

Shoqata, në programin e saj kishte këto qëllime kryesore: demaskimin nëpërmjet fakteve të periudhës së egër të komunizmit; hulumtimin dhe rivlerësimin e figurave patriotike, të lëna në harresë nga diktatura; vlerësimin e të persekutuarve politik dhe plotësimin e kërkesave të tyre legjitime; vlerësimin e figurave demokratike në krye të protestave anti-komuniste; vlerësimin e figurave në tërë fusha të jetës mohuar nga diktatura; sensibilizimi dhe përkrahjen për luftën heroike të Kosovës dhe mbrojten e të drejtave të gjithë shqiptarëve që banonin në trojet e tyre shekullore; vlerësimin e figurave patriotike për arsimin tone kombëtar; ngjarje dhe fakte të reja për momente kulmore të histories sonë kombëtare duke përfshirë dhe luftën çlirimtare; forcimin e miqësisë me perëndimin, në rradhë të parë me Sh.B.A.-në, Angli, Gjermani, etj.

Nëpërmjet simpoziumeve historike organizuar nga shoqata “Bajram Xhani” u evidentuan ngjarje të rëndësishme historike, figura kombëtare dhe vlerat e larta progesiste të partive të vjetra me platformë kombëtare si “Balli Kombëtar”, “Legaliteti”. Veprimtaria e shoqatës “Bajram Xhani” vazhdoi nga 1991-2004.

 

 

Raimonda Moisiu: Cili është  bashkëpunimi juaj me Diasporën shqiptare? Cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë në vëndin tonë?

Neki Babamusta: Në vitin 1999 dhe 2003 vazhduam punën në Sh.B.A. Në Amerikë, si familje patëm përkrahje të jashtëzakonshme nga populli amerikan, nga kongresmenë dhe senatorë të Sh.B.A.-së, si senator Tom Harkin, kongresmeni John Kline, etj. Vlerat tepër të larta të demokracisë amerikane, qenë motiv për vazhdimin e punës tonë.

Mikpritja e familjes Babamusta në Senatin amerikan, te zyra e senator Tom Harkin, verë 2003, Washington dc

Mikpritja e familjes Babamusta në Senatin amerikan, te zyra e senator Tom Harkin, verë 2003, Washington dc

Në Detroit, Sh.B.A., ku jetuam për një vit familjarisht, u lidhëm me radion shqiptare-amerikane Alba (1999). Nëpërmjet radios përhapëm vlerat demokratike të kombit tonë, të martirëve të Demokracisë, për luftën heroike të vëllezërve të Kosovës ndaj genocidit serb. Në Shtetet e Bashkuara ne mësuam solidaritetin ndaj kombit shqiptar dhe ndihmën që populli amerikan i ka dhënë dhe vazhdon t’i japi atij.

Me përkrahjen direkte të Sh.B.A.-së, të ish-presidentit Geroge Bush, si pasojë e ndryshimeve positive Shqipëria u fut në Nato, u hoqën viza, etj. Gjatë viteve të tranzicionit, klasa politike shqiptare dhe populli shiqptar me mençurinë dhe kulturën e tij demokratike ka hapur rrugën shumë shpejt për të fituar statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kjo sepse me burimet ekonomike dhe vlerat politike meriton të futet në BE sa më shpejt.

Neki dhe Suzana Babamusta, pranë Shtëpia e Bardhë, verë 2003, Washington DC

Neki dhe Suzana Babamusta, pranë Shtëpia e Bardhë, verë 2003, Washington DC

Raimonda Moisiu: Mesazhi juaj për ardhmërinë e Kosovës, Çamërisë  dhe kombit shqiptar.

Neki Babamusta: Populli heroik dhe liridashës i Kosovës, me kryeministrin Hashim Thaçi, brenda një periudhe të shkurtër eleminoi plagat e luftës dhe ekonomia është futur në rrugën e progresit. Për këto merita Bashkimi Evropian duhet që Kosovës t’ia heqi vizat për dalje të lirë në Evropë dhe të hapë sa më shpejt dritën jeshile për integrimin në BE.

Marrëveshja e 19 prillit 2013 klasa politike e Kosovës, populli dhe qeveria e saj i treguan botës dhe Perëndimit se shqiptarët e Kosovës, ndonëse viktima e agresionit serb, dijnë të falin për hir të paqes dhe fqinjësisë së mirë midis Serbisë, Kosovës dhe rajonit.

Homazhi tek varri i Presidentit Rugova, Prishtine, 2007, Neki dhe Ermira Babamusta

Homazhi tek varri i Presidentit Rugova, Prishtine, 2007, Neki dhe Ermira Babamusta

Shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në Maqedoni, të bashkuar, duhet të këmbëngulin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit (gusht 2001) dhe të ndihen të zotët e vatrave të tyre.

Për shqiptarët e Çamërisë (krahinë etnike e kombit shqiptar), t’u njihen ndërkombtarisht të drejtat e tyre njerëzore dhe humane, t’u rikthehet pasuria e të parëve, ti jepet e drejta për të vizituar trojet e tyre stërgjyshore.

Mbështetur në marrëveshjet ndërkombëtare shqiptarët në Mal të Zi dhe në luginën e Preshevës duhet t’u jepen të gjitha të drejtat, ashtu siç iu është dhëna pakicave serbe në Mitrovicë.

Kombi shqiptar duhet të ndjeki rrugën e Rilindasve për të ruajtuar gjuhën, zakonet, traditat, identitetin kombëtar, që të mos asimilohemi. Sot në trojet shqiptare jetojnë mbi 10-12 milion shqiptarë. Luftërat na vranë, na çfarosën – duhet të ishim sot një komb me populli pres 30 milionësh.

Duhet që klasa politike e kombit tonë të punojë për një zhvillim sa më të shpejtë ekonomik që të zhdukë një herë e përgjithmonë plagën e emigracionit, sepse sot në botë nga 45 milion refugjatë, 3 milion janë shqiptarë.

Bashkimi kombëtar kjo ëndërr e Rilindasve duhet të futet në gjakun e çdo shqiptari. Sot kushtet e brendshme dhe ndërkombëtare nuk e bëjnë të mundur një gjë të tillë sepse rrezikon prishjen e ekuilibrit në Ballkan. Parim madhor për kombin tonë është integrimi për në Bashkimin Evropian.

 

Bisedoi: Raimonda MOISIU

 

 

 

Edhe në Piknik, në harmoni me natyrën

$
0
0

Tym prej teje fli prej meje

Edukata i bën të dallohen. Bulëza, Gojarti, Jehona, Jetoni, Saranda, Betimi, Albiana, Besmiri, Dardana, Qëndresa, Fationi, Arbnora, Ilirjana, Hamidja, Artani, jetojnë dhe studjojnë në Gjermani, flasin hapur në vend Piknikun Überlingen am Ried: “edhe me tymin prej teje- flinë prej meje,  ndjehemi gjeneratë Twitter”

Jetoni: ” U vonuam pak, prej tollovisë në komunikacionin rrugor, pastai ne menduam se duhet të takohemi në Überlingen- in e njohur në Bodensee, ishte fillimi i bisedës së përzemërt pas njoftimit të shkurtër me njërin prej studentëve të cilët të parët arritën nga qyteti Friedrichshafen. Unë kam lindur në Prishtinë, kam lozur shumë në parkun tek pishat e Spitalit të fëmijëve, isha nxënës i shkollës fillore” Hasan Prishtina” pesë vjet me radhë, në lagjën Ulpiana. Kam emigruar me prindërit në Gjermani në vitin 1993. Pas mbarimit të gjimnazit, i kam mbaruar frik edhe studimet në Ekonomi dhe kam fituar një vend pune në qytetin ku banoj me familjen time. Ftesës së studentëve me të cilët jemi miqësuar që moti, ju përgjegjëm me dëshirë unë, vëllau dhe motra ime. Vendosëm që të takohemi dhe të njoftohemi më mirë dhe më për së afërmi me njëri tjetrin”.

Jehona: ” I dua shumë motrat dhe vllezërit e mij student, shkrihem fare për ata. Punoj në spitalin e qytetit Tettnang, pas përfundimit të studimeve në Friedrichshafen. Më pëlqen puna shumë por kam vendosur që të ndrroj profesionin dua të largohem pak nga stresi”.

Ne Überlingen am Ried

Ne Überlingen am Ried

Bulëza: “Prindërit e mij jetojnë në Stuttgart, studjoj vitin e dytë në shkencat politike në Universitetin e Zepelinit në Friedrichshafen nuk dëshiroj të angazhohem në politikë.
Kontaktojmë përmes Internetit me grupin e madh të studentëve shqiptarë por mungon kontakti i drejtëpërdrejtëë. Në fakultetin ku unë studjoj, nuk ka asnjë bashkëkombas/ e timen, sot kam vendosur të jem këtu me koleget dhe kolegët e mij vetëm që të flas, të ndëgjoj shqip, të njoftoi shumë vllezër e motra të moshës time që flasin gjuhën time, të ndjehem e madhe, të kënaqem me ata/ato”

Jetoni; “Unë kam studjuar në Nūrnberg dhe kam kërkuar por kam hasur vërtetë rrallë në emra dhe mbiemra shqiptarë në mbarë konviktin e studentëve. Për fat të mirë numri i të rinjëve- studentëve shqiptarë kohëve të fundit, dita- ditës është në rritje. Dëshiroj që të jemi të lidhur më mirë njëri me tjetrin, nga kjo lidhje dhe takime të tilla sikur sot do të përfitonim shumë edhe ne edhe atëdheu i ynë. Jo vetëm se do të lindnin ide interesante por ndonjëra prej këtyre ideve edhe do të realizohej”.

Ilirjana: ” Studime pa kufij”, është një Projekt në të cilin marrin pjesë dhe japin kontributin e tyre studentë dhe profesor gjerman por edhe prej shumë shteteve tjera. Në këtë Projekt në Universitetin e Konstanz- ës, në të cilin studjojnë 30 student shqiptarë jan kyqur edhe Albiana dhe Ilirjana, dy prej  pjesëmarrëseve në piknikun e kësaj fundjave. Shpresojnë se do të ju mundësojnë ndonjërit prej bashkë moshatarëve të tyre shqiptarë sigurimin e vizës së nevojshme që të studjojnë në Universtetet gjermane”.

Albiana; “Studentët shqiptarë ishin dhe jan të gatëshëm të përkrahin shkollën shqipe që fatkeqësisht në rrethin Konstanz nuk funksionon, në lëminë e Matematikës. Dua të postoi në faqen e studentëve shqiptarë një foto që pasqyron këtë ndejë- piknik të rrallë”.

Studentë tanë

Dardana: “Sigurisht keni ndëgjuar për grupimin e studentëve shqiptarë në Gjermani i emëruar” dorë për dorë”, ku krenohemi me një veprimtari humanitare e cila është realizuar me sukses në komunën e Vitisë e që mu kjo na motivon që edhe në të ardhmen sejcili në mundësitë e tij të koordinojmë dhe të ndihmojmë ndonjë familje nevojtare në Kosovë”.

Besmiri: “Përcjellim mediat e shkruara dhe ato elektronike, ju gëzohemi shumë sukseseve të reja në vazhdimësi të shkollave shqipe kudo që jan dhe në veçanti në Gjermani. Këto ditë lexuam mbresat e përfaqësuesit të MASHT- it të Kosovës dhe viztën që ishte organizuar me Konsullatën e Kosovës në Stuttgart disa shkollave shqipe në Baden- Wūrtemmberg, Seminarit në qytetin Nūrtingen, Shkollën e lartë pedagogjike në Ludwigsburg etj”.

Mësuesja Qëndresë ju rrëfej të rinjëve dhe të rejave studentë, për festën e përjetorit të shkollës shqipe në rrethin Lindau të cilin e pasuruan edhe promovime librash dhe prani e mirë bashkëatëdhetarëve tanë, përsonel i MASHT dhe Konsullatës së Kosovës.

Blerta: Do të na kujtohet gjatë, ndezja e zjarrit, ngrohja e saqëve, arti i gatimit të flisë nga ne vetë studentët, sjellja me vehte e ushqimeve tjera dhe pijeve freskuese dhe në fundë servimi dhe tema e bisedave për rreth  ogjakut, nga të rinjët dhe të rejat shqiptare në një kënd të ish regjionit vullkanik Hegau buzë Kupolës dhe Kështjellës mesjetare Hohentwiel”.

Xhevat Muqaku, 26.05. 2013 në Singen

Bahtir Latifi: INTERVISTË ME EDONA SEJDIJA HETA

$
0
0

Bisedoi: Bahtir Latifi

Edona Sejdija Heta ,kryetare e Qendrës Rinore"Albakos"

Edona Sejdija Heta ,kryetare e Qendrës Rinore”Albakos”

”Autoritet nuk fiton nëse  përvetëson një gjuhë të huaj, por nëse e mbizotëron gjuhën tënde”, thot Edona Sejdija Heta

Për hirë të lexuesve, na thuaj kush është Edona Sejdija Heta ?

-Edona: Kam lindur  në Mitrovicë. Jam fëmija i parë i prindërve me prejardhje nga Drenica. Jam e martuar që nga viti 2009 me Arianit Heta, njashtu edhe ky nga Drenica. Kam edhe një vëlla dhe një motër më të vegjël, edhe dy nipa. Banoj në qytetin Landskrona, në jug të Suedisë.

Mundë të na tregosh diqka për moshën fëminore sapo Edona filloj të mbante në kujtes si fëmijë diqka?

-Edona: Moshën fëmijërore e kujtoj me nostalgji shumë. Natyrisht se ato ditët janë më të mirat, fëmijëria ime ka qenë një mix nga jeta në Kosovë dhe  ajo në Libi, ku prindërit kanë punuar nga viti -81 deri ne vitin -86. Them mix sepse edhe pse e vogël isha e priviligjuar me zgjedhjet që kur doja rrija në Mitrovicë te halla e kur doja rrija në Tripoli, Libi me prindërit. Por kënaqësit madhështore i kujtoj nga vizitat në Mikushnic, vendlindja e babit dhe Turiqefc vendlindja e mamit. Njashtu edhe përjetimet e fillimit të shkollës në vitin -86 kur u regjistrova në klasën e parë. Këto përjetime femijerore nuk harrohen kurr.

That se shkollën fillore e filluat në Mitrovicë, po dicka nga shkolla e mesme, kujtimet e asaj kohe?

-Edona:  Shkollën fillore nga klasa e parë deri në klasën e shtatë kam vijuar në Mitrovicë, në shkollen fillore” Abdullah Shabani”, pasi që prinderit u kthyen nga Libia në vitin -86. Dhe në vitin -92 si shumë të tjerë shqiptarë, posaqërisht nga Mitrovica merguam për Suedi.

Vazhdova me shkollën fillore dhe gjimnazin, drejtimin Ekonomi Shoqërore. Meqenëse familja ime ishte transferuar në një qytet verior të Suedisë, i quajtur Malmberget në pritje të rregullimit të statusit, aty vijova mësimet e klasës së shtatë dhe tetë. Atje në atë vend njerëzit ishin të pa mësuar me emigrant dhe vërtet kishin vështirë të na kuptonin se edhe ne ishim njerëz mu si ata vet. Sigurisht na paramandonin si njerëz me trauma lufte që cdo moment do “eksplodonim”. Në pranverën e vitit -94, kur fituam të drejtën për qendrim në Suedi, u transferuam në Landskrona ku vijova mesimet e klasës se nëntë dhe Gjimnazin.

Pas një kohe në Libi e Kosovë ju erdhët that në Suedi , prap si emigrante .Sa ishte e vështir ti adaptohesh këti vendi. Dallimi me atë në Libi edhe pse ishit e vogël në atë kohë?

-Edona: Udhëtimi për në Suedi ishte krejtësisht ndryshe nga ai në Libi. Nuk harroj kurrë atë udhëtim me Autobus, nënë tingujt e këngës ”Niset trimi për gurbet”, duke u shkëputur nga krahrorët e familjarëve u nisem për një rrugë të paindentifikuar.

Ndryshe nga udhëtimet në Libi, ku qellimi i udhëtimit ishte si fuqi punëtore për prinderit e mi. Në Suedi ishte migrimi, të cilin vend tash gati e 21 vjet e kemi bazë. Por, fatkeqësisht jemi njerëz të pa shtëpi, sepse jemi të huaj edhe në Suedi edhe në Kosovë.

Mbaruat shkollën fillore dhe atë të mesme, keni punuar dhe tani në  jeni duke vazhduar shkollimin e lartë, si shkojn punët me  studime?

-Edona: Siq e ceka më herët Gjimnazin e kamë mbaruar në vitin 1998, ku menjëher u inkuadrova në pune. Kam punuar në një firm daneze, kemi bërë grumbullimin e të hollave për Organizata humanitare për fëmijë, deri në vitin 2008. Pastaj një vit kam punuar edhe në bankën  SEB.

Pas punës në bank, u ktheva prap në firmën daneze deri në vitin 2011, kur u regjistrova në Universitetin e Lund-it, ku tash studioi “Equality and Diversity Managemeng”, ose cekur në shqip, (Zhvillim diversiteti). Punët sa i përket studimeve shkojnë shumë mirë, në vitin 2014 pres të diplomoi.

Me ardhjen tuaj në Suedi, keni vërejtur se malli dhe dashuria për vendlindjen nuk shuhet .Me cka filluat të mirreni së pari për ti kontribuat vendlindjes dhe kur ?

-Edona: Gjithmonë kam pasur dhe ende kam një dashuri për kulturen, sidomos ate shqipëtare. Jam po thuajse nacionaliste dhe cdo gjë shqiptare më frymëzon. Në kampet e emigrantëve, kam filluar të merrem me recitime, valle, poezi. Më pastaj në Landskruna kemi pasur edhe organizime të ndryshme të kulturës dhe teatrit.Ishim gjenerata e parë që iniciuam  mësimin e gjuhes shqipe në orarin e shkollimit.

Tani e sa vite keni formuar një Qendër Rinore e quajtur “Albakos”, kur filloj kjo dhe cili është qellimi i kësaj qendre?

-Edona: Qendra Rinore “Albakos”, eksiston që nga viti 2002, atëhere edhe unë iu kam bashkangjitur anëtarëve të kësaj Qendre. Qellimi i kësaj qendre është, zhvillimi dhe angazhimi i të rinjëve përmes kulturës, artit, sportit, muzikës, vallëzimit dhe me tej duke qenë të inkuadruar në shoqata rajonale.

Sot në “Albakos”, janë të antarësuara 18 shoqata të ndryshme, me aktivitete të ndryshme, kulturore, sportive, muzikore e kështu me radh. Integrimi i të rinjëve në shoqërin suedeze, njashtu edhe edukimi shoqëror i të rinjëve shqiptarë. Në këto 18 shoqata antare në” Albakos”, nga jugu deri në veri të Suedisë, janë mbi 2000 anëtarë. Zhvillohen aktivitete rajonale për të cilat përgjegjen shoqatat që janë të antarësuara, por edhe aktivitete qendrore me të mëdha të organizuara nga vet “Albakos-i”. Mund të permendi si : festivale për muzikë, për valle, spektakle bukurie siq është Miss Diaspora në Skandinavi.Ky festival është mbajtur shumë herë, ku vajzat shqiptare nga këtu janë ftuar të garojn në Shqipëri dhe Kosovë.

Shumë nga ato vajza kanë patur sukses, pastaj kemi seminare të ndryshme, konferenca për nder të ditëve historike. Shoqatat studentore kanë realizuar, ekskurzione në Ambasadat e Kosovës dhe Shqipëris në Suedi po ashtu në parlamentin Suedez. E gjithë kjo e mbeshtetur nga “Albakos”. Mua mu është besuar posti i kryetares andaj edhe jam kryetar e Qendrës Rinore “Albakos” .

Përveq shoqatave shqiptare që keni më shumë, me kend bashkëpunoni tjetër   ?

-Edona:Ne kemi bashkëpunim jo vetëm me shqipetarët por me të gjitha etnicitetet tjera, antarët në shoqatat janë të etnive të ndryshme sepse nuk kemi dallime. Njashtu kemi edhe bashkëpunim të ngusht me komuna, insitucione shtetërore në Suedi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal te Zi, njashtu edhe me vendet Nordike.

Thoni se keni bashkëpunim për veq shoqatave shqiptare edhe me shoqata apo qendra të etniteteve të  huaja, institucione suedeze, sa është vështirë të punosh me shumë njerëz, shoqata të ndryshme të kësaj natyre ?

-Edona:Cdo shoqatë që është antare, ose shpreh deshirë duhet ti përmbahet statusit të qendrës, mundë të jetë antare në” Albakos”. Ne për këtë edhe jemi këtu që ti  ndihmojm, jo vetëm financiarisht por në të gjitha lëmit. Përderisa shoqatat janë të pavarura dhe nuk zhvillojn aktivitete që janë në kundershtim me ligjin atëher ato janë të mirëseardhura në Qendren Rinore “Albakos”. Nuk është vështirë të punosh me askend, përderisa rregullat janë të qarta, të drejta, dhe të dy palët janë të hapura të punojn sipas legjistraturës dhe rregullores. Ajo koha komuniste e korruptive nuk ekziston më, kështu që tani më lehtë është të pranohet edhe një femër në udhëheqje.

Edona, punon pa u ndalur, nga gjithë ky frymëzim, e gjithë kjo energji?

-Edona:Sa më shumë punë aq më e lumtur jam .Natyrisht përkrahja së pari e bashkëshortit nuk më mungon, familjes që më frymëzojnë, por gjithmonë edhe kënaqësia kur ke mundësin të bësh një ndryshim për një të ri pse jo. Për angazhimin e të rinjëve për një jetë më të mirë, gjithmonë ka qenë Edona një ndër shkaqet kryesore që më mbushin energji. Por, bashkarisht dashuria për kultivimin e kulturës, traditës shqiptare është dhe gjithmonë ka qenë synim kryesor.

Si do të ishte Edona po mos të ishte keshtu dhe këtu ku është sot?

-Edona: Atëher NUK do ishte Edona.

Cfar mendon për femrat shqiptare në Suedi, sa punojnë, sa shfrytëzojnë këtë mundësi që shteti suedez ua jep ?

-Edona:Me duhet të them, fatkeqësisht që edhe pse ka filluar një trend ku femra shqipeëtare ka filluar të fitoj teren në edukim, shkollim dhe zhvillim, prap është larg.

Edhe pse shteti i mundëson shkollimin prap se prap unë mendoj se perkrahja me e madhe duhet të vie nga familja. Nuk kemi nevojë të f`shihemi pas faktit që ekzistojn dallime në të drejtat gjinore edhe këtu në Suedi .Por, shkollimi i femrës në kulturën kosovare ende ska ardhurë në nivelin e duhur për të ecur me kohën.

Keni kohë të lir,mbas e gjithë këti angazhimi, si kalon dhe me kendë më shumë ?

-Edona:Kam kohë të lirë si cdo kush edhe unë. Natyrisht  kohën e lirë e kaloj me bashkëshortin dhe familjen sepse këta më frymëzojne dhe janë pjesë përbërse e imja. Secili nga këta është gjenerator për mua në mënyren e vet. Femijët gjithmonë i kam dashurë shumë, nipi im personalitetet që gjithmonë më sjellë buzqeshje në fytyren time.

Për rinin shqiptare në Suedi, cila do të ishte porosia e juaj?

-Edona:Autoritet nuk fitoni nëse e përvetësoni një gjuhë të huaj, por nëse e mbizotëroni gjuhën  tuaj.

Kadrije Pronjo: Rrëfime nga Çamëria

$
0
0

Në përkujtim për të ndjerën Kadrije Pronjo me origjinë çame, e cila ndërroi jetë, më 14 shtator, 2013, po risjellë një intervistë që i kam marrë para pak vitesh në shtëpinë e saj, në Staten Island.  Ajo që më ka bërë përshtypje gjatë intervistës apo takimeve ka qenë kthjelltësia e mendimeve të saj edhe pse në moshë të madhe, ruajtja e gluhës së bukur çame dhe mbi të gjitha besimi se një ditë çështja ÇAME do të fitojë.  TV Alba Life ka qenë i pranishëm dhe ka transmetuar intervistën me të ndjerën Pronjo.  I japim ngushëllimet tona familjes së saj të shtrenjtë Bules dhe Saliut si dhe dy mbesave të saj Betullës dhe Albës që i donte aq shumë.  Iu prehtë shpirti në Paqe!

DSC02785

Nga Këze Kozeta Zylo          

Bisedë me Znj. Kadrije Pronjo

Çamja fisnike në moshën 86 vjeçare Znj.Kadrije Pronjo rrëfen me lot në  sy tmerret që pa nga genocidi grek.

Nga ai mallkim nuk mbeti pa u ndëshkuar as plaku, as i riu, as gruaja, as fëmija.

 

Ju keni lindur ne Çamëri, sot në vitet e pleqërisë, c’mund të kujtoni nga jeta për atë kohë në qytetin tuaj të lindjes dhe në gjithë Çamërinë?

 

 Po e filloj me qytetin tim të lindjes që quhet Paramithi  që në shekujt e mëparshëm quhej Ajdonat.  Është një Qytet i vendosur në shpatin e Malit Kurilla, mbrapa të cilit shtrihet edhe pjesa tjetër shqiptare, ajo e Sulit. E vlen të kujtoj se bejlerët Çamë veçanërisht Pronjatë ku isha martuar, mbanin gjithmonë miqësi me Suliotët.

Që në kohën e Ali Pashait ata ishin bërë vllamë me Suliotët dhe i kanë ndihmuar vazhdimisht ata.

Kjo është dhe arsyeja, që mbesa e Ali Pashait, u martua në Pronjatët, e cila ishte një zonjë e vërtetë, ndaj dhe njerëzit e respektonin dhe e donin për dashurinë dhe mëncurinë që ajo shfaqte në komunikim me ta.

Në majë të malit janë ende rrënojat e  Kështjellës së Ajdonatit prej nga duket qartë madhështia dhe bukuria e qytetit. Shtëpitë e bardha me dy ose tre kate, të  ndërtuara me gure dhe me oxhaqe të larta  tregojnë fisnikerine e banoreve te saj.

Në shumë nga ato shtepi kishte pjesë që quheshin sellamllëqe. Aty strehoheshin fshatarët që vinin për të bërë pazarin.

Ata gjenin aty mikpritje e ngrohtëesi, bile kishte raste që i zoti i konakut as nuk i njihte se kush hynte e dilte në ato selamllëqe. Oborret e shtëpive ishin të shtruara me pllaka guri anash dhe të lyera me qëlqere të cilat ishin mbushur me vazo lulesh me aromë që edhe sot nuk më hiqet nga mendja. Shpesh në to mbilleshin lule tipike të krahinës sonë si Manxurana dhe Vasilikoja. Rrugët e shtruara me kalldrëme nuk mbanin as shi as borë dhe gjithmonë shkëlqenin nga pastërtia

Ato rrugë dhe ato shtëpi  llamburisnin si brenda dhe jashtë nga nikoqiret çame, unë kështu e mbaj mend atë qytet si 25 vjecare kur jam dëbuar me dhunë nga Genocidi Grek!

Kur u larguat nga Çamëria dhe cila ishte arsyeja?

Ah, si erdhi ajo kohë e mallkuar e vitit 1944 që rrënoi ëndrrat  dhe shpresat e një krahine të tërë shqiptare. Nga ai mallkim nuk mbeti pa u ndëshkuar as plaku, as i riu, as gruaja, as femija.

Ishte luftë në gjithë botën, por jo tek ne, lufta bëhej larg atë e bënin të mëdhenjtë Gjermani, Inglizi, Rusi dhe jo ne.  Ne me të krishterët  ishim në vëllazëri, bile një nga ne i ndjeri A. Pronjo ishte i martuar me një të fesë së tyre. Kanë lënë edhe dy fëmijëe.

Por kisha greke së bashku me qeveritarë na kishin  halë në sy.

Ata përveç rrëmbimit të pronave tona  mijëera vjeçare mbanin gjithmonë të ndezur  urrejtjen dhe mezi pritën rastin e luftës për të na dëbuar nga shtëpiat e pronat tona.

Cilat jane disa nga pamjet më tmerruese që i keni akoma para sysh në ato vite të Genocidit Grek?

 

Nuk më hiqet nga mendja ndarja me Zonjën Asije Hanëmin, vjehrrën time.

Duke më përqafuar e shtrëguar qante me lot dhe më këshillonte që të shpëtonja vajzën disa muajshe Makbulen duke më thënë nuse në xhenet do piqemi.

