Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Intervista
Viewing all 75 articles
Browse latest View live

Rrëfehet publicisti i njohur Dalip GRECA: Si e rilinda Gazetën “Dielli” të Nolit e Konicës-Vatra e Dielli në Amerikë

$
0
0

(Intervistë me Kryeredaktorin e gazetës “Dielli-z.Dalip GRECA)

 

Bisedoi: Raimonda MOISIU

dalipi & Monda 

Dalip GRECA:Media shqiptare më shumë krijon huti se sa kryen detyrën si pushtet i katërt.

Dalip GRECA  është një  publicist i njohur këndej dhe përtej Atlantikut, vecmas një nga intelektualët më në zë të Diasporës Shqiptare, që posedon mjeshtërisht artin e publicistikës bashkëkohore. Kush e lexon e ndjen se pena publicistike e Dalip Grecës, artikulon” me aftësi dhe mjeshtërisht “makinën” prodhimtare, mendimin e pjekur e të mëncur publicistik,  me madhështinë e bukurinë e të përditshmes njerëzore, ndërton qartshëm të kaluarën, pasuron të tashmen dhe i hap udhë të ardhmes. I pranishëm në median  dhe shtypin shqiptar, shtypin shqiptaro amerikan, në penën e tij publicistike lexohet plotësisht jeta dhe filozofia e saj, ndjeshmëria kombëtare dhe e identitetit shqiptar, e vlerave kombëtare dhe cështjes kombëtare,  guximi për ta shprehur,  e ruajtur atë,  penë  që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të komunitetit shqiptaro-amerikan e botës amerikane,   e të gjithëve, por është model  i ndjeshmërisë që e ka vendosur atë mes integrimit të këtyre vlerave. Dhe Dalip Greca befason me universin e tij profesional, publicistik  dhe interesant, -historia përsëritet; Rilind gazetën historike të Nolit  e Konicës;DIELLI! Rilindja e kësaj gazete të themeluar nga mërgimtarët e hershëm historikë, në dekadën e parë të shekullit të kaluar, disi larg, por afron kufijtë mes historisë dhe krenarisë kombëtare,  mes përjetësisë dhe lavdisë! Me frymë modestie dhe pjekurie Kryerdaktori i gazetës “Dielli”, publicisti i njohur Dalip Greca na rrëfen ; si arriti të rilindë gazetën më shumë se një shekullore DIELLI , pra-Vatra dhe Dielli në Amerikë!Për më shumë ndiqni bisedën;

- Ju keni qënë një penë publicistike e njohur që pa emigruar nga Shqipëria në Amerikë. A ju kujtohen ditët tuaja të para si gazetar? Çfarë ka ndikuar te ju më shumë apo diçka e papritur, që ju zgjodhët të jeni gazetar?

- Rrethanat ishin paksa të çuditshme për kohën dhe sistemin. Populli ka një shprehje: Pas një të keqeje prit një të mirë ose e kundërta. Kisha shkruar një fejton në majin e vitit 1982. Punoja në arsim atëherë, në shkollën e Ballagatit, shkolla më e skajshme e kodrave të Lushnjës. U akuzova se nxiva realitetin socialist. Ranë telefonat nga lartë, u shkul Komiteti Ekzekutiv dhe ai i partisë në Ballgat, u bënë ballafaqime të zgjatura, u bënë investigime dhe hetime.Një dyqan fshati kishte 6 muaj i pafurnizuar me ushqime. Udhëheqja lokale pasi i solli ushqimet me makina ushtarake në ditën që u botua fejtoni im në gazetën lokale, duke krijuar idenë se dyqani i kishte ushqimet, nisi “gjyqi”. Po kërkohej grupi armiqësor, kush fshihej pas meje dhe kush ishte nxitësi i shkrimit kritik, që njolloste jetën e lumtur të fshatarëve. Të mos kisha pasë mbështetjen e kryeredaktorit të gazetës lokale,të ndjerit P Kraja, që këmbënguli për verifikim të problemit me revizorë të financës, nuk dihej ç’rrugë do të merrte fati im. Udhëheqja e atjeshme, me ndonjë përjashtim, e dënoi artikullin. Nga gjithë ajo rrëmujë fitova besimin e  kryeredaktorit dhe pas një viti, kur hap vendi, unë kalova në gazetën lokale, redaktor për problemet e arsimit, kulturës dhe sportit. Çfarë ndikoi pyesni, ju. Mendoj pasioni më kapi për dore dhe më tërhoqi në shtigjet e vështira dhe të rrezikshme të gazetarisë.

-Çfarë mëkati i njihni vetes nga puna si gazetar i dy kohëve, para dhe pas ’90-s ?

- Kam degjuar për ca fletrrufe të një tip gazetarje te veteshpallur, akuzuar dhe per plagjiature, që i etiketon të gjithë gazetarët që punuan në shtypin e para ’90-ës, si enveristë, edhe pse ajo e di mirë se unë s’mund të klasifikohem si i atille.Nga momenti i shfuqizimit të Nenit 55, moment që përkon me “frikën e vrarë”, nga lëvizjet e para demokratike, unë i kam marrë vendimet në raport me ndërgjegjen time dhe kush e ka ndjekur veprimtarinë time, kanë konstatuar  se kam qenë kosekuent pro demokracisë, por kritik ndaj fenomeneve negative. Zonja në fjalë na është bërë si Laja e filmit apo si ata shefat e zinj të kuadrit, që na trembnin me njollat në biografi. Si do t’i vinte asaj, sikur t’i kujtonin pozicionin e të shoqit në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes të kohës së diktaturës?! Të gjithë e dimë se çfarë seleksionimi bëhej për  përzgjedhjen e ushtararkëve. Nga biografia e mirë e të shoqit ka përfituar edhe ajo si mësuese sepse pavarësisht nivelit, jepte mësim në mes të Tiranës, ndërkohë që tiransit degdiseshin në skajet veriore të vendit. Ju pyesni për mëkate? Si të gjithë ata gazetarë që punuan në atë kohë, lustra ndaj sistemit, ishte e pashmangshme. Ky ishte kompromisi, që natyrisht shkakton brerjen e ndërgjegjes, por njeriu duhet të jetë i qetë me veten; e rëndësishme është që të mos i keshë bërë keq kujt, të mos keshë spiunuar njeri, të mos keshë rënduar njeri, të mos i kesh dalë dikujt dëshmitar i rremë, me një fjalë të mos jeshë bërë vegël e diktaturës. Mua nuk më ka kapur njeri për mënge.

       Ata që më njohin e dinë se unë përveçse kam qenë i drejtë, isha prirur drejt profesionit. Shpesh fejtonet më kanë nxjerrë probleme. Mbaj mend psh se për një fejton timin, që Hosteni e boti në vend të kryeartikullit, natyrisht pa emër (në fakt emri u mësua sepse fejtoni në fund të vitit fitoi çmimin e dytë në Konkursin kombëtar dhe aty u shpall autori), redaktori Filip Çakuli brodhi gjyqeve, po ashtu edhe për shkrime të botuara në shtypin lokal e qendror, kam fituar mëninë e udhjëheqësve lokalë. Në të vërtetë unë e ballafaqova veten me karakterin dhe vlerësimin e opinionit publik, me ndryshimin e sistemit politik. Jo vetëm që e gjeta veten në rrjedhat demokratike, por isha dhe protagonist. Kreva detyrën e sekretarit të Komitetit Ekzekutiv pluralist, udhëhoqa një gazetë lokale pasi miqtë e mi themelues emigruan, konkurova sukseshëm për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, jo një, por tre herë me forcat e djathta, dhe vlerësimi ishte i shumfishtë krahasuar me mesataren e Partisë që përfaqësoja. Dhe kandidaturën gjithëmonë e kisha në vendlindjen time.Po të kisha mëkate dhe po të mos kisha qenë i përkushtuar ndaj njerëzve të thjeshtë, nuk do të kisha fytyrë të përballesha me opinionin publik as në 31 mars 1991, as në 22 mars 1992, as në 1996 (kandidat i PR), as në 1998 (kandidat i përbashkët i PR, Legalitetit dhe Ballit.)

-A mund të na përshkruani shkurtimisht New York-un si zemëra e emigracionit shqiptar në Amerikë por edhe ku ndërthuren shumë kultura të tjera.

 

-New Yorku, dihet është metropol botëror; por ai ka marrë prej kohësh pikën e rëndesës edhe për emigracionin shqiptar. Këtu kanë vepruar prej kohësh organizata dhe parti politike të emigracionit politik shqiptar; Organizata Lëvizja e Legalitetit, Balli Kombëtar, Blloku Independent, Komiteti Shqipëria e Lirë etj. Këto tërhoqën përherë e më shumë emigracionin politik që vinte nga Ish Jugosllavia, Italia apo Greqia. Këtu ka vepruar Shoqata Jusuf Gërvalla, Kosova etj. Po ashtu degët e Vatrës kanë qenë të fuqishme këtu në New York, ka pasë më shumë se një, por shpërngulja e Federatës Vatra nga kryeqendra shqiptare dhe vendthemelimi i saj, Bostoni historik, në New Yorkun metropol në fillimvitet ’90 si dhe krijimi i LDK-së, e rriti më shumë peshën specifike të pranisë shqiptare këtu. Para viteve ’90, mesa kam  parë nga shfletimi i shtypit dhe librave që janë botuar, qoftë dhe ato me pseudonime, japin pasqyrën e përçarjes së komunitetit shqiptar në New York, ç’ka e nxisnin dhe shërbimet sekrete të Tiranës dhe Beogradit. Titizmi dhe Enverizmi, ishin dy sëmundje, të cilat ende i japin efektet negative edhe sot, në mënyrë paksa të kamufluar, por të lexueshme. Gjithësesi do të thoja se në tërësinë e vet komuniteti shqiptar është i orientuar nga ndjenja Kombëtare. Këtë e treguan dy veprimtari madhore të vitit 2012, festimi i 100 vjetorit të Vatrës, ku pat një pjesmarrje që nuk ishte parë që nga viti 1993, kur presidenti Berisha pat vizituar diasporën. Po ashtu edhe festimi i 100 vjetorit të Pavarësisë; manifestimi madhështor në Times Square, ishte shprehja më kuptimplotë për forcën bashkuse të shqiptarëve nën simbolet Kombëtare. U ndjeva shumë i emocionuar që raportova për TV Kultura shqiptare nga Times Square. U përsërit i njëjti mozaik kuq e zi, që ishte shpalosë edhe me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, i njëjti uragan ushtoi në rrokaqiejtë e Manhattanit. Edhe atëherë shqiptarët treguan forcën e tyre në sheshin historik të metropolit njujorkez. Pata raportuar atëherë edhe për TVSH. Këto janë çaste emocionuese që të mbeten në kujtesë përjetëisht.

Po ashtu New Yorku, është shteti ku ka më shumë veprimtari kulturore, promovime librash, hapje ekspozitash, organizim festivalesh, etj.

 -Ju keni një karrierë të gjatë në gazetari, që do të thotë se keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani  momente  nga eksperienca tuaj?

- Sapo ju përshkrova çaste të gëzuara, veçse profesioni i gazetarit ashtu siç të jep kënaqësi , të shkakton dhe telashe.Si gjithë të tjerët me karrierë të gjatë, edhe unë kam përjetuar ngjarje të gëzuara dhe dëshpëruese. Kam punuar në këtë profesion në pozicionin e gazetarit të lirë, të redaktorit dhe të kryeredaktorit. Kam drejtuar gazeta të përjavshme dhe të përditshme. Mbresat janë aq të shumta sa do të do të duheshin faqe gazetash. Po ndalem fillimisht në një moment të trishtë. Duhet të ketë qenë viti 1988. Bashkë me telekronistin e rrethit kishim shkuar në Ballgat, ku ishin hedhur në aksion qindra forca për të korrur me krah grurin. Ne shkuam në kohë dreke. I gjetëm duke ngrënë drekën e varfër. I madhi i komitetit u afrua tek disa grupe që përtypeshin në heshtje. E shoqëruam edhe ne me kamer dhe aparat fotografik. Ç’të shihnim? Bukë misri me pak sheqer, dikush vetëm bukë me qepë apo ndonjë turshi, mbetur nga dimri. Dhe ne duhej të përcillnim entuziazmin e atyre skllevërve, që prodhonin grurë dhe hanin misrin e destinuar për bagëtinë, që prodhonin, qumësht me shumicë, rritnin bagëti për mish, por vetë s’kishin të drejtë të hanin, sepse ua merrte shteti për qytetin dhe kryeqytetin. Madje edhe pulat e detit ua kishin marrë. I Madhi i dha urdhër kryetarit të kooperativës: lereni mangët planin e qumështit të shtetit dhe prodhoni ca gjizë që ta kenë për fushatën! Uli kokën dhe iku. Çaste trishta si këto ta brejnë kujtesën.

Zhvendosemi në kohë- Ishte viti 1996 dhe në atë kohë  drejtoja gazetën “Ora e fjalës” në Lushnjë, një gazetë e krijuar nga miqtë e mi republikanë Shpend Sallaku e Gëzim Hajdari, sot intelektualë të suskseshëm, shkrimtarë me zë në Itali. Duke hyrë në zyrën e Kryetarit të Këshillit të rrethit për të marrë të dhëna, në krah të kryetarit gjej një kapobandë të rrezikshëm të asaj kohe. Kryetari ngrihet në këmbë dhe siç duket i çliruar nga hyrja ime, thërret:Eja gazetar i nderuar, na ke munguar!

Kapobanda u ngrit në këmbë dhe po më shihte me vëmendje. Pastaj, pyeti kryetarin: Ça gazete punon ky? Mos është ai që shkroi për arratisijen time nga spitali? Situata u tensionua. Vështrimi im kaloi tek koburet që i vareshin në brez.

-Jo, ndërhyri kryetari, ky është miku ynë, shkruan vetëm mirë.

Unë harrova përse kisha hyra dhe pasi përshëndeta dola. Konflikti përfundoi pa zarar. Një rast tjetër. Ishte viti 1997. Drejtoja Republikën atëherë. Në mbrëmje kisha shkuar në Parlament të ndiqja punimet e seancës. Gazetën ia lashë zëvendëskryeredaktorit. Njëri nga gazetarët, që sot është bërë ndër më të njohurit e kronikës dhe investigimit; merr një lajm në telefon se një bandë e Lushnjës kishte zënë pritë makinave me materiale ndërtimi të Beratit dhe e shkarkonte materialin në dalje të qytetit, ku po ndërtonin një vilë. Kishte filluar shthurja e shtetit.Bandat po bënin ligjin.Të nesërmen lajmi ishte botuar në faqen e parë të Republikës. Që në orën 9 të mëngjesit nisën telefonat. Familja ime, që jetonte në Lushnjë, ishte shumë e shqetësuar sepse banda me një varg makinash me drita të ndezuar dhe me bori të takuara kishin rrethuar pallatin dhe po kërcënonin fëmijët. Nuk u tërhoqën derisa i sigurova që të nesërmen do ta përgënjështroja lajmin. Ishte një situatë tepër e vështirë. Një rast tjetër, ka si shkak militantizmin partiak. Kisha vendosur në faqen e parë të Republikës një fotografi-montazh të liderit socialdemokrat, Gjinushi. Militantët e tij, mbërrijnë në zyrën time, dhe njëri prej tyre, më kapin për fyti, me kërcënimin:merru po deshe edhe një herë me kryetarin dhe partinë tonë. Me sa kam mësuar organizatori ka ndërruar tre parti deri tani.

Puna në gazetari ka dhe ngjarje komike. Kam disa ngjarje ineteresante në kohën e pramidave. Njëra ka të bëjë me të famshmen Sude. Në konkurencë me Fondacionin Xhaferri, ajo i ngriti  përqindjet në stratosferë. Askush nuk e njihte Suden për fytyrë. Nuk dilte në publik. Gazetari i kronikës tek Republika dhe zv/kryeredaktori, nisën një seri shkrimesh, duke u përpjekur që ta nxirrnin Suden nga strofulla. Kritikat e Republikës për kompetentin, për autobuzin, që nëse nuk futeshin pasagjerë, nuk mund të vazhdonte udhëtimin, analogjia e Sudes, po nuk depozituat, nuk kam çfarë u jap. Këto shkrime e inatosën Suden dhe një natë merr badigardët, ku mbaj mend Baçovën, ish basketbollistin e Partizanit, dhe mësynë Republikën. Baçova me zë të lartë thërret: ku është kryeredaktori?  Njëra nga gazetaret e sjell në zyrë. Britmat e mysafirëve kishin si qëllim friksimin dhe përgënjështrimin, por  njëri nga gazetarët, D N, e shpërfilli shtatlartësin e ish basketbollistit edhe pse ishte sa gjysma e tij, iu hakërrua. Ra tempi i mysafirëve. Atëherë nisëm bisedën, duke i kërkuar Sudes se çfarë ishte e padrejtë në shkrimet tona. Ajo nisi spjegimet: Unë nuk kam thënë se paret i ka kompetenti. Nuk kam thënë se autobuzit iu mbarua nafta, nuk kam thënë këtë e atë…Ajo të vetat ne tonat. Të nesërmen hapim gazetën me titullin”Sudja mësynë Republikën”.  Shkrimi i xhindosi më keq ustallarët e Sudes, që herën e dytë  nuk pritën mbrëmjen por erdhën që paradite. Sërish ballafaqim, por këtë herë më të ashpër. Gjeta një moment pavëmndje të mysafirëve dhe i bëra shenjë fotografit që të priste poshtë shkallëve dhe ta fotografonte Suden gjatë zbritjes. Me fotografi shkrimi do të kishte më shumë efekt. Huamarrësit nisën të grumbulloheshin rreth fondacionit të saj duke kërkuar kthimin e parave. Ku qëndron komizmi? Një ditë dy policë që ishin caktuar nga shteti që të mbanin rendin rreth fondacionit, trokasin tek Republika dhe kërkojnë ndihmë për të tërhequr paratë e tyre që kishin depozituar atje.  A s’është për të qeshur?