Mu rrënqeth mishi dhe i gjithë trupi më dridhej, ndërsa vajza qante me dënesë.

Me vajzën në krahë dhe një bohce ndërresash  për të, vrapova tek babai, shtëpitë ishin prane.

Babait i kishte rënë nje tis i verdhë, ishte bërë si meit, mezi qëndronte në këmbë, kërkoi t’i marr pak erë kokës leshverdhë  të mbesës së tij.

Tmerr i pa harruar është kur djalit 4 vjeçar të kunatit tim, Z. J.Pronjos  zervistat deshën t’i prisnin kokën. Por për fat komshiu ynë Nikolla Sotiri, një njeri shumë I nderuar e shpëtoi, megjithëse deri vonëi mbeti shenja e thikës në fyt.

Po një tmerr që ështe vështirë të përshkruhet, megjithëse nuk mund të harrohet, i ndodhi komshijes Znj.Heteme, ishte e ere , andartet e zerves, mbasi  ja shqyen rrobat me bajonetë dhe e bënë lakuriq sic e kishte bërë nëna, e morën me vehte dhe mbas disa orësh e nxorrën jashtë për ta vrarë.

Këtu del komshia e saj, e shoqja e Cavos dhe ua shkëputi nga dora duke u thënë, ma lìni mua se do ta marr nuse për djalin tim Mitron.

A keni pasur të vrarë, të masakruar nga familja juaj, apo miqtë tuaj?

 

Babain tim të shkretë Avdon., njc burrë i mencur e trim e vranë duke e qëlluar mbas shpine në oborrin e shtëpise dhe bashkë me të edhe tezen time Hadife.

Vjehrren time, kur morën vesh se ishte  Pronjate, nje familje fisnike shumë e nderuar që i ka dhënë Çamërisë shqiptarë trima e udhëheqës të njohur si Mustafa e Islam Pronjon,

(në Gjirokastër përmendet një shprehje për Pronjatet: “Ua mos u mbaj aq larte, sikur je nga Pronjatë.”) duke e goditur me tyta pushkësh në kokë i kërkonin se ku ishin fshehur florinjtë e shumtë.

Mbas vuajtjesh të pa pëshkruara së bashku me vajzën e saj Fatimen vdiq në burgun e Paramithisë.

 

Kush ju strehoi kur erdhët në Shqipëri dhe cilat ishin momentet e para të takimit?

Mbas udhëtimeve natën  mbërritëm në periferi të Korçës së bashku me familje të tjera

Çame.

Në burime freskoheshim , pinim ujë dhe piqnim ndonjë misër nga arrat e

pakorrura . Në Korçë gjetëm një shtëpi me qira ku u strehuam tre familje.

Qyteti ishte i pastër, shumë mikpritës dhe i kamur, aty gjetëm çfarë na duhej për të jetuar. Njerëzit ishin shumë të sjelleshëm, na ndihmonin e na trajtonin si miq te vërtetë.

Mbasi morëm vesh se Anglezet, kishin shpëtuar mbas shumë muajsh vuajtje në burgun e Paramithisë shumë gra e fëmijë, burri im me shumë mundime, bashke me çamë të tjerë, kaluan rrugë pa rrugë për të takuar njerëzit e tyre që mund të kishin shpëtuar nga  tmerri shovinist.

Por fatkeqësisht nëna dhe motra e tij nuk ishin më ndër të gjallët.

Ai në kushtet e dimrit u sëmur rëndë dhe mbas spitalit në Vlorë e sollën në atë të Tiranës. Me gjithë kujdesin e treguar, nga mungesa e ilaçeve por edhe e ushqimeve ai nuk rezistoi, dhe vdiq ne moshen 33 vjecare.

Kështu që mbeta  e ve me vajzën time disa muajshe .

Pra jeta ime u nxi nga shovinistët grekë dhe u detyrova së bashku me vëllezërit e mij të punoj për të jetuar.

Vite shumë të vështira në kalvarin komunist që e kemi kaluar së bashku me gjithë vëllezërit shqiptar.

Ju keni toka, shtëpi e varret e prindërve në Çamëri, a keni pasur mundësi t’i vizitoni ato?

Atje kam një pasuri të pafund, kam varret e të parëve te mij; por fatekeqësisht, me gjithë dëshirën nuk më është lejuar asnjëherë per t’i vizituar më, as mua as ndonjë çami tjetër. Kjo bëhet nga grekët, per t’i treguar botës se atje nuk ka më shqiptarë.

Vetëm kështu ata mund të kërkojnë pretendime të padrejta për atë pakicë  minoritarësh që i kemi mbajtur me bukë për të na punuar çifliqet tona.

Por dua të ndalem pak në këtë pikë.

Mbasi erdhi demokracia në Shqipëri, aty nga viti 1992, nje diëe për çudi, më vinë për vizitë në shtëpi disa gra të krishtera nga Paramithia.

Ishte  Popi, vajza e H.Paskos bashkë me dy shoqe të tjera te vajzërisë sime të hershme.

U bë një takim shumë i përmallshëm, kaluam së bashku një ditë duke kujtuar fëmijërinë dhe rininë tonë, këmbyem dhurata dhe u ndamë si mikesha të vërteta që ishim.

Pronat e Pronjatëve si vreshta, ullishte, livadhe janë të shumta, bile para disa vitesh kur vajza ime ishte për turnė në Europe, në British Museum te Londrës, gjeti të ekspozuara disa statuja bronxi me shumë vlerë “të zbuluara më 1792,

nga fshatarë shqiptarë pranë Paramithisë në vendin e quajtur Gropë” edhe kjo pronë e tyre.

Ju në një moshë madhore patë me sytë tuaj një emigrim të dytë kur erdhët në Amerikë; c’ju detyroi që emigruat përsëri, dhe cili është ndryshimi midis emigrimeve që keni kaluar?

 

Ah, ju lutem mos ma quani kete emigrim, këtu gjeta një atdhe tjetër të vërtetë.

U largova nga Shqipëria sepse atje filogrekët nuk duan dëshmitarë okularë të spastrimit etnik që bënë me ne në Çamërinë tonë Shqiptare.

Nga ato pak gjëra që marr vesh, grekërit duan të marrin edhe Shqipërine e Jugut.

Këtu e kanë qëllimin e mohimit të Çamërisë sonë.

Dhe për turpin e tyre, heshtje për problemin Çam mbajnë dhe qeveritarët që janë vendosur me ndihmën e grekëve.

Si po e kaloni kohën këtu në Amerikë, dhe cila është rutina e përditshme?

Ju thashe edhe më parë, këtu gjeta një atdhe të vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Megjithse në Shqipëri punova afro 30 vjet më japin nje pension afro 100 $ në muaj (faktikisht ato ja kam lënë nipit në Tiranë), këtu me pensionin që më japin mund të ha e të vesh çfarë të dua e të gjezdis ku të mundem.

Pra nuk më mungon absolutisht asnjë gjë. Për këtë i falem Amerikës per natë.

Është vend me të vërtetë i bekuar nga Zoti madh..

Për këtë duhet ta falënderojne gjithë shqiptarët. Me sa ndigjoj

Amerikanët po ndihmojnë vëllezërit tanë të Kosovës, inshallah një ditë të ndihmojnë edhe ne Çamët për të drejtat tona. Inshallah!.

Për mbesat e mia Betullën dhe Albën, do të them vetëm që janë shumë te mira dhe në jetë shumë të suksesshme. Stërnipi im , Lisi dhe stërmbesa Dea, që janëe lindur këtu, flasin gjuhën tonë shumë bukur dhe recitojnë vjersha në shqip.

Ata do të bëhen njerëz të mirë dhe do ta duan si Amerikën ashtu edhe Shqiperinë e vertete!

Ju urojmë pleqëri të bardhë dhe ju faleminderit për intervistën!

Staten Island, New York

Laura Konda: Momenti më i vështirë ka qenë 11 shtatori i vitit 2001

$
0
0

Bisedoi: Raimonda MOISIU

Ne mesin e  komunitetit të gazetareve të një nga pesë transmetuesit ndërkombëtarë që operon në 43 gjuhë të botës, Zëri i Amerikës, një vend të veçantë zë edhe profili i gazetares dhe intelektuales shqiptare Laura Konda, e cila së bashku me stafin e këtij institucioni nëpërmjet programeve në gjuhën shqipe promovojnë lirinë dhe vlerat e demokracisë amerikane, mbajnë audiencën shqiptaro-amerikane, botën shqiptare ngado, të mirinformuar me ndryshimet social–ekonomike, politike e kulturore, proceset demokratike, ngjarjet historike e aktuale, brenda e jashtë trojeve shqiptare.

1

Znj. Laura Konda si gazetare e Zëri i Amerikës në shqip jep transmetimin e programit “Ditari”, një emision sot shumë popullor dhe me një audiencë të madhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, si dhe në Diasporë, dhe përmes internetit. Znj. Laura Konda e kemi parë duke intervistuar qoftë udhëheqës, politikanë, analistë, artistë, shkencëtarë, studentë, përfaqësues të shoqërisë civile. Të intervistuarit përzgjidhen kurdoherë duke patur parasysh moton për t’i dhënë publikut informacion të saktë dhe transmetimin e vlerave. Redaktore e emisionit, gjithashtu që përkthehet nga anglishtja në shqip, për Voice of Amerika, Washington DC. Ajo është bija dy prindërve intelektualë të shquar për erudicionin e tyre shumëdimensionale, dy personazhe historikë nga më të rëndësishmit në botën shqiptare e letrave shqipe. Është bija e Drago Siliqit që pati një karrierë të shkurtër, por të shkëlqyer si poet, kritik letrar e botues, dhe e Drita Siliqit një nga personalitetet e shquara intelektuale, pedagoge, publiciste dhe përkthyese, e cila u nda nga jeta para disa ditësh.

Në këtë intervistë interesante e mbresëlënëse, Znj. Konda rrëfehet si kurrë më parë për veten e për prindërit e saj; Drago e Drita Siliqi, genin e formimit të saj intelektual dhe profesional, pa harruar të kujtojë e të shprehë mirënjohjen për ta e njerëzi që e rrethonin, veçmas për korifejtë e letrave shqipe.

Bisedoi: Raimonda MOISIU

Znj.Laura, pranoni ngushëllimet e mija të sinqerta për humbjen e nënës tuaj, znj. Drita Siliqi, një nga personalitetet e shquara intelektuale, pedagoge, publiciste dhe përkthyese. Si ishin momentet e fundit të saj?

Zonja Moisiu, fillimisht ju falenderoj për ftesën që më bëtë për intervistën. Nëna ime u fik si qiriri, pas një lufte kurajoze shumëvjeçare me sëmundjen e zemrës. Ajo luftoi deri në fund për të jetuar dhe nuk u dorëzua deri ne momentet e fundit, për këtë e admiroj edhe më shumë.

Çfarë mendoni se janë elementët thelbësorë që e bëjnë nënën tuaj të çmuar e të vlerësuar për kontributin e saj qytetar e intelektual? Si do ta përshkruani erudicionin e saj krijues, në fushën e dijes e arsimit, botimeve, patriotik e atdhetar?

Nëna ime, Drita Shundi Siliqi lindi në një familje qytetare tiranase, me vlera atdhetare dhe intelektuale. Babai i saj, Athanas Shundi ishte një nga intelektualët e Tiranës dhe njeri patriot. Ai ishte mësues në shkollën e parë shqipe të Tiranës. Më pas shkoi për studime në Napoli, ku për rezultatet e shkëlqyera ju dha edhe titulli i rrallë “Cavaliere d’Italia”. Me pas u kthye në Shqipëri dhe hapi farmacinë e tij në Tiranë. Ai ishte delegat në Konferencën e Beratit, të vitit 1922, ku u mor vendimi që shqipja të ishte gjuha e liturgjisë së Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Nëna e Dritës vinte nga familja Spiru e Durrësit, një familje qytetare dhe patriote, por që vuajti shtetëzimet nga sistemi komunist, madje disa të afërm të saj vuajtën edhe burgjet komuniste. Kjo trashëgimi familjare i dha nënës sime edukatën që gjithkush e merr gjatë kohës së fëmijërisë, e u reflektua gjatë gjithë jetës së saj. Babai i vdiq kur ishte vetëm 6 vjeç dhe ajo u rrit nga e ëma dhe familja e xhaxhait që mori drejtimin e farmacisë pas vdekjes së të vëllait. Drita ishte një nxënëse e shkëlqyer, ku inteligjenca bashkohej me dëshirën e pa fund për të mësuar si dhe me punën e palodhur. Kështu e kujtojnë sot shoqet e saj të klasës. Vetë ajo kujtonte me shaka kur mësuesi i historisë, Prof. Aleks Buda, pas përgjigjes së shkëlqyer në provim, u ngrit nga katedra ku qëndronte komisioni dhe me një gjest nderimi, i dha dorën dhe e përcolli deri tek dera. Inteligjenca dhe vullneti për të mësuar u reflektuan më vonë në të gjithë karrierën e saj si profesoreshë, redaktore, e kryeredaktore, kritike letrare dhe së fundi, përkthyese. Ajo nxori dhjetra breza nxënësish nga shkollat e mesme të Tiranës “Sami Frashëri” e “Petro Nini” nga gjimnazi i Shkodrës, nga Instituti Bujqësor dhe nga Fakulteti i Letërsisë, në Universitetin e Tiranës. Më habiste kur kujtonte me emër shumë prej tyre megjithëse kishte kaluar një jetë e tërë. Ndjehem krenare për punën e saj me përkushtim të veçantë dhe nga fjalët e mira që kam dëgjuar në vite nga ish-studentë e ish-kolegë të saj. … Ndërsa vitet e para të rinisë ajo i kaloi në një ambient shoqëror çnjerëzor të luftës së klasave, kur edhe pse kandidate për medalje ari nuk ju dha e drejta të studionte jashtë vendit, si shumë shokë e shoqe të saj. Jeta e saj mori një kuptim të veçantë pas njohjes me poetin e ri Drago Siliqin, babain tim. Kështu, ajo e gjeti veten në mesin e shkrimtarëve të rinj e të vjetër, miq me babain tim, ajka e intelektualëve të ndershëm të Shqipërisë në vitet ’60, mes të cilëve dua të përmend Andrea Varfin, Zisa Cikulin, Sterjo Spassen, Petro Markon, Llazar Siliqin, Met Myftiun, Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Fatos Arapin, Jakov Xoxën, etj. Ajo u bë dëshmitare e zhvillimit të vrullshëm të botimeve në fundin e viteve ’50 dhe fillimin e viteve ’60, kur babai im ishte Drejtor i Shtëpisë së vetme botuese, asaj “Naim Frashëri”. Në atë kohe im atë punësoi si përkthyes, intelektualë dhe përkthyes të shquar, si Lasgush Poradeci, Dhimitër Pasko, Pashko Gjeçi, Vedat Kokona. Gjithashtu ai punësoi edhe shume intelektualë të tjerë, ish-të burgosur, që ja ditën për nder tërë jetën e tyre. Mamaja më ka treguar për përpjekjet e guximshme që ka bërë im atë për t’i dhënë të drejtën e botimit një numri krijuesish dhe përkthyesish të shquar, të cilët kishin qenë në burg dhe i ishte hequr e drejta e botimit.

Pra ju jeni edhe vajza e poetit, shkrimtarit e kritikut, një vlerë kombëtare e letrave shqip-Drago Siliqit. A ka lënë dorëshkrime pas vdekjes tragjike? Kush u kujdes për botimin e tyre?

Babai im vdiq kur ishte vetëm 33 vjeç. Ai pati një karrierë të shkurtër, por të shkëlqyer si poet, kritik letrar dhe botues. Edhe sot, pas 50 vjetësh, ai kujtohet si një emër i rëndësishëm i letrave shqipe. Njohja dhe nderimi i emrit të babait tim i dedikohen në një masë të konsiderueshme nënës sime, bashkëshortes së tij, Drita Siliqi. Ajo i redaktoi, i botoi e ribotoi veprat e tij disa herë. Drago Siliqi u bë ylli i saj polar, siç u shpreh me të drejtë shkrimtari Betim Muço në fjalën e lamtumirës në funeralin e nënës sime, emrin e të cilit ajo e ruajti me nder dhe përkushtim gjatë të gjithë jetës. Nëna ime botoi çdo dorëshkrim që kishte lënë babai im i ndjerë. Ajo po ashtu u kujdes të botonte edhe librat e saj studimorë “Probleme të Gruas në Shtypin e Rilindjes dhe Pavarësisë”, përmbledhjen me përkthime dhe studime mbi Dora D’Istrian, si dhe përkthimet e dy prej librave të autores së njohur italiane Oriana Fallacci, “Seksi i Shpërfillur” dhe “Intervistë me Historinë”.

Znj. Laura, a pati ndikim erudicioni dimensional i prindërve tuaj, që Ju zgjodhët të jeni gazetare?

Në vitet e fëmijërisë unë u rrita me një mungesë të madhe, atë të babait që më la kur isha pa mbushur 2 vjeç. Por ajo çka nuk më mungoi kurrë ishin dashuria dhe përkujdesja e jashtëzakonshme e nënës sime, tezes sime, si dhe e të afërmve. Gjithashtu unë u rrita në një shtëpi, ku gjendesha e rrethuar nga librat. Kishim një bibliotekë të madhe me libra të gjyshit nga mamaja dhe të babait tim: botime të shumta të autorëve më të shquar rusë, si dhe shume libra në italisht e në frëngjisht, që më vonë në adoleshencën time fillova t’i lexoja një nga një. Gjithashtu një numër i madh miqsh të babait dhe nënës sime, shkrimtarë dhe intelektualë, ishin gjithmonë të pranishëm në familjen time. Kujtoj që në çdo përvjetor të vdekjes, apo ditëlindje të babait, në shtëpinë tonë vinin shumë njerëz, miq të babait, intelektualë si Sterjo Spasse, Zisa Cikuli, Andrea Varfi, Petro Marko, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Llazar Siliqi, Nasho Jorgaqi, Vangjush Vinçani, Fatos Arapi, Jakov Xoxa, Alfred Uçi, Mark Gurakuqi, Bedri Dedja, Vedat Kokona…Bisedat, natyrisht kishin të bënin me letërsinë, me botimet… Në moshën 14-vjeçare fillova të shkruaja poezi, të cilat u botuan në shtypin letrar, si gazetat “Drita” dhe “Nëntori”. Më vonë dëshira për të shkruar dhe botuar u reflektua tek zgjedhja e profesionit të gazetarisë.

Aktualisht jeni gazetare në një nga institucionet ndërkombëtare e prestigjioze: Zëri i Amerikës, që do të thotë se keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj? Si jeni ndjerë kur keni dhënë lajmet për herë të parë aty?

Unë e quaj veten me fat që fillova punë tek Zëri i Amerikës, një radio prestigjioze, që në rininë time, si shumë të tjerë e dëgjoja duke e ulur në minimum volumin e radios. Unë fillova punë tek Zëri i Amerikës në fund të vitit 1998, në një periudhë me shumë zhvillime për Shqipërinë dhe Kosovën. Më ka lënë mbresë të veçantë kriza e refugjatëve nga Kosova, kur ekranet e televizioneve të botës transmetonin pa pushim karvanët e shqiptarëve të Kosovës që largoheshin nga vendi, për t’i shpëtuar shfarosjes nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit. Ato ishin momente shumë të trishtueshme për mua, që i përjetova me dëshpërim e me shumë emocione, trojet e Kosovës po zbrazeshin nga populli i saj, gjaku i saj… Ne hapëm tek Zëri i Amerikës një linjë telefonike 24-orëshe, ku njerëzit linin mesazhe për familjet e tyre, për vendodhjen e tyre… Mijëra familje të ndara nuk dinin për fatin e të dashurve të tyre. Ne i regjistronim mesazhet në bobina manjetofoni dhe i transmetonim më pas në emisionet tona të radios… Pastaj erdhi pavarësia e Kosovës, emocionet e jashtëzakonshme që provova kur përktheva “live” në televizion përshëndetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit për shtetin e ri të Kosovës… Një tjetër moment mbresëlënës që nuk do ta harroj kurrë ka qenë 11 shtatori i vitit 2001. Sulmet terroriste ndodhën rreth orës 9 dhe 10, ne transmetuam “live” në orën 12:00 pamjet rrënqethëse. Atë ditë, ndërsa jepja lajmin në televizor mezi i mbaja lotët. Të gjitha zyrat e Washingtonit u boshatisën pas sulmit në Pentagon. Rrugët e qytetit u boshatisën. Ne dhe gazetarët e tjerë të Zërit të Amerikës ishim nga punonjësit e paktë të kryeqytetit amerikan që na duhej të qëndronim në zyrë, për të dhënë lajmet.

Çfarë “mëkati” i njihni vetes nga puna si gazetare e dy kohëve, para dhe pas ’90-s ?

Ndjej keqardhje për veten dhe brezin tim. Ishim të izoluar nga bota dhe nuk ishim të lirë të thonim çfarë mendonim. Nuk ka gjë më të vështirë për një gazetar, se sa t’i privohet e drejta e fjalës së lirë. Por gjithashtu mund të them se kam qenë me fat që kam punuar me gazetarë të njohur si Prec Zogaj, Ilirian Zhupa, Petraq Risto, Nadire Cakaj, Xhevdet Shehu, Lazër Stani e të tjerë. Sot vlerësoj shumë faktin që gëzoj të drejtën për t’u shprehur lirshëm.

A mund të na përshkruani shkurtimisht Departamentin e Zërit të Amerikës, si qendra e promovimit të lirisë e vlerave të demokracisë amerikane, por edhe ku ndërrthuren shumë kultura të tjera, –në sa gjuhë operohet aty?

Zëri i Amerikës, është një media serioze, që i qëndron larg gazetarisë sensacionale. Ne japim pikëpamjet e ndryshme, mendimet e analistëve dhe përpiqemi gjithmonë që lajmi të jetë i balancuar. Kur flasim për politikat amerikane, japim pikëpamjet e të dy partive. Këtë përpiqemi ta bëjmë edhe me informacionet nga rajoni, përmes korrespondentëve tanë atje. Tek ne kërkohet një nivel i lartë profesional në dhënien e lajmit, që nuk bazohet vetëm tek një burim. Zëri i Amerikës transmeton në 43 gjuhë të ndryshme, që prodhojnë 1 mijë e 500 orë programe lajmesh në javë, me një audiencë prej 123 milionë vetësh, me misionin për nxitjen e lirisë dhe demokracisë përmes komunikimit të informacioneve të sakta, objektive dhe të balancuara. Të gjitha gjuhët kanë një zyrë të përbashkët lajmesh. Po ashtu edhe aksesin tek burimet e tjera, agjencitë e ndryshme të lajmeve e kemi njëlloj, por secili shërbim bën përzgjedhjen e vet mes temave dhe kronikave të ndryshme që na ofrohen nga Zyra Qendrore e Lajmeve dhe agjencitë e tjera.

Si iu lindi ideja për të qenë pjesë e gazetarisë amerikane, Zërit të Amerikës, e shtypit shqiptaro-amerikan e asaj shqiptare -si pjesë narrative jetësore e rëndësishme nën ndikimin e kulturës, historisë e fenomeneve sociale, ekonomike dhe politike në komunitet, apo….?

Familja ime, unë me bashkëshortin Gjergji dhe dy djemtë, Tedi dhe Martini u vendosëm në Shtetet e Bashkuara në vitin 1995. Erdhëm në Uashington, në vitin 1996, pasi Gjergji, përfundoi masterin për ekonomi në Universitetin Columbia të Nju Jorkut dhe filloi një internship me Bankën Botërore. Më pas ai u punësua nga IFC-ja, pjesë e Bakës Botërore dhe ne vendosëm të qëndrojmë këtu. Fillimisht, me ardhjen në Uashington, unë dhashë mësim shqip për diplomatët dhe ushtarakët amerikanë në një shkollë të specializuar për mësimdhënien e gjuhëve të huaja. Por, duke patur pasionin për gazetarinë dhe dëshirën e vazhdueshme për të punuar në shtyp, si dhe pas një eksperience disa vjeçare si redaktore në gazetën “Zëri i rinisë”, dhe me një diplomë në gjuhën angleze nga Universiteti i Tiranës, mendova se Zëri i Amerikës do të ishte institucioni i përshtatshëm ku unë mund të punoja. Kërkova punë tek kjo media që në atë kohë ishte vetëm radio dhe fillova punën këtu në vitin 1998. Në vitin 1999, Zëri i Amerikës në shqip filloi televizionin, transmetimin e programit “Ditari”, një emision sot shumë popullor dhe me një audiencë të madhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, si dhe në diasporë, përmes internetit. Disa muaj pas emisionit televiziv hapëm edhe faqen tonë në internet, që sot gjithashtu ka lexues të shumtë.

Çfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm të gazetarisë shqiptare, Ballkanike apo Lindore, në krahasim me atë amerikane, bazuar në ato ç’ka ju keni lexuar, dhënë lajme apo vënë re?

Në Shqipëri ka gazetarë shumë të mirë, një pjesë e tyre ish-kolegë të mi. Por mendoj se shtypi në Shqipëri shpesh vuan nga politizimi. Sipas mendimit tim, gazetari pushon së qeni i tillë kur fillon të mbajë anën e njërit apo tjetrit politikan, njërës, apo tjetrës parti dhe akoma më keq kur fillon të shajë, duke përdorur epitete dhe fjalë fyese, ashtu sikurse politikanët. Po ashtu, kam një këshillë për disa nga koleget më të reja të televizioneve: mos imitoni, jini vetja juaj.

Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj? Në ditët e sotme tradita dhe realiteti “përzihen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si gazetare profesioniste dhe e karrierës, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet mes kulturave të tjera?

E quaj veten me fat që punoj tek Zëri i Amerikës dhe puna që bëj me pëlqen shumë. Çdo ditë që shkoj në punë ndjej pulsin e globit në lajmin që vjen në çdo minutë që kalon. Puna si gazetare me mban të lidhur me bashkëkombësit e mi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, SHBA e kudo në botë. Për çështjen e fesë. Fatkeqësisht njerëzit shpesh e përdorin fenë, e shfrytëzojnë atë për të ndarë njerëzit. Shpesh politikanët e shfrytëzojnë fenë për arritjen e ambicieve të tyre. Kulturat e ndryshme nuk kanë arsye që të mos bashkëjetojnë. Në fund të fundit kristianët, muslimanët apo hebrenjtë kanë fe të ndryshme, por të gjithë besojnë në një Zot. Jam e kënaqur që Shqipëria i ka qëndruar larg përçarjes fetare, një amanet i lënë nga rilindasit tanë. Politikanët nuk duhet ta harrojnë këtë gur themeltar të forcës së kombit tonë.

Si jeni ndjerë kur keni dhënë lajmet për herë të parë tek Zëri i Amerikës? Cili ka qenë keqkuptimi më i ndjeshëm gjatë karrierës tuaj si gazetare?

Natyrisht, që fillimisht kam patur emocione para mikrofonit. Por kjo kaloi shpejt. Unë ndjej gjithmonë një përgjegjësi të madhe para mikrofonit dhe përpiqem që informacioni që përcjell të jetë përherë i saktë dhe i paanshëm.

Ju gjithashtu intervistoni personalitete të politikës, social-ekonomike dhe kulturore. Si lind ideja e intervistimit, -si pjesë narrative jetësore e personazheve që përzgjidhni të vijnë në jetën e përditshme, apo thjesht dëshirë…?

Aspak dëshirë. Përzgjedhja e intervistave bëhet në redaksi, bazuar në atë që përfaqëson i intervistuari dhe përvojat e tij: qoftë udhëheqës, politikan, analist, artist, shkencëtar, student, përfaqësues i shoqërisë civile. Të intervistuarit përzgjidhen kurdoherë duke patur parasysh moton për t’i dhënë publikut informacion të saktë dhe transmetimin e vlerave.

Si jeni ndjerë kur keni intervistuar për herë të parë, ku dhe kush ka qenë ai/ajo? Na tregoni cilat janë disa nga sfidat për të bërë intervistimin? A e keni të vështirë për të artikuluar pyetjet?