Telashet nga profesioni më kanë ndjekur gjatë në të dy kohët, para dhe pas ’90-tës. Gjatë viteve 1998-99, kam qenë shpesh dyerëve të gjykatës, duke u përballë me qeveritarë të rangjeve të lartë, fillimisht me Ilir Metën si zv/ kryeministër, njëkohësisht edhe me familjarët e deputetit Tritan Shehu. Me të parin për akuzën që i kishim bërë për korrupsion, me të dytin, për problem të trojeve në Durrës. Siç e keni vënë re, edhe këtu kam pasur telashe po për shkak të profesionit dhe parimit tim për t’i thënë gjërat hapur.

 

-Çfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm të gazetarisë shqiptare, shqiptaro-amerikane?

-  Po ndalem fillimisht tek gazetaria shqiptare. Media ka vlera të padiskutueshme për të çuar shoqërinë përpara, por mendoj se gazetaria shqiptare ashtu si e gjithë shoqëria shqiptare vazhdon të përjetojnë tranzicionin e zgjatur. Herë –herë më duket e hutuar, herë – herë agresive. Më duket se një gazetare shqiptare  ka gjetur togfjalshin  më të saktë; media është në depresion! Media nuk është e lirë nga politika. Nuk them që politika të shihet si armike e medias, por ka një masë deri aty sa gazetari ta ndjejë profesionin dhe të mos bëhet skllav i politikës. Shtypi më duket mua më shumë hedh fishekzjare akuzash se sa investigon dhe vuan nga nxitimi. Më shumë krijon huti se sa kryen detërën si pushtet i katërt.  Kam mendimin se vuan edhe nga të qenurit shërbëtor, një pjesë me pozitën, një pjesë me opozitën. Ke vënë re se analizat e disa gazetarëve nuk kanë shumë ndryshim nga fjalimet e deputetëve sipas kampeve partiake, deklaratat e zëdhënsve apo fjalimeve të shefave të politikës? Nuk e di në shprehem qarë, por në sytë e mi është kjo tablo në Shqipëri: Media që është palë me qeverinë-vetëm pohon,  dhe lëvdon Qeverinë e shanë opozitën, media që është palë me opozitën vetëm shanë qeverinë dhe lëvdon opozitë. E kanë shumë të vështirë që krahu i gazetave të rreshtuara në krah të opozitës të thonë se këtë gjë qeveria e bëri mirë! Kjo nuk shkon. Agresiviteti është një tjetër tipar karakteristik i medias shqiptare.Fjalori është pa etikë. Kam mendimin se kur të shkruaj gazeta apo flasë Radio- TV, shoqëria duhet të tundet. Kjo nuk ndodh në Shqipëri për shumë arsye, por edhe për shkak të inflacionit të akuzave; hidhet një sot dhe të nesërmen harrohet sepse hidhet tjetra.Problemi qëndron se edhe media e këtushme  shqiptare, ashtu si e gjithë media ballkanike,janë në rezonancë më mediat e vendlindjes, vuajnë nga sëmundjet e atjeshme. Kjo duket edhe në gazetat e komunitetit, por veçanërisht në mediat elektronike, ku mungon profesionalizmi dhe vihet re një vetëmburrje skandaloze. Madje rroftë Youtube dhe Facebook, dhe një kamer e një mikrofon po trumbetohen si Televizone Profesioniste.

-Me inisiativnë e Shoqatës  Pan Shqiptare “ Vatra”, një grupi intelektualësh dhe dashamirës të gazetës historike dhe tradicionale  “Dielli”, produkt i Era Noli & Konica, ju e risollët atë për komunitetin shqiptaro –amerikan pas disa vite ndërprerje të botimit  të saj, Parasëgjithash përgëzime të sinqerta. Si lindi ideja e ringjalljes së saj,  -si  pjesë narrative jetësore e rëndësishme nën ndikimin e kulturës, historisë e fenomeneve sociale, ekonomike dhe politike në komunitet, apo….?

 

-Faleminderit për vlerësimin bashkë me komplimentet. Ideja ishte e vatranëve. Kur u organizuar 100 vjetori i Diellit, kisha dhe unë një kumtesë për rolin dhe vlerat historike të Gazetës Dielli si shkollë e gazetarisë shqiptare për një shekull. Punova 3 muaj në arkivin e Vatrës, kryesisht me koleksionet e gazetës, që i merrja në shtëpi dhe i studjoja, mbaja shënime. Kumtesa u vlerësua. Në seancat e Konferencës pata një interesim nga z. Agron Alibali dhe Merita Bajraktari McCormack, të cilët ma shtruan si alternativë, nëse gjehej mundësia e pagesës, a do të punoja në Dielli? Një muaj më pas unë dola i lirë nga Gazeta Illyria ku editoja prej 10 vitesh edicionin shqip. Shkaku siç m’u tha me gojë dhe me shkrim ( e ruaj ende shkresën përcjellse) për probleme financiare të gazetës. Menjëherë më erdhi propozimi i Vatrës për të marrë drejtimin e Diellit. As më vunë kushte, as u vura kushte, qoftë dhe financiare. Njoftimi që publikoi në numrin e 100 vjetorit të Diellit, z. Karagjozi ishte shumë i ngrohtë dhe më shkaktoi emoicione të forta dhe ma rriti vendosmërinë që t’i përkushtohesha me gjithë shpirt Diellit dhe Vatrës.Me ndonjë përjashtim të vogël mbështetja ka qenë e fuqishme nga Vatra. Realiteti tani është më ndryshe; Dielli është stabilizua në botimin e përmujshëm, ka publikimin e përditshëm në on line, jemi duke punuar për mbledhjen e dhe përgatitjen e koleksioneve të gazetës për një periudhë 42 vjeçare. Po ashtu vazhdojmë të kërkojmë burime financiare që të na mundësojnë një botim më të shpeshtë.

-Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj? Në ditët e sotme tradita dhe realiteti  “përziehen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si gazetar profesionist e i karrierës, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet mes kulturave të tjera?

 

- Nuk më pëlqejnë vetëlëvdatat, thashethemet, keqinterpretimet pas shkrimeve kritike etj. Më vjen keq që ne shqiptarët nuk kemi kurajën të pranojmë kritikën e drejtë dhe në vend të reflektojmë, hakmerremi në mënyrë primitive, bëjmë biografira, tjerrim shpifje etj. Përsa i përket pjesës së pyetjes për vlerat fetare, e them me bindje se tek Vatra, kjo nuk ndjehet si pengesë dhe nuk krijon asnjë konfuzion. Ka një traditë që respektohet në Vatër; na e kanë lënë pas si amanet Peshkop Noli, Monsinjor Oroshi, Imam Vehbi Ismaili, Imam Salih Myftia, Imam Isa Hoxha dhe baba Rexhebi. Harmonia fetare është një nga vlerat më të respektuara në Vatër. Po të keshë vënë re, në darkat vjetore që bëhen Ditën e Pavarësisë, apo ne përvjetorët e Pavarësisë së Kosovës, Vatra , i fton të gjithë besimet fetare dhe respekton bekimin në formë rotacioni, pra një vit e bën prifti Katolik, një vit Imami, një vit prifti orthodoks etj. Aktivitetet e 100 vjetorit të Vatrës, e çuan më tej traditën. Klerikët e lartë nga të gjitha trevat e vendlindjes dhe ata të komunitetit shqiptar në Amerikë, treguan orientim Kombëtar, duke qenë të gjithë bashkë dhe duke përcjellë mesazhe Kombëtare si në Konferencën shkencore të 28 prillit ashtu edhe në darkën madhështore të 29 prillit. Natyrisht që ka një problem për të zgjidhur komuniteti shqiptar; ai i një qendre kulturore. Kanë bërë mirë shqiptarët e Amerikës që kanë investuar për Kisha, Xhamija dhe Teqe, por nuk kanë bërë asgjë për një Qendër Kulturore, ku të mblidhemi bashkë, ku mund të krijoheshin mjedise kulturore, shkollore,argëtuse, pse jo edhe shoqatat të ishin bashkë sepse kështu do të ndjeheshim më të bashkuar. Ka një lëvizje kohët e fundit nga dy konsullatat , e Shqipërisë dhe e Kosovës, nga Ministria e Diasporës në Kosovë dhe Ministria e Jashtme në Shqipëri, por të thënën nga e bëra e ndan në mes një mal i tërë. Ka një shembull që duhet të na nxitë, ai i Qeverisë Malit të Zi në projektin e qendrës kulturore, ku dhuruesit kryesorë janë bashkëkombasit tanë.Përse të mos ishin pjesë e projektit gjithshqiptarë edhe ata?

-Cilat kanë qënë uljet dhe ngritjet në karrierën tuaj A ka ndonjë gjini tjetër që ju e lëvroni dhe do të dëshironi ta provoni?Në rast se po. Cila është gjinia tuaj e preferuar?

- E kam pak të vështirë sepse do të thoshte lexuesi:edhe ky si Beluli! E kam filluar me ndrojë gazetarinë për shkak të një”frike” se po më heqin sot e po më heqin nesër. Shkaku ishte biografia. Im atë ishte burgosur në mes të viteve ’50. Edhe pse e fitoi pafajësinë pas 13 muajësh burg, kjo iu kujtua gjatë atij dhe neve gjatë të gjithë jetës. Nga ana tjetër, dajua ime, vëllai i nënës, u dënua me 101 vite burg dhe kreu pas amnistive dhe punës 17 vite. Kur doli nga burgu një këmbë e kishte të paralizuar. Asnjë nga 9 fëmijët e tij dhe 11 fëmijëve të vëllait, nuk u lejua të shkollohej. Kjo biografi të diktonte një qëndrim si mbi gjëmba, ku sundonte frika e zbulimit.Në të vërtetë unë nuk i dija gjërat kur isha fëmijë.{rindërit na kishin ruajtur duke na i fshehur.  I kam mësuar shumë vonë.Sinjalin e  parë e mora kur dolën listat e studimeve pas gjimnazit. Ditën e parë emri im ishet tek Juridiku, të nesërmen përfundoi në Shkodër për mësues 8 vjeçareje, të cilin nuk e preferonin edhe për shkakun se të merrnin ushtar pas shkollës. E provova vetë pas 2 vjetësh.Kur mbarova Institutin Pedagogjik në Shkodër për gjuhë shqipe, dega ushtarake e rrethit më kërkoi që të shkoja të studjoja në shkollë ushtarake për oficer. Alternativa që më shtruan ishte: O shko për oficer ose do të çojmë ushtar! M’u duk më e lehtë e para pas bisedës që na bëri shefi i degës për lavdinë e ushtrisë. E firmosa deklaratën mes mëdyshjeve. Kur shkova në mbrëmje në shtëpi, ia tregova tim eti ç’më kishte ndodhur. Ai u nxi në fytyrë dhe më dha urëdhër që të shkoja të flija herët se nesër do të shkonim sërish në qytet. Kalova një natë pa gjumë. Në mëngjes herët shkuam në fshatin fqinj ku e kishte shtëpinë kryetari i këshillit të Bashkuar. Edhe sot ruaj respekt për atë njeri, pa shkollë, por zemërmirë. Nuk mbaj mend që t’i ketë bërë keq njeriu, madje as”kulakëve “ të Matjanëve. Ai ishte shok ushtrie  i babës; e ruante respektin edhe pas burgu, nga që ia kishte ndihmuar familjen në kohë të vështira. Baba ia spjegoi veprimin tim kryetarit dhe i foli hapur në sytë e mi, duke i thënë se unë nuk mund të shkoja për oficer se do të hapeshin letrat e biografisë, edhe nëse pranohesha një ditë do të më përzinin me ceremoni. Ranë dakort që të gjenin një arsye tjetër që ta paraqesnin si shkak. Kemi qëndruar gjithë ditën duke pritur dhe më në fund hyri kryetari i këshillit. Më pas thirrën edhe babën. Mua vetëm ma komunikuan se pas një muaje do të shkoja ushtar. Kështu që shkova 3 vjet ushtar (në fakt bëra 37 muaj). Edhe një herë tjetër më ngacmoi biografia. Në vitin e dytë të ushtrisë, kisha riparuar  në det të hapur një defekt teknik gjatë lundrimit, që u vlerësua dhe më propozuan për dekorim dhe shpërblim me leje suplementare. Mirëpo pritej vlerësimi i Partisë në fshat. Pas 15 ditëve vjen përgjigja”nuk ka garanci politike”. Ma tregoi Komisari zemërmirë, Tomë Kola, babai i futbollistit Bledar Kola. Ia di për nder atij oficeri që më dha mundësi që të më krijohej mundësia që të mos më anulohej leja sepse në vitin e tretë të ushtrisë nisa dhënien e provimeve me korrespondencë në Universitetin e Tiranës. Për një vit likuiova të gjithë ekuivalencën.

E zgjata pak përgjigjen për të treguar se në ato vite që unë punova në gazetari ndjehesha i pasigurtë për shkak të bashkjetesës me njollat e biografisë. Madje kur vinin mbledhjet e Partisë, ne pa parti, na thoshin, na falni, mund të dilni pak jashtë se tani kemi punë partie.

Kontraditat e mia dolën hapur në fillim të viteve ’90. Pas shkrimeve të Prof. Ylli Popës, dr. Sali Berisha e të tjerë, na doli frika. Shkrimet e mia kritike më nxorën përballë administratës qeveritare lokale. Kjo ishte kohë e vështirë për mua dhe familjen. Merrja kërcënime, letra anonime, deri edhe Fletë rrufe në qendër  të qytetit, gjoja nga bashkëfshatarët e mi, që kritikonin Partinë që nuk e ksihte zbuluar gjarpërin(medemek mua). Po si mund të vinin bashkfshatarët e mi në pesë të mëngjesit aty ku u duhej të udhëtonin më shumë se 2 orë. Këto ishin lojra të Sigurimit apo të aktivistëve të partisë. Zhgënjimi më i madh ishte kur si gazetar pashë ballafaqimet që bënte Ramiz Alia, Adil Çarçani, Nexhmije Hoxha, Haxhi Lleshi, me vullnetarët e Enverit për t’u ndalë hovin kundërshtues, ku përbetoheshin për  vazhdimësi të rrugës së Enverit dhe do ta mbronin edhe me gjak. Gjatë rrugës së kthimit mora vendimin. E shpreha këtë në redaksi, por edhe në shkrime që i botoja në gazetat e Tiranës ku ishte vrarë frika. Menjëherë erdhi pushimi nga puna. Qëndrova pak kohë i papunë,  republikanët më kërkuan që të pranoja postin e sekretarit të komitetit Ekzekutiv Pluralist. U përpoqa të kryej me drejtësi detyrën në kohë të vështira. E lashë këtë detyrë kur pranova propozimin tjetër për kandidat për deputet sepse ligji e diktonte. Me 20 shttaor 1991 u krijua nga gazeta antikomuniste”Ora e Fjalës”, nga Shpend Sallaku dhe Gëzim Hajdari. Që në numrin e parë u botua një shkri imi kundër korrupsionit të administratës shtetërore. Po në atë numër kishte dhe një përgëzim nga botuesit në adresën time dhe të gazetarit Bujar Xhaferri për ndihmën që ksihim dhënë. Unë isha dhe pjesë e Këshillit Botues. Pas ikjes të themeluesëve të kësaj gazeta në Itali, në vitin 1992, gazetën e mora unë dhe e mbajta deri në gusht 1996, kohë kur m’u ofrua posti i Kreyredaktorit të Republikës.Mendoj se aty është dhe arritja më e karrierës time, në përgjigje të pyetjes tuaj. Me një ekip të rinjësh ne bëmë një gazetë të madhe, shumë herë më të madhe se partia, me rritje kulmore deri në 40 mijë kopje në ditë dhe me një staf të plotë në qendër dhe me korrespondentë në të gjithë territorin e vendit.Përsa i përket gjinive që lëvroj, më pëlqen reportazhi, dossieri, satira. Në letërsi, pasioni i fshehur është proza e shkurtër.

 Në publicistikën tuaj gjithcka vjen nga jeta reale. Çfarë lloj kërkimi keni bërë për të? A keni pasur materiale apo ngjarje që ju kanë ndihmuar në shkrimin e tyre?