Ishte nëntori i vitit 1999. Në emisionin e parë televiziv të Zërit të Amerikës ka qenë edhe intervista ime e parë. E ftuar në studio ishte gazetarja e njohur nga Kosova Afërdita Saraçini Kelmendi. Ishte kënaqësi që në studio kishim një kolegen tonë, ish-gazetare e Zërit të Amerikës, e cila kishte ardhur në Uashington për të dëshmuar në një seancë për Kosovën. Ishte një intervistë tepër e veçantë dhe me nota dramatike, se e tillë ishte edhe situata në Kosovë. Që nga ajo kohë unë kam patur rastin të intervistoj qindra të ftuar të tjerë në studiot e Zërit të Amerikës në Uashington, Nju Jork, Londër ose me telefon, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia: presidentë, kryeministra, politikanë, bankierë, analistë, artistë, shkencëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile, ligjvënës amerikanë, analistë, ekspertë të Ballkanit. Unë mendoj se thelbi i një interviste të mirë, natyrisht që lidhet me aftësinë e të shprehurit të personit që intervistohet, por edhe me pyetjet dhe njohjen e problemit nga gazetari. Pyetjet mendoj se duhet të jenë të shkurtra, të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Gazetari nuk duhet të harrojë, që ai i cili intervistohet është i ftuari. Gazetari bën pyetje që shqetësojnë opinionin publik. Mund të themi që një intervistë e suksesshme është një bashkëbisedim i të intervistuarit me publikun.

Në jetën e përditshme në Uashington, ju jeni në kontakte me personalitete të kulturës, intelektualë e qytetarë të thjeshtë, figura të njohura të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe të politikës shqiptare dhe amerikane. Sa është prezent atdheu ynë Shqipëria e çështja shqiptare, veçmas ajo e Kosovës e Çamërisë në marrëdhëniet me ta?

Natyrisht, në të gjitha takimet që marr pjesë, qoftë të organizuara nga Ambasada Shqiptare në Uashington, seancat në Kongresin Amerikan, apo takime të tjera të organizuara nga organizata lobiste për çështjen shqiptare, fokusi ka qenë Shqipëria dhe Kosova, më pak çështja çame. Kujtoj protestat që janë organizuar gjatë luftës në Kosovë, ku kërkohej ndihma e Uashingtonit për t’i dhënë fund dhunës së forcave serbe ndaj shqiptarëve, më pas ato ku kërkohej mbështetje për pavarësinë e Kosovës, me një pjesëmarrje të madhe shqiptarësh nga Kosova dhe Shqipëria me banim në zonën e Uashingtonit, por edhe nga qytetet kryesore amerikane, ku ka komunitet shqiptar, si Nju Jorku, Bostoni, Detroiti, Çikago. Në Uashington ka shumë njohës të çështjes shqiptare dhe në saj të lobizimit dhe punës së mirë të komunitetit shqiptaro-amerikan Shqipëria dhe Kosova janë bërë vazhdimisht objekt diskutimesh në seanca të posaçme në Kongres. Natyrisht, që kemi qenë me fat që ne shqiptarët jemi në rrethin e vendeve mike të Shteteve të Bashkuara.

A keni përjetuar fëmijëri të lumtur? A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit gazetare profesioniste jo vetëm e shtypit shqiptar në tërësi, por edhe e Zërit të Amerikës?

Po, mund të them se kam patur një fëmijëri të lumtur, edhe pse kam patur mungesa, si shumë moshatarë të mi. Por, shprehja në anglisht “i lumtur si fëmijë”, mendoj se është shumë e vërtetë. Hallet janë për të rriturit. Siç thashë, edhe më parë, edhe pse jam rritur vetëm me një prind, kam patur fatin që nëna ime më ka pasur mua dhe motrën në dritë të syrit, e na rrethoi me një përkujdesje dhe dashuri të veçantë. Unë kam patur një fëmijëri me libra dhe me shumë dashuri nga njerëzit e mi të afërt. Në vitet e fëmijërisë kam ëndërruar që të bëhem një ditë gazetare dhe jam e lumtur që sot e kam realizuar atë ëndërr.

Si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, apo veset e tjera që kanë përfshirë një pjesë të komunitetit, sikundër droga e krimi? Dhunën ndaj gruas? Si mund të reflektojë shoqëria shqiptare për lehtësimin e këtyre plagëve?

Natyrisht, që ndjehem shumë keq. Mendoj se shoqëria shqiptare duhet të bëjë shumë më tepër në aspektin e edukimit dhe të nxitjes së vlerave. Nuk mendoj se zgjidhja është vetëm që ata që ushtrojnë dhunë ndaj gruas duhen ndëshkuar, mendoj se është e rëndësishme që vetë gruaja të jetë më e përgjegjshme, më e pjekur dhe ta marrë vetë drejtimin e jetës së saj. Por kjo, natyrisht që arrihet me një nivel të caktuar kulturor dhe në një nivel të caktuar ekonomik, pra i kthehem përsëri mendimit se pozita e gruas lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e shoqërisë. Edhe droga dhe krimi, mendoj se janë të kurueshme, kur familja është e fortë dhe komuniteti nuk është indiferent.

Si gazetare dhe intelektuale cili është koncepti juaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë në vendin tonë?

Unë mendoj se duke qenë një komb i vogël dhe i dobët ekonomikisht, edhe vlerave kulturore nuk i është kushtuar rëndësia e duhur. Kjo ka bërë, sipas mendimit tim, që ne të kemi shumë mungesa dhe kjo pasqyrohet drejtpërdrejt tek pushteti, tek politika dhe demokracia shqiptare në përgjithësi: e brishtë, e pakonsoliduar dhe me mungesa serioze. Kjo sipas meje është edhe arsyeja që Shqipëria, nuk arriti dot të bëhet një “Zvicër” bregdetare. Pas disa dekadash nën diktaturë, ju dha një shans për t’u zhvilluar të paktën si fqinjët e saj, por ky shans, sipas meje, megjithë arritjet që ka patur gjatë këtyre viteve, nuk u shfrytëzua si duhej. Gjithashtu, qeveritë duhej t’i kishin kushtuar shumë më tepër vëmendje, burimeve financiare dhe njerëzore, ruajtjes së objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike që jane ADN-ja e kombit.

Kur shprehemi “brezi i mëparshëm”, kë keni ndërmend sipas jush? Cilët janë autorët tuaj më të preferuar, shqiptarë e të huaj?

Unë i përkas brezit të viteve ’70-’80, pra këto janë vitet që lidhen me rininë time. Brezi i mëparshëm për mua janë brezi i viteve ’60 e më parë. Kam shumë autorë të preferuar, ndër shqiptarët do veçoja ata që kanë më shumë mbresë tek mua në vitet e fëmijërisë dhe rinisë, kur i kam lexuar, kryesisht poetë, por edhe prozatorë: Naim Frashëri, De Rada, Ndre Mjeda, Migjeni, Noli, Kadare, Jakov Xoxa, Sabri Godo, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Natasha Lako, Mimoza Ahmeti,… autorë të huaj: Shekspiri, Balzak, Dreizer, Servantes, Gogol, Çehov, Mark Twain, Remark, Markez, Essenin, Hemingway, Walt Whitman, e shumë të tjerë…

Çfarë është dashuria për ju? Kur e ndjen një grua se është e dashuruar? A keni shkruar ndonjë poezi dashurie?

Për mua dashuria është jeta, dhe jeta merr një kuptim kur ka dashuri. Nuk dua të citoj thënie të ndryshme, por dua të shprehem siç e ndjej, se dashuria të jep krahë, lumturi, të bën më të mirë dhe të bën ta duash jetën më shumë. Po, kam shkruar disa poezi për dashurinë, pak prej tyre janë botuar në shtypin letrar të kohës, gazeta “Drita” dhe revista “Nëntori”.

Cilat janë aftësitë profesionale që gazetaret e reja kanë nevojë sot? Ndonjë këshillë për ata që aspirojnë gazetarinë?

Pa dashur të jap leksione, mendoj se ndershmëria, guximi dhe integriteti janë disa karakteristika që e bëjnë një gazetar të mirë. Unë do t’u thoja gazetarëve të rinj: keni fatin që mund të shpreheni lirisht, ushtroheni këtë të drejtë të mrekullueshme, mos u bëni pjesë e politikës, sepse do ta humbni lirinë dhe do të shndërroheni në vasalë të bosëve tuaj.

A është i lirë shtypi sot?

Jo plotësisht, ka individë që kanë guximin të shprehin lirisht mendimin e tyre, por ka edhe nga ata që bien pre e interesave të bosëve, apo pronarëve të tyre. Përsa kohë që politika është e korruptuar dhe “blen” shtypin, nuk do të ketë liri shtypi.

Mesazhi tuaj për inteligjencën e shoqërinë shqiptare sot….-veçmas për komunitetin shqiptaro-amerikan…

Ne si komb duhet të jemi më shumë patriotë dhe të mos lejojmë të na marrin nëpër këmbë si ka ndodhur në të kaluarën. Kjo mund të arrihet në radhë të parë, duke patur më shumë respekt dhe dashuri për njëri tjetrin. Politikanët shqiptarë duhet të punojnë më shumë për vendin dhe më pak për veten, të flakin gjuhën e urrejtjes dhe ta shohin me përgjegjësi dhe seriozitet detyrën e vet para vendit dhe historisë.

Bisedoi:Raimonda MOISIU

Kontributi i poetes Elida Buçpapaj

$
0
0

Intervistoi: Raimonda MOISIU

1

Në prag të rrëzimit të diktaturës, korrespondentja e parë grua nga Tirana që do të informonte nëpërmjet Radios “Zëri i Amerikës”, do të ishte poetja, publicistja, analistja dhe përkthyesja Elida Buçpapaj -bija e vetme e poetit e publicistit të persekutuar nga regjimi –të shquarit e të paharruarit Vehbi Skënderi. Elida Buçpapaj është diplomuar në universitetin e Tiranës për Gjuhë–Letërsi, shkrimet e para filloi t’i botojë në shtypin e postdiktaturës, si te gazetat Atdheu, Kosova, Rilindja Demokratike dhe Tribuna Demokratike. Gazetare profesioniste me aktivitet për më se dy dekada në Diasporë dhe 22 vjeçar në shtypin shqiptar e atë shqiptaro-amerikan.

Korrespondente, redaktore, editore, freelancer, autore, kolumniste – tek Zëri i Amerikës, tek Rilindja Demokratike, Zëri i Rinisë, Republika, Revista RTSH, dhjetë vjet editorialiste tek Bota Sot. Prej 5 vitesh së bashku me bashkëshortin e saj publicistin dhe shkrimtarin, Skënder Buçpapaj, janë editorë të portalit Voice of Albania.

Po ashtu Elida është bashkëpunëtore e rregullt me gazetën më të vjetër në Amerikë, Dielli -dhe gazetat e platformat në Diasporë. Ka të botuara mijra faqe publicistikë në gazetarinë shqiptare dhe atë shqiptaro-amerikane. Elida Buçpapaj ka lëvruar e vazhdon të lëvrojë me sukses pothuaj të gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, që nga kronika, reportazhi, përshkrimi e deri tek analizat, komentet, replikat etj. Autore prodhimtare dhe njohëse në mënyrë perfekte e katër gjuhëve të huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, duke përkthyer në shqip majat e poezisë botërore.

Autore librash në zhanret e poezisë, prozë, publicistikë e përkthimit dhe e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare. Në këtë intervistë për “Tirana Observer”, Elida Bucpapaj rrëfehet si kurrë ndonjëherë gjëra që i tregon për herë të parë për veten dhe për Atin e saj, poetin e shkrimtarin Vehbi Skënderin, dhe si arriti Elida të bëhet një zë i fuqishëm analitik dhe opinioniste në publicistikën shqiptare dhe po ashtu një figurë dominuese e zërit femëror intelektual e krijues në letrat shqipe.

 

Përshëndetje znj. Elida! Faleminderit për kohën e vyer në përkushtim të kësaj interviste. Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë vëllimet tuaja të fundit me poezi “Rapsodi e Golgotës të Tranzicionit” dhe “Unë jam e përjetshme”. Sinqerisht, ngazëllehesh nga mjeshtëria e kulturës profesionale dhe thelbi artistik e filozofik i penës tuaj poetike. Si lindi poezia tek ju. Cila ka qenë eksperienca juaj e parë në gjininë e poezisë?

Të falenderoj Raimonda për interesin që pate. Jam vajzë poeti, poezia është element i jetës time – si ajri, uji dhe zjarri.

Çfarë mendoni, kush ju ka bërë poete?

Natyrisht një bir a bijë mjeku apo avokati mund të ndjekë lehtë gjurmët e të jatit, ndërsa poetët lindin. Për ta vendos forca maxhore. Si individ, unë jam lindur e rritur me poezinë, por prapë kjo s’mjafton të bëhesh poeteshë. Im atë kishte një respekt shumë të madh për jetën – dhe të tërën e inkuadronte në poezi. Një pikë shi, një pikë trishtim. Ishte poet i lindur. Sa kam filluar të mbaj mend, e kujtoj veten mbi gjunjët e tim eti, ndërsa ai shtypte poezitë e tij në makinën e shkrimit. Aty ai filloi të më mësojë edhe gërmat e alfabetit. Duke jetuar mes poezisë, mes deklamimeve të tim eti, vargjeve dhe rimave, natyrisht që kjo ka ndikuar tek unë që ta dua poezinë. Kur isha fëmijë thosha se do të bëhesha poete, po kjo gjë s’kishte lidhje me realitetin. Poezia ime e parë ishte përpjekje për të rimuar, padyshim që ishte imitim. Talentin tim e konstatuan të parat mësueset e letërsisë që në shkollën fillore e deri në gjimnaz. Shkruaja hartime dhe i bëja shoqet e shokët e klasës të qanin.

Kur i botuat poezitë e para?

Poezitë e para i dërgova në gazetën “Drita”, me mbiemrin e nënës time, si Elida Shyti. Më kujtohet si sot, isha në vitin e parë gjimnaz dhe ia dorëzova Diana Çulit. Ishin fillimet e para, por duket cikli kishte bërë përshtypje dhe redaksia dërgoi të pyesin për mua në gjimnazin Sami Frashëri se cila isha. Aty u doli se Elida Shyti – në fakt ishte Elida Skënderi, e bija e Vehbi Skënderit dhe cikli nuk u botua. Nuk kisha për ta mësuar kurrë këtë fakt, por sekretari i partisë i gjimnazit, mësues Llambi, që tani nuk jeton më, duket e njihte tim atë dhe nga keqardhja erdhi në shtëpi e na e tregoi. E kujtoj si sot, ishte mbrëmje, kur unë hapa derën e u habita, ai nuk hyri brenda, por bisedoi disa çaste me babin.

Po librin e parë?

Librin e parë e kam dërguar për botim posa mbarova gjimnazin. Dëshiroja të studioja për letërsi. I jam mirënjohëse Dritero Agollit, edhe për një rast tjetër, sepse kur im atë shkoi dhe i kërkoi që të jepte një rekomandim për ta paraqitur në dokumentat e mia, ai pranoi. Po kështu morëm një vërtetim edhe nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” se kisha në proces botimi libër, por ai libër nuk u botua kurrë dhe po ashtu nuk m’u dha as e drejta për të studiuar në Universitet.

Po çfarë bëre atëherë?

Po çfarë të bëja. Në një farë mënyre, unë e dija se Universiteti nuk do të më dilte, pasi në Shqipëri dihej se kush e ka biografinë e keqe nuk i lejohej të shkonte në shkollë. Sa herë dilnin listat, në fund të gushtit, i kam parasysh si tani, një palë vendoseshin tek “Rruga e Kavajës”, tek një dyqan pastrimi kimik, aty shkoja dhe i lexoja. Kërkoja emrin tim më kot, se mos ngjante mrekullia. Por në diktaturë mrekullitë janë të pamundshme. Im atë për të ma zbutur këtë dhimbje, shkoi tek miku i tij Petro Zheji. Kur u kthye në shtëpi na tregoi se Petroja i kishte thënë “s’ka gjë Vehbi, do t’i dalë më për hajër”. Në fakt, Petro Zheji ishte universitet më vete. Sot nuk gjej një njeri që të ketë formatin e tij. Ai filloi të vinte një herë në javë në shtëpinë tonë për të më mësuar frëngjisht. Isha me fat që, një njeri gjenial si Petro Zheji, bashkë me frëngjishten më hapi portat e poezisë më të mirë franceze. Por nga ai njeri, mësova antikonformizmin, mënyrën për të mos pranuar metodën e realizimit socialist. Im atë tregohej me mua shumë i kujdesshëm, sepse kishte frikë se mos unë flisja jashtë, ndërsa Petro Zheji tallej pa fund me drejtuesit dhe shefat e shtëpisë botuese “Naim Frashëri”.

Po pastaj si vajti?

Me Petron po ecja shumë mirë, kisha nisur të notoja në ujërat e poezive të Rimbaud-së, Verlain-it, Mallarme-së. Petroja më vinte detyrë t’i mësoja përmendsh, sepse kështu më thoshte përfiton edhe gjuhën, edhe kulturën. Pas pak kohësh, nisi të më jepte poezi për të përkthyer dhe, kur kënaqej me përkthimet e mia, më lavdëronte përpara prindërve të mi, pas orëve të studimit, kur mamaja ime me këtë rast do të na kishte përgatitur patjetër ndonjë ëmbëlsirë. Kalonim kështu gjithë mbrëmjen. Na vinte edhe një kushëri i mamasë që e adhuronte gjenialitetin e Petro Zhejit. Dhe ishin mbrëmje të paharruara, sepse Petroja fillonte e na tregonte historitë e tij të pafundme, patjetër të ngatërruar edhe me mediokritetin e pseudoelitës komuniste. Në ato mbrëmje ku flitej pa doreza dhe pa maska mësuam edhe për studimin e tij për gjuhën, ku shqipen e shihte si mëmën e të gjitha gjuhëve të botës. Tani këtë vepër e ka botuar. Petro Zheji është një njeri gjigand dhe me një zemër të jashtëzakonshme, është tmerrësisht humanist. I prirur për të bërë vetëm mirë, për të ndihmuar çdokënd. Asnjëherë nuk mungoi në ditën kur ishin caktuar orët e mësimit, ishte dimër, verë, borë e shi dhe ai nuk pranoi kurrë ndonjë shpërblim sado modest, veç mirënjohjes. Por ishte shumë bukur për të qenë e vërtetë. Sepse një ditë prej ditësh Komiteti Ekzekutiv i Tiranës më dërgoi një letër kur më kërkonte të paraqitesha në Kombinatin “Josif Pashko” për të filluar punën si punëtore në Fabrikën e Pllakave, në një pseudo stazh. Ishte një ferr i vërtetë. Fabrikë me mjete të shekullit XIX, ku regjimi sillte aty për riedukim njerëz që i konsideronte armiq të klasës. Aty fillova punë edhe unë. Petroja i tha tim eti të mos pranonte të më dërgonte, por në kushtet ku ndodheshim çdo refuzim pune nga ana jonë shihej politikisht. Ne kishim ndërruar banesën, por për të na bërë presion psikologjik, apo kushedi se çfarë planesh që kishin, ata nuk na regjistruan për disa vjet rresht si banorë të Lagjes 1. Ndofta prisnin momentin të na internonin, ashtu si e kishin planifikuar, në një fshat të izoluar të Tiranës, ku po të shkoje humbisje krejt. Im atë asaj kohe punonte në repartin e mbeturinave në Shtypshkronjën e re, si punëtor i pakualifikuar.

Në këto kushte a ju shkonte mendja të shkruanit poezi?

Vështirë. Në dukje e pamundur, kur shihje se babain e hiqnin nga puna, ia mohonin të drejtën e shkrimit, ia ndalonin librat, dhe kur kishe frikë se nga çasti në çast do të vinte makina për të të degdisur diku në një humbëtirë, kur ty vetë të largoheshin shoqet e detyroheshe të shkoje e të vije vetëm. Në këto kushte kaq të trishta dhe të frikshme, prindërit e mi bënin gjithçka për të më krijuar në shtëpi një tjetër botë, 180 gradë ndryshe nga bota përbindëshe që përballesha kur isha jashtë. Po ta shprehja në mënyrë danteske, jashtë më priste ferri, ndërsa në shtëpinë time kisha parajsën, aq dashuri dhe përkujdes më jepnin prindërit e mi. Jam përballur me cinizmin që fëmijë. Në shkollë jam përballur me cinizmin e mësuesve dhe xhelozinë e shoqeve që kënaqeshin me vuajtjet e mia, paçka se isha e shkëlqyer në mësime. Kisha talent për letërsi, për gjuhët e huaja, por edhe në matematikë. Tek “Sami Frashëri” kishim një mësues matematike të jashtëzakonshëm, i thërrisnim profesor Kristaqi, i binte fizarmonikës në zbore dhe aksione. Kur takohej me babin i thoshte, Elida arrin të asimilojë për një javë, atë që të tjerët e asimilojnë në muaj. Fjalët e profesor Kristaqit ishin diell për të zbutur sado pak hallet që kalonte familja ime, kur tim eti i shmangeshin për ta takuar gati të gjithë ish-miqtë e shokët e tij, deri tek mësuesit e mi të gjimnazit kur ai vinte për të pyetur për mua. Këtë do të ma tregonte mësuesja e letërsisë Ferial Vasili, e cila më ndejti pranë në vitet më te vështira të jetës time,  ajo u kujdes për mua kur na kishin braktisur pothuaj të gjithë.

Si ndodhi?

Siç e thashë që në krye, bijtë e poetëve dhe shkrimtarëve më së shumti nuk e trashëgojnë talentin dhe genin e të shkruarit. Edhe im atë ishte shumë i kujdesshëm në këtë drejtim, që të mos më krijonte mua iluzione. Ai si prioritet shihte shkollimin tim, të kulturohesha, të mësoja gjuhë të huaja dhe pastaj, nëse isha e talentuar, përse jo. Pastaj atij ia shembën shpejt të gjitha ëndrrat që, si çdo prind, bën për fëmijët e tij. Unë isha në kopësht kur atë e përfshinë në një grup antiparti me akademikë nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, si Prof.Selman Riza, Prof.Zija Shkodra, Dhimitër Pilika, etj. kur ia hoqën të drejtën e botimit dhe e dërguan për riedukim në Vaun e Dejës dhe pas një pseudorehabilitimi njëvjeçar e fundosën prapë përfundimisht, kur vendosën të na internonin në rrëzë të Dajtit. Asaj kohe unë isha ende në tetëvjeçare. Pra talenti im nuk i hynte askujt në punë. Regjimi ushqente shoqërinë me luftën brenda llojit. Mjafton që të vendoste partia që shoqëria të thoshte amin. Kishte burgje realë, si Spaçi, por mund të jetoje burgun edhe duke qenë jashtë hekurave të tij. Kështu ishin vitet e gjimnazit për mua, vuaja tmerrësisht për tim atë të cilin e torturonin me mënyrat më perfide që kishte sistemi, deri sa u sëmur. Nuk deshën që ta pranonin as në spital. Tani e kam parasysh tim atë se ishte vetëm dyzetë e ca vjeç dhe ishte plakur për vetëm disa ditë 30 vite njëherësh. Askush nuk donte t’ia dinte për të. Sikur të ishte njeri me lebrozë. Pikërisht në këtë kohë të errët për mua u shfaq Ferial Vasili. Ferialin e pata mësuese të letërsisë në gjimnaz gjatë vitit të tretë dhe vitin e maturës. Më kujtohet si sot, autoriteti që kishte tek nxënësit, sepse ajo nuk pyeste për miq dhe jepte atë notë që meritonin. Erdhi hartimi i parë. Tema ishte për dëshmorët. Pas tre-katër javësh klasa kishte dy orë korigjim hartimi. Mësuese Feriali komentonte hartimet e klasës. Hartimit tim nuk po i vinte rradha. Kur pasi i kishte kaluar të gjitha, në fund më afrohet mua, më jep fletoren e më thotë: Elida lexoje! Edhe tani që po i shkruaj këto rradhë, sytë më lotojnë. Ajo bëri diçka shumë të rrallë. E sfidoi hipokrizinë e trupit pedagogjik që konformohej me verdiktin e partisë, që duke mos u ngopur me të jatin, i sulej edhe një adoleshenteje të brishtë. Ajo ishte jashtë kësaj klisheje. Pikërisht Ferial Vasili më bëri të besoj se jam e talentuar. A do të më hynte në punë ky talent po të vazhdonte diktatura? Nuk do të më hynte kurrë në punë, por ajo e bëri punën e saj. Atë hartim pastaj, që ia kushtoja Qemal Stafës, unë e transformova në poemth, dhe me përpjekjet e pafundme të tim eti, u botua më vonë tek revista Nëntori.

Po si çatë, a ia dolët që të çanit?

Ishte e pamundur të çaja. Nuk çaja dot askund, megjithëse babai im nuk linte derë pa trokitur tek miqtë e tij, që i kishte patur dikur kolegë. Kishte ditë që vinte i dërmuar sepse ia përplasnin dyert në fytyrë. Por prapë diku dilte dikush që të zgjaste gishtin apo dorën. Kështu kemi mbijetuar si qenie njerëzore. Ndërsa me talentet e reja merrej direkt Komitetit Qendror i Partisë të Punës dhe vendoste ky institucion se kush do të bëhej poet, se kush do të bëhej gazetar, se kush do të përfshihej në ingranazhet e superstrukturës, ku përgjithësisht mblidheshin më të patalentuarit e dheut por veglat më të pështira dhe më të bindura të regjimit.

Kur filloi të ndryshojë jeta juaj Elida?

Të thashë se jeta ime jetohej paralelisht në dy realitete, me realitetin e jashtëm që ishte brutal dhe me realitetin brenda familjes time si dhuratë e Zotit. Në shtëpi isha e rrethuar nga bota e librit. Unë i adhuroja prindërit e mi dhe përpiqesha që t’ua zbusja mërzitë e jetës. Im Atë përpiqej që të keqen ta kthente në të mirë. Dhe thoshte shpesh me të qeshur: “Nuk vinë të gjitha të këqijat për keq“. Më kujtohet kur punonte në repartin e plehrave të Shtypshkronjës së Re, prej andej më sillte në shtëpi fashikujt e librave të rinj që nuk i plotësonin standardet. Unë lumturohesha sepse isha nga të parat lexuese. Më kujtohet kur më solli, novelën e Kadaresë “Nata me Hënë“ apo “Koncert në fund të Dimrit“. Tek “Nata me Hënë” gjeta veten time, ndërsa “Koncerti…” m’u duk libri më i mirë që kisha lexuar deri atëherë. Dhe këtë mbresë e kam edhe sot. “Kronikë nën gurë” e kisha librin e nënkresës, ashtu si “Princin e Vogël”, ndërsa “Koncerti…” është një libër që nuk mund ta shkruajë dot dora e njeriut. Nga ana e tij, Petro Zheji me anë të mikeshave të tij më krijoi mundësi që të lexoja edhe në sallën e katit të dytë të Bibliotekës Kombëtare. Aty shfletoja edhe albumet nga Muzeumet e Louvre-it, Prado-s, Hermitage-it, Centre Pompidou etj. Pastaj po përmes miqve të tim eti dhe mësueses time të letërsisë Ferial Vasilit, u largova nga varrezat e Sharrës ku punoja. Pas Fabrikës së Pllakave, nuk isha më shumë se 20 vjeç, kur fillova punën si punëtore mirëmbajtjeje në varrezat e “Sharrës“. Deri atë kohë prindërit nuk më kishin sjellë asnjëherë në varreza, edhe kur kishin vdekur gjyshet e mia, tani më duhej të kujdesesha për mirëmbajtjen e varreve. Për herë të parë u përballa me vdekjen. Qaja pa fund duke lexuar epitafet dhe duke parë moshën se kur kishin ikur nga kjo botë banorët tashmë të botës së përtejme. Më kujtohet epitafi i shkrimtarit Jakov Xoxa. “Ah sikur jeta të vinte e të shkonte, të shkonte e të vinte“ – Atëherë nuk e kuptoja këtë sentencë, tani e kuptoj shumë mirë. Aty më treguan se ku kishte qenë varri i Mehmet Shehut dhe se si e kishin zhvarrosur. Në krye të varrezave, nga parcelat e para ishin edhe varret e njerëzve të afërt të nomenklaturës më të lartë të vendit, si varri i nënës së Nexhmije Hoxhës. Një ditë prej ditësh erdhi vetë Nexhmija për të sjellë lule. Brigadierit që i vinte keq për mua, më tha, shko Elida, thuaji për shkollë se ndofta të ndihmon. Nuk shkova. Po jeta ime ndryshoi edhe jashtë mureve të shtëpisë. Nisa punën në Institutin e Kulturës Popullore, në fillim si daktilografiste. Makinën e kisha mësuar që fëmijë, kur babi më mësonte gërmat e alfabetit. Tim eti nuk i kishte shkuar kurrë në mendje se një ditë do të punoja si daktilografiste. Pastaj u punësova në arkivin e Institutit, ku u përballa me Fondet e ndaluara të A1 dhe A2, që ishin fondet e Lef Nosit dhe Gjergj Kokoshit, njëri nga Etërit e pavarësisë i pushkatuar dhe tjetri ish-deputet i vdekur në burg, si armiq të regjimit. Fillova t’i shfletoj ato fonde. Më caktuan të punoj pranë Profesor Qemal Haxhihasanit për Ciklin e Kreshnikëve. Aty u njoha me mrekullinë e Eposit shqiptar. Në Institut punonin shkencëtarë të vërtetë si Qemal Haxhihasani, Andromaqi Gjergji, Jorgo Panajoti, Spiro Shkurti, Mark Tirta, Afërdita Onuzi, etj. Ndërkohë diktatori Hoxha kishte vdekur dhe mua më dhanë të drejtën e studimit për letërsi me korrespondencë. Studimet bashkë me diplomën i mbarova për tri vjet. Këtu më duhet të shpreh mirënjohjen për dy njerëz. Për Profesor Alfred Uçin që ishte drejtor i IKP, i cili më punësoi me ndërmjetësimin e zonjës të tij, Rozeta Uçi që im atë e kishte shoqe dhe Xhemal Dinin, i cili më dha mundësi të vazhdoj studimet në Universitet. Njëri më krijoi mundësi të punoj në kushte normale në një ambient kulture, paçka se shumë herë shumë i vështirë dhe ortotodoks,ndërsa tjetri më dha mundësi të diplomohem.