- Përgjigja është brenda pyetjes tuaj. Gazetaria nuk bëhet vetëm në zyrë, por duhet prekë jeta, duhen takuar njerëzit.  Duhet shkuar atje ku jetojnë njerëzit, atje është gazetaria. Natyrisht ka rëndësinë e vet edhe shfrytëzimi i arkivave, i historisë, por mbi të gjitha takimi me njerëzit mbetet kyçi i suksesit. Gazetari para se të marrë të shkruaj duhet edhe të kërkojë, të shfletojë, të njohë individin apo ngjarjen, të grumbullojë sa më shumë informacion dhe pastaj të të seleksionojë dhe të korrektojë veten. Mendoj se skedimi i fakteve që përjeton gazetari dhe mbajtja e një ditari të përditshëm është i domosdoshëm. Për 10 vite në Illyria fitova shumë; gjeta gjallë një pjesë nacionalistësh, që në fëmirinë dhe rininë time na i kishin prezantuar si diversantë, si ”armiq të popullit”. Ishin nacionalistët që iu ishte mohuar Atdheu. Kam intervistuar shumë nga ata. Në Dielli zbulova një botë tjetër, që e njihja pak, shpirtin idealist të vatranëve.

-A keni përjetuar fëmijëri të lumtur?A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit gazetar dhe aq më  tepër editor i një gazete historike e tradicionale  shqiptaro-amerikane sikundër është ajo “Dielli”?

- Fëmijëria ime, besoj si e shumicës prej brezit tim, ka qenë palumtur, do të thosha edhe e vuajtur sepse gjendja ekonomike e familjes, kur erdha unë në jetë ishte vështirësuar. Im atë ishte pjesë e një familje të madhe me toka dhe pasuri, të prekur nga Reforma Agrare. Edhe sot janë ruajtur toponimet”Tokat e Grecës” në fushën e Peqinit. Jeta e mëpastajme u vështirësua më tepër. Kur u nda me xhaxhanë, njërin nga katër vëllezërit e tij, pasi të tjerët ishin ndarë më parë, tim ati i ra me short që të merrte shtëpitë dy katëshe, ndërsa xhaxhai mori shtëpitë përdhese dhe të gjithë bagëtitinë e pasurinë e mbetur. Një natë pas ndarjes ra një tërmet i fuqishëm dhe im atë humbi gjithçka, mbetëm në qiell të hapur. Mezi ndërtoi një shtëpi me plitharë. Më pas, Kooperativa e shkretoi më shumë jetën tonë; ajo ndante 30 lekë të vjetra për ditë pune. Babait i duhej që të mbante tetë vetë sepse nëna kishte një sëmundje që nuk e linte të ngrinte kokën. Në këto kushte im atë kërkoi një punë ku të merrte më shumë të ardhura. E çuan të punonte në Sulzotaj, një nga sektorët e fermës së Lushnjës, ku kishte dhe shumë të internuar. Pushimeve të verës më merrte dhe mua me vete që të punoja. Ishte shumë vështirë; dega e misrit që duhej të prashisja shkonte dhe dy metra, unë isha një pëllëmbë; gjatësia e rreshtave të misrit shkonte 200  deri në 400 metra , shpesh më zinte gjumi kur ulesha për t’u shlodhur. Një natë im atë erdhi me gjithë shokët e tij me fenerë në dorë dhe më gjetën në mes të rreshtave të misrit; më kishte kapur një gjumë i thellë nga lodhja. Nuk kisha rrugë tjetër,duhej të punoja që të bleja rrobat e mia të shkollës. Kështu rrodhi jeta. Por prindërit e mi sakrifikuan për mua, më mbajtën me djersën dhe kursimet e tyre.Nuk e patën këtë fat 3 vëllezërit dhe tri motrat e mia, të cilët kur kërkonin shkollë, u thoshin: e keni një Ju!

Sa për ëndrrën për t’u bërë gazetar. Kurrë nuk do të guxoja që ta çoja nëpër mend.

-Në jetën e përditëshme në New York, ju jeni në kontakte me personalitete të kulturës,  figura të njohura të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe të politikës shqiptare dhe amerikane. Sa është prezent atdheu ynë Shqipëria e çështja shqiptare, veçmas ajo e Kosovës e Çamërisë  në marrëdhëniet me ta?

-Po e filloj nga fundi: Çështja Çame dhe e Kosovës, janë dy shtylla të veprimtarisë së Vatrës, pashmangshmërisht dhe gazetës së saj Dielli, që ka për mision bashkimin e natyrshëm të trojeve shqiptare, por jo me folklor, jo me aksion, jo me turravrap, por si një proces i passhmangshëm, që kalon përmes bashkimit shpirtëror, ndjesor, njerëzor, duke dëgjuar dhe aleaten tonë, Amerikën. Ne shqiptarët jemi me fat që Amerikën e kemi në krah, e kemi aleate. Ajo që pat nisë presidenti Ëillsn, në fillim të shekullit të shkuar, e çuan më tej presidenti Klinton dhe Xhorxh Bush. Edhe këto kohë ne vazhdojmë ta kemi ndihmën e ëngjëllit mbrojtës me emrin”Amerikë’. Kam qenë i pranishëm në shumë takime me politikanë amerikanë, lokalë dhe qendror. Përherë jam emocionuar nga vlerësimet që i bëjnë Kombit shqiptar, edhe pse politikanët tanë tregohen nxënës të këqinj. Vatra ka kontakte me ish Senatorë e kongresmenë.  Vlerësimet që përcollën në 100 vjetorin e Vatrës Senatori Shumer dhe kongresmeni Engel, ishin maksimale. Kontakti im i parë me politikanët amerikanë ka qenë me ish Senatoren e shtetit Hilari Klinton. Ajo po vinte kandidaturën për senatore dhe komuniteti shqiptar organizoi një darkë fondmbledhëse në Manhattan në restorantin e patriotit Bruno Selimi. Kishte më shumë se 100 pjesmarrës. Më mori me vete botuesi i Illyrias, Ekrem Bardha. Unë s’kisha më shumë se 2 muaj që kisha ardhe nga Shqipëria. Isha i ndrojtur. Ajo shumë e qeshur me shqiptarët. U bënë fotografi me secilin. Unë kisha zënë një qoshe dhe nuk po afrohesha. Ekrem Bardha ma bëri me dorë dhe lëshoi zë: Eja këtu! Ajo e kuptoi ndrojtjen time dhe më thirri. Dola në fotografi. E ruaj si relike në shtëpinë time atë fotografi. Qëlloi që dhe vajza ime, Elisabeta, që ëshët mësuese në nëj shkollë të mesme, pasi mbaroi shkencat politike, punoi 6 muaj në zyrën e Seantores si praktikë universitare. Edhe ajo ka fotografi me zonjën Klinton, madje dhe një vlerësim shumë pozitiv pune e njohurishë. E përmenda këët rast sepse sa herë ka qëlluar që të jemë në takimet e shqipatrëve me zonjën Klinton, kam parë e dëgjuar një përkujdesje të jashtzakonshme të saj për shqiptarët. Po kështu do të përmendja kontributin e ish kongresmenit Tom Lantosh, kongresmenit Eliot Engel, Danna Robaher, madje edhe të senatores, Kirsten Gillibrand, të ish kongresistit Joseph DiGuardi etj.

 

-Është e natyrëshme që mjedisi shqiptaro-amerikan në Diasporë, karakterizohet nga  ndjenja patriotike , atdhedashuri, krenari ,vlera e identitet kombëtar.A  ka ndikuar në publicistikën tuaj dhe a  i kini numuruar botimet e shumta të shkrimeve tuaja  në këto vite?

-Natyrisht, madje shumë. Më vjen mirë që kam intervistuar shumë patriotë, të cilët tashmë nuk jetojnë më. Më duket se kam kryer një mision të shenjtë, kam lënë gjurmët e jetës së tyre, sakrificave të tyre, përkushtimit atdhetar, edhe pse shumë prej atyre qenë shpallë armiq. Sa për të numëruar  shkrimet , jo, nuk i kam numëruar, por i ruaj, fizikisht gazetat, dhe shumica e shkrimeve janë ruajtë nëpër CD.

-Në publicistikën tuaj, trajtoni nga jeta e përditëshme e njerëzve të thjeshtë, familjeve shqiptare, brenda kornizave të mentalitetit shqiptar. Si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, apo veset e tjera që kanë përfshirë një pjesë të komunitetit shqiptaro-amerikan, sikundër droga e krimi? Si mund të reflektojë komuniteti shqiptaro-amerikan për lehtësimin e këtyre plagëve?

- Fokusi i shkrimeve të mija rrok jetën e shqiptarëve të Amerikës, kam shpalosur vitet e jetës së tyre, kam shfletuar historinë, kam gjurmuar dossier, veçanërisht figura të patrajtuara më parë, kam ndjekur sukseset e fëmijëve të shqiptaro-amerikanëve nëpër shkolla, kam përshkruar suksesin e bizneseve të shqiptarëve etj.

Sukseset e shqiptarëve përbëjnë tablonë pozitive, e cila është pozitive, por medalja ka dy anë. Ana tjetër është përfshirja e shqiptarëve në krim, sidomos e të rinjëve, grindjet, përfshirja në rrjetin e drogës etj. Çdo komunitet i ka këto plagë, por e keqja jonë është se ne nuk i mjekojmë, nuk guxojmë t’i bëjmë objekt të punës së komunitetit dhe të medias. Mentaliteti shqiptar është i tillë, mbetet indiferent ndaj medias amerikane se nuk ka çfarë t’i bëjë, por po t’i trajtojë media shqiptare, nisin telashet, ankesat, sherret. Mirëpo po nuk u luftuan, ato shtohen. Gjithësesi realiteti është ky, media shqiptare e quan tabu këtë anë të medaljes.

-Mendoj se publicistika tuaj aktuale është tërësisht me lëndë  nga jeta , veprimtaria, kontributi  shqiptaro-amerikan. Cilat janë sfidat për të përshkruar atë  në publicistikën tuaj?

- Do të mjaftohesha me një fjali për t’i dhënë përgjigje pyetjes:Në gazetari duhet të guxosh. Sfida ëshët arma për të ruajtë profesionin.

-A kini botuar  libra me publicistikë  dhe natyra e të shkruarit tuaj? Si e ndjeheni pas gjithë kësaj periudhe që shkruani si publicist?

- Kam bërë libra për të tjerët, tani është radha të botoj të miat. Mendoj se ka ardhur koha me të vërtetë. Do t’më duhet dhe pak punë sistemuese dhe redakstuse.

-A është i lirë shtypi sot?

- Shtypi është i lirë, por duhet të çlirohet nga vetja.

Kush ju mbështet shpirtërisht në krijimtarinë tuaj të larmishme letrare e publicistike?

- E gjithë familja ime, por edhe miqtë në Vatër.

- Jetoni në Amerikë ç’ju lidh me Lushnjën?

Krenaria dhe shumë gjëra. Është pjesë e jetës sime. Kur isha tek Republika kisha shumë lushnjarë në redaksi, dhe shpesh botoja suplementin letrar me krijimtari nga autorët lushnjarë. Kur isha tek Illyria botoja shpesh krijime të lushnjarëve Faslli Haliti, Visar Zhiti,Vath Korreshit, Halil Jaçellari, Ilir Levonja, Sherif  Bali, Gëzim Hajdari, Shpend Sallaku, të vëllezërve Bedri dhe Caush Çoku, po kështu sipas mundësive edhe në Dielli.

-Kanë thënë për Dalip Grecën …

-Ca e kanë sharë e ca lëvduar. Citimet mendoj se janë të panevojshme.

-Çfarë nuk do të falnit në jetë?

-Mashtrimin, hipokrizinë, gënjeshtrën dhe vetëmburrjen…

-Mesazhi për inteligjencën e këtushme shqiptare…

-T’i përulen Kombit dhe të punojnë për Kombin.

-Çfarë dëshironi të shtoni…

Faleminderit që më intervistuat!

Bisedoi :Raimonda MOISIU


Katie Chats: Interview with Paul Kurti, director & editor of Right to Love

$
0
0

1

Katie Uhlmann, entertainment host of Katie Chats (http://katiechats.com) sits down with director of Right to Love movie, Paul Kurti, at the Carlton Cinema in downtown Toronto, Canada. Katie Chats brings in her unique take on today’s entertainment news and movie reviews. She’s also a talented actress and has appeared in numerous tv series and films including “The Ultimate Movie”, “Last Run”, “Paranormal Wittness”, etc. (http://www.imdb.com/name/nm3043335). Katie Uhlmann is an alumna of Queen’s University with an Honors degree in Drama and Psychology. She studied under the now late Goldie Semple at the renowned Shaw festival. Later studied with Howard Fine and Aaron Speiser in Los Angeles, and David Rotenberg in Toronto. As host of Katie Chats she covers film screenings and festivals in LA & Toronto.

In the following interview, Paul Kurti discusses the inspiration and the making of Right to Love Film. Paul Kurti is an Albanian-Canadian filmmaker. The grandson of actress Tinka Kurti, he grew up with a deep interest in visual forms of expression, including drawing, architecture and film. He studied filmmaking at the New York Film Academy. He has directed various music videos and short films including the YOBI Film Award winning “Restless Wanderer”. His films have screened at festivals such as WILDsound (Canada), DreamBox (Japan), Tirana International Film Festival (Albania) etc. In 2012 he directed his first feature “Right to Love” which included a diverse international cast. His biggest film influence is the German director Werner Herzog. He believes in creating stories and images that search to illuminate what defines and connects us as human beings.(www.paulkurti.com)

Useful links:

WEBSITES:
http://paulkurti.com/
https://twitter.com/pkurti
https://www.facebook.com/MLTCarlton
https://twitter.com/mltcarlton
http://www.carltoncinema.ca
http://www.academy.ca/awards/
http://www.academy.ca/
https://twitter.com/Academy_NET

KATIE CHATS:
YOUTUBE: http://www.youtube.com/user/KatieUhlm…
TWITTER: https://twitter.com/#!/KatieChats
FACEBOOK: https://www.facebook.com/katieuhlmann…
WEBSITE: http://katiechats.com/

Shkrimtari enciklopedist shqiptar Agim Bacelli , në Amerikë..

$
0
0

   “Emri shqiptar më bën të ndihem krenar!”