Po me letërsi a vazhdoje e merreshe, po jeta si vazhdonte?

Po natyrisht që merresha, por nuk më botonin. Ndërkohë kisha filluar lidhjen time të jetës me Skënderin, kësisoj isha lidhur pazgjidhshmërisht me poezinë. Tek Skënderi zbulova talentin, shkencëtarin, kritikun, gjuhëtarin, por mbi të gjitha njeriun. Ai vinte pikërisht nga trevat e Eposit të Kreshnikëve, pas të cilit unë isha mrekulluar. Duket se Zoti e kishte pikuar nga qielli ne tokë pikërisht për mua. Sa i përket punësimit, megjithëse diploma ime mbi hiperbolën dhe metamorfozën e Eposit u botua në disa numra tek Revista Shkencore e Kulturës Popullore, megjithëse kisha dhënë edhe provimin e anglishtes në Universitetin e Tiranës dhe isha shumë e përgatitur për t’u inkuadruar si punonjëse shkencore në këtë institut, sepse kisha edhe përkrahjen e stafit akademik të institutit, kur shkuam bashkë me Skënderin në Akademinë e Shkencave dhe u takuam me Luan Omarin, kërkesa ime atij iu duk si absurditeti më i madh i botës. Se si mua mund të më shkonte mendja të punoja në një institucion të superstrukturës, paçka se lidhej me Kulturën Popullore e dukej se ishte larg institucioneve që kishin lidhje direkte me trurin dhe mendjen e partisë të punës. Pa marrë parasysh se kishte hyrë dhjetëvjeçari i fundit i shekullit XX, në Akademinë e Shkencave mund të punësoheshe vetëm nëse ishe me biografi të mirë. Edhe nëse e kishe kokën bosh.

Je duke folur për fillimet e lëvizje demokratike.

Pikërisht, por megjithatë Akademia e Shkencave e Luan Omarit ma refuzoi të drejtën e punës për një vend që unë e meritoja. Ishim në prag të zgjedhjeve të marsit 1991. Shtypi ishte nën kontroll dhe pluralizmi i kontrolluar, por gjithsesi Shqipëria po hapej. Gjithsesi shpresa kishim. Tek Rilindja Demokratike botova shkrimin e parë dedikuar Petro Markos. Pastaj fillova të botoj tek Atdheu, Kosova, Tribuna Demokratike. Kështu nisa edhe rrugëtimin tim si gazetare.

Po poezinë?

Edhe poezi shkruaja, por më rrëmbeu publicistika, më rrëmbeu koha që ishte aq e vrullshme, e cila brenda mbante përmbysjen e diktaturës. Ëndërronim për një Shqipëri të lirë. Në prag zgjedhjeve të marsit 1992 raportoja për “Zërin e Amerikës”. Që pati një ndikim të madh në formimin tim si gazetare. Prej andej kalova redaktore tek “Zëri i Rinisë”, në fillim kisha kryeredaktor Ilir Yzeirin, i cili më kërkonte të shkruaja kolumna me temë nga politika e jashtme për faqen e parë të gazetës. Kjo më ka ndihmuar shumë dhe i jam mirënjohës Ilirit. Tek Zëri i Rinisë kam botuar edhe përkthimet e mia, Eliotin, Nënë Terezën. Në gazetë kisha kolegë Agron Tufën, Mark Markun, Rudi Erebarën etj. Në të njëjtën kohë, Ylli Rakipi dhe Lutfi Dervishi më ftuan të bashkëpunoja si gazetare e lirë me Republikën, duke më lënë në dispozicion një hapësirë fikse në faqen e parë. U jam mirënjohëse. Natyrisht ata nuk ma bënin këtë nder kot, por megjithatë u shpreh mirënjohjen. Tek revista Shqipëria RTSH kam punuar me Fatos Kongolin. Revista ishte e përdyjavshme dhe e nxirrnim bashkë. Ndërkohë Skënderi vazhdonte punën si drejtor i Përgjithshëm i RTSH dhe kjo pozitë e tij kishte bërë të futeshim në qendër të furtunave. Këto furtuna kishin nisur që kur Skënderi punonte tek gazeta “Drita”, me shkrimet e tij të guximshme pro ndryshimeve demokratike në vend. Por në RTSH këto sulme u bëmë shumë më agresive. Më kujtohet një herë, kur vendosëm që ta sillnim Prizrenin dyvjeçar në studion e përrallave të Pavlina Manit. Ai e ndiqte teta Pavlinën nga shtëpia dhe ne menduam se mund të shkonte në studio si fëmijët e tjerë. Të nesërmen, gazetat e majta ishin plot. Për të evituar këtë luftë të paskrupullt unë hoqa dorë edhe nga emërimi si zëdhënëse e kryeministrit Meksi dhe preferova të vazhdoj si gazetare e thjeshtë, por ndërkohë isha shumë aktive me shkrimet e mia. Kam të paktën njëzet vjet që kërkoj hapjen e Dosjeve. Kur e emëruan Arben Puton në krye të Komitetit të Helsinkit, reagova menjëherë me shkrim. Si ishte e mundur që kunati i Manush Myftiut, të drejtonte një institucion të të drejtave të njeriut në shtetin e ri demokratik. Dhe isha shumë e re. Përpara 23 vitesh të dy me Skënderin ishim shumë të rinj. Në këtë kohë botova edhe librin poetik “Unë jam e përjetshme“.

Si u prit nga kritika?

Në Shqipëri as nuk kishte dhe as nuk ka kritikë, ose më mirë të them ekziston vetëm kritika e periudhës të realizmit socialist, bashkë me autorët e saj.

Po në Zvicër kur u vendosë ?

Në 15 mars të vitit 1996. Skënderi nisi punën si diplomat unë si sekretare teknike. Prizreni filloi në Bernë kopshtin. Endriti nuk kishte lindur ende. Pastaj ndodhën ngjarjet e 1997 ku në Shqipëri shpërtheu luftë civile dhe u rrafshua shteti demokratik. Ne kërkuam azil politik dhe filluam angazhimin tonë për dhjetë vjet rresht tek Bota Sot, prej marsit 1998, me masakrën e familjes të Adem Jasharit, Skënderi kryeredaktor, unë si redaktore kolumniste, në periudhën më dramatike por edhe më frutdhënëse për fatet e kombit. Gjatë kësaj periudhe Bota Sot arriti të botohej në 200 mijë kopje, një tirazh i tillë, i paparë dhe kurrë i arritur në 100 vjet histori të shtetit shqiptar, duke thyer tabu përmes një gazetarie moderne Perëndimore të shekullit XXI.

Ndërkohë ti ke botuar disa libra të tjerë me poezi dhe publicistikë, apo jo?

Po, kam botuar “Rapsodi e Golgotës të Tranzicionit”, “Unë jam e Përjetshme”, kam në proces botimi librin poetik Rebelim në Tranzicion. Në publicistikë kam botuar “Tirania e Tranzicionit”, tani del “Traumat e Tranzicionit” dhe është në proces botimi “Disidencë në Tranzicion”. Në botimet e publicistikës është përfshirë krijimtaria e dy viteve të fundit. Nëse do të botoja krijimtarinë time më tepër se 20 vjeçare në gazetari, do të duhen vëllime të tëra.

Çfarë është poezia për ju?

Është mënyra më sublime për t’u shprehur. Është kuintesenciale. Shpreh thelbin e ndjenjës, është vetë emocioni – poezia është produkt i shpirtit.

Po publicistika?

Publicistika është komunikimi direkt me publikun, publicistika është pasojë, ndërsa poezia është shkak. E kam thënë edhe herë tjetër, poezia më ndihmon shumë edhe në publicistikë dhe prozë. Publicistika sot është shumë e rëndësishme, sepse është e lidhur me realitetin postdiktaturë, me qëllimin për të ndikuar në të mirë të shqiptarëve. Pasi gazetaria si pjesë e pushtetit të katërt ka funksion që të përçojë të vërtetën, të përcjellë zërin e opinionit publik dhe të ndikojnë në ndërtimin e shtetit ligjor. Mision i shenjtë por i keqpërdorur nga politika në të gjitha trojet shqiptare.

Çfarë pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj?

Punën time e dua shumë. E kam me pasion këtë profesion që nuk ma lejuan kurrë ta ushtroj gjatë diktaturës. Është profesion i bukur të mirinformosh publikun, të mos lejosh që politika t’ia shpëlajë trurin si vepron rëndom, të japësh kontributin në të mirë të shoqërisë. Pra motivimi është i madh. Por pa vokacionin natyrisht që nuk do t’i isha kushtuar gazetarisë. Sepse gazetaria, përveç integritetit, kulturës së gjerë kërkon që të kesh vokacion, të kesh prirje. Sepse duhet të shkruash në mënyrë të tillë që të shigjetosh atje ku duhet dhe në mënyrën më efikase të mundshme. Çfarë nuk pëlqej. Mënyrën kategorike të mospranimit për ato që shkruaj nga militantë apo simpatizantë fanatikë partish apo liderësh. Unë vetëm për Nënë Terezën do t’i vija duart në zjarr, e cila ka sakrifikuar jetën për të ndihmuar, ndërsa sa për klasën politike shqiptare, ajo meriton ndëshkim, sepse e ka kthyer në shërbëtor Sovranin. Gjithsesi kategarizmin dhe absolutizmin nuk e pranoj. Je dakord apo s’je me mendimet e dikujt është diçka e natyrshme, porse si thotë Volteri çdokush ka të drejtë ta shprehë mendimin e tij, natyrisht kur ky mendim është i mbështetur mbi themele të shëndosha, që nuk cënon të drejtat e njeriut. Askush nuk ka të drejtë ta shpërdorojë lirinë e fjalës.

Ju së bashku me bashkëshortin tuaj Shkrimtarin e Publicistin Skënder Buçppapaj, nxirrni gazetën online –Voice of Albanian –Zëri i Shqiptarëve në Zvicër – www.voal-online.ch, cili është qëllimi i këtij botimi?

Pas një kontributi prej një dekade tek Bota Sot, Skënderi dhe unë jemi editorë të Zërit të Shqiptarëve, një gazetë e përditshme në internet. Në fakt, largimi jonë nga gazeta Bota Sot ishte politik dhe obskurantist. Me largimin tonë, gazeta Bota Sot, ka përfunduar ashtu si shumë gazeta të tjera, të futura në qorrsokakun e politikës dhe pronarëve profiterë, të cilët nuk njohin as profesionin dhe as moralin, por që për para shesin nënë e babë. Censorët që na larguan nga gazeta, menduan se kështu do të na e mbyllnin gojën. Por dihet se profili i censorëve është shkurtpamësia. Zëri i Shqiptarëve është projekti ynë më i suksesshëm, ku ne botojmë veç analizave dhe komenteve tona, bashkëpunime të shumë kolegëve dhe profesionistëve të fushave. Synimi ynë është që të përcjellim modelin e një shtypi të angazhuar dhe Perëndimor. Nuk mjafton vetëm vërtetësia e lajmit, respekti për të vërtetën, por duhet edhe qëndrimi ndaj të mirës dhe të keqes. Gazeta jonë ka bashkëpunime shumë të frutshme edhe me gazetat dhe portalet e shqiptarëve në Perëndim si “Zemra Shqiptare”, “Tribuna Shqiptare”, “Diellin”, gazetën e Vatrës e themeluar nga Faik Konica, që vazhdon të botohet nga pasardhësit e Vatranëve. Zëri i Shqiptarëve aspiron që shndërrohet në tribunë të mendimit të lirë shqiptar larg modelit klientelist që ofron sot pushteti medial në shtetin amë dhe trojet shqiptare.

Bisedoi:Raimonda MOISIU


Bisedë me piktoren e talentuar Lule Bajraktari, emigrante në Suedi

$
0
0

 “GJITHË FRYMËZIMIN TIM E KAM PËR VENDLINDJEN, TOKËN SHQIPTARE…”

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

L. Bajraktari i dhuron një pikturë, albanologut suedez, U.Kvik  (Boras-Suedi, 14 prill 2012-Foto nga: M.Gecaj)

L. Bajraktari i dhuron një pikturë, albanologut suedez, U.Kvik
(Boras-Suedi, 14 prill 2012-Foto nga: M.Gecaj)

 

1.-Kur po e nisim këtë bisedë, znj. Lule, sjell në kujtesë takimin e bukur tonin, në festën e 5-vjetorit të Qendrës Kulturore Shqiptare dhe Revistës “Dituria”, në Boras të Suedisë, më14 prill 2012. Gjithashtu, ne patëm rastin të shiheshim edhe në Tiranë, në manifestimet e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, në nëntor 2012…Çfarë  mbresash ruan nga ato takime të paharruara?

-Takimi, që patëm ne Boros te Suedisë, ishte i paharruar. Aty u njoha nga afër me vëllezërit e motat e mia shqiptare. Po kështu, takimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, si në Kosovë e Shqipëri, ishin mjaft mbresëlënëse dhe të paharruara. Mua m’u duk se ato ditë isha në ëndërr, pra se po ëndërroja dhe kam qajtë nga gëzimi. Veçanërisht, më ka mbetur i pashlyer në kujtesë takimi ato ditë, në zyrën e tij në Tiranë, me Kryeministrin e Shqipërisë, dr.prof. Sali Berisha. Atë ngjarje nuk do ta harroj, sa të jem gjallë.

Unë jam rritur në një familje atdhetare, ku është folur vetëm për  Nënën Shqipëri. Ja, sa bukur, edhe ëndrrat po u bëkan realitet! Vendosa ta kem ato ditë veshjen e Rrafshit të Dukagjinit, pra të Isniqit legjendar, të Isa Boletinit, se unë i përkas atij fisi, Shalë, kusheri me Isa Boletinin. Ashtu, shkova në 100 -vjetorin e Pavarësisë, deri në Vlorën legjendare të Ismail Qemalit. Faleminderit Zotit dhe udhëheqësve tanë, si Ibrahim Rugova e Sali Berisha dhe Ushtrisë së lavdishme të UCK-së, ku ishte komandant i Brigadës 133, vëllai im, Bujar Bajraktari, që na u bë e mundshme të takohemi dhe të festojmë së bashku!

2.-Jeton e punon në qytetin Ljungby të Suedisë, por vendlindje ke Kosovën. Lutem, na trego diçka më shumë për prejardhjen tënde, shkollimin etj. Kur u largove nga vendlindja dhe përse? 

- Po, jetoj në Suedi që prej 23 vjetësh. Largimi nga Dardania/ Kosova ishte për shkak të regjmit pushtues serb. Siç dihet, i merrnin djemtë e rinj dhe i dergonin në luftë, në Kroaci. Bashkëshorti im ishte i vetmi djalë në familjen e tij. Në këto kushte të vështira, me dhimbje të madhe në zedmër, ne morëm vendimin që të largoheshim. Shkova të përshendetesha me babin tim. Ai m’u drejtua shumë i pezmatuar dhe i mallëngjyer: “Lule, bijë, mos u largo nga vendlindja jote. Pra, dëshira jonë është të qendrosh këtu. Por, nëqoftëse do të jetosh larg Kosovës, kurrë mos e harro popullin as vendin tënd, ku linde e u rrite. Dhe, kur të krijohet mundësia, mos e kurse ndihmën tënde…”. U përshëndetëm me lotë në sy dhe tërë rrugen qava, sa shpirti dhe zemra ma dinin. Vajza ime, Gentiana ishte 2 vjeçe dhe më pyeste parreshtur: “Pse po qan, moj mami?” e mundohej të m’i fshinte lotët. Ndërsa ato vijonin të rridhnin papushim dhe unë i përgjigjesha, se po më dhimbte koka!?…

Ja, si pa u kuptuar, kaluan 23 vjet nga ajo kohë. Tani Gentjana ime është sociologe dhe e kujton me dhimbje të madhe atë periudhë të jetës së saj…Por asnjë ditë nuk shkon, pa menduar edhe unë për Kosovën e popullin tim, për Shqipërinë time të dashur. Kur u vendosëm në Suedi, mbarova gjimnazin dhe kurset e nevojshme për gjuhën vendëse. GJithashtu, studiova për pikturën, duk u njohur kështu me këtë degë të bukur të artit dhe me artistët më të shquar, nga ky shtet e më gjerë.

3.-Si arritët të përshtateshit, familjarisht, me jetën në një vendi nordik? Po bashkëpunimin me Komunitetin Shqiptar, si e mban?
- Në Suedi, ne u përshtatëm shpejt e mirë dhe ndihemi rehat. Më pëlqen kultura suedeze, e cila është në nivel mjaft të lartë. Këtu linda dy djem, Granit e Arbenit Bajraktarin (Marmullaku), të cilët e vijojnë shkollën dhe i dua sa jetën time. Jam e kënaqur, se komunitetin shqiptar e kemi të mirë dhe bashkëpunojmë e punojmë së bashku, në disa fusha. Jemi të tubuar në Shoqatën e Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqëiptarë. Pra, kryesorja në lidhjet tona, është ajo e shkrimeve e botimeve dhe krijimtarisë e veprimtarive kulturore-artistike, gjithnjë me theks të posaçëm atdhetar. Për këtë gjë, kemi gjetur edhe përkrahjen e ndihmën e pakursyer të miqëve tanë të shumtë suedezë, të cilëve u jemi shumë mirënjohës.

4.-Lidhur me pyetjen e parë…Më kujtohet se, në festën e Borasit, ti i dhurove albanologut të njohur dhe mik i shqiptarëve, Ullmar Kvik, një pikturë, ku isin dy lule të bukura…Kur u lindi dëshira ose pasioni për të pikturuar? Pastaj, pse i ke lulet në qendër të vizatimeve tua, apo pse vetë mban një emër të tillë? (ha,ha) 

-Po, në Boras i dhurova një pikturë, albanologut Ullmar Kvik, mik i shqiptarëve. Ajo kishte një lulekuqe të Dardanisë/Kosovës dhe një lule te Suedisë, blåsipa. Unë e kam pyetur, në fb, bacën Ullmar Kvik, se cila lule i pëlqen më së shumti. Ai m’u përgjigj se kisha bërë një gërshetim të bukur, ndërmjet lules së Dardanisë dhe asaj të Suedisë. Pra, piktura ishte si një urë lidhëse, suedeze-shqiptare. Mendimi i shprehur nga baca Ullmar ishte një falënderim tjetër i tij për ne, për çështjen shqiptare. Prandaj nuk do ta harroj asnjëherë. Më kujtohet se babi im më porosiste shpesh: “Bija ime, një njeri, që të bën mirë ty ose vendit tënd, edhe nëse nuk mundesh t’ia kthesh dot aty për aty, mos ia harro kurrë. Se, kështu, i respekton njerëzit, që ke të bësh me ta…”.

Si më lindi pasioni për pikturën, për  lulet? Mami im ka qenë një dizajnere e njohur, në Kosovë. Ajo ka qepë veshje  kombëtare, ka vizatur lule. Kështu, nga kjo, jam ndikuar shumë dhe, këtë punën artistike, e  kam trashëguar nga mami im i shtrenjtë. Kur pikturoj, më duket se i harroj të gjitha problemet, më ngjan sikur jam në mesin e luleve, sikur ua ndiej erën dhe i preki ato me dorë. Në procesin e krijimit të një vizatimi ose pikture, ndihem e relaksuar  dhe i harroj tëra çështjet e shqetësimet, që mund të kem.

5.-Çdo artist dëshiron të flasë për arritjet e veta…Pra, po ti, çfarë mund të tregosh për pikturat tua? Sa është numri i tyre dhe ku janë ato tani? Po ekspozita, a ke hapur ose a ke ndonjë album me to?

-Gjithë frymëzimin tim e kam për vendlindjen, tokën shqiptare…Piktura  të mijat janë gjithësej 200 copa. Kam hapur shumë ekspozita, këtu në Suedi. Ndërsa kam oferta për të hapur ekspozita të tilla në shtete të ndryshme, si në Francë, Itali, Zvicer dhe, sigurisht, në Kosovë. Kam hapur bloogun tim në Internet, ku janë pikturat e mia në fb. Nuk kam ndonjë album, të botuar me pikturat e mia. Por ato i ruaj me kujdes, në shtëpi. Shtoj këtu se, 6 piktura origjinale, i kam dhuruar për 100-vjetorin e Pavarësisë, në Kosovë, në Katedralen e Nënës Terezë, në Prishtinë. Ato ia kam dhuruar Don Lush Gjergjit dhe të gjitha do të ripodhohen, në shumë kopje, që të shiten dhe pastaj të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për atë Katedrale, kushtuar shenjtores sonë të madhe.

 

Piktura origjinale i kam dhuruar edhe historianit Jusuf Buxhovi. Shprehi një falënderim të veçantë për këtë studiues të shquar, i cili na e pasuroi bibliotekën tonë shqiptare, me mjaft libra të çmuar. Për mua, ato kanë vlerë më shumë  se diamantet e tërë botës. Kështu do ta mësojnë fëmijët tanë, se edhe J.Buxhovi shkroi libra me shumë vlera atdhetare. Shpresoj që, njëra nga këto piktura të mijat, të varet edhe në muret e muzeve tanë, në Tiranë ose Prishtinë.

6.-Në një lidhje përmes “Facebook”-ut, këto ditë, më tregove se je duke punuar, me ngulm, në pikturën me portretin e një malësoreje, veshur me kostumin popullor të Veriut të Shqipërisë…A mund të më flasësh diçka për qëllimin dhe në cilën veprimtari do të marrësh pjesë me të?

-Po, është e saktë që kemi biseduar për pikturën time më të fundit, që është xhubleta e Malësisë së Shkodrës, pasi edhe familja ime i ka rrënjët prej andej. Në këtë pikturë është portreti im, kur kam qenë e re, ndërsa tani jam e moshuar (ha-ha-ha). Aty kam paraqitur një femër malësore, e cila ka veshur një xhubletë të bukur. Ajo ka pamje burrërore, krenare e trimëreshë. Dihet se xhubleta është një veshje shumë e lashtë. Me punime të tilla i dëshmojmë botës, se jemi populli më i vjetër e më i bukuri në rajon!

7.-Ndoshta, është pyetje e rëndomtë, por dëshirojmë të dimë edhe për planet tua krijuese, në të ardhmen. Pra, cili është synimi yt kryesor?

-Planet e mia për të ardhmen janë që të vazhdoj të punoj dhe sa më shumë e me cilësi të lartë. Se kështu jam e bindur që do ta jap sadopak ndihmesën modeste për vendin tim, për të cilin jam shumë krenare. Kam një projekt për piktura, të ardhurat nga të cilat do t’i jap në ndihmë të fëmijëve të varfër, në Shqipëri e Kosovë. Për këtë gjë, jam në bashkëpunim me kishën, këtu në Suedi. Paratë, që do të mblidhen, do të dërgohen atje. Në planet e punimeve të mia janë edhe 6 piktura, dhuratë për Suedinë, për fondet kundër kancerit të gjirit. Është ky një falenderim i yni, që populli suedez na u gjend pranë në ditë të vështira dhe gjetëm strehë të sigurtë dhe ndihmë nga ai, që në vitin 1991. Në këtë mënyrë, do t’u flasim të tjerëve për virtytet tona të çmuara.

Babai im ka qenë një veprimtar i njohur i pajtimit të gjaqeve në Kosovë. Prandaj një picture, me këtë tematikë, ia kam kushtuar edhe plagës së dhimbshme të gjakmarrjes dhe familjeve të ngujuara prej saj. Shpresoj që ajo të vlerësohet dhe të ardhurat do t’u jepen ndihmë familjeve të tilla. Më dhembin zemra e shpirti dhe uroj e shpresoj që kjo plagë e mallkuar të mbyllet dhe shërohet sa më shpejt, njëherë e përgjithmonë!

8.- Kur shpreson ose parashikon t’i vizitosh, përsëri, Shqipërinë e Kosovën?

-Siç është bërë e ditur nga kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, në Suedi, “Papa Klementi XI-Albani”, së shpejti do ta vizitojmë Shqipërinë. Në fundin e muajit tetor 2013, në Tiranë e në Durrës, do të bëhet përurimi i dy librave voluminozë, “Thesar Kombëtar i mërgatës shqiptare, në Suedi (Nr.1 e Nr.2): Për pavarësinë e Republikës së Kosovës”. Shpresoj të takohemi përsëri bashkë aty dhe kjo do të jetë një kënaqësi tjetër, për të gjithë pjesëmarrësit në këtë veprimtari. Gjithashtu, sigurisht, kur të më paraqitet rasti më i parë, do të shkoj edhe në vendlindjen time, në Kosovën e dashur…

9.-Gjithashtu, a do të shtosh ndonjë gjë tjetër, në mbyllje të kësaj bisede, për të cilën të falënderojmë nga zemra dhe të urojmë gjitha të mirat, në krijimtari dhe në jetën familjare?
-E falënderoj Zotin, që na dha munësinë të takohemi  e të njihemi dhe të vijmë në vendin  e në tokën tonë të shenjtë dhe të përbashkët, Nënës Shqipëri. Dikur e kishim vetëm shpresë e ëndërr këtë gjë. Por ja, tani u bë realitet i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen. Ju shprehi mirënjohjen time, për këtë bisedë të ngrohtë tonën, si vëllai im i një gjaku dhe i një gjuhe, profesor  Murat Gecaj!

Më 20 shtator 2013

Yllka Filipi: Parajsa fillon me fëmijët dhe mbaron me librat

$
0
0

Intervistë me shkrimtaren, dhe sekretaren e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

 Bisedoi: Raimonda Moisiu

1Dr. Yllka Filipi ka mbrojtur Doktoraturën në fushën e Letërsisë së Krahasuar, Universiteti i Tiranës (2009-2012). Është specializuar në degën e Letërsisë duke përfunduar Studimet e Thelluara Pasuniversitare, Master Shkencor (2006-2008), pranë këtij Universiteti. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe (1995-1999). Shkruan kritikë, poezi, prozë dhe ese. Ka botuar në periodikë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Është vlerësuar nga kritika me disa çmime të para kombëtare dhe ndërkombëtare, si një zë unikal në letërsinë moderne shqiptare. Aktualisht jeton dhe punon në New York, ku bashkëpunon midis të tjerash, me gazetën Illyria dhe revistën Kuvendi në Michigan. 2011 e në vazhdim Zv/Kryetare e Katedrës së Studimeve e Hulumtimeve, të Mendimit Kritik Modern të Presidencës së LNSHP, U.S.A

Cila ka qenë eksperienca juaj e parë në gjininë e prozës, poezisë apo publicistikës? Ç’mund të na thoni mbi fillimet e karrierës suaj letrare? Si u gjendët në këtë “udhëtim” të bukur e mbresëlënës?