                                                                                   agim bacelli
    Agim Bacelli  tashmë nje emër i njohur dhe i afirmuar jo vetem në Shqiperi  shqip-english ,por dhe në Amerike, ka filluar të krijojë që në moshën 7-8 vjeçare. Poezia e tij e parë është bërë kur ai ishte vetëm 12 vjeç. Një tërmet  i fortë në Korçë në 24 korrik 1964 do të tronditëte Shqipërinë, Maqedoninë dhe sidomos Dibrën. Humanizmi, përkrahja që i bën populli  ynë njerëzve të dëmtuar nga tërmeti i jep frymëzimin për t’ju kushtuar poezinë “Ju flet Dibra”, botuar në gazetën Zëri i Popullit.
    Frymëzimin për të shkruar e gjen të lidhur ngushtë me fantazinë,e cila merr vlera të mëdhaja, se edhe vetë dituria, që të rinon, të zbukuron, të bën mbret dhe perandor, të bën të fluturosh pa krahë e të lundrosh pa pendë, të bën t’ja kalosh shpejtësisë së dritës e të mposhtësh postulatet e shkencëtarëve më të mëdhenj të botës. Guximin e gjen duke krijuar poezi, tregime, publicistikë, histori, gjeografi, muzikë. Pasionin për të krijuar e krahason me gruan më të bukur që e dashuron, së cilës i vlerëson, më shumë bukurinë shpirtërore se atë fizike dhe i jep zemër, forcë e muzë, të hyjë në zemrat e atyre që nuk të afrojnë te pragu i derës. Kur mbaron së shkruari një poezi a tregim, ndihet i kënaqur , krenar , tamam si ai arkitekti që sapo ka përfunduar një ndërtesë të bukur dhe i gëzohet shumë. Shpesh fle e zgjohet me krijimet e tij. Është shumë i dashuruar, plot pasion pas të shkruarit e të rëmuarit në histori.
    Ky është shkrimtari ,publicisti dhe poeti ,Agim Bacelli. I lindur dhe i rritur,në qytetin e Korçës që nga viti viti 1951. Pas mbarimit të shkollës së mesme ,vazhdoi studimet e larta në Akademinë e Aviacionit .Ka shërbyer në bazën ajrore të Rinasit dhe atë të Zadrimës .Ka mbajtur gradën major deri në lirimin ,e tij në vitin 1995. Po në këtë vit, emigron në SHBA ,me familjen .Sot jeton e punon në qytetin e NEW YORKUT.Njohës i mirë i teknollogjisë kompjuterike ,informatikës ,e bëjnë të kalojë me orë të tëra ,duke kërkuar e rrëmuar në arshivat e historisë dhe kulturës jo vetëm të popullit shqiptar por edhe të kulturave të popujve të tjerë.Themelues i shumë forumeve ,ëebsiteve dhe listave virtuale shqiptare  në internet ,ku kontributi i tij ,në të shkruar nuk njeh kufij .Një krijues universal ,i të gjitha zhanreve . Ja një vlerësim për poezinë e Agimit nga gazetari,Resmi Çorbaxhi: Poezitë e Agimit janë si petalet e një luleje shumë të bukur …Petalet hodhën rrënjë në atdhe dhe shpërthyen në një kontinent tjetër,rrugëve të një qyteti ,që kurrë nuk fle,e më të medhenjtë e botës ,New York-u, çdo petal ,një lidhje,e çdo lidhje një mendim ,një mesazh.Herë-herës nëpëmjet tyre shpirti i poetit rebelohet ,herë zbutet.Mbi të gjitha petalet kanë një mesazh, Të qënurit njeri i mirë! Por për të ditur më shumë rreth Agimit dhe veprimtarisë së tij ,këtë do na i thotë vetë ai ,nëpërmjet kësaj bisede ,që ne bëmë bashkë!
Amerika kjo tokë e mundesisë!
1- Së bashku njihemi prej 25 vjetësh. Ishte njohja jonë apo modestia Juaj, që më “munduat”,  për t’ju marrë një intervistë?
AB-Në radhë të parë dua t’ju falenderoj sinqerisht juve dhe gazetën Tirana Observer për  mundësinë që më dhatë për të shprehur publikisht dy fjalë për krijmtarinë time të cilën e bëj për herë të parë.
Më ka rënë rasti që disa miq gazetarë të më kërkonin një intervistë por nuk kam pranuar dhe nuk e di sesi ju ma mbushët mendjen ta bëj këtë gjë! Me që u dorëzova tek ju, më duhet t’ju kërkoj të falur gjithë atyre që provuan të më intervistojnë dhe nuk mundën.  S’jam mëndjemadh por jam i ndrojtur, i heshtur, s’më pëlqen buja, zhurma dhe mbi të gjitha mburrja. Po përse të mburrem? Vij nga fshati nga një fis ku, përveç tim eti, asnjë nuk dinte shkrim dhe këndim.  Ardhja ime në qytet më zgjoi ëndërrat e fjetura, dëshirat, qytetrimin e lashtë…
2-Jeni një krijues shumë prodhimtar, në të gjitha zhanret e letërsisë, në publicistikë, dossier,  historik, poezi, tregime. Si e gjen kohën Agimi të punojë por edhe të krijojë?
A.B. Krijmitaria letrare është e vetmja armë që mposht kohën. Duke shkruar mund të shëtisësh lirshëm në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen dhe unë kam dëshirë ta bëj këtë gjë. Kjo është arësyeja që unë gjithmonë kam kohë pasi koha është në funksionin tim.
3-Ju jeni  një emër i dëgjuar. Ne ju lexojmë vazhdimisht, në shtypin shqiptar në Shqipëri e Diasporë, edhe pas ardhjes në SHBA.  Çfarë ka sjellë në krijimtarinë tuaj ky ndryshim gjeografik?
A.B.Shkruaj vazhdimisht, pa pushim, vetëm për pasionin që kam për të krijuar, pa asnjë lloj piksynimi që të botoj, të bëj libra apo të bëhem i njohur dhe i pasur. Ndoshta kjo duket pak e çuditëshme për kohën që jetojmë. Kur ja kam thënë dikujt, s’më ka besuar. Shumicën e shkrimeve të mija i kanë botuar të tjerët dhe jo unë, si psh ju Zonja Moisiu.
Ardhja në Amerikë ka bërë që unë të kem mundësinë të botoj disa libra të cilat dua ti le si kujtim jo vetëm të emërit tim ,për fëmijët e mij,por mbi të gjitha diçka nga vetja ime që do të vazhdojë të jetojë edhe kur unë të mos jem më.
4-Ju jeni anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të qytetit tonë Korçës por edhe të Shqipërisë? Diçka rreth aktivititetit e krijimtarisë suaj  në atdhe.
A.B.Kam lindur për të shkruar nëse e shkruara trashëgohet në gen. Gjyshi dhe babai im shkruanin dhe lexonin shumë në një mjedis analfabet. Jam me fat.
Kam qënë anëtar i rrethit letrar të qytetit të Korçës qysh në moshën 16 vjeç. Nuk mungoja kurrë në asnjë takim të shkrimtarëve të Korçës. Isha i urtë, zinja një qoshe dhe përpinja gjithëçka që thuhej atje, më pas, ato i diskutoja mes moshatarëve të mij të cilët më dëgjonin me shumë vëmendje sepse atyre u sillja mendimet e shkrimtarëve dhe poetëve korçare me emër në Shqipëri si Dritëro Agolli, Sotir Andoni, Petraq Zoto, Teodor Laço, Miço Kallamata, etj. Në fillim shokët e mij më quanin me shaka gënjeshtar por më vone filluan të më quajnë po me shaka shkrimtar.
Në Konferencën e Parë Letrare të Shqipërisë, Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve në Korçarë, më nderoi duke më dërguar delegat në atë konferencë në Nëntor të 1969.
Sot jam anëtar i Klubit Shkrimtar “Bota e Re” të shkrimtarëve korçarë, njëkohësisht jam dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
5-Ndryshimi midis atdheut dhe mërgimit?
A.B.I’m an immigrant and I like to write about America and  my country,Albania too.There is no defference between them .I live in both countries..
Kjo pyetje është e pa specifikuar pasi mërgimi në vende të ndryshme është i ndryshëm. Unë jam emigrant në Amerikë që e urrej shumë fjalën emigrant. Këtu në SHBA nuk ndihet shumë ndryshimi midis vendit të lindjes dhe vendit të banimit pasi Amerika gjithëkujt i bëhet një atdhe i dytë.
Theodor Roosvelt pati thënë, “Çdo emigrant që vjen këtu i kërkohet që në pesë vjet të mësojë anglishten ose të lerë Amerikën.” E tha këtë pasi kishte parasysh që të gjithë emigrantët duhet të ndiheshin amerikanë prandaj dhe unë e nisa këtë përgjigje në anglisht.
Le të marr një shëmbull tjetër më kuptimplot. Arnold Schwarzenegger, një i ri austriak erdhi në Amerikë në moshën rreth 20 vjeçare, këtu ai u bë i famshëm, një artist i madh dhe së fundi një udhëheqës i madh. Ai për këtë gjë na thotë, “Të dashur amerikanë, ky është një moment i çuditshëm për mua. Një djalë që vjen nga Austria dhe bëhet guvernator i Kalifornisë duke qëndruar këtu në Madison Square Garden e flet përkrah Presidentit Amerikan, është një ëndërr emigranti. Po kjo është një ëndërr amerikane.”
Amerika të bën amerikan prandaj shumë shkrimtarë emigrantë shkruajnë per Ameriken por, Amerika, njekohësisht të ndihmon ta ruash identitetin kombëtar dhe nuk është xheloze për origjinën e gjithëkujt siç janë disa vende europiane.
6- Poezia juaj është e arrirë dhe e vlerësuar nga kritikët . Çfarë mund t’ju ofroni krijuesve në përgjithësi nga përvoja juaj?
A.B.Sekreti më i madh për të gjithë poetët është fjala e duhur dhe përdorimi i vetëm një fjale kur nuk duhen dy.
Poezia, mendoj, është si mjalti, është rezultati i një mbledhje të nektarit në shpirt dhe derdhjen e tij të pastër në vargje ashtu siç bën bleta në hoje. Nëse nuk ke mbledhur asgjë, mos u shtërngo të nxjerrësh gjë!
Nuk është vendi këtu që të bej një kritikë letrare rreth poezisë por dua që të gjithë atyre që krijojnë poezi t’u them se poezia e sotme, në përgjithësi, vuan nga një gjë e përbashkët, nga mungesa e ideve dhe rendet vetëm pas metaforave. Ka poezi me nivel të lartë artistik të cilave ju mungojnë idetë që duhet t’ju transmentohen lexuesve. Kësaj gjeje, unë jam munduar ti shmangem dhe pres që të ma thonë lexuesit sesa ja kam arritur qëllimit.
7- Profesioni i Juaj është aviator ,biles ushtarak ,ku ju gëzoni edhe një gradë, mos gaboj ju keni qënë major, kur filloi poezia dhe krijimtaria të trokasë në shpirtin tuaj? Çfarë ndikimi ka patur në krijimtari jeta ushtarake?
A.B.Fillimisht kam studiuar për pilot më pas për teknik avioni në Akademinë e Forcave Ajrore. Kam mbajtur kualifikimin më të lartë në teknikën luftarake dhe jam munduar të punoj me përkushtim. Me këtë rast dua të them diçka që s’mund të rri dot pa e thënë për aviatorët shqiptarë, nëse intervista do ta ma lejonte?
R.M. – Me gjithë dëshirë.
A.B.Për mua, të gjithë aviatorët shqiptarë; pilotë, teknikë, specialistë, janë heronj të vërtetë. Jeta ime me e mirë ka qënë ajo mes këtyre heronjëve të gjallë dhe të bukur pamvarsisht nga kushtet e rënda që kishte krijuar sistemi monist. I kujtoj, i dua dhe kam mall për tërë ata miq e shokë në Forcat Ajrore që sakrifikuanë gjithëçka për një ideal të lartë, mbrojtjen e hapsirës qiellore shqiptare. Atyre u kushtoj një libër me tregime të gjalla nga jeta.
Këtu dua të përmend dhe një gjë, ishim ne aviatorët e Rinasit që e mbrojtëm Ismail Kadarenë për romanin “Dimëri i Vetmisë së Madhe” kur Partia e Punës na mobilizonte që ta  kritikonim!  Kjo qe një sfidë e madhe për partinë që na quante “Krahët e Hekurt” të saj.
Kam shërbyer në Bazën Ajrore të Rinasit dhe më pas atë të Zadrimës. Gjatë tërë kohës jam marrë me krijmtari duke qënë zv. kryetar dhe më pas kryetar i Rrethit Letrar të këtyre dy Regjimenteve Ajrore. Kam qënë korespodent i revistes “10 Korriku” dhe gazetës “Luftëtari” organe të shtypit ushtarak që vareshin nga Drejtoria Politike e ushtrisë. Ç’është e vërteta, regjimi komunist na shtynte të krijonim por nën kontroll të rreptë.
8-Ju keni një pene analitike që të befason nga stili si ju i trajtoni çështje të rëndësishme të jetës shqiptare? Ç’mund të  na tregoni për të?”
A.B.Gjëja më e bukur në stil është të kesh një komandë në metaforë dhe dashuri në shpirt.
9-Ju jeni një “eksplorues” në historinë e popullit tonë.Reportazhet dhe publicistika e Juaj sjell figura që kanë bërë emër në botë si Ibrahim Pasha……. , por edhe figura që vazhdojnë të bëjnë emër. Po aq të bukura janë edhe poezitë e tua, që kanë brënda dhimbjen, mallin dashurinë, humorin e spikatur . Cila është gjinia juaj më e preferuar?
 A.B.Talent për të shkruar historinë kanë shumë njerëz por ata që kanë guxim mendoj se janë shumë pak. Guximi më ka futur në aventurën eksploruese të historisë së popullit tonë pa qenë historian i mirëfilltë…
Historia e popullit tim më pëlqen shumë. ”Eksploroj” kudo në botë që flitet dhe shkruhet për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe jam befasuar me ato që kam gjetur. Vendet e Mesdheut janë mbushur plot e përplot me mbretër, kryeminsitra, ministra, princër e princesha me gjak shqiptar….siç ka qënë Gjenerali Ibrahim Pasha. A mund të rrijë sehirxhi njeriu kur ndeshet me shqiptarë të mëdhenj që ndriçojnë kaq me ëmbëlsi sa ti s’mund ti mbyllësh dot sytë?!
Parapëlqej tregimin e shkurtër pasi sot njerzit s’kanë kohë të lexojnë gjatë.
10-Ne vijmë nga një qytet të dy: Nga Korça e blireve dhe serenatave. Por mbiemri Bacelli apo bejlerët Bacellinj ,një emër i dëgjuar në historikun e qytetit tonë . Kush janë rrënjët e origjinës së Agimit?
A.B.Është një libër i përfunduar nga im atë rreth Bacellinjve që unë e zgjerova. Babai tregon rrënjët e bacellinjëve të cilët nuk kanë qënë bejlerë e agallarë por luftëtarë, mullixhinj, bujq dhe gjahtarë të mirë. Origjina është nga fshati më jugor shqiptar me emërin Molla e Kuqe emër të cilin e përmend dhe Homeri tek Iliada. Sot fatkeqësisht ky fshat gjëndet brenda Greqisë me një emër të ndryshuar.
Me këtë rast dua të përmend babanë tim, Adem Bacelli, me të cilin krenohem pasi ka qënë me të vërtetë një mësues enciklopedist i imi. Ai ka qënë një fshatar i urtë, i ditur, i dashuruar pas historisë dhe lavdisë shqiptare. Prej tij mësova të krijoj dhe prej tij mora shtysën të “eksploroj” historinë e pashkruar shqipe. Ai dinte me qindra histori të vjetra dhe recitonte vargje pa fund. Im Atë dinte përmendësh Iliaden dhe Odisenë kur këto vepra nuk ishin përkthyer në shqip. Ai ishte një Bej në dituri.
Ndërsa origjina nga nëna është shumë domethënse për mua si Korçar. Mytevelinjtë e Korçës, (pasardhes direkt të Iliaz -Ilia- Bej Mirahorit,themeluesit të Korçës) dhe nena ime, në brezin e shtatë, puqen bashkë në Panarit, tek Petro dhe Ilia Panariti (Iliaz bej Mirahori).
11-Çfarë ju lidh me qytetin e Lezhës?
A.B.Lezha është qyteti ku unë ndërtova familjen, u bëra baba, ku kalova pjesën më të bukur të jetës sime me gëzimet dhe shqetësimet e saj. Atje zura shumë miq dhe shokë me të cilët kam ngelur i lidhur për tërë jetën. Lezhën e dua po aq shumë sa edhe Korçën.
12-Çasti më i vështirë dhe me i lumtur në emigracion?..
AB.Vetë emigracioni është një gjë e vështirë e cila, ashtu si çdo gjë që ka të kundërtën e vet, ka edhe ajo lumturinë e saj. Çaste dhe momente të vështira apo të gëzuara, jeta ime në emigrim, ka plot dhe unë nuk di ti veçoj.
13-Dashuria më e madhe per ju?..
A.B.Është ajo e nënës sime për mua dhe tani dashuria ime për fëmijët e mi.
14 -A urren Agimi?
A.B.Nuk urrej kurrë. Njeriu që urren të tjerët nuk u bën keq atyre por vetes pasi akumulon urrejtje në shpirtin e tij dhe si pasojë shpirti mbushet plot helm. Por nëse urrejtja lind tek të tjerët për ty, është më mirë që të urrehesh për atë që je sesa të dashurohesh për atë që nuk je por kurrë t’ju kthesh urrejtjen të tjerëve.
15- Ju jeni një mjeshtër i SHORT STORY, (tregimit të shkurtër). Diçka rreth kësaj gjinie të letërsisë, e preferuar nga Ju? A ka në jetën tënde ndonjë ngjarje që ia shihni apo ndjeni gjurmët në këto tregime?
A.B.Të shkruash sa më pak dhe të tregosh sa më shumë kjo është deviza e tregimit të shkurtër që unë pëlqej.Tregimi i shkurtër është një metaforë që tregohet kryesisht për të sjellë artistikisht moralin e fabulës. Për mua tregimtarët më të mirë janë Anton Çehovi (Anton Çekhov) dhe Gi de Mopasani, (Gi de Mopasanas).
Jeta më ka servirur shumë fakte dhe ngjarje….Vetë jeta ime ka qënë shumë e larmishme, mbushur plot me histori të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme që s’mund të rri pa i shkruar.
16-Autorët Tuaj të preferuar të huaj edhe shqiptarë dhe disa mendime rreth letërsisë narrative?
A.B.Homeri, Chehovi, Gi De Mopasan, Hygo, Kadare, Fishta, S.Andoni, etj.
Lexoj më shumë në internet shkrimet e Vangjush Zikos, Murat Gecajt, Vullnet Matos, Petraq Zotos, Thani Naqos, Ziko Kapuranit, Përparim Hysit, Kostaq Dukës, Raimonda Moisiut, Skëndër Rusit, Luan Xhulit, Iliriana Sulkuqit dhe të gjithë  antarët e nderuar të Klubit Korçar « Bota e Re ».
Shikoj me keqardhje se disa shkrimtarë shqiptarë përpiqen të bëjnë Monumentin e tyre të Lavdisë në Letërsinë Shqiptare. Letërsia narative nuk duhet të ngatërrohet me epigonizmin duke vënë në qendër jetën personale të autorit. Letërsia, edhe nëse autori ve jetën e vet, duhet patjetër që ajo të jetë përgjithësuese e shumë jetëve të të tjerëve, ndryshe quhet thjeshtë biografi. Ndërsa poezia e pranon epigonizmin pasi merr kuptim përgjithësues edhe nëse autori flet në vetën e parë dhe për vete…Shkarja e autorit në punën cfilitëse për të ngritur Monumentin e Lavdise personale i ngjet punës raskapitëse të Sizifit. Kur ai të mendojë se ky monument është ngritur dhe bën të largohet i kënaqur për tu shlodhur, monumenti do të qëllohet nga qiejtë me anën e një meteori, hedhur nga Dora e Drejtësisë Qiellore dhe Lavdia do të kthehet pluhur e hi.
17 - Endërra  e juaja e parealizuar?
A.B.Në moshën time s’ka më ëndërra të parealizuara pasi njeriu bëhet më realist. Ëndrrat e rinisë kanë ngelur të kyçura dhe çelsi ka humbur…
Ndërsa dëshira kam shumë dhe deshira më e madhe është të shoh bashkimin e shqiptarëve në trojet e tyre.
18 -”Bukuri tredimensionale,” Këtë libër tuajin që unë mund ta pagëzoj një nga më të bukurit që kam lexuar deri tani, ç’mund të na thoni rreth ketij libri?
A.B.Ju falenderoj për vlerësimin. Mendoj se në poezitë e këtij libri jam përpjekur të ketë dritë-hije sa më shumë të cilat bëjnë të mundur që poezitë të duken të bukura gjithësesi. Poezia, njëlloj si piktura, zbukurohet nga ravijëzimi i dritës që ndryshon ndriçimin në vartësi të idesë.
Libri përmbledh poezi qysh nga rinia ime dhe deri në fund të shekullit të kaluar dhe përmban disa kapituj me tema të ndryshme si Besimi, Dashuria, Miqësia, Përkthime dhe disa të tjera. Mendoj se kam trajtuar tema interesante edukative dhe iu kam kushtuar shumë pak rëndësi metaforave të cilën gjë e kam ndrequr pak tek vëllimi i dytë poetik “Në çarkun e puthjeve” …
19-Keni shumë miq këndej e andej kontinentit, të hershëm e të rinj, cili është sekreti i këtyre lidhjeve?
A.B.Zoti mos na lentë pa miq e shokë.
Sekreti i të paturit miq e shokë është tek mendimet dhe pasionet e përbashkëta dhe në mes tyre, zemëra e mirë së bashku me teknologjinë moderne të komunikimit. Këto gjëra së toku, kanë bërë që ne ta ruajmë dhe forcojmë respektin dhe  dashurinë për njëri tjetërin.
Nuk është e lehtë që të zesh miq e shok por është e veshtirë ti mbash ata.
20-Ju keni botuar një libër nën titullin ” This is America (Kjo është Amerika.) Çfare keni pasur si ide në momentin që ju bëtë këtë libër dhe cili është mesazhi që transmetoni nëpërmjet këtij libri?
A.B.Amerika, kjo ëndërr e tërë njerzve të vuajtur e të shtypur të botës është kthyer në një aventurë e gjallë të cilën sot përpiqen ta jetojnë jo vetëm të shtypurit dhe të varfërit e botës por edhe miliardërët e saj. Por ka edhe nga ata të varfër që vijnë këtu dhe befasohen, zhgënjehen, tronditen rëndë dhe ngelen në rrugë të madhe pa krye. Një ndër ata është dhe Tota, (një histori e vërtetë në këtë liber) gruaja e bukur kurajoze me anën e së cilës kam dashur që t’ju them shqiptarëve se, Amerika nuk ti zgjidh problemet e tua, ajo që i zgjidh ato është vetëm puna jote.
Nëse më lejohet, dua të shtoj diçka?
R.M. – Megjith qef.
A.B. – Këtu në New York City është një ishull në të cilin gjëndet Ellis Island Immigration Museum, (gjëndet shumë afër Statujës së Lirisë) dhe në hyrje të muzeumit janë shkruar këto fjalë të një emigranti italian, “Para se të vija në Amerikë, kisha dëgjuar se atje mund ti mbledhësh paratë me lopatë rrugëve. Kur erdha, pashë se vërtetë lopata më priste por me një ndryshim, jo që të mblidhja para por ti shtroja ato rrugë…”
Mesazhi që kam dashur të transmetoj tek ata që do ta lexojnë këtë libër me tregime është se, Amerika është bërë vetëm me punë e sakrifica. Është vetëm puna ajo që s’të tradhëton kurrë dhe vetem me anën e saj mund ta ndërtosh Amerikën edhe në majë të Himalajeve.
21-Ka shumë shoqata shkrimtarësh si në SHBA, apo në vende të tjerë të Europës, ku jetojnë krijues shqiptarë, si ju duken këto bashkime?
A.B.Në emigracion ndihet shumë vetmija prandaj dhe shkruhet më shumë pasi shkrimet të bëhen miqtë më të mirë.
Mendoj se dëshira e shqiptarëve shkrimtarë për tu bashkuar është shumë e madhe por kur bashkohen, disa edhe grinden e largohen.  Kjo ka sjellë dëme në shoqata. Megjithatë, mendoj se Mali i Deborës nuk shkatërrohet nga orteqet e tij.
22-Ju jeni themelues dhe moderator i shumë forumeve ,ëebsite-ve dhe listave virtuale në internet,në mënyrë të veçantë i Forumit” Memedheu”, forum të cilit ju i keni dhuruar shumë, si me krijimtari ashtu edhe me komunikim që në ditën e themelimit. Ç’mendim keni për këtë Forum dhe a keni ndonjë sugjerim për organizimin apo pasqyrimin e krijimtarisë në këtë blog.
A.B.Ishim një grup fare i vogël shqiptarësh në vitet 1998-1999 që ja nisëm themelimit të listave dhe forumeve për bashkëbisedimin e shqiptarëve në internet nga tërë bota. Ju lutem më lejoni që ti përmend inisiatoret e parë që janë Alvin Ekmeciu, Albana Mëlyshi (Lifschin), Merita Bajraktari (McCormack), Ëngjell Koliqi dhe unë. Më pas u shtuan të tjerë si Petraq Pali, Lek Gjoka, Gjergj Dollani, Olsi Jazenxhi, Artan Mezini, Niko Qafoku, Gëzim Marku, etj., sot pa fund.Së fundi, nën drejtimin e z. Ylber Merdani, Kryetar i shoqatës së shkrimtarve korçarë, po punojmë së toku me Kostaq Dukën, Vangjush Zikon dhe Istref Haxhillarin  për të mbledhur të gjithë krijuesit korçarë dhe miqtë e tyre në një listë bashkëbisedimi. Kemi 3-4 vjet që kjo gjë ka filluar punën dhe deri tani ka shkuar mirë por ka akoma për të bërë pasi disa krijues korçarë nuk dëgjojnë ti bashkohen të vetmes shoqatë të vërtetë shkrimtarësh siç është “Bota e Re”. Shpresojmë që kjo gjë të arrihet së shpejti.
R.M. – Më fal që ju ndërpres, dua të di sesi lista juaj “Mëmëdheu” u bë Top Lista në internet?
A.B. – Ka qënë një sekret që e kam mbajtur brenda meje pa e treguar asnjëherë dhe ja sot po e tregoj.
Forume dhe lista krijoheshin për ditë në internet dhe të gjitha dështonin pas disa ditësh ose muajsh. Shqiptarët që përdornin internetin, në mënyrë arbitrare u vidheshin e-mail-adresat dhe regjistrioheshin pa u pyetur nëpër këto lista-forume! E-mail-box-et e tyre mbusheshin plot e përplot dhe ata kishin gjetur belanë, nuk guxonin ta hapnin internetin se ndiheshin të sulmuar nga mesazhe të panumurta. Shumica as që kishin idenë se ato mund të ndaloheshin. Kjo gjë, i shpuri vjedhësit në humbje pasi shqiptarët filluan të kuptojnë sesi të mbrohen.
Unë ndoqa një rrugë tjetër, tepër origjinale dhe të ndershme. Nuk desha të imitoj kërkënd. Imitimi s’më pëlqen. Është më mirë të dështosh si origjinal sesa si imitues. Regjistrova tek “Memedheu” miqtë dhe shokët e mij besnikë për të cilët e dija se nuk më largoheshin, pastaj krijova rreth 50 pseudonime që i bëra “ortakë” në krjimtarin time. ”Ne të 50-et”  filluamë të shkruajmë për ditë shkrime tërheqëse dhe sidomos njoftime të bukura, kuriozitete, gjë a gjëza, krijime letrare, etj. Në atë kohë unë shkruaja mesatarisht rreth 30-40 shkrime në ditë!! Ka që s’më besojnë por ata që kanë punuar me mua në ato kohë e dinë pasi e kuptuanë më vonë. “Mëmëdheu” jepte përshtypjen që ishte një listë e gjallë dhe shumë e suksesshme. Shqiptarët, të cilët gjuanin forume dhe lista, ku të kishte sa më shume shqiptarë, vinin vetë tek “Mëmëdheu.” U bëmë rreth 500 shqiptarë, atëhere suksesi qe vërtetë i garantuar dhe në këtë kohë unë së bashku me Meritën dhe Lekën të cilët ishin moderatorët e “Memedheut” filluam të bëjmë ftesat e para për të rritur numurin e anëtarëve. Brenda disa muajsh numuri arriti në 1500 anëtarë nga e tërë bota. Atëherë unë u ndjeva shumë i kënaqur. Qëllimin, për ti bashkuar shqiptarët në një listë bashkëbisedimi, e kisha arritur, atëhere e dorëzova detyren e oëner-it duke i bërë Lek Gjokën dhe Merita Bajraktarin, pronarë. Ngela moderator i “Memedheut” dhe disa listave dhe forumeve të tjera shqiptare duke shpëtuar nga një punë sfilitëse që më pëlqente por edhe që më hante shumë kohë.
Nuk kam asnjë lloj sugjerimi për ata që drejtojnë listat dhe forumet sot, pasi ata e kryejnë punën edhe më mirë nga unë.
23-Çfarë po shkruan Agimi tani?
A.B.Kam përfunduar shtatë libra për të cilat tani për tani nuk kam asnjë mundësi botimi. Librat që janë gati ose pothuaj se gati janë; 1-Tregime të vërteta nga aviacioni luftarak shqiptar, 2-Ibrahim Pasha-Kryekomandati me origjinë shqiptare që mposhti Perandorinë Turke dhe u tërhoq nga pushtimi i saj. 3-Një libër biografik. 4-Një libër me poezi. 5-Një libër me tregime. 6-Publicistikë dhe 7-Gruaja më e bukur, kushtuar Fevizia Shirin, stërmbesa e Mehmet Ali Pashës.
24- Një pyetje paksa delikate: Si ju duken përpjekjet e politikës ndërkombëtare, asaj shqiptare e kosovare e në Diasporë  për çështjen e Kosovës e në përgjithësi për çështjen kombëtare shqiptare?
A.B.Jam shumë i zhgënjyer me diplomacinë shqiptare. Më vjen keq ta them por Shqipëria dhe Kosova nuk kanë diplomatë por “yesmen”. Për çështjen kombëtare duhen dëgjuar vetëm ata që të duanë dhe të ndihmojnë, të tjerët duhen kundërshtuar pa frikë se po bën ndonjë gabim dhe turpërohesh. Turpërimi më i madh është të jesh skllav i të huajit.
Jemi të ndarë në pesë shtete jo vetëm për fajin e të tjerëve por mbi të gjitha për fajin tonë.
Zëri i diasporës për këtë problem bie në vesh të shurdhët.
25-Duke ju referuar penës Tuaj analitike, ç’mendoni për hapjen e dosjeve?
A.B.Më vjen shumë keq por tash është shumë vonë, pasi ata që ishin për tu gjykuar, sot kanë marrë pushtetin politik dhe ekonomik në Shqipëri.  Hapja apo mbyllja e dosjeve është një tallje e klasës politike shqiptare ndaj popullit shqiptar.
26 -A do kthehet Agimi ndonjë ditë në Atdhe!
A.B.Unë jam në Atdhe pasi jetoj çdo vit si në Amerikë dhe në Shqipëri.
27-Si një  autor i disa librave dhe i shumë shkrimeve analitike dhe publicistike,  cili është mesazhi i juaj për krijuesit në Diasporë, në veçanti për krijuesit debutues te rinj, për ruajtjen e vlerave dhe identitetit kombëtar?
A.B.Shoh me keqardhje një ndarje jo të mirë  të krijuesve në diasporë; në ata të vjetrit, ish- shkrimtarët e poetët e realizmit socialist nga njëra anë, dhe nga ana tjeter, talentet e reja, ish – të persekutuarit dhe kundërshtarët e regjimit komunist. Këta dy grupe nuk shkojnë mirë me njeri tjetrin. Fajtorë sigurisht janë të parët. Disa nga krijuesit e vjetër ndihen xhelozë, nervozë dhe luftojnë që të rinjtë (debutantët) të ngelen vetëm të rinj. Shoh talente të reja që rriten e lartësohen për ditë duke i sfiduar ata. Dëshiroj që grindja të nderpritet dhe t’ja lerë vendin respektit të lirë e të ndërsjelltë, ku të vjetrit duhet të mburren me te rinjtë duke jua lënë atyre në dorë lavdinë e stafetës së rritjes dhe ruajtjes së vlerave kombëtare në kushtet e reja të krijuara.
R.M. Ju faleminderit dhe Suksese në krijimtarinë Tuaj!
A.B. Ju faleminderit juve.
Intervistoi Raimonda Moisiu
Hartford ,CT  SHBA