Poezia është arti ku shpirti nënvizon epërsinë e tij, që herët në shkrimet e mia. Grimcat e para filluan të gëlonin që në fëmijërinë e hershme, por eksperiencat e vërteta morën formë të përcaktuar qartë, vetëm në vitet e gjimnazit, e më tej. Aftësitë imagjinative më jepnin dorë të lirë në pikturimin e tablove të ndryshme shpirtërore, aty ku rridhnin brengat, dramat, idilet e njerëzimit dhe nuk e lejonin intuitën të mbetej pezull. Udhëtim i bukur? Udhëtim mbresëlënës? Unë do ta quaja udhëtim i përjetshëm drejt jetës, drejt dashurisë.

Isadora Duncan shkruan: Nuk më habit aspak fakti që një grua mund të bëhet artiste e vërtetë, megjithëse arti është “mbikëqyrës” i vështirë e i rreptë, sepse kërkon përkushtim fizik dhe inteligjencë në gjithçka, ndërsa një grua që e dashuron atë jep gjithçka nga përvoja e jetës së saj. Sa qëndron kjo thënie, për ju?

Një përfaqësim i tillë i artit i gërshetuar edhe me faktin e të qenurit femër, pavarësisht “mbikëqyrjes” së vështirë dhe të rreptë si edhe përkushtimit fizik, nuk e ka lënduar aspak dashurinë time për të. është gjëja më e bukur që buron nga shpirti dhe niset fluturim për në shpirtra të tjerë, si një lloj ngushëllimi hyjnor ndaj dhimbjeve të njerëzimit. Si një shpresë.

Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, prindërit, artet, letërsia apo njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të veçantë në frymëzimin tuaj?

E gjithë kjo është një kompleksitet figurash, imazhesh reale dhe fiktive, një galeri e tërë detajesh që kanë ndikuar në frymëzimet e mia, por padiskutim një mbështetje e jashtëzakonshme për të ecur përgjatë kësaj rruge me të papritura, shira e stuhi, kanë qenë prindërit e mi. Simbol i vetësakrifikimit për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Burim i pashtershëm frymëzimi për mua, është Eros-i, im bir 9-muajsh.

Ju jeni poete. Qindra vargje poetike dhe disa vëllime me poezi. Po citoj disa tituj “Eshtra tempujsh”, “Eternitas”, “Post Hekuba” në gjuhë të huaj dhe bashkautorë në antologji kombëtare e ndërkombëtare. Ç’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional?

Kanë rrjedhur natyrshëm, ashtu një e nga një si pikat e shiut mbi xham, e formohen rrëkeza, më vonë ndoshta luginëza…është një kënaqësi e jashtëzakonshme tek i sheh të rriten…

Kur shkruani, cili është vendi juaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

Frymëzimet janë spontane, Muzat nuk trokasin asnjëherë, vijnë ashtu papritur, në studio, në natyrë, në rrugë, në vetmi, mes turmës, në rërë, në kafene, shpesh edhe në gjumë…

Çfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj? Çfarë ju shtyn të shkruani një poezi proteste me ton qytetar e intelektual?

Unë e shoh si një energji që buron nga një tjetër energji supreme e cila trazon shpirtin njerëzor, ngacmon, flijohet. Shpërfillja, nëpërkëmbja, dhunimi i të drejtave të gruas më irriton pa masë. Shën Maria ishte grua…Muzat janë gra tronditëse gjithashtu.

Shumë lirika dashurie. Çfarë është dashuria për ju? Kur një grua e ndjen se është e dashuruar? Si arrini ta reflektoni këtë në krijimtarinë tuaj letraro-artistike?

Dashuria është formë e finalitetit të forcës për të mbijetuar, sa kohë jeton veçan çdo koncepti intrigues, ajo perceptohet larg nga urrejtja, si një formë finale e gjallimit të së mirës së përjetshme, gëzimit dhe madhështisë universale.

Romane, studime poezi: në cilën prej tyre ndjeheni më mirë?

Me secilën prej tyre përjetoj një lidhje të veçantë e nuk mund t’i dalloj, por mund të them se kam shumë dobësi për poezinë… Aty ndihem më e sigurtë. Një shtëpizë prej qielli, realitet i dytë trupi e shpirti.

Ju jeni edhe prozatore, biles keni sjellë një formë të re në prozën bashkëkohore, kujtojmë këtu romanin “Me ipsum ames” (Të më duash mua, vetëm), tashmë një shkrimtare e afirmuar, autore e disa librave. Çfarë mendoni se ka mbetur konstante? Si lindi shtysa për të kaluar nga vargjet në prozë?

Ky roman është shkruar në kohën kur isha ende një studente e apasionuar e letërsisë, në vitin e tretë dhe për vite me radhë qëndroi në sirtarët ku ruheshin dorëshkrimet e mia. Nuk guxoja ta hidhja në treg me frikën e asaj risisë që nuk përqafohet kurrë në fillim… Tanimë më kanë mbetur shumë pak kopje nga ky libër. Për mendimin tim është më i thjeshtë kalimi nga poezia në prozë. Blatohet mrekullisht me nënvetëdijen. Të kundërtën nuk mund ta perceptoj dot. Shtysa vjen natyrshëm nga dëshira për t’u vetëshprehur në mënyra të ndryshme.

Si mendoni ju, cilat janë elementët thelbësorë të një proze, në rastin tuaj, të tregimit apo romanit. Sfida që përballeni me ndërtimin e tij, duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve. Ju i paraqisni personazhet tuaja nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?

Do të citoja këtu një mbishkrim të zbuluar në tempullin e Isis-it (Nëna natyrë): Unë jam gjithçka ç’ka qe, është e do të jetë gjithmonë. E asnjë mortor s’do të mund të ma ngrejë vellon që më mbulon fytyrën. Shpesh i sjell personazhet nga koha në akohorësi dhe i preh në gjirin e natyrës. I ngjan një sfide nga ku buron pafundësisht , një tjetër lloj sfide e vetvetes për të mos u rrëzuar në grackat e kohës, harrimit.

Zhanrin e romanit “e bëtë ju që të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj?

Subjekti i këtij romani ka lindur si një shëmbëlltyrë reale dhe virtuale e qenies bashkëkohore me përthyerjet, dritëhijet apo qerthujt simbolikë të jetës, tej destinëve ekzistencialë që vërtiten paralelisht midis dashurisë dhe vdekjes. Ai është drama e asgjësimit fizik dhe shpirtëror të qenies mbi të cilën kumti i dashurisë ngadhënjen mbi gjithçka. Një vepër e hapur në të cilën konotacionet artistike gërshetohen me dramën e njeriut të kohëve moderne. Erdhi ai tek unë! Tepër insistues!

Shquheni në prozën tuaj për mendimin inteligjent, plot figura letrare, artistike dhe mendimin filozofik. Ku qëndron forca e inspirimit si një shkrimtare që i përket lëvizjes feministe, pas periudhës postkomuniste të realizmit socialist?

Inspirimi është thjesht një energji supreme nga e cila pashpjegueshmërisht buron forcë, tharm, limfë. Ajo bëhet ujë dhe shuan zjarrin e shpirtit tim. Realiteti është ngacmues, misteret gjithashtu. Ushqim shpirtëror, sui generis në llojin e vet. Proporcion i bollshëm dhe alternativ.

Ju shkruat librin “Dante, Migjeni, Kadare”, i vlerësuar shumë nga kritika e kohës, për  argumentimet tuaja rreth letërsisë bashkëkohore, si reminishencë mesjetare, a mund të dimë diçka më shumë mbi të?

Kjo nismë është një përçapje hulumtuese për të ndriçuar hijet dhe gjysmëhijet e ambienteve ku lëvizin figurat të cilat japin përmasat fantazmagorike të ferrit deri në kohërat moderne. Pra, jemi në kërkim të një strukture të ferrit gjithkohor. Të parë në këtë këndvështrim (përtej parapëlqimeve personale), janë ngritur paralelizma duke hyrë kështu në tejhorësinë arkitekturore infernale që shpalosin veprat, gjë për të cilën kritika ka folur pak ose aspak. Janë alternuar metoda polidimensionale studimore si ajo strukturaliste, semiotike, komparativiste, simbolike, psikoanalitike etj, të cilat kanë krijuar mundësinë e ndriçimit të mjegullës infernale e cila bashkon këta autore, në dukje, jo fort të ngjashëm. Vizionet reale që sjell Migjeni mbi mjerimin e viteve’30 dhe lëngatën e kombit të tij, përkojnë intuitivisht me imagjinatën danteske në përfytyrimet fantastike  të përtejbotës.  Ndërsa Kadare, me vetëdije të plotë, është i përgjegjshëm kur huazon prej Dantes tablot vizionare të skëterrës. Ferri migjeno-kadarean ngrihet mbi strukturën e ferrit dantesk, duke harmonizuar arkitektonisht universalizimin e vuajtjes brenda tij.

A keni menduar ndonjëherë të shkruani skenarë filmi? Nëse provoni ta bëni atë, ç’mund të na tregoni për aktin e të shkruarit të një skenari, me trillimin e karaktereve dhe të shkruarit e dialogut. Shumë duan të jenë shkrimtarë dhe besojnë se janë të tillë. Pra, a ndikon letërsia në skenarin e një filmi?

E kam menduar disa herë. Skena dhe libri në fakt kanë dallime të dukshme midis tyre. Mendoj se ka goxha tkurrje dhe shpesh copëtim të membranës imagjinative të autorit në momentin kur në skenë hyn regjisori. Bëhet një lloj binomi sintagmatik që nuk ka lidhje varësie mes veti. Regjisori shpesh është bashkëautor e rëndon edhe një autor i mëvetësishëm i cili mund të krijojë (i detyruar nga rrethanat)”një vepër të re”.Veçse trilli dhe dialogu, sigurisht zbehen, dhe vepra humb shumë…A mund të gjendet ky binom brenda një njeriu të vetëm…?

Teoritë e përkthimit janë trajtuar në mënyrë të konsiderueshme për kohën tonë. A e ka nxitur përkthimi i veprave tuaja, ndjenjën tuaj të krijimtarisë, intensitetin dhe kërkesat në artin e të shkruarit?

Patjetër, pasi ti e di tashmë, se diku, pas një dere a një pragu zemre dikush pret me padurim një ngushëllim shpirtëror edhe në një gjuhë ndryshe nga ajo e nënës…është gati si një ëndërr e cila merr kuptim në konfiguracionet globale të subkoshiencës, pa njohur kufij nacionalë, etnikë, gjuhësorë…Zgjohet më shumë dëshira për komunikim virtual me lexuesin tënd, i cili nuk të braktisë kurrë, veç ti duhet gjithnjë, të mos e zhgënjesh asnjëherë.

Shkrimet e veprat tuaja të përkthyera, kanë një reputacion për një lloj vitaliteti, në të cilin fokusi është i qartë dhe i gjallëruar. Kjo vërehet tek të gjithë librat tuaj. A mendoni se një lloj kurioziteti intelektual është burim edhe për ta shkruar veprën në dy gjuhë?

Sigurisht, kjo është një shtysë e cila krijon natyrshëm një lidhje dyjare harmonike dhe luhatëse drejt të njëjtit shpirt që diktohet në dy gjuhë. Atij shpirti që sipas Kant-it,nga pikëpamja e ndijimit estetik nënkupton një parim gjallues të mendjes…

Në çdo lloj karriere –nënkuptoj karrierën tuaj në letrat shqipe dhe në botën e artit, a keni pasur zhgënjime? Cilat kanë qenë uljet dhe ngritjet gjatë ushtrimit të saj?

Zhgënjimet janë pjesë e pandashme e atij parashtrimi arbitrar që na dikton destini substancial jetësor. Dhe kur është pjesë e jetës, kuptohet ndodh edhe në art. Por fatmirësisht unë e perceptoj atë si jashtë qenies, ndaj shpesh e gjej veten në kërkim të self-reliance…dhe kjo më jep impulse aktive të cilat shndërrohen shpejt në forcë për të vazhduar…

Si jeni ndier përballë botës së frikshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit?

Volteri thotë: Qielli na ka falur vetëm dy gjëra për të na shpërblyer nga të gjitha mizeriet e jetës, shpresën dhe gjumin. Shpesh ndihem e tkurrur si një amebë në turbullirë, por që çuditërisht e gjen shpejt atë ujin e kthjellët e gjithë romancë të sipërfaqes duke u larguar nga kthetrat e filozofisë së dëshpërimit në këtë botë të thërrmuar copë e çikë. Për ku? Drejt sublimes.

Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj? Në ditët e sotme tradita dhe realiteti “përziehen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si shkrimtare, studiuese e poete, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore  dhe ato ndërkulturore. Cili është ndryshimi ndaj të cilit kemi nevojë qoftë si individë ashtu edhe si shoqëri njerëzore?

Ka një kompleksitet idesh lidhur me këtë çështje, por në fakt në të gjitha epokat, realitetet janë gjendur të përzier, të ndërthurur, siç shpesh gjendet i ndërthurur vetë njeriu mes qerthujve të rrugëtimit së tij. Konfuzionet janë thjesht hije që zhduken me lindjen e agimeve të reja. Vetëm atëherë kur një komb do tentojë ta mbyllë hendekun mes kulturës dhe primitivizmit brenda vetes, vetëm atëherë do të kemi arritje standardesh, idealesh, besimesh, shpresash. Shën Agustini ka thënë se një popull bëhet nga njerëz të bashkuar në dashurinë për diçka. Ne duhet ta duam më shumë diçka veten, vendin tonë. Nga kjo dashuri do të lindë ardhmëria e kombit.

Pse shkruan dr. Yllka Filipi…?

Katharsis. Sikur ta dinit se sa magjepsëse janë Muzat… lufta bëhet paqe, shpirti bëhet dritë. Si një lloj rilindjeje e brendshme e krijuesit… mbi të zakonshmen dhe vulgaren duke marrë trajtat e së epërmes. Një ngazëllim i subkoshiencës drejt të pazakonshmes.

Mendoni se keni arritur aty ku duhet me krijimtarinë tuaj apo kini akoma për të bërë? Çfarë po shkruani aktualisht? Projektet tuaja në të ardhmen?

Kjo rrugë është e gjatë dhe pothuaj e pafund. Mbetet shumë e shumë për të bërë. Kam në duar surpriza të këndshme për horizontin e pritjes, atë lexues që shpreson se gjithnjë gjendet diku për ty: ti, i gatshëm për t’ia vjedhur kohën, ai, i gatshëm për të ta dhuruar. Në projektet e mia gjenden disa guacka gjigande ku strehohen rregullisht Muzat. Ato thjesht më magjepsin dhe unë thjesht jam gjithnjë në kërkim të jehonave… si në një gjysmëëndërr. Më zgjon shpesh klithma e kojrilave, ajo klithmë që trondit të gjithë poetët në mërgim…

Kush është dr.Yllka Filipi,-ku jetoni aktualisht?

Kur isha fëmijë më joshnin po aq sa edhe më tmerronin misteret, (i përfytyroja kurdoherë të zeza në intuitën dhe kërshërinë e vocërrakut), ndërsa sot përpiqem të zbuloj enigma gjithfarëlloj. Ndoshta është kjo një mënyrë arratisjeje e individit ndaj botës së trazuar, apo një përpjekje cisterciane për të zbuluar të panjohurat, a enigmat e shpirtit njerëzor, me një ndjenjë puritanizmi sociocentrik duke gjetur strehë në këto limane të braktisura nga stuhitë e të mbushura me dritë. Një formë e skajshme e ultrabotës, në përtej oqeanin ku jetoj, në New York.

A ka ndonjë ngjarje në jetën tënde së cilës ia sheh gjurmët edhe sot? Sapo jeni zgjedhur Sekretare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, çfarë do të thotë kjo për ju?

Jeta njerëzore është e gjitha një ngjarje madhore gjurmët e së cilës e shoqërojnë individin nga e shkuara drejt ardhmërisë, si pjesë e pashkëputur e nënshtrimit të vetes nga ëndrrat, vetmitë, pasionet, zhgënjimet, racionaliteti i pastër. Janë të gjitha hallka të një zinxhiri të vetëm paradigmatik. Me emrin e guximshëm jetë. Këtë zgjedhje e shoh si një detyrë e cila kërkon përkushtim, devotshmëri dhe dëshirë për të mbajtur gjallë amanetin mbi një shekullor të udhëheqësve shpirtërorë të intelektuakëve shqiptarë në Amerikë Noli, Konica e më tej, me veprimtarinë e pasur atdhetare, artistike dhe shkencore, në skalitjen e tipareve të diasporës mbarë. Të gjithë mërgimtarët duhet të jenë Ambasadorë të Kulturës së vendit të tyre, gjuhës, historisë, traditave dhe shpirtit të kombit. Një matricë universale vlerash.

Sa ju mungon Shqipëria në New York?

Atdheu, është një ndjesi e çuditshme magnetike që të thith kah vetja, edhe pse kah brenga. Perceptimet poetike e konvertojnë këtë të fundit intuitivisht me të dy kahet nga lumturia. Dhe ti si i verbër vrapon përjetësisht me shpirt e me zemër drejt tij. Dhe koka Të mbet’ gjithnjë mbrapa…

Autorët tuaj më të preferuar…

Nga letërsia botërore: Homeri, Dante, Kafka, Kamy, Sartri, Pamuk… Nga letërsia shqiptare: Kadare, Camaj, Podrimja, Shkreli…

Si e shihni kritikën letrare sot? A ekziston një e tillë dhe e mirëfilltë?

Sigurisht që ekziston. Në formate dhe mënyra universale. E shoh me shume optimizëm këtë gjini, pasi pas viteve’90, bumi i shpërthimeve, sipas këndvështrimeve të reja, gëloi edhe aty. Koha do të bëjë seleksionimin e vet të rreptë, kuptohet, pasi koha nuk e njeh komercializmin, ajo rrjedh e rrëmben tentativat e brishta, por argumentimet e çimentuara mirë do të mbeten. Kështu që dalëngadalë ajo integrale e turbullt konfiguracionesh kriticiste do të qartësohet duke u bërë kështu një bazë e shëndoshë për veprat e ardhshme.

Mesazhi tuaj për talentet e reja, por edhe për shkrimtaret femra në përgjithësi…

Të jesh femër, të dhurosh jetë do të thotë të jesh poezi, të jesh univers. Midis kufijve të ngushtë të filozofisë transhendale të jetës, femra është i vetmi privilegj: njësi qiellore e substancës së postuluar. Aty ka shpirt, ujë, tokë, diell dhe energji, ndoshta supreme. Qoftë talentet e reja, qoftë ato të konsoliduarat duhet të memorizojnë se Parajsa fillon me fëmijët dhe mbaron me librat.

Yllka, Filipi është autore e këtyre veprave:

*Trekëndëshi universal i Bermudeve, Dante-Migjeni-Kadare, studim krahasues, 2012

*Post Hekuba vëllim poetik, Ombra GVG, 2011

*Me ipsum ames (roman postmodern), M. Barleti, 2010

*Eternitas (vëllim poetik, ) M. Barleti, 2009

*Eshtra tempujsh, (cikël poezish të zgjedhura,) 2009

*Dante-Kadare, studim kritik, Albas 2008

Ka fituar këto çmime letrare

-Qershor 2012 Çmimi poetik Ndërkombëtar “Azem Shkreli II”, Ennepetal, Gjermani

-Maj 2011 Çmimi i Parë, në Festivalin Ndërkombëtar të poezisë, TPSH, Vushtrri, Kosovë

-Prill 2011 Çmim Special, Fituese në Konkursin Letrar Ndërkombëtar Poetik, Muza Poetike Pegasi Albania 2011.

Krijimtaria e saj është përfshirë në disa antologji si

* 100 Poetë për dashurinë, (Lirika shqiptare dhe botërore) 2012,

* Korsi e hapur, 2012, në 14-gjuhë të botës, etj.

Intervistë me mësuesen Ardiana Bani

$
0
0

Bisedoi: Sokol DEMAKU

my pic.

Kush është Ardiana Bani?
Përpara se t`u përgjigjem pyetjeve tuaj do doja në rradhë të parë t’ju shprehja kënaqësinë e madhe që më jep fakti që Shqiptarët edhe pse të shpërndarë në çdo vend të botës vazhdojnë të ruajnë lidhjet në mes tyre, dhe kjo falë nismave dhe ndërmarjeve të tilla si Revista Dituria në Borås, dhe do doja t’ju falenderoja shumë për këtë mundësi që më dhatë.

Më duket pak e vështirë të përgjigjem në Shqip, se kush jam unë? Unë jetoj në Kanada që prej 15 vjetesh dhe të flasësh për veten tënde në North America është gjëja më normale, por kur vjen puna të flasësh më bashkatdhetarët e tu, ne akoma e kemi atë ndrojtjen që na karakterizon, që të kemi kujdes të mos mburremi vend e pa vend, gjë që unë mendoj është karakteristika më e bukur e Shqiptarit dhe ndoshta duhet të vazhdojmë ta ruajmë.

Unë punoj si mësuese e matematikës dhe e psikologjisë Tek Cambrian College në Brampton Campus, të Torontos.  Ne të njejtën kohë unë kam edhe biznesin tim si life coach, dhe public speaker. Ndërkohë kam shkruajtur tre libra “The Secret Beyond the Secret: How The Law of Attraction Aligns You with Your Destiny,” “The Twelve Laws of Living: The New Truth About God, Soul and Antimatter,” dhe së fundi “The Truth in Search of Antimatter.”

Keni lindurë në Tiranë ku dhe keni kalue një pjesë të jetës, cfarë ka sot në kujtesë nga to kohë Ardiana?

          Nostalgji. Edhe pse jeta jonë nën regjimin e komunizmit nuk ishte aspak e lehtë, unë nuk mund të kujtoj vuajtjet, apo fukarallëkun që shumica e shqiptarëve e ka përjetuar, nuk mund të kujtoj netët pa gjumë me merakun se nuk do më jepej e drejta për të vazhduar studimet e larta sepse gjyshi im nga babai ishte pushkatuar si armik i komunistëve, nuk mund të kujtoj asnjë nga keto çaste te vështira pa u sforcuar në rradhë të parë që të harroj ditët e lumtura me shoqërinë, të qeshurat rinore, bujarinë e njerëzve tanë, fakti që edhe diçka e vogël si pirja e kafesë në shtëpitë e njëri tjetrit kur shkonim për vizita pa shumë ceremoni, na bënte te lumtur.

Shkollën fillore dhe te mesme në qytetin e Fierit, Shkolla Fillore “Naim Frasheri” Shkolla e mesme “Gjimnazi Janaq Kilica” ku keni jetuar që prej moshës gjashtë vjeçare derisa mbaruat universitetin, cka mundë të na thoni për këtë kohë të kaluar në punë?

           Fieri është qyteti im i fëmijerisë, dhe ruaj kujtime shumë të bukura. Në Fier njerëzit që më panë të këndoj “Unë jam e kuqja” në skenën e festivalit të fëmijëve, vazhdojnë të më thërrasin me këtë emër. “Unë jam e kuqja ngjyra e flamurit, ngjyra e ylberit, ngjyra e nderit…” Unë isha vetem 8 vjeçe kur kam kënduar në skenën e festivalit dhe isha shumë e ndrojtur në fillim, por përkrahja e shoqërisë dhe të afërmve të mi, më bëri ta kaloja me sukses këtë etapë. Më pas përqendrimi im u drejtua në shkencat ekzakte, si matematikë dhe fizikë. Këtu kuptova se isha plot kurjozitet për shkencën dhe jetën në përgjithësi dhe se 24 orë në ditë nuk janë të mjaftueshme ndonjëherë.

Keni punuar si pedagoge e matematikës dhe e kompjuterit në Universitetin Bujqësor te Kamzës, në Tiranë, një krahasim me ate këtu në Kanada, si e spejgoni këtë?
Puna e mësuesit mbetet po aq fisnike kudo që të udhëtosh nëpër botë. Mua më ka pëlqyer gjithnjë të jem mësuese e matematikës dhe e shkencave. Ky është pasjoni i veçantë i imi, dhe nuk ka ndonjë ndryshim për mua nëse jam perballë studentëve shqiptarë apo kanadezë apo internacional si tani që jap mësim në Kolegj. Të them të drejtën nuk shoh ndonjë ndryshim të madh, por mund të them kaq, që gjërat janë tepër, tepër më të organizuara këtu ne Kanada. Mëgjithatë çdo e mirë ka të keqën e vet dhe çdo e keqe ka një të mirë, themi ne.

Çka ju shtyri të mërgoni dhe të studioni mu këtu në Kanada?
Kur vendosa të mërgoj ne Kanada, në 1997 ishin vite të vështira për Shqipërinë. Siç jeni në dijeni në ketë vit pati një luftë të ashpër midis partive politike që i kaluan kufijtë e miresjelljes. Pas hapjes së depove të armëve të ushtrisë dhe aksidenteve, madje edhe vrasjeve më qellim, jeta në Shqipëri nuk ishte më e sigurtë. Kështu që në fillim të 1998 aplikova për të ardhur në Kanada dhe aplikimi mu aprovua në 1999.

Ka kohë që jetoni në Kanada, çfarë mund të na thoni për jetën këtu, çfarë është ndihma e shtetit për të huajit këtu dhe si ndiheni?
Kam 14 vjet në Kanada, dhe vazhdoj ta pëlqej jetën këtu, por mbi të gjitha jam e vetëdijshme që ka probleme edhe Kanada si në çdo vend tjetër. Që këto probleme ndoshta s’mund të krahasohen me problemet në vende të tjera ku ka luftë dhe varfëri kjo është qartë, por kjo nuk do të thotë që njerëzit këtu nuk mbetën të pa kënaqur dhe nuk kerkojnë zgjidhje sa më të mira për vetën dhe fëmijët e tyre. Ndonjëherë problemi i vendeve të zhvilluara, më sa kam kuptuar deri tani është vetëkënaqësija.

Përsa i përket ndihmës së shtetit për të huajt unë mund të them që ndihma e shtetit është e pranishme, dhe e gatshme për këdo, jo vetëm për të huajt, dhe është e barabartë për të gjithë. Kështu që kush vjen nga një vend i huaj dhe vëndoset ne Kanada për herë të parë nuk ka më shumë prioritet se një kanadez i lindur dhe i rritur në Kanada por që kanë të njejtën nevojë financiare. Por, ndërsa shtetasi Kanadez ka më shumë njohuri dhe experiencë se sa një emigrant, atëhere mundësitë e emigrantit për të gjetur punë janë tepër me të kufizuara. Punë të kategorive të ulta janë të vetmet punë që të ofrohen në fillim, pamvarësisht nga shkalla e edukimit. Unë madje e kam cakitur pak këtë temë në librin tim “Secret Beyond the Secret.”

Si e kalon një ditë Ardiana në mergim?
Cdo ditë këtu ka rutinën, dhe specifiken e vet, por më e përgjithshmja është kjo: Ngrihem ne orën katër të mëngjezit çdo ditë, dhe punoj për dy deri në trë orë me shkrimet e mia, ose u përgjigjem emaileve të ndryshme, përgatitem për mësimdhënjen ose bej korrigjimet e provimeve të studenteve. Fëmijët zgjohen nga gjumi ne orën shtatë dhe i ndihmoj të bëhen gati për shkollë. Unë kam tre fëmijë, Julinda vajza e madhe vazhdon studimet në Universitetin e Torontos për psikologji dhe Shkencat e jetës, Joni eshte 10 vjec në klasë të pestë, kurse Jenna është pothuajse pesë vjeçe dhe është akoma në kopsht. Pasi kthehem nga puna neë orën 3, 4, ose 5 varet sa orë leksioni kam në ditë të ndryshme,  zakonisht, marr femijët nga baby sitter, dhe ndërsa përgatis darkën merrem me diskutime të situatave dhe problemeve të ndryshme që mund të kenë hasur gjatë ditës. Mua më pëlqen të lexoj shumë, dhe çdo moment të lirë e shfrytëzoj për të lexuar, kur fëmijët shkojnë për të fjetur.

Disa ditë të caktuara une shkoj në mbledhjet e klubit që marr pjesë. Ky është një grup bamirësije qe njihet ne te gjithe boten me emrin Lions International Club. Edhe fundjava ka specifiken e vet, fëmijët shkojnë në programe, Joni shkon në dy programe karate dhe running, kurse Jenna shkon në leksione të notit dhe soccer (futboll). Gjithashtu këto janë dy ditët që fëmijët shkojnë të vizitojne gjyshërit. Prindërit e mi janë këtu në Kanada. Kjo është e vetmja kohë ku unë mund të takohem me shoqerinë time te vjetër ose të re, dhe me familjarë të tjerë që janë këtu ne Kanada. Biznesin tim, life coaching, takimin më klientat ose Publik speaking, si dhe  workshope të ndryshme e organizoj kryesisht mbrëmjeve te javeës por asnjëhere gjateë fundjaves. Fundjava i përket familjes time dhe shoqërisë.

Çfarë janë kushtet për të jetuar e punuar këtu, mund të na bëni një krahasim me ato në vendlinje?
Kushtet për të jetuar më duken më të lehta këtu në Kanada, për arësye se gjërat janë të organizuara dhe të kontrolluara. Edhe kur ka anomalira këtu është krijuar një besim i madh që qeveria do ndërhyjë dhe gjërat do kthehen në normalitet si më parë. Kjo gjë është vërtetuar përherë, kështu që vëtem ky fakt të ben të jetosh e qetë dhe pa ate stresin që të jep një jetë e pasigurtë. Puna është punë. Këtu nuk ka kohë të pish kafe në orarin e punës apo të besh telefonata përsonale në punë.  Tetë orë në punë apo më tepër janë të rendimentit maksimal sepse edhe konkurrenca është e madhe. Në çdo moment duhet të jesh në gadishmeri për të kryer detyrë mbi detyrë dhe madje edhe të punosh sa për pesë veta ndonjëherë.

Ju merreni edhe me shkrime, merreni me poezi apo me prozë?

          Poezia ka qenë dashuria ime e parë. Kur isha në klasë të shtatë njëra nga poezitë e mia, pak e shkurtër por që u bë motivacioni i shkrimeve të mëtejshme eshte:

E mira dhe e keqja

vrapojnë në një rreth si të marra

Dhe s’mund ta putosh asnjëhere

Se cila do dali e para

Ndaj o njëri, pse qan,

Dhe ti tjetri pse qesh,

Nuk e dini që jeta

e burgosur është ne rreth?

Por siç e thashë kjo ishte një nga pasionet e mia të hershme, dhe kur erdha këtu në Kanada, vite, vite më pas, zbulova që kisha dëshirë të frymëzoja dhe të inkurajoja njerëzit më anë të prozës. Pasi fillova punë si Life coach, një nga klientet e mia të hershme Tereza, më pyeti një ditë “Pse nuk shkruan një libër më këshillat që u jep klientave?” Aty fillova ta konsideroja publikimin e një libri si një gjë të mundëshme, dhe kështu shkrova tre librat që përmenda më lartë.

Keni libër të botuar dhe çfarë është tema që shtjelloni në te?
Kam botuar dy libra në fushën e metafizikës dhe spirituale, ndërsa libri i tretë është një hipotezë e re shkencore rreth antimatter. Si mësuese e shkencave dhe e matematikës, jam gjithmonë në kërkim të së vërtetës, të zbulimit të arësyeve shkencore dhe e theksoj shkencore, mbrapa çdo akti njerëzor, por edhe mbrapa fenomeneve mistike e të pashpjegueshme. Nga ana tjetër, unë jam gjithashtu e bindur që Zoti ekzizton. Lidhja ime shpirtëtore më Zotin është forcuar gjithnje e më shumë më kalimin e viteve, jo vetëm nga ngjarjet mistike që janë manifestuar në jetën time private, por edhe nga fakti që unë kam mundur të gjej një shpjegim shkencor të fenomeneve të ndryshme që shumë veta i quajnë mistike ose spirituale. Një nga këto zbulime është shpjegimi që i bej njerit prej ligjeve më të mirënjohur në kohët e fundit, Ligji i tërheqjes që njihet në Anglisht më emrin “The Law of Attraction.” Ky dhe ligje të tjera që lidhen më aspektin shpirtëror të njeriut kanë qarkullar prej vitesh, por mua nuk më binden shpjegimet dogmatike të këtyre ligjeve, pavarësisht se unë i përjetoja ato. Kështu që e bëra si qëllim në vetvete për të zbuluar arësyet shkencore dhe llogjikën që mund të qëndroj mbrapa këtyre ligjeve, dhe shpresoj t’ja kem harritur më këto dy libra. Pyetjet si: A ka Zot? Në rast se ka Zot, pse ka kaq shumë probleme dhe padrejtësi në jetë? Pse nuk i ndalon ose parandalon Zoti vuajtjet njerëzore? A janë të vërteta fenomenet misterioze si fantazmat, magjitë, mallkimet, parandjenjat, etj. Pse ekziston xhelozia? A ka dashuri? A ekziston shpirti? Por kur trupi vdes a vazhdon shpirti te ekzistojë? A rilindet shpirti njerezor dhe si mund ta vërtetojmë këtë? Të gjitha këto pyetje janë diskutuar në librin “The Twelve Laws of Living” që mund ta gjeni në amazon.com dhe që mund të përkthehet “Dymbëdhjetë Ligjet e Jetesës” Në librin tjetër “The Secret Beyond the Secret” që përkthehet “Sekreti përtej Sekretit” është një shpjegim i një formule që kam zbuluar e cila ka sjellë rezultate mahnitëse si për vetën time ashtu edhe për klientat e mi. Në këtë libër unë shpjegoj nëse njerëzit e kanë destininë e tyre të shkruar nga Zoti, dhe në rast se po çfare na ngelet neve në dorë për të bërë? Mund të duket e çuditshme, por unë kam zbuluar se Zoti na ka lenë shumë shumë fuqi në dorën tonë. Problemi është se ne nuk jemi në dijeni te kësaj fuqie dhe për këtë arësye ne e shpërdorojmë ose nuk e përdorim fare. Sekreti se si të përdoret kjo forcë është shpjeguar në këtë libër.

Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Ardiana, cilat janë planet e juaja?
Ne rradhë të parë do mundohem të përkthej librat në Shqip pak e nga pak. Tani për tani ato janë në Anglisht sepse duke qenë se ajo është gjuha e përditshme që përdor për të komunikuar e ndjej më të lehtë të përdor Anglishten kur shpreh mendime filozofike si këto që ju sqarova më lart. Më vonë kam dëshirë të shkruaj një roman ku më anë të dramës që do zhvillohet nëpër faqet e librit njerëzit mund të kuptojnë se si keto 12 ligjet e natyrës diktojnë fatin tonë, dhe shkaktojnë drama në mes njerëzve.

Çfar është malli për të afërmit , si e ndjeni vetën këtu në një mes të huaj?
Të them të drejtën unë jam një njeri qe adoptohem shpejt në çdo situatë, dhe nuk mund të them që ndjehem si e huaj në këtë vend. Kjo mund të jetë edhe meritë e Kanadasë si një vend më shumë kultura dhe emigrantë nga vende të ndryshme të botës. Por gjithashtu prindërit e mi erdhëmn në Kanada në të njejtën kohë më mua. Unë nuk kam motra ose vëllëzer por disa nga familjarët e mi që kam pasur lidhje të ngushta që kur isha në Shqipëri i kam këtu ne Toronto tani. Gjithashtu kam plot shokë e shoqe që nga femijerija ose të universitetit që janë këtu dhe takohemi herë pas here për të pirë kafe dhe për të marrë vesh se si shkojnë gjërat në jetën tonë. Mbi të gjitha lidhjet më anë te facebook-ut e kanë bërë më të lehtë komunikimin me njerëzit që i kemi larg dhe që na mungojnë. Por megjithatë malli për vendlindjen gjithmonë ekziston.

Sa ka arritur Ardiana të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend më kuturë tjetër nga ajo që ne kemi?
          Më thenë të drejten ka qenë shumë e lehtë të bej shokë e shoqe këtu në Kanada. Kulturat nga më të ndryshme janë të pranueshme, për sa kohë që ruan politesen dhe nuk ofendon kulturat e tjera. Që në fillim kur unë erdha ne Kanada kam pasur fatin e mirë të takohem më njerëz shpirtgjërë, bujar, që më kanë afruar ndihmë të sinqertë dhe më kanë ndihmuar të integrohem në jetën Kanadeze. Unë mund të them më pak dhimbje në këtë pikë se ndihma që më dhanë shoqeria e huaj ishte shumë më e sinqertë dhe pa interes në krahasim më ndihmën që u pretendua se mu dha nga disa familje shqiptare.  Është vërtetë e turpshme dhe e dhimbshme kur kupton se një nga karaktristikat më të njohura të Shqiptarit siç është bujaria dhe ndihma e sinqertë, ekziston vetëm në historinë e largët të popullit tonë.

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu dhe jetën stundetore në vend të huaj?

          Unë jap mësim në Kolegj. Studentët e mi janë studentë që vijnë nga e gjithë bota për të studiuar dhe për të ndërtuar një jetesë këtu në Kanada. Duke qenë se jam edhe vetë një emigrante kam një lidhje më të fortë shpirtërore me studentët e mi, dhe e ndjej si detyrë që tu bej të ditur se çfarë konsiderohet një sjelle më politese këtu në Kanada dhe çfarë nuk është e pranueshme. Ka shumë rregulla të mirësjelljes së përditshme që janë fare të zakonshme si mbajtja e dyerve hapur për të tjerët, mënyra e të falenderuarit, mënyra e të kërkuarit leje për të kaluar kur vendi është i ngushtë etj, gjëra që ne nuk i vemë re kur jetojmë në këtë vend për një kohë të gjatë pasi jemi përshtatur, por që janë tepër të dukshme kur një i sapo ardhur nuk i ndjek këto rregulla,  jo sepse nuk është i edukuar apo është i pakulturuar por sepse këto rregulla nuk janë konsideruar si gjëra primare në vendin e tyre.

Sa ka arritur Ardiana të përshtatet në kohën, klimën dhe në natyrën kanadeze?
Ah, unë do mbetem mesdhetare në shpirt. Bora më pelqen vetëm kur e shikoj nga dritarja. Megjithate vjeshta është shumë e bukur këtu Kanada më të gjitha ngjyrat e natyrës. Në vjeshtë dua të eci më orë te tëra nëpër parqet pafund të Torontos.

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmesën tënde në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka?

           Po e filloj nga pjesa e fundit e pyetjes. Nëse bëhet fjalë për realitetin në Shqipëri, në rradhë të parë duhet të ndryshoi mentaliteti karshi punës dhe argëtimit. Diskutimet nëpër kafene për politikën nuk duhen konsideruar punë. Së dyti, duke qenë një shtet dhe vend kaq i vogël ne nuk na duhen shumë parti politike më platforma të ndryshme. Ne na duhen njerëz të aftë që të drejtojnë një vend të vogël. Në rast se bëhet fjalë për veprimtarinë e Shqiptarëve nëpër botë do të thoshja se gjëja e parë që ne duhet të ndryshojmë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur është dyfytyrësia, fallcifiteti që ka filluar të na karakterizoj.  Kam vënë re që Shqiptarët në mërgim lëkunden midis dy ekstremeve: ose do fillojnë të mburren se sa të zotët janë shqiptarët, dhe në çdo diskutim shoqëror më të huajt nuk lenë t`u shpetoj rasti pa përmendur faktin se Nënë Tereza ishte Shqiptare, dhe se John Belushi ishte shqiptar gjithashtu, madje edhe Aleksandri i madh mund të këtë qenë më origjine Ilire, por në shumë raste të tjera disa shqiptarë kthehën në grek, e madje edhe italian. Unë e kuptoj se si një vend i vogël që jemi dhe pa fuqi ekonomike ne nuk mund të jemi krenar për këtë fakt, por kemi plot cilësira të tjera për të cilat duhet të krenohemi. Dhe kjo nuk fillon duke u mburrur më figurat e shquara por fillon në rradhë të parë më faktin që Shqiptarët janë shumë të adoptueshem, Shqiptarët kanë aftësi të integrohen në kulturën e vendeve ku kanë emigruar por ama pa mohuar kulturën dhe origjinën e tyre.

Dua të përmend këtu një rast që kur punoja si mësuese zevendësuese ditore, në një shkollë të mesme në Toronto, vite më parë, njëra nga mësueset më pyeti se cila ishte origjina ime. Kur unë i tregova se isha nga Shqiperia, kjo mësuese e cila ishte më origjine greke, tha në mes te sallës plot e përplot më mësues “Oh ti je nga ai vend nga kanë ardhur hajdutët që vjedhin shtëpitë e grekerve” Kjo qe një situatë tepër e vështirë për mua dhe një shuplakë në fytyrë për një krim që nuk e kisha kryer unë dhe nuk meritoja të ofendohesha. Për fat të keq çfarë kjo mësuese e rendomtë tha aq publikisht, ishte e vërtetë. Unë nuk mund ta mohoja atë fakt, por vazhdova më qetësinë time dhe i thashë “Where there is a forest, there are also wild shrubs” ose siç e themi ne në shqip “Pyll pa derra nuk ka.” Të gjithë mësuesit e tjerë u mblodhën rreth meje duke më dhenë numrat e tyre të telefonit që unë t u telefonoja dhe të vazhdoja shoqërinë më ta. Kështu që jam e mendimit se kur ne të fillojme të tregojmë kulturën tonë më mirësjelljen tone, më punën tonë, më djersën e ballit, pa kërkuar të asimilohemi nëpër botë, por të integrohemi në të, atëhere Shqiptarët do jenë edhe më të bashkuar dhe më të nderuar.

Si mund ta jepja ndihmesën time në këtë realitet? Lidhjet e mia të vazhdueshme më Shqiptarët dhe Shqiperinë, pavarësisht nga shoqëritë e reja që unë vazhdimisht krijoj këtu në Kanada. Dhe kjo mendoj se është një nga kontributet e mia, por unë mendoj se ndryshimi do të vij kur Shqiptarët të mësojnë të komunikojnë më sinqeritet dhe pa gjykuar njëri tjetrin. Duke qenë se kam eksperiencë në fusha të ndryshme dhe shkollime të vazhdueshme pasuniversitare këtu në Kanada, këto më japin mundësinë që ta quaj veten një eksperte (si life coach) në fushën e mardhënjeve dhe të komunikimit më njerëzit. Dy nga lëndet më të preferuara që jap mësim ne kolegj tani, janë “Positive Psychology” dhe “Leadership skills” (psikologjija pozitive dhe aftësitë e një lideri/udheheqesi). Dhe ndërsa ua mësoj këto strategji nxënësve këtu në Kanada, pse jo më kënaqësi do ndihmoja edhe bashkatdhetarët e mi.  Kushdo që ka pyetje ose kërkon ndihmë përsa i përket aftësive që ju duhen për t’u intergruar në jetën Kanadeze, ose që ka nevojë për ndihmë në përmirësimin e komunikimit në mënyrë që të jetë sa më i sukseshëm në jetë, por edhe të mos shfaqet para të tjerëve si mendjemadh apo vulgar, janë të mirëpritur të më kontaktojnë për life lessons nepermjet skype. Cdo kush mund te më kontaktoj nëpërmjet emailit: abc@knowthetruth.ca

Cfarë janë kontaktet e Ardianes më vendlindjen?
Unë komunikoj vazhdimisht nëpërmjet internetit, më shoqërinë dhe të afërmit që janë në Shqipëri. Në fakt unë vazhdoj të mbaj lidhje të forta më Shqipërinë dhe largësia nuk ndjehet në ditët e sotme kur ka kaq shumë mënyra të ndryshme dhe të shpejta komunikimi. Tani për shembull, sapo kam filluar bashkëpunim biznesi më një shoqen time të fëmijërisë që jeton ne Shqiperi Margarita Kola dhe që ka hapur një agjenci martesash atje, Marriage-Dating.al. Unë jam përfaqësuesja e kësaj agjencie Shqiptare, në Kanada.

Një i mërguar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht më natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Ardiana?

          Të them të drejtën unë kam dëshirë të jem e mirë informuar por ka disa fusha që nuk më interesojne shumë për shembull fusha e politikës apo sporteve si hokey, baseball, footballi amerikan të cilat nuk arrij ti kuptoj. Ju deshët një pyete të shkurtër por fatkeqesisht kjo është një pikë delikate që kërkon një çik më shumë sqarim për sa i përket fushës politike. Në fushën e politikës unë nuk mund ta kuptoj se si njerezit mund të gënjehen dhe të besojnë se një kandidat apo parti do jetë më i mirë se një kandidat apo parti e krahut të kundert? Unë nuk mbaj shpresa të kota se një kandidat do jetë më i mirë dhe më i pakorruptueshem se tjetri. Kam besim vetëm ne koalicion të partive, dhe kur në të arrijme të zgjedhim njerëzit më të mirë të do partie, që mund të kryejnë detyrat specifike të specialistit në fusha të caktuara, vetëm atëhere do më interesonte të njoftohesha se si shkojnë punët.

Ka kohë që jetoni këtu, sa janë kontaktet tuaja më shqiptarët këtu, keni miq dhe a shoqëroheni?
Kam gati 15 vjet (14 vjet e gjysëm për të qenë e saktë) dhe kontaktet më miqtë e mi shqiptarë këtu në Kanada janë të vazhdueshme. Kjo mund të jetë e lehtë për faktin se ka shumë Shqiptarë këtu në Toronto.

 Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Ardiana?

          Unë pothuajse i kam bërë realitet të gjitha profesionet që do të zgjidhja në këtë jetë. Më pëlqen matematika dhe shkenca, më pëlqen të jap mësim, më pëlqen të ulem më njerëzit dhe ti ndihmoj më problemet e tyre, kështu që prandaj jam edhe life coach, më pëlqen psikologjija dhe jo vetëm që e jap mësim por edhe aplikoj në librat dhe në biznesim tim si life coach, më pëlqen të shkruaj, dhe edhe këtë e arrita duke publikuar tre libra deri tani. Një gjë nuk e kam bërë akoma realitet, muzikën. Më pëlqen që një ditë të luaj në pjano dhe kitare. I kam të dyja keto instrumenta në shtëpi, kam nisur kurset e muzikës disa herë por jeta e ngarkuar nuk më ka dhënë mundësinë që t’i vazhdoja. Kështu që do të thoshja se unë i jam mirënjohes Zotit për gjithë aftësitë që më ka falur dhe nuk do doja një jetë më ndryshe se sa kjo që kam.

E  lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botohet në Skandinavi, cka mund te na thoni për te?
Kam filluar të ndjek veprimtarinë e radios Dituria si edhe të revistës Dituria falë faqës së internetit www.Dituria.se, kur e pash këtë veprimtari kaq të gjallë dhe fisnike në faqet e internetit, kur mësova se si Shqiptaret në Suedi vazhdojnë të mbajne lidhjet më bashkatdhetarët, se si i inkurajojnë dhe si po përhapin më dinjitet kulturën Shqiptare nëpër botë, ndjeva një kënaqësi tepër të veçantë. Jam e lumutur që nëpërmjet kësaj reviste, në mënyrë elektronike, më jepet mundësia të mësoj rreth jetës dhe veprimtarisë së bashkatdhetarëve të tjerë kudo nëpër botë. Revista Dituria është vërtetë një ndërmarrje më vlera të mëdha dhe e meriton të përgezohet dhe të ndiqet nga të gjithe bashkatdhetarët tanë.

 Planet tuaja për të ardhmen, çka Ardiana mendon dhe ka në fokus?

          Më thënë të drejtën unë nuk bej plane afatgjata. Jam e mendimit që njeriu duhet të jetë spontan, shpirt i lire siç e ka krijuar Zoti, sepse planet tona afatgjata kanë një këndveshtrim të ngushtë dhe dritë të shkurtër. Por një dëshirë e kam në shpirt, dhe kjo dëshirë është që t’ua bej të njohur njerëzve ate që m’u be mua e njohur tre vjet më parë dhe që ishte zanafilla e punës së madhe që une i dedikova shkruarjes së librave të mi. Tre vjet më parë, unë përjetova disa situata fantastike që përshkruhen vetëm nëpër libra dhe që unë pata fatin e mirë t’i përjetoj. Cfarë ishin keto situata dhe si e ndryshuan ato jetën time, i kam shpjeguar në librat e mi si edhe në websitin tim.

Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti?
Ajo që më ben të lumtur në jetë, ashtu si çdo prind shqiptar, është të shikoj se si fëmijët e mi po mësojne dalengadalë cilësitë e duhura për t`u bërë njerëz të sukseshëm në jetë. Më “njerëz te sukseshem” unë nënkuptoj arritjen e dëshirave dhe qëllimeve që një njeri i ve vetvetës në jetë, dhe që nuk kanë si synim vetëm përfitim përsonal.

C’ka më mundon më së shumti?  Më mundo fakti që për shkak të politikës njerëzit krijuan shtete dhe shtetet krijuan barriera midis shteteve, duke grumbulluar kështu pasuritë njerëzore dhe tokësore vetëm në duar të disa dinastive. Kjo bëri që paraja të vleresohet më shumë se shpirti njerëzor, dhe ky është një gabim i lashtë sa edhe vetë njerëzit. Dhe unë e quaj si gabimin më të rëndë. Uji, buka, të edukuarit nëpër shkolla, rrobat për t`u veshur, shërbimi shëndetesor, çdo gjë që është e nevojshme për të jetuar si qenje njerëzore nuk duhej të shkembeheshin më para. Një këngetar gjysëm lakuriq në skenë nuk duhej të vleresohej më shumë se një pastruese që rropatet gjithë ditën duke pastruar ambjentet ku ne jetojmë e punojmë. Por mënyra se si janë ndërtuar ligjet dhe shtetet e aq më shumëv reklamat fallco, e nxisin shumë e më shumë grumbullimin e parase vetëm në disa duar. Kjo më mundon, dhe më mundon shumë.

Si e kalon kohen e lirë?

          Në kohën e lirë kam shumë dëshirë të lexoj. Por kam edhe shumë dëshirë të argëtohem, ne shkojmë çdo të shtune më fëmijët në Kinema, shkojmë në pishina, ecim nëpër parqe. Mbi të gjitha unë e krijoj vetë kohën e lirë, kur është e nevojshme. Ndonjëherë kur fëmijët ndjehen të stresuar nga aresye të ndryshme, unë i shkëpus për disa minuta nga rutina e përditshme e të studjuarit dhe në vemë muzikë dhe kërcejmë, ose luajmë lojna nga më të ndryshme, shikojmë filma për të qeshur në televizor ose kompjuter.  Një nga programet që pëlqejmë më shumë është Wizard of Wavery Place. Qëllimi im është ti mësoj fëmijët e mi që rendimenti në punë është më i madh kur mendja është e çlodhur dhe e çliruar nga stresi. Kështu që koha e lirë dhe argetimi duhet të jenë pjesë e pandarë e jetesës së përditshme, por jo më kryesorja pjesë e ditës.

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

          Ah, sikur të kisha mundësi te zgjidhja, unë do udhëtoja në të gjithë botën. Nuk mund ta kuptoj vetën të lidhur në një vend sikur të mos ishte kufizimi nga ana financiare. Më pëlqen të njihem me kultura të ndryshme, të shikoj vende të reja, vende piktoreske, të bukura nga natyra apo edhe nga dora e njeriut, por mbi gjithçka më pëlqen të kem sa më shumë shokë te rinj dhe të vjeter në jete.

Këngëtarja Adelina Thaqi rikthehet fuqishëm në Këngën Magjike

$
0
0

Nga: Arbana Vula

Adelina Thaqi (foto kortezi e OnAir)

Adelina Thaqi (foto kortezi e OnAir)

Këngëtarja e talentuar Adelina Thaqi konsiderohet si njëra ndër këngëtaret më të mira shqiptare. Pas një pauze është kthyer fuqishëm me pjesmarrjen e saj në festivalin e famshëm Kënga Magjike me këngën “Po u mërzite”. Ajo njihet si një nga personalitet më të dashura për publikun shqiptar me një zë madhështor dhe performanca mbresëlënëse. Adelina korri famë në estradën shqiptare në Kosovë me shown famoz superhitin “Kontrast” Në një intervistë eksklusive për Prishtina Press artistja e njohur Adelina Thaqi flet për suksesin e saj dhe planet rreth projekteve të reja.

EKSKLUSIVE: INTERVISTA ME ADELINA THAQI

Intervistoi: Arbana Vula

Adelina pas nje pauze prej disa vitesh ti u riktheve fuqishëm në Këngen Magjike si u ndjeve ?

Adelina Thaqi: Rikthim që më ngjalli shumë emocion e shumë kënaqësi, ndjenjë jashtëzakonisht e fortë.

Kënga ‘Po u mërzite’ mori komente shumë pozitive nga njerëzit dhe është e pëlqyer shumë. E e prisje këtë sukses?

Adelina Thaqi: Natyrisht ishte ide e imja, dhe kënaqësi në të njëjtën kohë. Dhe keshtu besoj së bashku bëmë diqka të bukur e shumë pozitive.

E kujt ishte ideja të punosh me Armendin Aiden dhe Drjon?

Adelina Thaqi: Tani pas kësaj pauze, u mundova që te risjell diqka të bukur, por që adhuruesit i kaluan pritjet e mija, në pelqimin e këngës dhe paraqitjes time. Jam shume mirënjohëse dhe shumë e lumtur.

Adelina ju tashme keni dhe nje vajzë jeni bërë dhe Nënë , ishte kjo arsyeja e largimit tuaj për një kohë nga muzika?

Adelina Thaqi: Po, besoj arsyeja më e bukur, sidomos te fëmija i parë, gjithqka ështe e re për nji nane, dhe duhet më shumë perkushtim. Përvec kesaj, doja edhe për vete të pushoj, të reflektoj në mënyrë që të kthehem më e fresket dhe më kreative.

Adelina Thaqi (Foto kortezi e Alba VIP)

Adelina Thaqi (Foto kortezi e Alba VIP, Telegrafi)

Krahas disa punëve tjera si profesoresh e muzikës ju jeni dhe pjesë e korit te filharmonisë se Kosoves , si ja dilni me te gjitha keto obligime?

Adelina Thaqi: Eshte shumë e lodhshme, por disi jam mësuar prej që e di veten, gjithmonë jam mësu me oligime shumë, dhe jeta ime gjithë dinamike. Por tani edhe me fëmi, pak kam fillu me i reduktu, sepse nuk po me del kohë, as për veten dhe për disa gjëra të rëndësishme. Kështu që kam vendos pak të reduktoj, që të kem dhe jeten private, qoftë nji qaj me familjen në pasdite.

Adelina gjatë kësaj kohes sa nuk ishe shumë aktive në muzikë, si një profesioniste e muzikës si e sheh muzikën shqiptare ka rritje në nivelin artistik apo jo?

Adelina Thaqi: Eshte temë shumë e gjerë, por do mundohem me pak fjalë, me krahasu këto 13 vite ka përmirësime. Ka këngetarë të mirë, por që shpejt po bien, sepse me zor është me e mbajt karierën. Se sa më arrite me u ba këngetare, nuk jemi aty ku duhet te jemi. Kemi shumë mangësi, kopjime, thjeshtë nuk dojmë me u lodh për diqka artistike e që do të ketë jehonë të gjate. Por disi sa ma lehte ma na shku punët, kemi ende rrugë të gjatë për të bërë.

Na trego pak dhe për bashkeshortin Bardhyl Metaj , si eshte si bashkëshort si prind?

Adelina Thaqi: Tani kjo pak e sikletshme për mua me fol për bashkeshortin, sepse është bashkëshorti im. Por më duhet të them që ai e plotëson pjesen time të mangët. Ai është tip i qetë, i durueshëm, kjo mua më mungon ( hahah). Më ndihmon në shtepi, qoftë me vajzën qoftë edhe në pregaditje, ështe që themi ne shumë i përdorshem, dhe është shumë merakli për shtëpi, për ushqim dhe për veshje. Unë i them gjithmonë, shumë mirë qe egziston ai më ndihmon për gjithqka dhe unë thjeshtë smundem pa të. Ai më mungon shumë qoftë edhe derisa të kthehet prej punës, jemi të lidhur shumë .

Tani që u ktheve në muzik prap do thotë që do vashdosh të punosh në projekte të tjera. Cilat janë planet e tua në të ardhmen?

Adelina Thaqi: Po me siguri që do të punoj, dhe po ashtu kam plane të mira, te cilat do ti shpalos nji nga nji .

E dashur faleminderit për bisedën , nëse ke ndonjë mesazh për fund ?