XHELAL MARKU:JU TREGOJ SFIDAT E TURIZMIT SHQIPTAR

$
0
0

Interviste me studiuesin dhe publicistin Xhelal Marku, autor i librit “Turizmi shqiptar”.

Nga Qazim Shehu

PYETJE:Libri juaj për turizmin shqiptar ka zgjuar një interes të veçantë, jo vetëm në qarqet turstike, por dhe më gjërë. Sa kohë u desh të punonit për këtë libër?

Potencialet e mëdha turistike të Shqipërisë me shumëllojshmërinë e tyre, bëjnë që çdo   vizitor të  ndjehet i befasuar me mikpritjen e rrallë shqiptare dhe me historinë e veçantë .Ndaj, Shqipëria me bukuritë natyrore, klimën e preferuar, sigurinë, qetësinë, ushqimet e shijshme bio të traditës, kulturën bashkëkohore të shërbimeve e të akomodimit, nuk ka sesi të mos i joshë e relaksojë turistët e ardhur nga çdo skaj i botës. Ky realitet, sigurisht sensibilizon dhe zgjon edhe interesat e shqiptarëve, që  vjelin frutet e punës së tyre dhe tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë. Tek ky realitet, mendoj se qëndron edhe interesimi i veçantë i lexuesëve e komentatorëve, por dhe i medias e shtypit në përgjithësi, për librin tim të ri: “Turizmi Shqiptar”, që i kushtohet këtij sektori dhe zhvillimeve, që po përjeton ai vitet e fundit. Libri ka si qëllim të tij, të rrisë vlerat promocionale të Turizmit në Shqipëri, t`i bëj më të njohura, më të prekshme ato për të gjithë vizitorët, të publikojë potencialet turistike të vendit, historinë dhe kulturën identike të tij, natyrën e bukur shqiptare dhe pasuritë e saj të mëdha, që i ka falur Zoti asaj pakursim. Ndaj, ai paraqet interes dhe ka pasur afeksion pozitiv tek shumë lexues e analistë të njohur të vendit, siç jeni dhe ju, zoti Qazim Shehu, poet e analist i njohur, siç është Albert Zholi, shkrimtar e publicist i njohur, Mujë Buçpapaj, shkrimtar e analist i njohur, Mevlud Buci, analist e studiues me përvojë, etj. Libri im “Turizmi Shqiptar” është pasqyruar gjërësisht edhe nga Mediat më të njohura të vendit, si: TV “Top Channel”, TV “Albanian Screan”, TV “Ora Neës”, “RTSH”, “Scan” TV, “Shijak TV”, “Radio Travel”, etj, si dhe në faqet e revistave më prestigjioze të internetit, si: “Zemra Shqiptare.net”, “Fjala e Lirë.com”, “Kosovari Media.com”, “Albania Tourism Loë-Cost”, “Globi-Shqip.com”, etj. Veçanërisht një pasqyrim i gjërë dhe mjaft profesional i është bërë librit, nga shtypi ynë i përditshëm e i pavarur, si nga gazetat: “Ekonomia”, “Tirana Observer”, “Metropol”, “Republika”, “Nacional”, “Rruga e Arbërit”, “Dibra” e deri tek gazeta më e madhe e emigrantëve shqiptarë në Greqi, “Athina Plus”.

Për t`ju përgjigjur plotësisht pyetjes tuaj, më duhet të pohoj, se që kur erdha me punë në sektorin e Turizmit, pasioni im për peizazhin dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë, si ish gazetar i RTSH-së përgjatë një çerek shekulli, ku unë ushtroja dhe punën e kameras, më shtyu drejt një projekti për të realizuar një libër për Turizmin shqiptar. Shumë nga këto vlera turistike të vendit tim, unë i kisha parë, shijuar, por dhe pasqyruar në media e në shtypin tonë të përditshëm. Pra, kisha shumë fakte dhe mbresa njëkohësisht, që më favorizonin arritjen e një krijimtarie të tillë. Sigurisht, mungesa në treg e një libri të tillë, gjithpërfshirës dhe gjithëhaspsinor për Shqipërinë Turistike, ishte një tjetër nxitje, madje dhe emergjente, për të plotësuar një boshësi promocionale, ose për të dhënë një risi promocionale për Turizmin Shqiptar. Ndaj, i hyra punës për të grumbulluar fakte e informacione, që më mungonin dhe pas seleksionimit, fillova të sistemoj çdo gjë në vendin e vet. Që në fillim, projektova tre kapituj të librit, që janë: “Turizmi Shqiptar dhe çfarë ofron ai për pushuesit”, ku përfshihen resurset turistike të vendit, kapitulli “Opinione dhe mbresa të turistëve të huaj vipa për vendin tonë”, të cilët përgjatë më shumë se një shekulli, kanë vlerësuar resurset turistike të Shqipërisë, si dhe kapitulli “Turizmi Shqiptar në vështrimin tim”, ku nëpërmjet reportazheve të mia, të botuara në shtypin e përditshëm, pasqyrohen vlerat e destinacioneve tona turistike më të preferuara në vend. Pra, janë tre kapituj, që plotësojnë njëri tjetrin dhe i bëjnë më të besueshme vlerat turistike të Shqipërisë. Nga sa thashë, kuptohet se është dashur një punë e madhe studimore e hulumtuese, por dhe seleksionuese e përzgjedhëse, për të ardhur deri tek libri, që sot kanë në duart e tyre lexuesit. Por, falë përkushtimit tim dhe mbështetjes, që kam pasur nga drejtuesit e Agjensisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Klodian Pajuni e Brikena Arapaj,  si dhe nga kolegët e mi specialistë, Sokol Kongoli, Ergys Faja, Andi Nallbani e Helenka Kozma, si dhe redaktori Albert Zholi, unë arrita t`ia dalë me sukses këtij botimi, që ka marrë shumë vlerësime, jo vetëm nga drejtues e specialistë të fushës së turizmit, por dhe nga analistë e komentatorë të njohur të botimeve shqiptare. E rëndësishme është, se unë arrita ta botoj dhe ta promovoj librin, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke realizuar kështu një nga projektet e mia më të rëndësishme kushtuar kësaj Feste të Madhe në historinë e Kombit Shqiptar.

PYETJE: Në punët tuaja si gazetar me përvojë i terrenit, ju keni shkruar për fate, njerëz, po njëkohësisht keni parë dhe shijuar edhe bukuritë turistike të Shqipërisë. Si shihen këto bukuri sot në një pikëvështrim të ri?

Gjithkush e ndjen ndryshimin për mirë, madje e ndjen shumë dhe dukshëm në çdo cep të Shqipërisë. E rëndësishme është se këto ndryshime ndodhin çdo ditë e në vazhdimësi në të gjithë hapsirën turistike shqiptare. Kështu, ta zëmë Rivierën Shqiptare, plazhet tona në përgjithësi, po nuk i vizitove çdo vit, befasohesh me ndryshimet, që ato pësojnë nga investimet e bëra, si në rrugë, gjelbërime, ndriçim, dyqane, hotele e resorte të standarteve bashkëkohore, që të relaksojnë me bukuritë e tyre. Edhe sistemi i kulturës së shërbimeve e të gatimeve, tani është i pakrahasueshëm qoftë  edhe me vitet e afërta, që lëmë pas. Kjo situatë është mjaft optimiste dhe shpresëdhënëse, që garanton një zhvillim të qëndrueshëm e progresiv të Turizmit në vend, sipas standarteve më të mira të Tregut Turistik Botëror, ku ai tashmë konkuron denjësisht me vlerat dhe identitetin e vet. Mendoj, se do të ishte fantastike, sikur me të njëjtin preokupim, të punohej edhe për të mbrojtur Mjedisin, i cili padyshim do t`ia shumëfishonte vlerat Turizmit Shqiptar. Më duhet të theksoj edhe një gjë tjetër, që bukuritë natyrore dhe peizazhet e mrekullueshme shqiptare, të gjitha resurset turistike të vendit, këtu kanë qënë edhe vite më parë, por ato nuk ishin në funksionin e tyre, nuk kishin vizitorë, nuk kishin gjallërinë që realisht e shohim sot kudo. Prandaj, ky është dhe ndryshimi, se Industria Turistike Shqiptare, tashmë i ka ndezur motorët e saj dhe synon të arrijë majat. Ky është një peizazh i ri, ky është dhe një realitet i ri shqiptar në rrugën e integrimit drejt Familjes së Madhe Europiane.

PYETJE: Cilët janë sipas jush resurset e pashfrytëzuara turistike të vendit?

Për mendimin tim, ndër resurset e pashfrytëzuara të vendit, ose të shfrytëzuara më pak, janë destinacionet malore të turizmit shqiptar, ose siç quhen ndryshe turizmi rural, i cili në kushtet e një infrastrukture të vjetër rrugore, ende nuk e ka frekuentimin e duhur, ndonëse është në preferencën e vizitorëve për vlerat e shumta turistike, që bart, për klimën e mrekullueshme dhe burimet e magjishëm kurativë. Mbase për disa prej tyre është e nevojshme të ndërtohen edhe teleferikë, ose të përmirësohen rrugët ekzistuese. Por, kryesore mendoj unë, është se duhet punuar për ta shtuar shumëllojshmërinë e turizmit në Shqipëri, pasi çdo pëllëmbë tokë e saj ofron vlera turistike për pushuesit dhe vizitorët, që e frekuentojnë. Kështu turizmi shëndetësor, me degët e tij, si turizmi dentar, turizmi kurativ i natyrës me burimet ujore, si janë llixhat në Peshkopi, Elbasan, Fushë-Krujë e Bënjë, Kroi i Bardhë në Mirditë, Ujë i Ftohtë në Vleshë të Dibrës, etj, si dhe turizmi familjar, vitet e fundit kanë filluar të praktikohen si turizëm i ri e fitimprurës për vendin.

PYETJE: Duke u ndalur tek libri, ju keni grumbulluar një material të pasur, informacion të detajuar dhe njëkohësisht e keni selektuar atë, duke dhënë një sintezë të tij. Për të krijuar këtë panoramë të Turizmit,  sa është e mundur që ajo të zbërthehet në libra të tjerë?

 Ky libër, i ndërtuar mbi tre kapituj, ka aq material faktesh e argumentesh brenda, sa që duhet menduar edhe mundësia e një projekti të ri, për të shkruar në të ardhmen edhe libra të rinj për Turizmin Shqiptar. E kam menduar një gjë të tillë dhe jam duke punuar për këtë qëllim, për të krijuar formate të tjerë turistikë botimi, kushtuar kësaj teme të madhe të ditës. Mendoj se një libër, mund të jetë me titull të tillë: “Turizmi Shqiptar në optikën e të huajve” dhe një tjetër, me titull: “Turizmi Shqiptar në vështrimin tim”. Veç këtyre, do të punoj për të realizuar përkthimin në anglisht të librit tim “Turizmi Shqiptar”, që ai të jetë i përdorshëm nga të gjithë vizitorët e huaj, por shpresoj edhe në realizimin e një ribotimi në shqip në kohën e sezonit turistik të këtij viti, të 2013-tës.

PYETJENë libër, ju pasqyroni edhe arritjet e Turizmit Shqiptar. Cilat janë sipas jush ato? Po mangësi a konstatoni në këtë sektor?

- Turizmi Shqiptar, si sektori më jetik i ekonomisë së vendit, të cilit i përket e ardhmja, tashmë është fokusuar si më prioritari në politikat qeverisëse të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Për këtë fakt, flasin mjaft studime, projekte, teknologji, si dhe një bum investimesh të realizuara në fushën e Turizmit gjatë viteve të fundit. Për këtë flet qartë dhe një infrastrukturë e re e rrjetit rrugor në mbarë vendin, që i afron më shumë me njëri tjetrin destinacionet tona turistike, bregdetin me turizmin malor, objektet e trashëgimisë kulturore me natyrën e bukur shqiptare, malin me fushën, duke i bërë ato më të vizituara nga turistët e huaj e vendas. Ky është një realitet i ri, i prekshëm nga të gjithë, që i ka dhënë një dimension të ri edhe zhvillimit të Turizmit Shqiptar. Numri gjithnjë në rritje i vizitorëve të huaj, i cili vitin e kaluar arriti shifrën e 4,5 milionëve, bazuar kjo në statistika të sakta e të detajuara të dikasterit përkatës (MTKRS), është një tregues i qartë për këtë bum të industrisë turistike shqiptare. Ndaj, pothuajse për çdo vit, mediat më prestigjioze të Botës e kanë publikuar e rekomanduar vendin tonë, Shqipërinë, si destinacionin turistik numër një të Globit, që duhet vizituar nga turistët e mbarë Botës. Ai tashmë është fokusuar në listën e dhjetë vendeve më të preferuara të Tregut Turistik Botëror dhe po përjeton ditët më të vrullshme të zhvillimit në gjithë historinë e vet, që nga krijimi e deri më sot. Sigurisht, industria jonë turistike është një ekonomi në zhvillim dhe si e tillë, ka ende shumë punë për të bërë në rrugën drejt perfeksionit të saj. Por, mendoj se në stadin e tanishëm, ajo duhet të punojë më shumë, për të krijuar infrastrukturën e nevojshme në frekuentimin e destinacioneve malore, aq të preferuara nga turistët e huaj, madje dhe në çdo stinë, verë, vjeshtë, dimër apo behar qoftë. Për këtë vit, pra për (2013-tën), siç ka bërë të ditur Organizata Botërore “Ëorld Travel”, Alpet shqiptare, janë përzgjedhur në listën e 12 destinacioneve turistike të Botës, ku marrin pjesë 46 shtete nga të gjashtë kontinentet e Globit, të cilat do të garojnë së bashku në Konkursin Botëror të Turizmit: “Majat e Ballkanit”. Ky është jo vetëm një vlerësim i madh për Turizmin Shqiptar në përgjithësi, por dhe një obligim më shumë, për t`i bërë edhe më të frekuentuara destinacionet tona turistike malore, duke përmirësuar së pari kushtet e akomodimit, si dhe infrastrukturën rrugore. Një problem tjetër, që unë e konsideroj si mangësi për Turizmin Shqiptar, është edhe mbrojtja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i Mjedisit, pasi Turizmi dhe Mjedisi janë të lidhur pazgjidhshmërisht me njëri tjetrin, aq sa kur themi turizëm nënkuptojmë mjedis dhe kur themi mjedis, nënkuptojmë turizëm, që do të thotë, se ata, nuk bëjnë pa njëri tjetrin.

PYETJE: Jepni një spektër të gjërë të lashtësisë, të historisë, objekteve kulturore, monumenteve natyrore gërshetuar këto me interesat e gjëra, që mund të ketë një turist. Sa punë duhet bërë më shumë në evidentimin e tyre në këtë lëmë?

Promovimi i vlerave turistike të Shqipërisë është një proces i vazhdueshëm dhe i pandërprerë i Agjensisë Kombëtare të Turizmit (AKT), ku unë bëj pjesë si një specialist i saj. Në atë proces, kush më shumë e kush më pak, por i gjithë stafi punon me profesionalizëm e përkushtim për të afirmuar sa më shumë vlerat dhe resurset tona turistike, nëpërmjet pjesëmarrjes së përvitshme në disa panaire ndërkombëtare të turizmit, ku vendi ynë përfaqësohet dhe konkurron me identitetin e vet turistik. Në këtë drejtim, një ndikim të veçantë kanë edhe botimet e përvitshme të broshurave, të cilat publikojnë historinë, lashtësinë dhe autoktoninë e shqiptarëve në trojet e veta, vlerat e mëdha të trashëgimisë kulturore, monumentet, kalatë e deri tek muzetë, që i kanë dyert e hapura dhe mirëpresin vizitorët. Mirëmbajtja dhe pasurimi i tyre është një detyrë e përhershme e institucioneve që i administrojnë ato. Kësisoj, për çdo vit synohen risi promocionale, që e rritin dhe imazhin e Turizmit Shqiptar në opinionin kombëtar e ndërkombëtar.

PYETJE: Libri juaj, që konsiderohet si më i ploti gjer më sot për Turizmin në vend, sjell edhe interesin e të huajve për Turizmin Shqiptar. Cilat janë ato?

Nga kritikët profesionistë të botimeve, libri “Turizmi Shqiptar”, është vlerësuar si një risi promocionale për imazhin turistik të Shqipërisë, pasi bën të njohura dhe publikon vlerat e resurseve të pafundme turistike të vendit, disa prej të cilave i përmendëm dhe më lart. Por, risia që sjell ai në fushën e promocionit turistik, është se pasqyron edhe opinionet e mbresat e vizitorëve të huaj vipa për Turizmin Shqiptar përgjatë më se një shekulli, si dhe pasqyron një realitet të detajuar të destinacioneve turistike më të frekuentuara të vendit, të përshkruara me shumë pasion dhe me artin e bukur të fjalës, me plot figuracione letrare, që lexuesin e emocionon dhe e bind për imazhin e ri të Turizmit Shqiptar. Ai shërben gjithashtu edhe si një udhërrëfyes për turistët e huaj e vendas, duke u dhënë atyre një informacion të gjërë të saktë e të detajuar, të rrjetit të ri rrugor, distancat e qyteteve të Shqipërisë nga Tirana, e deri tek harta turistike e Shqipërisë.

PYETJE: Në fushën e studimeve turistike ka vend gjithnjë për zgjerim, sepse turizmi po bëhet një degë e fortë në ekonomi. Është rritur shumë interesi për investime, e sidomos në zonat malore me bukuri të rralla. Në këtë aspekt, libri juaj ndihmon, si e shikoni rigjallërimin e vlerave turistike të zonave malore?

Destinacionet turistike malore të Shqipërisë kanë nevojë për të ndërhyrë me projekte të reja për të përmirësuar së pari infrastrukturën rrugore drejt tyre, pasi ka destinacione, siç është Parku Kombëtar i Lurës në Dibër, Pika Turistike e Kroit të Bardhë në Mirditë, etj, ku rrugët janë dëmtuar dhe në disa segmente janë bërë edhe të pakalueshme për vizitorët. Në këto destinacione, ne i kemi parë me sytë tanë turistët e huaj, duke ecur më këmbë përgjatë rrugës së makinës, pasi ajo ishte jashtë funksionit, e pakalueshme. Ndaj, mendoj se është emergjente ndërhyrja me projekte të reja rrugësh, për të krijuar kushte sa më të favorshme për udhëtimet e turistëve.

PYETJE: Në fund, cilat janë sipas jush, fushat e mëtejshme turistike, ku duhen thelluar studimet për  Turizmin Shqiptar?

Turizmi Shqiptar ka vite që ka hyrë në hullinë e vet drejt progresit në rrugën e konkurrencës, me identitetin e vet, por në përshtatje me teknologjitë, që orienton Tregu Turistik Botëror. Kësisoj, ai tashmë e ka afirmuar veten, si një konkurrent dinjitoz me vlerat që përfaqëson dhe me resurset që bart në këtë treg, ç`ka e bën atë ndër më të kërkuarit dhe interesant për vizitorët e mbarë Botës. Pra, Turizmi Shqiptar i ngjanë një miniere të fuqishme, pasuritë e të cilës shtohen dhe zhvillohen çdo ditë. Ndaj, studimet, projektet dhe teknologjitë e tij, janë përherë në zhvillim, për të siguruar vlerat e qëndrueshmërisë e të konkurrencës në tregun global, pjesë e të cilit ai është. Mendimi im, është, se këto studime, duhet të synojnë në zgjerimin e llojshmërisë dhe të qëndrueshmërisë së industrisë turistike në vend, për t`i krijuar asaj një fushë të gjërë konkurrence në tregun turistik botëror, sepse sot nuk mund të konkurrosh vetëm me rërë dhe bregdet, por duhet shumë më tepër se kaq.

Intervistë me gazetaren e RadioTorino International Gerarta Zhej Ballo

$
0
0

Sokol Demaku

 1

Intervistë me gazetaren e RadioTorino International Gerarta Zhej Ballo

NGA E MADHJA NËNË TEREZA MËSOVA SE NË PRAKTIKËN E JETËS SË PËRDITSHME, DUHET TË TREGOSH BESIMIN ME VEPRA, JO THJESHTË MME FJALË

-thotë e reja Gerarta Zhej Ballo, gazetare ne programin RadioTorino International në Torino të Italisë

Nje personalitet historik qe ka influencuar shume jeten time eshte Nene Tereza. Kam pasur fatin e madh ta njoh personalisht dhe me kujtohet emocioni i forte qe ndjeja megjithese isha aq e vogel. Kam nje video shume te shtrenjte ne te cilen shfaqet ajo e sapomberritur ne aeroportin e Tiranes dhe une diku te 8 vjeçet qe i dhuroj nje buqete me lule. Ajo me bekoi si bente perhere kur takoheshim. Nga Nene Tereza dhe nga “motrat” e saj kam mesuar se cfare do te thote te jesh i krishtere ne praktiken e jetes se perditshme, te tregosh besimin me vepra, jo thjeshtË me fjale. Besimtaret e vertete, te cdo feje qofshin, e jetojne ne vete te pare ate qe besojne. Dhe jeta e tyre behet shembull per te tjeret.

Mendoj se në ketë moment të historisë së emigrimit shqiptar do duhej te ndertohej nje Forum i shqiptareve ne Botë, i cili në mënyrë te vazhdueshme të mblidhte “antenat” e kultures shqiptare ne vende te ndryshme, duke çelur midis tyre hapesira njohje, bashkpunimi, shkembimi. Mendoj se stafi qe qendron mbrapa suksesit te revistes “Dituria” mund te ishte nje grup pune i rendesishem per te ndertuar kete Forum.