Adelina Thaqi: Faleminderit prej jush. Unë ju uroj shnet së pari, dhe gjithë adhuruesve ju falenderohem për përkrahjen dashurinë dhe respektin karshi meje, unë frymoj nga ata. / Intervistoi për Prishtina Press Arbana Vula

Intervistë me Flora Dervishi

$
0
0

LIBRI SHQIP DHE SHQIPTARËT EMIGRANTË

Intervistë me drejtoren e bibliotekës publike Durrës, shkrimtare, studiuese dhe  ideuese projektesh në sferën e librit.

Intervistoi: Kadri Tarelli

1

Zonja Flora! Porsa jeni kthyer nga Suedia, ku zhvilluat një vizitë pune, natyrisht në kuadër të librit. A keni ideuar ju një projekt për librin shqip, për emigrantët shqiptar? Ku konsistoi kjo vizitë pune?

Përgjigje: Para se t’i përgjigjem pse, shkuarjes  në Suedinë e largët, më  lejoni  të falënderoj  edhe  publikisht drejtoren e bibliotekës së Borasit znj. Karlson, një  intelektuale me integritet dhe një mike e mirë e  shqiptarëve, nga e cila erdhi ftesa zyrtare për ne. Por, njëkohësisht ju jemi shumë ndernjohës shoqatës kulturore “Migjeni”, shoqatë e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Suedi, e cila përballoi gjithçka… Ishte një këmbëngulje dashamirëse për bashkëpunim me bibliotekën e qytetit, nga drejtuesit e revistës e të radios “Dituria”, gazetarit dhe mësuesit Sokol Demaku, leksikologut me kontribute 40-vjeçare, prof. Sadulla Zendeli-daja, nën kryetar i shoqatës së shkrimtarëv edhe artistëve “Papa Klementi i XI Albani”, e tjerë. I përgëzoj për përkushtimin dhe punën e madhe që bëjnë, duke mbajtur gjallë frymën e shqiptarisë dhe krenarinë e të qënit shqiptar.

Vazhdim i pyetjes: Por, ishte  nisma juaj për të mos shkuar duarbosh, ndaj dhe dhuruat një pjesë librash nga biblioteka e familjes tuaj, për fëmijët kosovarë në Boras?

Përgjigje:  E çmoj dëshirën e pamatë të tyre, për të mos i humbur lidhjet me gjuhën dhe kulturën amtare. Dhe bëra diçka,( një pikë ujë në oqean,) si unë ashtu edhe kolegia ime Keti Psatha. U prekëm shumë dhe u befasauam, që intelektualët, së shumti mësues të shqipes dhe aktivistë të çështjes atdhetare, patën një  vlerësim aq të lartë për gjestin libër dhe ligjëratën time për letërsinë mërgimtare.

            Më lejoni që po bëj një pyetje të shkurtër: Ku shkuan librat?

            Përgjigje: Falë kulturës demokratike të nivelit të lartë suedes, zhvillohej mësimi i gjuhës shqipe në disa shkolla, ku kishte shqipfolës. Kështu dhurata jonë, librat, u ndanë në tetë shkolla të periferisë, ose më saktë, në ato biblioteka shkolle ku nuk kishte libra shqip.

Znj. Flora! Ju kini ide dhe këmbëngulni me forcë, madje keni pasur një projekt për ngritjen në diasporë të bibliotekave me libra shqip. Nuk është një ngarkesë jashtë fuqive tuaja, po t’i shohim vështirësitë dhe gjendjen e rrjetit të bibliotekave në shtetin amë?

Përgjigje: Para së gjithash mendoj se idetë janë ide, qofshin edhe në perspektivë dhe  jo gjithnjë duan para. Realizimi i tyre po. Por, më e rëndësishme  është  një strategji e studiuar nga strukturat shtetërore, kjo është thelbi i çështjes. Mendoj se dhe shoqatat kulturore e atdhetare, donatorë, ente botues apo dhe individët, nuk duhet ta shohin veten të përjashtuar. Mbetet shumë për të bërë.

Po kam pasur një projek-ide për zonat migratore në brigjet matanë Adriatikut,  apo “Via – Adriatike”, që u pëlqye dhe u vlerësua si ide, por nuk u mbështet edhe pse kërkesat e emigrantëve sa vijnë e bëhen më të shpeshta.

            Pyetje: Historia e shkurtër e një projekti në letër, për kënde libri në gjuhën amësore në emigracion, shpresoni të mos mbetet në harresë dhe t’i riktheheni?

Përgjigje: Po. Jemi në stadin e rizgjmit të  shpresave edhe për kulturën e shkruar, por individi i vetëm nuk ia del. Pastaj edukimi i shijeve është një problem jo i vogël, madje i frikshëm dhe duhet programuar nga specialistët e fushës. Jo gjithëmonë duhet parë si rrezik konkurenca e ekranit të madh elektronik ndaj  librit, por invazioni i superlogorive grafomaneske të formatit të shkruar.

            Znj Flora! Si e vlerësoni ju librin në diasporë… ?

Përgjigje: Libri shqip në diasporë, nuk duhet parë thjeshtë si  barrierë  kundër asimilimit të shqipfolësve, që realisht nuk i shmangesh dot, por si element i integritetit të tyre, më shumë si ballafaqime vlersh kulturore e shpirtërore, si respektim i të drejtës universale për informim, si formim dhe forcim i personalitetit, sidomos tek gjeneratat e reja.

            Dihet se lëvizjet migratore, të njohura që nga shek. 13-të,  flas për shqiptarët, kanë shkaqe tragjike; Lufta, tërmetet, varfëria. Të tria mbartin tragjicitetin e shpërnguljes nga dheu amë  dhe depresionin shpirtëror. Edhe pse mirëqenia  ekonomike  progreson, mbeten në  disavantazh njerëzorja, apo siç shprehet me dhimbje i riu 35-vjeçar, gazetari dhe poeti Bahtir Latifi, që në krye, në titullin e librit “As i gjallë, e as i vdekur”.

            Pyetje: Kam lexuar për dashurinë dhe kujdesin që tregojnë suedezët për librin, duke filluar që në moshat e vogla. Cilat janë pershtypjet nga Biblioteka e Borasit ?

            Përgjigje: Në  bibliotekën e këtij  qyteti skandinav,  me moshë 392-vjeçare (datëthemelimi  me 29 qershor 1621) gjithçka ishte e dritësuar, grishëse dhe e ngrohtë. Shërbimi i librit për qytetarin kryhej me konveiner elektronik e magnetik. Drita ishte pjesë e koncpetit akitekturor modern dhe funksional. Hapsira për të cilën ne bibliotekistët, (ne të tjetërbotës), kemi etje, ishte horizontale, pa labirinthe kafkiane, ku ermon miceli i kërpudhës dhe bacili kok, pa shtuar se ndonjë mi vrapon e u bën vizitë këpucëve të modës… E hera-herës nuk dëgjohej kolla e një bibliotekistje të re,  si alarm i sëmundjes profesionale, siç ndodh tek ne të tjetërbotës. Me një fjalë, ishte një nga ato dhjetra biblioteka, që kemi kqyrur, ëndrruar e kërkuar, në mëse dy dekada, për ta bërë edhe në qytetin tonë mbi tremijë vjeçar të Durrësit. Besoj se qytetaria durrsake e meriton.

Nga Vizita në bibliotekë, na erdhi mirë kur u informuam  për  ekzistencen e librit shqip, për fëmijë e të rritur, ku pjesën më të madhe e zinin botimet e Toenës. Sigurisht, u ndjemë të vlerësuar, por edhe admiruam respektimin e të drejtave të  etnive, të cilat në Suedi, kërkohen dhe zbatohen më shumë se në çdo shtet tjetër europian.

 Ju faleminderit!

Më takon mua t’u falënderoj dhe t’u uroj suksese në realizimin e projekteve që ndihmojnë sado pak mërgimtarët, të cilët përpiqen të mbeten shqiptarë edhe pse të shkulur nga dheu i tyre. Vizita juaj, njëkohësisht edhe librat që dhuruat, mos i quani “një pikë uji në oqean”. Pavarësisht modestisë, ju krijuat një urë bashkëpunimi institucional me bibliotekat dhe shkollat suedeze, që si pikënisje, do t’i shërbejë në të ardhmen shkëmbimeve dhe projekteve me interes të ndërsjelltë. Ju pasuruat fondin e librit shqip nëpër shkolla ku mësojnë nxënës shqiptar. Është një ndihmë e çmuar për mësuesit, madje më shumë për fëmijët, të rinjtë dhe prindërit, që ata të mos ndjehen të braktisur dhe të mos këputin rrënjët e prejardhjes.


Durrës

ME SHPRESË, DASHURI DHE OPTIMIZËM PËR JETËN

$
0
0

(Bisedë e shkurtër, me poeten Adi-Adivije Hoxha)

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

1

1.-Tani, kur po bisedojmë, sjell ndërmend takimin tonë të para pak ditëve, në Akademinë e Shkencave, ku u zhvillua një veprimtari përkujtimore, kushtuar Migjenit të Madh…Për lexuesit, cilën poezi recitove aty, që u prit aq ngrohtësisht nga të ftuarit?

-I falënderoj nga zemra gjithë të pranishmit në atë sallë, që më përkrahën dhe e duartrokiten aq fuqishëm paraqitjen time, me poezinë migjeniane, “Bota makabre”, shkëputur nga libri im i parë, “Parajsë, pa engjëj”…

2.-Në faqen e Internetit “Facebook” kam lexuar disa poezi tuat, që janë aq të bukura e të frymëzuara…Desha të di, kaq është tërë krijimtaria jote apo i ke botuar poezitë tua në vëllime të veçanta? Nëqoftëse po, cilët janë ata dhe na trego përmbajtjen e tyre kryesore…

-Në profilin tim, në faqen e Internetit “Facebook”, kam të publikuara shumë krijime të mijat, por jo gjithë krijimtarinë. Deri tani, kam botuar tre libra me poezi: “Parajsë pa enjëj”(2004), “Kam mall”(2008) e “Pshërëtrima jote, jam”(2010). Jam në kërkim të ndonjë sposorizimi për librin e katërt, poezitë e të cilit, pothuajse,  i kam gati.

Në librin e parë, është e pasqyruar në vargje dhimbja njerëzore. Jo e një njeriu “të rrëzuar”, por me shpresën e dashurinë dhe vendosmërinë për jetën, të cilat ngrihen fuqishëm mbi çdo vështirësi. Ky mendim shprehet aq bukur edhe në lirikat e librit të dytë e të tretë, shoqeruar dhe me mjaft vargje filozofike, të vlerësuara nga lexuesit dhe kritika…

3.-Të gjitha kemi një jetë, vetjake e familjare…Pra, a mund të na flasësh diçka më tepër për  ato?

-Unë jetoj me prindërit dhe vëllezërit. Bëj një jete aktive në familje  dhe në shoqëri, duke dhënë ndihmesën time vetjake  dhe duke sfiduar gjendjen, njëkohësisht…Shpesh marr pjesë në përurimet e librave të krijuesve të ndryshëm, sigurisht më tepër, kur kam njohje me ta. Kjo gjë më sjell kënaqësi e ngrohtësi shpirtërore, pasi aty takoj kolegë, miq e dashamirë dhe bisedat tona sillen, kryesisht, rreth krijimtarisë letrare.

4.-Me sa jam në dijeni, ju bëni pjesë në një Shoqatë me persona, që kanë aftësi të kufizuara… Çfarë veprimtarishë kryesore zhvilloni dhe si mbështeten krijuesit prej saj?

-Po, unë jam e aktivizuar në Shoqatën e Personave me Aftesi të Kufizuara Fizike, si pjesëmarrëse e rregullt nëpër tajnime dhe duke e ngritur zërin në takime të ndryshme, me përfaqësues të pushtetit, local ose qendror. Në fakt, kjo Shoqatë është e fokusuar vetëm në problematikat, që i shoqërojnë anëtarët e saj.

5.-Duke të falënderuar shumë për përgjigjet dhe duke shprehur kënaqësinë, që u njohëm bashkë, a mos dëshiron të shtosh diçka tjetër, në mbyllje të kësaj bisede?

-Si përfundim, ju falënderoj nga zemra dhe shprehi gjithë kënaqësinë time, që u njohëm dhe për bisedën tonë modeste, gjithashtu! Ju uroj suksese në veprimtarinë tuaj krijuese! Gjitha të mirat dhe respekte për ju!

x   x    x

Me qëllim që lexuesi ynë të krijojë, sadopak, një mendim për krijimtarinë poetike të autores, Adi-Adivije Hoxha, më poshtë po vendosim tri poezi të saj, përmes të cilave shprehen qartë, dashuria dhe optimizmi për  jetën.

1.-Më prit, vendlidlinja ime!…

Me mallin “100-vjecar”
po vij tek ti,
vendlindja ime.
Të ta thith ajrin,
t’i hap mushkëritë,
të zgjohem,
t’i flak tej kujtimet…..
Më prit!…

2.-Eh, kjo flokarta vjeshtë!
Tek shihja yjet një natë,
shkëlqenin si në pranverë,
një gjeth, që ra, më trembi,
sikur tha:
-Është vjeshtë!

Puhizë e lehtë në faqe
ëmbël, kur më ledhatoi,
fëshfërimë e gjethit të manit,
tek ti, mendjen më çoi.

M’u kujtua ajo natë,
kur rrija në krahët e tua,
kur gjithçka u ndez flakë,
si një zjarr i pashuar.

Buzët flake m’u dogjën
dhe shpirti akull ngriu,
fëshfërimë e gjethit më foli
dhe puhizë e ftohtë veriu…

Eh, kjo flokarta vjeshtë,
sa mall më ndezi në gji,
për udhët e pashkelura,
për…
… të pajetuarën, dashuri!

3.-TË SOTMEN JETO!…

E djeshmja iku.
Të sotmen, jeto!
E nesërmja, PIKPYETJE, që rëndon…

Gëzoju asaj që ke,
puno për atë që synon;
nëse nuk e arrin,
mos u lëndo…

Jeta nuk është: sot për nesër,
është sot per sot…
Ndaj, gëzoju!
E nësermja është FAT,
Nuk e shkruan dot!..

Tiranë, 17 tetor, 2013

 

“EDHE PSE KREJT LARG…FRYMOJMË, MENDOJMË DHE JETOJMË: SHQIPTARISHT

$
0
0

(Bisedë me z. Ejup Krasniqi,   kryetar i Shoqatës atdhetare-kulturore “Mërgimtari”, Kiel-Gjermani)

 

Anëtarë të Shoqatës “Mërgimtari”, bashkë me ministrin e Diasporës të Republikës së Kosovës dhe ambasadorin kosovar, në  Gjermani.

Anëtarë të Shoqatës “Mërgimtari”, bashkë me ministrin e Diasporës të Republikës së Kosovës dhe ambasadorin kosovar, në Gjermani.

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

1.-Pyetje: Ju përshëndes, z.Ejup dhe shprehi kënaqësinë time për këtë bisedë tonën…

-Kënaqësia është edhe e imja, që të jem në mesin tuaj dhe ju falënderoj nga zemra për kohën, që keni gjetur të bisedojmë së bashku, i nderuar Prof Gecaj!

 

2.-Është me interes për lexuesit të dinë, se qëkur janë vendosur emigrantët e parë në qytetin më verior të Gjermanisë, Kiel dhe sa është numri i përafërt i tyre, tani? Me çfarë veprimtarishë jetësore merren ata?

 

-Valët e jetës janë dhe ishin të pamëshirëshme! Por, më së keqi, ato valë të tërbuara i morën me vete shqiptarët, duke i hedhur nga një skaj, në tjetrin. Me sa di unë, shqiptarët e parë, në qytetin Kiel, kanë ardhur në vitin 1969/1970.  Ata ishin  Rafet Morina, vëllezërit Gjini, Pjetri dhe Sokoli, nga Kosova, si dhe   një tjetër nga Tetova, me mbiemrin Jashari.  Pastaj, me kalimin e viteve,  shqiptarët ishin më të shumtë në këtë qytet bregdetar. Por shumica e emigrantëve erdhën me hapjen e kufirit në Shqipëri, pra pas vitit 1990,  si dhe gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.  Numri i shqiptarëve, që jetojnë aktualisht në Kiel, në përgjithësi, sillet diku në shifrat 750 e deri në 800 veta .

Me se merren ata, pyesni ju?  Në fillim të viteve ’90-të, emigrantët shqiptarë ishin punëtorë lopate, pastrimi e ndërtimi. Por, me kalimin e kohës, ata kanë arritur që të jenë zotë të vetëvetes, pra me përvojën e punës së fituar, kanë ecur përpara. Kështu, tani këtu ka me dhjetëra firma shqiptare të ndryshme. Funksionojnë restorante e hotele, me pronarë shqiptarë. Por ka edhe immobilie, që pronarët i kanë shqiptarë. Të tjerë janë punëtorë socialë, mësues e po ashtu edhe mjekë, të cilët drejtojnë reparte të tëra ose kanë edhe ndimësit e tyre. Ndër ta, p.sh., është Dr. Zejnullahu, i cili drejton repartin e kardiologjisë, në Qendrën Universitare. Me pak fjalë, shqiptarët tani e kanë krijuar personalitetin e tyre, gjë që e kanë arritur me pune e djersë, por edhe me kualifikime e shkollime të ndryshme.

3.-Nuk është rasti i parë, që ne komunikojmë bashkë përmes Internetit, kësaj shpikjeje ndër më të vlefshme dhe efektive të njerëzimit…Nga bisedat tona të mëparshme, por dhe nga faqja juaj në “Facebook”, kam mësuar për mjaft veprimtari, të bukura e domethënëse, të Shoqatës suaj…Çfarë mund të na thoni më tepër, për këtë fakt?

- Shqiptarët ishin të lidhur me njëri-tjetrin edhe kur erdha unë e shumë të tjerë, në këtë qytet. Por ata takoheshin vetëm në ndonjë festë ose  raste të tjera. Nga njerëz të caktuar, u formuan edhe shoqata  e klube, jo kulturore, po për të përfituar materialisht. Ndërsa erdhi edhe dita, kur një grup bashkatdhetarësh vendosëm që, me të vërtetë, t’u trgojmë vendësve miq gjermanë, se edhe ne kemi kulturë e tradita të mrekullueshme ilire-dardane.

Kështu, duke shprehur dëshirën e vullnetin e përbashkët, formuam shoqatën atdhetare-kulturore, me emrin kuptimplotë “Mërgimtari”. Kjo është regjistruar në organet shtetërore vendëse gjermane, me datën 28 nëntor 2008, pra  simbolikisht në datën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Tani, Shoqata jonë ka 123 anëtarë dhe 4 anëtarë-nderi. Ata janë bashkatdhëtarë shqiptarë, nga vise të ndryshme dhe pa dallime fetare, gjinore e krahine. Ato, që ne na lidhin së bashku, në mënyrë të pandashme,  janë Gjuha amtare Shqipe dhe Flamuri ynë Kombëtar, me shkabën dykrenore.

4.-Ju keni mjaft veprimtarë të Shoqatës, që japin ndihmesën e tyre modeste në veprimtaritë e shpeshta, atdhetare e kulturore…E di që përgjigja është pak e vështirë, po cilët mund të veçonit nga ata?

- Po, keni të drejtë. Secili e ka meriten e vet dhe bën atë, që mundet. Ndërsa do  të veçoja njërin prej tyre, të cilin e dallon puna e tij, nderi, respekti, dashuria ndaj gjuhës shqipe, traditave kulturore dhe sidomos ndaj valleve popullore. Ky është mësuesi  Afrim Hasani dhe është fat për ne, që e kemi një veprimtar të tillë shembullor. Prandaj, shpesh e thërrasin, me dashamirësi e respekt: “Afrim Qetësia” e “Migjeni modern” . Ai bën çdo javë nga 400 km rrugë, që të rinjtë e të rejat tona dhe të gjithë ne së bashku të ndjehemi ata, që jemi: Shqiptarë. Gjithashtu, nuk dua të anashkaloj asnjë veprimtar tjetër të Shoqatës sonë. Sepse, pa ndihmën e prindërve e të anëtarëve të kryesisë së saj, nuk do ishim këtu, ku jemi sot. Pra, të gjitha arritjet tona modeste dhe veprimtaritë e ndryshme, i kemi kryer së bashku. Prandaj ua shprehi atyre edhe mirënjohjen time të sinqertë!

 

5.-A keni lidhje me shoqata të tjera simotra emigrantësh, në Gjermani e më gjerë dhe  si bashkëpunoni me to?

-Po, kemi lidhje me shumë shoqata, në mbarë Gjermaninë e, qe besa, edhe më larg. Me sukses morëm pjesë, dy vite radhazi, në Festivalin “Pranvera e fëmijëve”, në Kopenhagë të Danimarkës. Aty ishin të pranishëm edhe ambasadorët e Shqipërisë e Maqedonisë, i cili është po ashtu shqiptar. Të dyja ato programe të bukura i dha RTK-ja dhe e tëra kjo ishte organizuar nga  “Radioprojekt-21”, një radio shqiptare, që dëgjohet në valët tokësore.

Pastaj, kemi marrë pjesë në takime të ndërsjallta. Kemi dhënë programe kulturore-artistike deri në Suedi, në bashkëpunim me Shoqatën dhe shkollën shqipe në Sigen. Ndërsa në Berlin, në bashkëpunim me “Odën Shqiptare” dhe në vende të tjera.

Bashkëpunojmë ngusht edhe me shumë shoqata e institucione gjermane. Kështu,  nën kujdesin e kryetarit të Komunës Kiel, dhamë dy programe të bukura kulturore-artistike, në qendër të qytetit. Po kështu, nën kujdesin e Komunës sonë, tash 5 vite radhazi, organizojmë “Javën e kulturës shqiptare”. Shfaqje të bukura kemi dhënë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në 5-vjetorin e Republikës së Kosovës etj. Aty janë paraqitur bukuritë tona shpirtërore e natyrore, që nga Çamëria dhe deri në Malësi, nga Ilirida e në Luginën e Preshëvës, pra me Kosovë e Shqipëri dhe në gjitha trojet tjera shqiptare. Sepse jemi një, na dallojnë e na bashkojnë: gjuha, traditat,  kënga e vallja e mirëfilltë shqipe, kuzhina jonë tradicionale etj.

 

6.-Po për veten e familjen tuaj, çfarë mund të na thoni? Nga jeni dhe kur u vendosët në qytetin Kiel? Me çfarë punësh e veprimtarishë merreni?

-Edhe mua, erërat e pamëshirshme më dalldisën për një vit në Suedi. Që andej, u ktheva përsëri në vendlindjen time, Vushtrri të Kosovës, sepse malli ishte më i madh, se sa vuajtjet, që kisha në Atdhe. Por ja që nuk munda të rrija në truallin amtar, sepse kërkohesha nga falangat serbe. Prandaj u detyrova të merrja përsëri atë rrugë, që një herë ia ktheva shpinën. Ishte 21 janari i vitit 1993. Bënte ftohtë e  binte shi. Siç duket edhe qielli lotonte, me lotët e nënës sime. Mora një rrugë, nga kishin shkuar shumë vëllezër e motra shqiptare. Pra, erdha pikërisht në Kiel të Gjermanisë, ku gjeta disa shqiptarë. Më duket, se ishin rreth 7 familje e disa beqarë. Kështu,  jeta rrodhi si pa u  vërejtur dhe tani u bënë mbi 20 vjet…

Kam lindur në fshatin Zhilivodë, të Komunës Vushtrri. Gjysma e farefisit tim jetojnë në Fier, Lushnje, Durrës dhe Elbasan. Kishte ndodhur kështu, sepse regjimi i kohës i kishte detyruar t’i linin të gjitha pas, në vendlindjen e tyre dhe të merrnin udhën përtej bjeshkëve. Por ata patën fatin e mirë dhe u ndalën në Atdheun shqiptar.

Unë jam i martuar me Mrika Pllanën/Krasniqi dhe kemi 5 fëmijë, të gjithë me emra të bukur shqiptarë: Shpëtim, Shpresa, Besa, Genti dhe Dardan.

Kam studiuar për shkencat e minierave, në degen e xehtarisë, në Mitrovicë. Ndërsa, pasi erdha në Kiel, përfundova degën elektron dhe jam i specializuar në sistemet kundër zjarrit. Disa kohë kam qenë drejtor  hoteli, kurse  tani  punoj menaxhues në një ndër firmat më të mëdha gjermane, me mbi 15.000 punëtorë. Aty bëj menaxhimin e sistemeve te alarmit dhe atyre të energjisë. Ndërsa, në kohën e lirë, merrem me veprimtaritë e Shoqatës, por edhe me shkrime. Kam botuar një libër me poezi, i cili e ka titullin Mes Gjakut dhe Luleve”.   

 

7.-Si i mbani lidhjet me vendlindjen? Po në Shqipëri, a keni qenë ndonjëherë dhe përse? Nëqoftëse po, kur do të vini përsëri, këtu dhe në Kosovë?

-Po si, ore! Si mos të kemi lidhje me Atdheun? Ai, që i shkëputë lidhjet me vendlindjen e tij, në vendin e huaj mbetet një “copë mishi me dy sy”, është një hiç, një njeri pa vlerë ose një i vdekur së gjalli. Unë jam tejet i lidhur me vendlindjen, me Kosovën dhe me Shqipërinë. Herën e parë, në kufirin e Shqipërisë, isha në vitin 1988. Por u ktheva mbrapsht, ashtu si shkova, pra bosh. Doja ta merrja kushërirën time, që kishte lindur në Fier. Por nuk e lejuan qeveritarët e kohës!? Dhe, besomëni, kam qarë tërë kohën, deri sa jam kthyer në shtëpi. Ndërsa, që nga viti 1994, pra pas vendosjes së sistemit demokratik në Shqipëri, pothuajse çdo vit, e  kam vizituar nga një pjesë të Atdheut, duke marrë çdo herë nga një “copë” të tij me vete. Kështu, në jetën familjare, në punë e kudo, kam mall të pashuar për tokat amtare shqiptare. Këtë dashuri tonën, si prindër, përpiqemi t’ua edukojmë e rrënjosim në shpirt edhe fëmijëve tanë.

 

8.-A do të shtoni ndonjë gjë tjetër për lexuesit, në mbyllje të kësaj bisede?

Po, do kthehesha edhe një herë te Shoqata jonë, me synime e veprimtari atdhetare e kulturore. Në gjirin e vet ajo ka një rini të shkëlqyer. Me mësuesin Afrim Hasani, me të vërtetë, ata meritojnë lëvdatat më të mëdha. Mospritesa, puna e përkushtuar dhe disiplina kanë sjellë përfundime të mrekullueshme, në tërë jetën e Shoqatës, ku unë  kam nderin e privilegjin të jem kryetar. Sukses tjetër, në jetën e saj, është se financat tona nuk janë “të fshehura”. Pra, secili mund të shohë hapur, se kush, sa dhe kur ka dhuruar mjete  për Shoqatën “Mërgimtari”. Po ashtu, shihet mirë nga të gjithë edhe për çfarë  janë përdorur ato mjete financiare.

Në përgjithësi, mund të them, me bindje e ballëhapur, që jemi formuar të tregojmë para cilitdo, se jemi shqiptarë dhe se motoja jonë është:

Të lindësh shqiptar është fat,

të jetosh shqiptar është virtyt

e të vdesish shqiptar është krenari!

 Në fund, po e mbylli fjalën time me një këshillë, për të gjithë vëllezërit e motrat shqiptare, mërgimtarë nëpër botë: “Ruajini si sytë e ballit kulturën, nderin e dinjitetin kombëtar, kudo që jeni! Se mjaft plagë patëm dhe ato t’i shërojmë tani  me dashuri, respekt e bujari…”.

Besojmë që, në një të ardhme jo të largët, do t’u sjellim këngë e valle edhe në Atdhe. Kështu, do të shihet e dëshmohet nga afër se, edhe pse krejt larg, pra këtu në veriun gjerman, me mbi 2.000 km largësi, frymojmë, mendojmë e jetojmë: SHQIPTARISHT!    

-Faleminderit për përgjigjet tuaja korrekte! Gjithashtu, ju urojmë nga zemra arritje të reja, si në punë e në jetën familjare, por dhe në veprimtaritë e bukura dhe të pandërprera të Shoqatës “Mërgimtari”, me këtë emër pak të dhimbshëm, por  edhe domethënës!

4 tetor, 2013


Intervistë me Regjizorin Shqiptar në New York Orges Bakalli

$
0
0

Intervistoi: Bahtir Latifi, Suedi

Bahtir Latifi

Bahtir Latifi

 “Edhe pse jam larguar në një moshë shumë të re, gjithmonë kam ruajtur lidhjet me Shqipërinë sepse është vendi im. Synoj që me suksesin tim të nderoj kombin dhe të tregoj vlerat e larta të shqiptarëve në Amerikë“,kështu shprehet talenti shqiptarë 20 vjeqar I cili synon majet e Hollivudit .”

Kush është Orges Bakalli , na flisni pak për veten tuaj dhe veprimtarinë tuaj?

Orges Bakalli:Unë jam regjizor dhe skenarist. Kam studiuar për produksion filmi dhe aktrim në New York. Që kur kam qenë adoleshent lexoja shumë novela, libra dhe më pëlqente të shikoja filma. Vendosa t`a marr si profesion dhe të merrem seriozisht me prodhimin e filmave. Deri tani kam patur sukses në punën time falë përkrahjes nga familja, përkushtimit tim, kolegëve të mi dhe kompanisë filmike ”Reel Works”, fitues të çmimit prestigjioz Emmy Awards, me të cilët bashkëpunoj.

Kur u larguat nga Shqiperia për herë të parë dhe cila ishte arsyeja e largimit  nga  vendlindja e juaj?  

Orges Bakalli: Unë kam qenë shumë i vogël, në moshën 8 vjeçare kur u largova për arsye se familja ishte e persekutuar nga komunizmi. U vendosëm në New York, Amerikë ku ka një komunitet të madh shqiptar. Edhe pse erdha në moshë shumë të vogël në Amerikë, prindërit më kanë mësuar gjuhën shqipen dhe u kujdesën po ashtu që t`a ruajm traditen tone  shqiptare. Në shtëpinë tonë festohen ,si festat shqiptare edhe ato amerikane.

Keni ndonjë kujtim të mirë nga femijëria e juaj, qfar fëmije keni qenë. Qoftë nga shkolla si fëmij në familje apo edhe në lagjen ku jeni rritur ?

Orges Bakalli: Kujtimi më i bukur prej fëmijërisë time është kur kam luajtur në oborrin e shtëpisë time në Shkodër. Më kujtohet shumë mirë edhe sot vendi si ka qenë dhe e kam patur shumë qejf. Më ka marrë malli shumë për lagjen e vjetër.

Krenohem me prejardhjen time shqiptare, sidomos për Shkodrën që ka nxjerrë ikonat legjendare si: Tinka Kurti, Ndoc Deda dhe figura të tjera të shquara nga Teatri Migjeni. Kemi një kulturë të lashtë si popull dhe në aspektin kulturor të teatrit dhe kinematografisë kemi qenë nga një të parët në Europë si në talent dhe zhvillim artistik-kulturor.

Director Orges Bakalli on the set of "Made in Amerika", New York 2013

Director Orges Bakalli on the set of “Made in Amerika”, New York 2013

Pas kësaj kohe, ju u shkolluat u rritët dhe tani jetoni në New York, ku keni sukseset e jetës suaj.  Pas shkollimit tuaj dhe një kohë aty ku jetoni keni filluar punën si një regjizor. Si erdhi kjo ide, kishit talent si fëmijë apo erdhi më pas?

Orges Bakalli:  Ideja për t’u bërë regjizor më ka ardhur kur isha në gjimnaz. Më pëlqen shumë të shikoj filma dhe më erdhi ideja që të provoj të bëj vetë filma. Kam shumë ide për sa i përket krijimit të skenarit, si të zhvillohet një histori, si t’i paraqitet publikut dhe krijoj konceptin për të arritur vizionin që kam. Skenarin e filmave i shkruaj vetë, gjithashtu jam producent dhe regjizor.

Si arritët të bashkëpunoni më Reel Works, një kompani filmike e shquar mes yjeve të Hollivudit dhe fituese e çmimit Emmy Awards?

Orges Bakalli: Në New York mu dha mundësia të bashkëpunoj me Reel Works, një kompani filmike shumë e famshme për Yjet e Hollivudit. I jam shumë mirënjohës themeluesve të kompanisë, John Williams dhe Stephanie Walter,  të cilët kanë zhvilluar programe të posaçme për të ndihmuar regjizor të rinj dhe më kanë përkrahur jashtë mase. Kam filluar të punoj me këtë kompani që në 2011 të cilët më kanë lidhur me komunitetin artistit të Hollivudit. Kam patur rastin të takohem me personalitete të famshme të kinematografisë amerikane si Fisher Stevens (fitues i Academy Awards), Richard Linklater (regjizor i filmit ‘Dazed and Confused’), Emily Mortimer (fituese Aktorja më e Mirë) , Jeffrey Wright (fitues i Golden Globes), etj.

Kemi ndëgjuar se jeni një nga regjizorët më të rinj të Hollivudit dhe New Yorkut, vetëm 20 vjeç që jeni vlerësuar dhe patur sukses. Si e arritët suksesin?

Orges Bakalli:  Të prekësh Hollivudin është një ëndërr e madhe për mua. Me filmat e mi dua të prezantoj histori, ngjarje, realitete që janë ngacmuese dhe të bëjnë të mendohesh. Deri tani kam prekur tema për lirinë, të rinjtë, emigraconin dhe në të ardhme kam shumë  dëshirë të prodhoj filma me tema për romancë dhe luftë.

-Dokumentarin e parë që kam prodhuar me prodhim të kompanisë Reel Works ”Liri”, e zhvillova në 2011 nisur nga përvoja e xhaxhait tim (Gazmend Bakalli) gjatë komunizmit. Ai është një piktor i njohur dhe rrëfen për sfidat e një artisti në atë kohë dhe si ka jetuar jetën, duke patur parasysh kushtet, vështirësitë, dhe të drejtat e mohuara. Dokumentari Liri u vlerësua shumë nga kryebashkiaku i New Yorkut Michael Bloomberg, me të cilin u takova në vitin 2011. Ishte një moment i paharruar për mua të vlerësohem nga një figurë kaq e lartë e New Yorkut si M. Bloomberg, që shfaqi interesim në punën time. Kam patur një përkrahje të madhe nga zyra e kryebashkiakut e teatrit dhe filmit dhe i falenderoj shumë për këtë. Dokumentari u shfaq në kanalin NYC Life 25 në New York.

Kur filluat punën si regjizor. A keni luajtur më herët ndonjë rol si aktor në ndonjë film apo keni filluar qysh pas shkollës menjëherë si regjizor në dokumentaret që ju  keni realizuar deri më tani?

Orges Bakalli: Kam filluar punën në fillim si regjizor meqë kam studiuar për produksion filmi. Më pas kam filluar të studioj edhe për aktrim për ta kuptuar më shumë botën e artit atë të aktorit që të marr më shumë njohuri si regjizor dhe të kuptoj më mirë emocionet e duhura kur të shkruaj skenare dhe të prodhoj filma. Më pëlqejnë shumë të dy fushat.

Tani kemi informata se ju synoni kinemotografin, si lindi ky interes?

Orges Bakalli: Ka qenë ëndrra ime gjithmonë të jem regjizor. Mbasi mora eksperiencë të bëj dy dokumentare, kam provuar vetë të bëj filma dhe të shkruaj skenarin vetë. Tani po shkruaj dhe skenarin e një filmi me metrazh të gjatë që kam shumë qejf ta prodhoj së shpejti. Jam shumë i gëzuar që puna dhe mundimi im deri tani ka patur një vlerësim shumë të mirë dhe kjo më shtyn më tepër në rrugën e kinematografisë. I jam mirënjohës kolegëve shqiptar dhe amerikan në New York që më kanë përkrahur të realizoj ëndrrën time.

Urojmë të keni sukses të madh në Kinemaotografi. Po filmi ”Made in Amerika ”, qka do të na thuash rreth këti filmi?  Kur keni filluar dhe qka  bëhet fjalë ?

Orges Bakalli: Në shkurt 2013 fillova të shkruaj skenarin e filmit ’Made in Amerika’. Filmi është me metrazh të shkurtër dhe ka si aktorë kryesorë: Emira Berisha, Artan Telqiu, Roland Uruci dhe Alexander Richard. Made in Amerika tregon historinë e një çifti shqiptar të cilët emigruan në Amerikë. Filmi shfaq vështirësitë që ndeshin ata në një vend të ri dhe të papriturat që kalojnë në një vend të huaj.

Na i përmend disa nga aktorët që do të marrin pjesë në këtë film, rrjedhën e punës me ta gjatë gjirimit të filmit?

Orges Bakalli: Pata fatin të bashkëpunoj me një nga figurat e respektuara në New York, Roland Uruci i cili luan një nga rolet në film dhe është producent eksekutiv i filmit “Made in Amerika“. Kam mësuar shumë nga z. Roland dhe i jam shumë mirënjohës për gadishmërinë e tij, përkrahjen e jashtëzakonshme dhe talentin që ka sjellur në film.

Dy personazhet kryesore që luajnë rolin e çiftit janë Emira Berisha dhe Artan Telqiu. Emira Beisha ka intereprtuar rolin e saj shumë bukur, ashtu siç e kisha paramenduar unë. Ajo paraqet një femër të fortë, dhe mbështet bashkëshortin e saj në momement më të vështira që ato hasin të dy në emigrim. Mendoj se Emira meriton titullin si një nga talentet e reja më të mira për rolin e saj në këtë film.

Aktori Artan Telqiu të bën përvete menjëherë si aktor dhe person. Ka shumë përvojë dhe ka patur sukses në këtë fushë. Projektet e tij jane shfaqur në National Geographic, Animal Planet dhe sjell në rolin e protagonistit një interpretim të paharruar.

Të gjithë aktorët e filmit “Made in Amerika“. janë shumë të talentuar dhe kanë sjell një personalitet të veçantë. Kam patur një bashkëpunim shumë të mirë me producentin Joseph di Mattia dhe kompanië Reel Works.

Producenti Joseph di Mattia, Artan Telqiu dhe regjizori Orges Bakalli

Producenti Joseph di Mattia, Artan Telqiu dhe regjizori Orges Bakalli

Planet e juaja për filmin. A do të merrni pjesë në ndonjë festival qoftë Shqipëri apo edhe Kosovë ?

Orges Bakalli: Po, tani po përgaditemi ta shfaqim filmin në festivale në Amerikë, Kosovë, etj. Mezi pres që publiku shqiptar dhe ai amerikan ta shikojë.

Jam jashtëzakonisht i kënaqur më filmin “Made in Amerika“. Sapo patëm shfaqjen e parë private të filmit me datën 11 tetor 2013 mes kritikëve dhe regjizorëve të tjerë në New York dhe filmi u mirëprit shumë mirë. Besoj se filmi ka për të patur shumë sukses. Edhe pse nuk kam treguar trailer ose shfaqje për publikun kemi patur intersim nga Hollivudi për ta shfaqur në festivalin e filmit në Los Angeles.

 

Jeni një Shqiptarë që tashmë i njohur  me suksese si regjisor deri më tani.N`djenjat e juaja për këtë sukses ¨jashtë vendit tëndë ?

Orges Bakalli: Edhe pse jam larguar në një moshë shumë të re, gjithmonë kam ruajtur lidhjet me Shqipërinë sepse është vendi im. Synoj që me suksesin tim të nderoj kombin dhe të tregoj vlerat e larta të shqiptarëve në Amerikë.

 

Ju falemnderit sinqerisht për kohën që ndat me mua dhe për lexuesit shqiptarë anë e këndë botës.Shëndet dhe Suksesepër ju. Faleminderit shume për këtë mundësi.

Orges Bakalli: Faleminderit shumë për intervistën. Përshëndes komunitetin shqiptar në Suedi me këtë rast dhe punën e mirë të revistës “Dituria“. Për datat e shfaqjes mund të vizitoni www.facebook.com/MadeInAmerika dhe www.bakallifilms.com .

One-on-One Interview with Director Roland Uruci

$
0
0

Roland Uruci

Tell us a little bit about you

Roland Uruci: I am a director, writer, producer and actor. I was born in Diber, Macedonia and I came to the US with my family in 1969.  I actually do not remember not living in the US and I was always one that sort of wanted bigger things out life.  I always felt that I needed to create things and have ideas for things. I nothing was off limits to me in the sense that my imagination brought those things to me.

What is your philosophy towards your work and field?

Roland Uruci: When I act I embody the character. I am not trained in any formal sense but, learned on stage with a comedy group that played all of the clubs in NYC.  It taught me to keep trying no matter what, to allow for moments to unfold in front of an audience, to trust myself. Now I have started to go more towards directing and where I am in my life I think I finally feel ready to have that creative control. I see the projects as if they already done when I direct and I am only unveiling then layer by layer.  It is a path of discovery for me and it is an amazing feeling.

Who were your early filmmaking mentors or inspirations?

Roland Uruci:  What inspired me from an early age was old comedy shows from TV.  We were not a wealthy family and my brothers and I slept in the same room for years. When we were young we had a 13” B&W TV that we watched shows like the Honeymooners, I Love Lucy and the Twilight Zone.  These shows made me want to make an audience react.  These shows taught about cinematic rhythm and pacing.  How to think of an out and when to use a joke or pause to heighten a moment.  Almost everything I do is in homage to these first story tellers.

poster pic

Your current film in a few words.

Roland Uruci: I am currently working on a film titled “Paftuar”, Uninvited in English.  The film is based on the real life experiences of a friend of mine Julian Biba.  Julian left Albania for Greece seeking a better life.  This was during the 1990’s and he was little more than a teenager.  He was soon arrested after crossing the border and went through a living hell.  Even with all that he survived through others were not at lucky. It is a very important story to me and has made Julian and I very good friends as well as grateful that he has trusted to me with his story.  I am hoping to film in Albanian and maintain an entire Albanian cast and crew.

What inspired you to make this film?

Roland Uruci: I am an immigrant myself.  I can understand what it feels like to be outside and being seeing as something foreign and evil when all you may want is a chance for a better life.  Right now there are huge population shifts due to failing economies, wars and political persecution.  Every day people are suffering and being mistreated with no one caring.  The story in Paftuar was something that just spoke to the humanity in me.  On a personal note I also wanted to shoot something in Albania that would make a world impact.

What do you hope audiences take away from this film?

Roland Uruci: I want people to see us at our worst and at our best.  I want people to see this film and be honest with themselves that we need to be better at being people.

Talk about the protagonists and how you developed the characters

Roland Uruci: The character are as true as I could remain in the story.  There is an idealism that Alex and Artur feel as they look for the perfect society in nearby Greece.  They are looking for a place that they can succeed in.  A place that allows them to be more than they ever were.  The Greek soldier on the other side of the border, Palacos, wants a better place as well but, he is willing to sacrifice the freedoms of others so his world as in a way staying pure to what he sees as being Greek.  All of these characters have traits of people I know of as well as what I have read about between these peoples. Writing their words I tried to be them in a way and see what they each saw in the story.

Short Film Toy Soldiers

Short Film Toy Soldiers

What are you conscious of when making films? 

Roland Uruci: Films let me get lost in a mindset.  I get so focused that I can hear the conversations of the characters in my head before I shoot anything.  It is an intense feeling of depth and feeling of floating as time stands still.  It is like I am in that very moment.  It never matters how much I rehearse or how many times we retake a scene. It is always great each time.

Are you open to producing across any genre?

Roland Uruci: This film is a very dramatic piece but, I enjoy working different ideas and styles to keep things interesting.  It is like what types of conversations one likes.  I like serious talk, jokes, sarcasm and even sometime something over the top.  Everything has a role in the world.  I am actually preparing to shoot a short film of an idea I had set in a “found footage” story.  It is a style I am not familiar with but, with experimenting comes knowledge and I want to keep learning and trying.

How has technology changed the way you make films?

Roland Uruci: The technology today allows for anyone to be creative.  It is an amazing time for people that want to do things.  You can write a screenplay on your laptop.  You can shoot a movie on a smart phone and you can distribute through the internet to a million viewers in minutes.  When some people say there are no opportunities in the world I feel they are the actual lost opportunity and not the world.

What do you think about the new culture that is developing around filmmaking?

 Roland Uruci: Technology is a great thing but, there is always balance between good and bad.  With all the technology being so accessible I feel a lot of films have stuck to formulas for simple success.  I don’t see the art in it most times.  I don’t see the heat behind the story that makes me sit there motionless.  I wish more people had fun with what this profession is.  It is worlds we create and where we make all the rules.  It is a world where we can make time stand still in our stories.  Stories that can be seen over and over for as long as people care to see them.

What is a historic piece you produced that is considered an influential part of your career?

Roland Uruci: The first thing that I produced that really had an impact for me was a full length comedic play that I wrote, produced and directed.  Invitation to a Marriage was the name of the play and it went up at the Producers Club in NYC for 4 sold out weeks.  The story was about an arranged marriage where the children don’t find out they are engaged until he day they are supposed to meet.  I had great feedback from that play and it really started me thinking that I could do so much more and that there was more in me that I could bring out to be seen.

Director Screenwriter Roland Uruci on the set of Paftuar with actor Luan Buxheti

Director Screenwriter Roland Uruci on the set of Paftuar with actor Luan Bexheti

What are you thinking about doing next? Do you have any actors lined up for the film?

Roland Uruci: I am really trying to focus on Paftaur for now. I have Luan Bexheti as part of the cast and he gives a great depth to the character.  Gent Basha is also attached to the project and knowing his history in Albanian cinema gives some weight to what will happen when we start shooting.  I also have the daughter of Albanian director Bujar Alimani, Savina Alimani as part of the film cast.  We are still trying to firm up the budget and how to go about this project but, that is the battle for every film.  To make it happen takes work and time before the first scene is ever shot.

Where can we stay connected?

www.rolanduruci.com

https://www.facebook.com/Paftuar

https://www.facebook.com/TheSuperintendent

One-on-One Interview with Director Paul Kurti

$
0
0

Tell me about yourself.

1Paul Kurti: I am a film director. I was born in Albania and moved to Canada in my teens. I studied filmmaking in New York. Over the years, I have directed various music videos, documentaries and short films including the award-winning “Restless Wanderer”. In 2012, I directed my first feature film, a love story taking place in New York City. The film is currently screening in various festivals around the world.

I believe in creating stories and images that search to illuminate what defines and connects us as human beings. I do this through film because I find it to be the most powerful medium of communication, since it includes in itself many other art-forms such as photography, music, literature etc.

Your current film in a few words

Paul Kurti: My current film “Out of Sight” is a documentary that looks at Albania through the eyes of children that live in different areas of the the country in different social and economic conditions. Through their voices, thoughts and stories, this film offers some insight into the present and a reflection on the future of Albania.

It was sponsored by Soros (Open Society Foundation for Albania) and it will premiere on the Top Channel TV station this Fall.

What inspired you to make this film?

Paul Kurti: I left Albania in the year 2000, after living through the 90s, a confused decade of transitions for the country and the Albanian society. Every time I visit Albania, I see a lot of aesthetic changes. However, I still find the same confusion about the future as before.

Thus, I decided to make a film, about children who were born after I left the country. Children that did not live through the fall of communism and rise of democracy of the early 90s; the pyramid schemes and rebellion of the mid 90s; or the Kosovo war of the late 90s.

I wanted to explore what it means to be an Albanian child in the new millennium. And since these children are the future of the country, we could get a glimpse into the society of tomorrow.

Andri (Out of Sight)

Andri (Out of Sight)

Arza (Out of Sight)

Arza (Out of Sight)

Talk about the protagonists of this documentary.

Paul Kurti: We interviewed 17 children from cities such as Tirana, Shkodra, Durres, Elbasan, Saranda, Berat, Gjirokaster, etc. Each one of them had a unique point of view and story.

However, because of the tv schedule, we were only allowed a limited length for the documentary. Thus, only 4 children made it into the final film. I chose 4 stories that represent a wide spectrum of emotions, hopes, dreams, beliefs, while together they form a strong narrative for the film.

What do you hope audiences take away from this film?

Paul Kurti: While working on the film, I came across some situations that I was not aware of. On the suburbs of Tirana I saw extreme poverty. Children that were forced to leave school at a younger age because their parents could not afford to buy them books and clothes for school. We show the story of a girl in a similar situation in the documentary. Her parents had removed her from school in grade 4 and she had been sitting at home for the last 4 years. In the meanwhile, her 3 younger sisters were also being removed from school once they got to grade 4. I had never met a child that spoke about school with such passion as her. It was all she has been thinking for the last 4 years, while slowly realizing that she might never get another chance at education.

There are many similar stories that are untold and that people in bigger cities are seldom aware of. That is why I titled the film “Out of Sight.”

I hope that after watching this film, audiences will become more aware that there is so much we can learn from these children. Concepts such as education, order, cleanliness and poverty, become so much more powerful through their voices.

Ralfi and director Paul Kurti (Out of Sight)

Ralfi and director Paul Kurti (Out of Sight)

1

What are you conscious of when making films? 

Paul Kurti: As a filmmaker, you have to always be aware of everything that is happening around you. It is not easy to make a documentary with children, as they get distracted easily or do not like to sit in the same place or discuss a topic for too long. Thus, it was essential to first gain the trust of these children and then communicate at their level, asking questions that they would understand and be able to talk about, without intimidating or manipulating them. At the same time, you have to always keep in mind the kind of film you are making and recognize those few moments in an interview that can get you closer to what you are exploring.

How has technology changed the way you make films?

Paul Kurti: Technology has and keeps changing the way everybody makes films. It has become much easier from a technical point of view for every person with a vision to create a short film or even an independent feature. Personally, being able to get high resolution images on an affordable camera and being able to edit at home from my computer gave me the confidence to make my very first short film. However, technology will never replace a strong narrative. Ultimately, it is the story that carries a film and that is as difficult as it has always been to achieve.

 

Who were your filmmaking inspirations?

Paul Kurti: There have been too many great films and filmmakers that have influenced and shaped the way I view and understand film. However, the work of German director Werner Herzog is a continuous source of inspiration, for the mystical and poetic way he views the world and fearlessness with which he can make a film about any subject.

 

What project are you thinking about doing next?

Paul Kurti: Since the length of the documentary was limited due to the TV schedule, I would like to expand this documentary and include the stories of more children. I already have hours of extra footage from other interviews, and at the same time I would like to keep exploring more stories and voices.

Once the documentary screens on TV, I hope to find the funds to expand the documentary, or a platform where I can present a longer version. I believe that this is a topic of extreme importance that audiences not only in Albania but also abroad should be aware of. I hope that this documentary will make one reflect and encourage conversations about what kind of action we can take to improve the future of children and society.

 

For more information about Paul’s work, please visit:

www.paulkurti.com

Intervistë me këngëtaren Festina Mejzini

$
0
0

2

Prishtina Press: Cili është projekti juaj i fundit që po merreni aktualisht?

Festina Mejzini: Jam në pritje të një bashkëpunimin me këngëtarin Alban Skënderaj me të cilin kam kontaktuar këtë verë dhe me ka njoftuar se ka pregaditur një këngë enkas për mua.

Pasi që momentalishtë gjendem në Norvegji, planifikojë që para vitit të ri do takohem me Albanin dhe do bëjmë provat e para në studio.

Prishtina Press: Cilat janë tre këngët tuaja më të preferuara për publikun?

Festina Mejzini: Këngët më të preferuara jan ato të cilat publiku I ka mirëpritë më së miri:

  • She said
  • Zemrën e lam peng
  • Stereo heart

 

Prishtina Press: Cilat këngë do veçonit nga karriera juaj që konsideroni si më të sukseshmët?

Festina Mejzini: Përveq atyre që I ceka më lartë do veqoja: Këngët e Amy Winehouse, pastaj këngën e grupit Queen “I want to break free”.

Prishtina Press: Si mund ta përshkruani stilin tuaj muzikor?

Festina Mejzini: Unë preferojë më shumë këngët blues dhe rock, më pëlqen stili I Adele, Amy Winehouse pastaj Zaz në kohët fundit më pëlqen stili I sajë.

 

Prishtina Press: Si ka ndryshuar muzika juaj ndër vite?

Festina Mejzini: Paj unë jam një këngëtarë e re kam dy vite në skenë, dhe pas suksesit tim në X Factor e kam marrë me kujdes hapat e  metutjeshëm edhe kam pas ftesa për bashkëpunim nga gjithë këngëtarët dhe grupet e njohura si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Pikësynimi imë është që të ruajë origjinalitetin tim, të tentojë kontribuojë me vlera në muzikë, dmth mua më intereson kualiteti se sa kuantiteti I këngëve për një sezon.

1

Prishtina Press: Planet tuaja për albumin e ardhshëm?

Festina Mejzini: Pasi që mirëkuptimin më të madhë përveq instruktorës sime Juliana Pasha, e kam pas nga Alban Skenderaj I cili edhe publikishtë më ka ofruar bashkëpunim unë siq e ceka më lartë para vitit të ri do takohem me Albanin në lidhje me këngën. Pastaj do shofim se si do na ec bashkepunimi dhe pse jo të vazhdojmë në këtë drejtim edhe me projekte tjera.

Prishtina Press: Gjatë kësaj kohe me çfarë jeni marrë?      

Festina Mejzini: Po unë pata një pjesmarrje në Top Fest sivjet me këngën “Ndjehem mirë” kënga ishte mjaftë e pëlqyer po ja që ndoshta u sanksionuam pak nga që kënga ishte dal pak më herët në radiot në Norvegji.

Pastaj morra pjesë në koncertin 100 vjet muzikë me ftesë të zt. Pandi Laqo. Kam marrë pjesë në një koncert për nder të 100vjetorit të pavarsisë në Tiranë I organizuar tek pedonalja. Pastaj kam pas ca pjesmarrje në Kosovë respektivishtë në Prishtinë me rastin e ditës së Europës kemi performuar për 5 ditë në qndër të Prishtinës në përcjellje të kitaristit të mirënjohur Agron Peni dhe violinistit Festim Fanaj.

Prishtina Press: Ku mund të shikojnë fansat e tu në performanca e rradhës?

Festina Mejzini: Po pasi që momentalishtë gjendem në Norvegji nuk kam planifikuar ndonjë program të koncerteve, por shpresojë që gjithësesi për festat e fundë vitit do performojmë diku dhe patjetër që përmes rrjetit social do I njoftojë.

1

Prishtina Press: Raporti juaj me këngëtarë të tjerë dhe me cilët dëshironi të bashkëpunoni?

Festina Mejzini: Me të gjithë këngëtarët që I kam njoftuar kam marrëdhënje të mira por kuptohet që me së shumti perferoje bashkëpunimet me ata që më ngritën në këtë nivel ku jam tani, siq është Juliana Pasha, Alban Skënderaj etj.

Prishtina Press: A jeni duke përgaditur ndonjë videoklip ?

Festina Mejzini: Po shpresoj që këngës se re që do e bëj do i pregadise edhe videoklip.

Prishtina Press: Cila këngë ka sjellë sukses në muzikën tuaj? 

Festina Mejzini: Këngët “She said” dhe “I want to break free”

Prishtina Press: Si do ta përshkruanit vetën?

Festina Mejzini: E sinqert dhe e thjeshtë

Prishtina Press: Mesazhi juaj për fansat tuaj.

Festina Mejzini: Ju përshëndes dhe ju dua shumë.

One on One Interview with Nickola Shreli

$
0
0
www.nickolashreli.com

www.nickolashreli.com

What has been your biggest achievement in the field of acting?
Being in a series regular on a critically acclaimed TV series on AMC. Working with people you look up to validates you’re on the right path.

How did you get your first brake?
John Singleton (Boyz in the Hood) saw a short film I  was in (I also wrote/directed/produced) and cast me in the film ABDUCTION.

What is your best quality as an actor?
My hair & Big Mouth.

How did you get involved in acting?
I used to play with GI JOES when I was little.

Where did you study or get your training?
Detroit Ensemble Theatre, 2nd City.

In what films have you performed up to now?
Abduction, Hostel 3, Mafia,Cargo, Landlord

photo 4

What projects are you currently working on?
The Red Road – (a sundance channel mini series)

When can the audience expect this new film?
Feb

What have you learned from the directors that you have worked with throughout your career?
Take your time, own and extend your moments.

Who is your ideal director or role model in the industry?
Malik Bader…He is on some next level shit. If you don’t know about him look him up.

Describe your dream role.
I really haven’t thought about it.

What is coming up for you?
Landlord a film I wrote and recently completed.  Its about a 1st generation Albanian guy in Detroit who owns a building and has a run in with a tenant with ties to the underworld. Its dark but has a heart and is spiritual.

Social Links
Twitter – @NickolaShreli
www.nickolashreli.com

Viewing all 75 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>