Per sa i perket asaj qe verej ne Shqiperine e sotme, opinioni im eshte se pika kryesore ku nevojitet te ndryshoje dicka eshte ne mentalitetin e seciles shqiptare dhe secilit shqiptar atehere kur beson se ndryshimi vjen nga diku tjeter apo nga dikush tjeter. Nuk eshte ashtu: nese ti mendon se realiteti qe te rrethon do rregullohet nga dikush tjeter pritja jote i ngjason pritjes se Godot, zgjat ne pafundesi.

Ndihmesa qe mund te jap une dhe te rinjte e tjere shqiptare qendron te refuzimi i indiferences, qendron te angazhimi i drejtperdrejte ne shoqerinë ku jetojme. Indiferenca ndaj shkeljeve te te drejtave, ndaj dhunimit te individeve qe perjetohet shpesh ne shoqerine e Shqiperise se sotme, eshte e papranueshme. Nese deshiron te ndryshoje dicka duhet te behesh vetë pjese e ndryshimit. Kete koncept, qe perifrazon fjalet e Gandhit, e kam gjithnje parasysh ne vendimet dhe veprimet e mia.

Geri, keni kryer klasat e para te shkollimit në vendlindje. Çfarë mund të na thoni për këtë kohën e vogelise tuaj?

Në Tirane mbarova klasën e katërt përpara se të nisesha per Itali. Shume nga kujtimet e asaj periudhe jane te lidhura me transformimin radikal qe Tirana po jetonte. Unë si femije e shihja kete transformim ne detajet e jetes se perditshme: qyteti nisi të mbushej me kioska, disa shoke filluan te shisnin cemcekiza dhe cigare ne trotuaret e lagjes, me vone me kujtohet terheqja e parezistueshme dhe njekohesisht frika e shkaktuar nga firmat piramidale.  Ne shkolle mesueset ne klasen e pare na vinin yje rrezatuese nëse kishim bërë pune te mirë, ndersa më vonë ngelën vetëm flamujt dhe lavdërimet.

Ne gjashtevjecarin e pare te Viteve Nentedhjete, para se te largohesha nga Tirana, kisha shpesh nje ndjesi te forte se po perjetoja momente epokale. Jam ndjere keshtu diten e renies se bustit te Hoxhes, kur nuk mu lejua te dilja nga dera e shtepise, por prisnim here pas here kusherinj qe na thonin c’po ndodhte ne shesh dhe ndiqnim televizionin parreshtur. Te njejten ndjesi pata diten e vizites se Baker-it, kur kisha dale me mamin per t’a pritur, bashke me gjithe shqiptaret qe ate dite munden te ishin neper rruget e kryeqytetit. Patjeter ama qe per mua fakti me revolucionar ne ate periudhe qe transferimi i mamit në Rome, ku vazhdonte punen e nisur ne Tirane si gazetare. U deshen disa vite te me merrte edhe mua, kohe gjate se ciles jetova me gjysherit si shume femije shqiptare ne Vitet Nentedhjete.

Si ndodhi te shkonit ne Itali dhe te punoni atje gazetare?

Procedura burokratike e bashkimit familjar zgjati tejmase, si ndodh akoma ne Itali per te tilla procedura per emigrantet. Por me ne fund mami ja doli dhe keshtu u transferova ne Cuneo, ku nderkohe ajo kishte nisur te punonte me nje ojq. Me vone u spostova ne Torino, ku pervec ndjekjes se leksioneve ne degen Studime Nderkombetare, fillova bashkpunime ne gazeta, blog, shoqata kulturore, radio etj. Nder to do te vecoja punen ne Radio Torino International per disa arsye: mesova nje profesion te ri, ate te gazetarise radiofonike dhe munda ta ushtroj duke folur ne italisht dhe ne shqip, gjuhet e emisionit tim te perditshem “Shqip in Torino”.

Çfare programi ishte ky që ju drejtonit në Radio Torino International, te ciles moshe ishin degjuesit tuaj? Ka nje plan qe ky emision kaq i ndjekur te rifilloje perseri pas kesaj periudhe pushimi?

Programi perbehej nga lajme te pergjitheshme mbi Torinon, Italine, Shqiperine dhe mbi veprimtarine e shqiptareve ne Itali. Kjo e fundit ishte me e veçanta sepse lejonte degjuesit te njiheshin me persona dhe aktivitete te organizuara nga shqiptaret ne gjithe territorin e Italise. Ata qe i njohin veshtiresite e hasura nga emigrantet shqiptare ne Itali kuptojne se lindja e gazetes Bota Shqiptare, lindja e websitit AlbaniaNews, emisioni radiofonik Shqip in Torino kane qene hapa te rendesishem drejt formimit te nje “komuniteti” te shqiptareve ne Itali, i ndihmuar nga rritja e rendesise se rrjeteve sociale dhe perdorimit te internetit. Patjeter grupmoshat me te reja jane me te prirura drejt perdorimit te teknologjive te fundit dhe ne fakt Shqip in Torino degjohej shume nga te rinjte. Por edhe moshat e tjera, ato te emigranteve te fillimit, nuk humbnin mundesine per te degjuar ne frekuencat 90.0 nje emision ne gjuhen nene dhe me shume emocion percillnin ne radio mesazhe falenderimi per kete mundesi.

Per sa i perket mundesise per nje rifillim te transmetimit, pergjegjesve te radios si dhe mua do na pelqente shume, megjithese une do shihja me shume dike tjeter si drejtuese apo drejtues te tij. Per ta bere te mundur do duheshin fonde shteterore shqiptare ose nje rrjet sipermarresish shqiptar qe te financonin kete projekt. Duke patur parasysh se kemi shume te tille ne Itali, dhe kane shprehur pelqim per emisionin, kete mundesi te fundit do e shihja si me te realizueshme. Pra, projekti eshte dhe shqiptaret e Italise do donin qe te realizohej. Uroj qe kjo deshire e tyre te kthehet ne realitet.

Cilat janë kushtet për të jetuar e punuar në Itali në mjetet e infomimit, mund të na bëni një krahasim me ato në vendlinje?

Ne Itali momenti prezent eshte tejmase i veshtire per te punesuarit ne media, po shkurtohen qindra vende pune ne gazetat kryesore te vendit dhe per te rinjte situata eshte akoma me e keqe sepse atyre nuk u lidhen kontrata pune me rroge fikse por paguhen nje tot per artikull. Kjo per sa i perket gazetave te medha, ne te tjerat puna eshte kryesisht vullnetare. Gjerat ndryshojne pak ne televizione por aty konkurenca eshte edhe me e larte dhe hyjne ne loje mekanizma te tjera politike. Ne Shqiperi, me aq sa di dhe kam lexuar ndonese nuk e kam eksperimentuar drejtperdrejte, situata eshte edhe me keq. Gazetaret jane te pambrojtur pasi nje pjese e madhe punon pa kontrata te rregullta. Plus kesaj nuk kane nje editor qe te perkrahi lirine e tyre te te shprehurit. Trysnia e ushturar nga grupimet politike ne grupet mediatike eshte shpesh e parezistueshme. Televizioni publik, si ne Itali ashtu dhe ne Shqiperi, transformohet ne pronesi te qeverise se rradhes.

Ju merreni edhe me shkrime. Merreni me poezi apo me prozë?

Gjate adoleshences jame marre me poezi por jam e bindur se askush nuk humb gje nese nuk i lexon ato. Ndersa kohet e fundit kam shkruar dicka ne proze por sinqerisht nuk di ne do vendos t’i publikoj ndonjehere.

Me siguri keni biblioteke te pasur. Sa libra keni?

Nuk kam numeruar ndonjehere librat qe kam dhe mendoj se eshte me mire keshtu sepse numri i tyre ndryshon shpesh, sa here qe i dhuroj nje liber nga biblioteka dikujt apo dikush me dhuron mua. Mendoj se gjeja me e bukur qe mund t’i ndodhi nje libri eshte te levizi nga nje biblioteke, te kaloj nga nje dore ne tjetren dhe te lexohet nga nje shumllojshmeri personash. Prandaj nuk jam xheloze te ndaj me te tjeret librat e mi, pasi une po te isha liber ashtu do doja te jetoja.

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmesen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka?

Ndryshimet e nevojshme jane te shumta. Puna ime si gazetare qendron shpesh te nenvizimi i problematikave, te sensibilizimi drejt çeshtjeve qe frenezia e perditshmerise nuk na lejon te shohim.

Per sa i perket asaj qe verej ne Shqiperine e sotme, opinioni im eshte se pika kryesore ku nevojitet te ndryshoje dicka eshte ne mentalitetin e seciles shqiptare dhe secilit shqiptar atehere kur beson se ndryshimi vjen nga diku tjeter apo nga dikush tjeter. Nuk eshte ashtu: nese ti mendon se realiteti qe te rrethon do rregullohet nga dikush tjeter pritja jote i ngjason pritjes se Godot, zgjat ne pafundesi. Vetem reagimi ndaj situatave te papelqyeshme dhe te padrejta mund te sjelli nje ndryshim. Qytetaret duhet te veprojne, te reagojne ndaj padrejtesise, te kerkojne nje pergjegjshmeri shume me te larte nga te deleguarit e tyre ne pushtetin qeverises  te cdo niveli. Por njekohesisht duhet edhe nje sjellje e drejte dhe e ndershme ne jeten e perditeshme. Per sa pergjegjesi mund te mbajne pushtetaret tone per njemije e nje te zeza, nuk eshte faji i tyre nese ne Tirane je ne rrezik sa here kalon rrugen me semafor jeshil te ndezur sepse eshte plot me shofer qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit. Dhe kjo vlen per shume aspekte te jeteses ne Shqiperi. Pra qytetaret duhet te mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre dhe te kerkojne pergjegjesi per veprimet e perfaqesuesve te Shtetit.

Ndihmesa qe mund te jap une dhe te rinjte e tjere shqiptare qendron te refuzimi i indiferences, qendron te angazhimi i drejtperdrejte ne shoqerinë ku jetojme. Indiferenca ndaj shkeljeve te te drejtave, ndaj dhunimit te individeve qe perjetohet shpesh ne shoqerine e Shqiperise se sotme, eshte e papranueshme. Nese deshiron te ndryshoje dicka duhet te behesh vetë pjese e ndryshimit. Kete koncept, qe perifrazon fjalet e Gandhit, e kam gjithnje parasysh ne vendimet dhe veprimet e mia.

Një gazetar  kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër: si është nga natyra Geri?

Mendoj se i korrespondoj ketij pershkrimi: mundohem te jem sa me shume e informuar mbi cka me ndodh perreth. Sot ky mundim eshte shume i madh per kedo sepse fjala “perreth” eshte shtrire aq shume sa perfshin te gjithe Globin, pasi kemi akses te gjere ne lajmet e cdo vendi te Botes. Ama mundesite tona te kufizuara humane nuk na lejojne te lexojme cdo gje. Pra duhet te zgjedhim. Dhe kjo eshte e vetshtire. Te pakten per mua. Ndjehem gjithmone ne faj sepse jam e vetedijeshme qe ka nje mal me realitete dhe veprime qe jane duke ndodhur pikerisht tani diku mbi kete Planet dhe qe une i injoroj teresisht. Por di edhe te vleresoj ato qe mund te njoh dhe te kuptoj brenda natyres time te kufizuar humane.

Cilat personalitete historike pëlqeni më shumë?

Nje personalitet historik qe ka influencuar shume jeten time eshte Nene Tereza. Kam pasur fatin e madh ta njoh personalisht dhe me kujtohet emocioni i forte qe ndjeja megjithese isha aq e vogel. Kam nje video shume te shtrenjte ne te cilen shfaqet ajo e sapomberritur ne aeroportin e Tiranes dhe une diku te 8 vjeçet qe i dhuroj nje buqete me lule. Ajo me bekoi si bente perhere kur takoheshim. Nga Nene Tereza dhe nga “motrat” e saj kam mesuar se cfare do te thote te jesh i krishtere ne praktiken e jetes se perditshme, te tregosh besimin me vepra, jo thjesht me fjale. Besimtaret e vertete, te cdo feje qofshin, e jetojne ne vete te pare ate qe besojne. Dhe jeta e tyre behet shembull per te tjeret.

Nëse kjo që keni studiuar nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente veten më mirë se në gazetari Geri?

Ne fakt une nuk kam studiuar gazetari, formimi im universitar eshte per marredhenie nderkombetare dhe te drejte europiane. Pra, do e gjeja veten mire edhe ne fushen e dipllomacise, te bashkpunimit me organizata nderkombetare dhe organizata joqeveritare, si ajo qe kam bashkthemeluar ne Tirane, Qendra per Marredhenie Nderdisiplinore.

E  lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botohet në Skandinavi? Cfare mund te na thoni për te?

Mundohem te jem sa me e azhornuar mbi botimet dhe aktivitetet e shqiptareve ne Bote. Revista “Dituria” eshte pjese interesante e kesaj panoramike. Kam ndjekur dhe vleresoj thellimin qe ajo i ben tematikave te trajtuara. Mendoj se ne kete moment te historisë së emigrimit shqiptar do duhej te ndertohej nje Forum i shqiptareve ne Bote, i cili ne menyre te vazhdueshme te mblidhte “antenat” e kultures shqiptare ne vende te ndryshme, duke çelur midis tyre hapesira njohje, bashkpunimi, shkembimi. Mendoj se stafi qe qendron mbrapa suksesit te revistes “Dituria” mund te ishte nje grup pune i rendesishem per te ndertuar kete Forum.

Planet tuaja për të ardhmen, cka Geri mendon dhe ka në fokus?

Duhet te pranoj se nuk jam tip qe harton plane afatgjata jetese, megjithese i çmoj ata qe arrijne ta bejne kete. Do te thosha se ne kete moment ne fokus kam punen si gazetare dhe angazhimin ne Qendren qe permenda me siper.

Ne planet e mia ben pjese gjithashtu kontributi, per sa modest mund te jete, per nje permiresim te situatave te papelqyeshme te dy shteteve mes te cileve eshte zhvilluar jeta ime deri sot, Shqiperise dhe Italise. Vlen ajo qe theksova me lart, pra te sillesh “ndryshe” nese deshiron qe gjerat te ndryshojne. Ne Itali kam qene dhe vazhdoj te jem e angazhuar ne fushata sensibilizuese per te drejten e nenshtetesise per gjeneratat e dyta si dhe per zgjerimin e te drejtave per emigrantet jokomunitar. Ne Shqiperi, ku edhe po jetoj gjate ketij viti 2013, do te doja te kontribuoja ne sfidat per te drejtat civile, perforcimin e rolit te gruas, ndalimin e diskriminimeve kunder minoriteteve, adoptimin e politikave ambientaliste ne qytetet e vendit. Keto dhe te tjera pika thelbesore per ndertimin e nje shoqerie civile te shendetshme jane pjese e programit te Qendres per Marredhenie Nderdisiplinore.

Cka ju benë të lumtur  dhe cka ju mundon më së shumti?

Mendoj se keto dy koncepte jane te lidhura shume ngusht. Ne fakt nuk mendoj se dikush mund te jete i lumtur nderkohe qe dikush tjeter vuan thellesisht. Ndaj nuk besoj te lumturia dhe madje do me vinte turp t’a kerkoja nje ndjesi te tille duke ditur vuajtjet e njerezimit. “Mos pyet per ke bie kembana, bie per ty” eshte shprehja e Hemingway te cilen e ndjej si te vertete. Pra cdo kembane qe bie per qenie si ne neper bote, po bie edhe per ne. Kjo eshte pikersiht ajo qe me mundon me shume: vetedija e dhimbjeve te thella te njerezimit dhe pamundesia per te ndrequr kete realitet. E vetmja shprese eshte te xhestet e altruizmit. Kur shoh te ndodhin rreth meje emocionohem. Pjesemarrja ne betejat per permiresimin e jetes se dikujt qe vuan nga padrejtesite sociale bashkohore eshte nje moment buzeqeshje per mua.

Ju jeni e bija e gazetarit Artur Zheji dhe mbesa e gjuhetarit Petro Zheji. Ka ndikuar profesioni i tyre ne zgjedhjen e fushes ne te cilen po punoni edhe ju me sukses?

Jo, nuk ka ndikuar. Do te doja te ndaloja ketu me pergjigjen e kesaj pyetjeje pasi prek çeshtje personale per te cilat nuk jam ende gati te flas publikisht.

Si e kalon kohen e lirë?

Per individet qe kane fatin te punojne duke bere ate qe pelqejne, me gjithe stresin dhe lodhjen, koha e lire nuk eshte aq e rendesishme. Ne fakt per nje person qe perpiqet te tregoj c’ndodh ne shoqerine ku po jeton, koha e lire nuk ekziston, çdo moment eshte i pershtatshem per te kapur detaje te jetes qe mund te te çelin dyert e nje te vertete qe nuk kishe kuptuar deri atehere.

Po te kishit mundësi të zgjidhni, ku do kishit jetuar?

Po te kisha patur mundesi te zgjidhja kur isha 10 vjec, nuk do kisha ikur nga Tirana ime, lagjja dhe shoqeria, te adhuruar prej meje asokohe. Por i jam njekohesisht shume mirenjohese mamit, qe pagoi cmimin e vuajtjeve te emigracionit ne nje nga shtetet europiane ku legjizlacioni mbi te huajt eshte nga me te egrit, per te me dhene mundesine te shkollohesha me se miri ne Itali.

Sot qe kam mundesi te zgjedh, nuk kam zgjedhur ende, ose ndoshta nuk do zgjedh ndonjehere, nje qytet ku te jetoj pergjithmone. E vetmja siguri eshte se kudo qe ndodhem jashte Shqiperise, here pas here pres bileta per Tiran

Bisedë e publicistit Albert Zholi, me Prof. Murat Gecaj

$
0
0
Nga e djathta: A.Zholi e M.Gecaj

Nga e djathta: A.Zholi e M.Gecaj

1) Përse e zgjodhët degën e gjuhë-letersisë   për të studiuar në shkollën e lartë apo ishin prirjet tuaja, në moshën e adoleshencës?

-Kisha nisur të shkruaja ngapak, në shtyp, që në shkollën  7-vjeçare dhe e vijova këtë gjë në të mesmen. Pra, pas mbarimit të maturës në Tiranë,  kërkesa për të studiuar në këtë degë ishte e natyrshme. Në fakt, kisha dëshirë të studioja edhe për mjekësi e  drejtësi, gjë që  mbetën edhe ato interesa të mijat të mëvonshme.

Kështu, meqenëse kishim bërë dy vjet latinisht, gjatë jetës jam interesuar t’i njoh sadopak ilaçet e sëmundjet. Ndoshta, kjo ishte arsyeja edhe se përse e kam mbajtur për  disa vjet rubrikën “Shëndeti në fokus”, kur shërbeva redaktor në gazetën “Mësuesi”. Ndërsa në një legjislaturë, para viteve ’90-të të shekullit të kaluar, siç ishte praktikë e kohës, isha i zgjedhur ndihmësgjyqtar i rrethit Tropojë dhe i qarkut Shkodër.

Por, megjithëse studiova për gjuhë-letërsi, pas mbarimit të Universitetit të Tiranës, më caktuan me punë në shtyp, ku shërbeva mbi 32 vjet.

2) Si ka qenë niveli i mësimdhënies në këtë degë,  në fillimet e Universitetit të Tiranës?

-Në atë periudhë, në degën gjuhë-letërsi, por dhe histori, mësimdhenia ka qenë e një niveli mjaft të mirë. Kjo vinte se pedagogë kishim figura të njohura të gjuhësisë, letërsisë, historisë etj., të cilët kishin studiuar jashtë shtetit, disa prej tyre në Perëndim. Të tillë mund të përmendi këtu, Akademikët Eqrem  Çabej, Aleks Buda, Bedri Dedja, Androkli Kostallari, Stefanaq Pollo e të tjerë.

Pastaj, shumica e pedagogëve tanë merreshin direkt me punë kërkimore shkencore e botuese. Edhe zyrat ata i kishin pranë Fakultetit tonë Histori-Filologji. Mendoj se kjo ishte aryeja, se përse edhe ne, studentët e tyre, morëm tema kursi e diplome. Ndërsa, pastaj në jetë, iu përkushtuam jo vetëm mësimdhënies në shkolla, por edhe kërkimeve, studimeve dhe botimeve, në fushat e gjuhësisë, letërsisë, folklorit,  historisë, arkeologjisë etj.

3)Ju keni  qenë për dialektologji, në ish-Bashkimin Sovjetik. Mund të na thoni të veçantat e studimit, në atë vend?

-Mbasi mbaruam dy vjet në Fakultetin Histori-Filologji, na përzgjodhën 7 veta, nga studentët e degëve gjuhë-letërsi e histori. Me sa më kujtohet, të gjithë ne na dërguan në Universitetin “Zhdanov” të ish-Leningradit (sot: Petërburg). Meqenëse isha nga Malësia e Gjakovës (Tropoja), pra verilindja e Shqipërisë dhe nga ajo krahinë nuk kishte studiues për fushën e gjuhësisë, më caktuan ta ndiqja atje specializimin, për degën e dialektologjisë.  Ishte viti 1960 dhe, siç e dini, pas një viti ne na kthyen në Tiranë, si shkak i ndërprerjes së marrëdhënieve ndërmjet dy  shteteve komuniste të atëhershme.

Megjithatë, për atë vit akademik, pata mundësi ta njihja sadopak punën,  që bëhej atje me studentët. Krahas pedagogëve tjerë, që ishin të njohur në fushat përkatëse, unë  e  tre kolegë shqiptarë, që studionim për gjuhësi, kishim kujdesin e veçantë të albanologes së madhe ruse, Agnia Vasilievnja Disnickaja-Akademike. Krahas leksioneve, që i ndiqnim rregullisht,  kishim edhe tekste të përgatitura me aftësi pedagogjike e shkencore, disa nga vetë ata pedagogë, që na i jepnin leksionet. Pra, ishte praktikë që nuk studionim të gjithë me një tekst të vetëm, por ata zgjidheshin. Nuk e kam tani të saktë, nga që kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë, por nuk vëreja që tekstet të ishin shumë  “të politizuara”, siç ndodhi tek ne, në vitet e mëvonshme, pra gjatë regjimit të kaluar monist.

4) Cilat ishin arritjet kryesore në fushën e letërsisë, të Universitetit të Tiranës, në vitet e shtetit monist?

-Sigurisht, me një përgjigje të shkurtër, nuk mund të t’i shpjegoj të gjitha plotësisht, por edhe sepse nuk jam marrë gjatë jetës me studime të tilla. Megjithatë, mendoj se në atë periudhë janë bërë përpjekje serioze për ta studiuar udhën nëpër të cilën kishte kaluar letërsia shqipe. Është e kuptueshme se studimet e kryera, si dhe tekstet e shkollave e të Fakultetit tonë, kishin edhe politizime e “ujë të tepërt”.

Megjithatë, sidomos pedagogët tanë, bënë studime me vlera  për autorë të ndryshëm, që nga më te hershmit dhe deri në kohët e fundit. Kështu, ne kemi marrë njohuri të mira për  autorët e vjetër, për letërsinë e Rilindjes e të Pavarësisë, të viteve ’30-të të shekuillit të kaluar etj. Në këtë mes, është e pafalshme që, nën ndikimin e ideologjisë së kohës, ishin lënë pa u studiuar dhe pa na njohur ne me ta, me veprat e disa autorëve të shquar të letërsisë shqipe. Pa bërë ndonjë “listë” për ata këtu, sjell ndërmend Gjergj Fishtën, Martin Camajn etj.

5) Keni qenë redaktor në dy organe shtypi,  mjaft të njohura për kohën, “Bashkimi” e “Mësuesi? Cili ka qenë niveli i publistikës dhe si punohej në ato dy gazeta?

-Si  çdo fushë e krijimtarisë, pra edhe publicistika, në atë periudhë ishin mjaft të politizuara. Nga udhëzimet, që merrnim, kërkohej që ta pasqyronim “sa më mirë realitetin” dhe, bile, të bënim kritika të forta?! Mirëpo, në fakt, me gjithë “përkushtimin” tonë në këtë drejtim, nuk kishim guxim ta tregonim gjendjen reale të njerëzve ose të flisnim me forcë për ato dukuri, që na dukeshin më shqetësuese.

Po përmendi një shembull. Shkova me shërbim në vendlindje dhe pashë që kunata ime u jepte 7-8 fëmijëve të saj vetëm bukë e një copë marmalatë. Meqenëse ishin në koperativën bujqësore dhe nuk u lejohej të mbanin bagëti në shtëpi, merrnin vetëm një herë qumësht në  muaj?! Pra, a mund ta ngrija unë zërin në shtyp e të protestoja për varfërinë ekstreme të njerëzve në Malësi? Sigurisht që jo!

Këtë gjë e them edhe për kohën e lidhjeve e punës me arsimin e shkollat. Megjithëse vëreja që tekstet kishin shumë politikë e pak shkencë të mirëfilltë dhe se liheshin pa u studiuar dukuri, ngjarje e figura historike reale dhe që e meritonin, nuk mund të shkruaja në gazetën “Mësuesi” për tema të tilla. Pra, “liria e shtypit”, megjithëse parimisht thuhej se ekzistonte, ishte e cunguar ose edhe ajo, “e burgosur”.

6) Cilat kanë qenë ditët tuaja më të vështira, gjatë punës në shtyp?

-Në një farë mënyre, kjo pyetje lidhet me të mëparshmen. Po përmendi vetëm dy raste. Së pari, kur publikova një shkrim nga Kruja dhe kryetari i një organizate Fronti mbeti i pakënaqur e u ankua në redaksinë e gazetës “Bashkimi”, se nuk e kisha shkruar të vertetën?! Po, mire, që u gjet një person me pozitë në atë rreth, i cili e “pajtoi” atë, sepse kërcënonte që, për mua do t’i shkruante “letër shokut Enver”?! Së dyti, kur punoja në redaksinë e gazetës “Mësuesi” dhe kishin “gjurmuar” në jetëshkrimin tim, sigurisht pas ndonjë letre anonime ose të ndonjë “sigurimsi”. Për arsye të “biografisë së keqe”, nga vjehrri im, disa zyrtarë të lartë kishin vendosur që të më largonin nga shtypi dhe të me dërgonin mësues në një fshat të Tiranës!?  Mirëpo, përsëri për fatin tim të mirë, u gjet një “rrugëzgjidhje” dhe këto plane mbetën vetëm në letër.

Besoj, këto ishin dy tronditje jo  të vogla apo jo, gjatë viteve të punës sime në shtyp?! Nuk di ta bëj mirë llogarinë, por “tërmetet” kishin qenë për mua deri në 7-8 ballë! Pastaj, a kishte faj tensioni i lartë i gjakut, që m’u shfaq në organizëm dhe vijon deri  më sot, që këtu e 30-40 vjet më parë?

7) Në profesionin gazetar a keni pasur rastin të takoni ish-udhëheqës të Partisë e të shtetit të diktaturës dhe në çfarë rrethanash?

-Po, kam takuar disa udhëheqës të asaj kohe. Ndër ta, kanë qenë E.Hoxha, R.Alia, H.Kapo, M.Asllani, L.Çuko e ndonjë tjetër. Po, jo për të bërë biseda ose për të marrë të dhëna për ndonjë shkrim në gazetë.  Me Enverin e Ramizin  jam takuar, kur bënë një vizitë në Tropojë, në maj 1970, për shkak të detyrës sime kryeinspektor i kulturës. Me Hysniun  jam takuar në një kongres rinie, me Muhon, kur kam qenë me shërbim në Shkodër dhe me Lenkën, në një Konferencë të Bashkimeve Profesionale, në Lushnjë etj. Ndërsa T.Camin e kam patur bashkëstudente dhe më pas ishte ministre e Arsimit e Kulturës, kur donin të më hiqnin nga shtypi, siç e tregova më lart.

Në atë periudhë, funksionarët e lartë të partisë dhe shtetit i shihnim “nga poshtë-lart”, aq më tepër unë, që e kisha “mizën nën kësulë”, pra kisha një “kleçkë” në biografi. Pra, nuk kisha ndonjë “adhurim” të veçantë për  asnjërin. Por, ama, as rezervat e mia nuk i shfaqja dot, pavarësisht se e kuptoja që ata “fryheshin” pak si tepër dhe ishin karriga e ideologjia komuniste, që i mbronin.

 

8)Mund të na bëni një krahasim ndërmjet gazetarëve të regjimit të kaluar dhe atyre sot; të veçantat dhe të përbashkëtat?

-Përsëri po më bëni një pyetje, që kërkon përgjigje të gjërë. Megjithatë, ashtu siç e tregova dhe më lart, gazetari dje ishte “nën tutelën” e ideologjisë moniste dhe duhej t’i shërbente asaj me besnikëri. Ndryshe…?! Ndërsa, për gazetarët e sotëm, që janë me qindra e mijëra, kam mendimin se duhet të jenë më të kualifikuar dhe të shkruajnë më mirë, si në gjini të ndryshme gazetareske, por me gjuhën letrare të njësuar etj.

Shpesh dëgjoj të flitet tani edhe për “lirinë e shtypit”. Mendoj se ajo, jo vetëm që  është, por dhe shpërdorohet deri në shkallën më të lartë. Në mjaft raste, kemi lexuar në shtyp ose kemi dëgjuar në stacione të ndryshme TV-je, se përgojohen pa të drejtë, fyhen ose përdoren të dhëna të pasakta, për këtë ose atë person, të thjeshtë ose deri zyrtar të lartë dhe askush nuk mban përgjegjësi për ato, që shkruan ose thotë?! Bile, para kësaj dukurie negative të shtypit edhe organet e drejtësisë nuk tregohen të rrepta ose heshtin fare!?

9)Me cilën temë e mbrojtët titullin “doktor i shkencave”  dhe ndonjë e veçantë e saj?

-Pasi dhashë provimet pasuniversitare, por edhe disa të nivelit universitar, pasi tema do të ishte nga fusha e padagogjisë, kur isha në moshën afër 45-vjeçare, Instituti i Studimeve Pedagogjike e pranoi kërkesën time, që ta shkruaja disertacionin për ndihmesën e Normales dhe të Gjimnazit të Shkupit, në përgatitjen e mësuesve për shkollat shqipe. Jorrallë, kam dëgjuar se “janë marrë gradat e titujt shkencorë, me lehtësi ose pa e merituar”!? Unë nuk e di për të tjetët, por mua më është dashur të punoj shumë për t’i fituar. Kështu, para se të ulem ta shkruaj disertacionin, kam shfrytëzuar shumë dosje në AQSH; kam shfletuar mjaft revista e gazeta në Bibliotekën Kombëtare; kam biseduar me sa e sa persona;  që mund të më ndihmonin në këtë drejtim; kam botuar disa studime në revista shkencore  etj. Në fund, Komisioni i Lartë i Atestimit ma dha gradën “Kandidat i Shkencave”(më pas në “Doktor i Shkencave”). Por edhe në vazhdimësi punova e studiova në fushën e historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar. Për këtë arsye, m’u dha titulli “Mjeshtër Kërkimesh” ose “Prof.as.”. Lidhur me këtë fushë, edhe më pas, kam botuar disa libra e studime, në revista  shkencore etj.

10)A keni patur miqësi me Dritëro Agollin e Ismail Kadarenë dhe mendimi juaj për ta?

-Të dy, ka vite që i kam njohur dhe, në periudhën e fundit, më shumë Dritëroin. Me bashkëshorten e  Ismailit, Elenën, kam punuar afër tri vjet në ish-gazetën “Pionieri”. Kam lexuar disa vepra të tij, sidomos të fillimeve të krijimtarisë. Është pak “i vështirë” për lexuesin e zakonshëm. Pa hyrë në imtësira, meqenëse e njoh  pak edhe Rexhep Qosjen, nuk më kanë pëlqyer polemikat ndërmjet tyre, pasi, siç thotë populli, më duken “pa bereqet” dhe nuk u shërbejnë vetë si persona e shkrimtarë të njohur, por as krijimtarisë së tyre. Aq më pak, mund të flisnim, në këtë rast, për interesin e përgjithshëm.

Ndërsa me Dritëroin kam miqësi qëkur ishte redaktor gazete. Jemi takuar edhe kur ai ka ardhur me shërbim në Tropojë, ku shërbeva afër 7 vjet, si “vullnetar”. Pastaj, prapë në Tiranë, kemi marrë pjesë në veprimtari të përbashkëta, si përurime librash a përvjetorë kolegësh. Gjatë jetës, kam bërë  vizita në shtëpinë e Dritëroit, ku kam gjetur ngrohtësi e dashamirësi dhe kemi biseduar e, bile, kemi pirë ndonjë gotë raki bashkë (ha,ha). Siç e dini, bashkëshortja e tij, Sadija ka qenë redaktore në gazetën  “Mësuesi”, ku unë shërbeva, pas asaj, afër 22 vjet etj. Krijimtaria letrare e Dritëroit  më pëlqen, se është e thjeshtë, njerëzore, “me këmbët në tokë”. Prandaj do të mbetet ndër thesaret e çmuara të letërsisë sonë kombëtare. Gjej rastin këtu që t’i uroj atij nga zemra: shëndet, mbarësi dhe lumturi familjare!

11-Ka vite që po diskutohet për ristandardizimin e gjuhës shqipe. A jeni  i mendimit ju, me këtë ide?

-Në muajin nëntor 2012, u mbushën  40 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Me këtë rast, janë zhvilluar dy veprimtari, njëra në Korçë e tjetra në Prishtinë. Meqenëse kam qenë pjesëmarrës, më ftuan të lexoja atje një temë, tëcilën e publikova, në Internet e në shtyp. Ajo e kishte titullin “Cili është problemi më aktual, për gjuhën shqipe sot?” Përmbledhurazi në atë shkrim, por edhe po e përsëris mendimin tim këtu, se pranimi i gjuhës letrare të njësuar, si në Shqipëri e Kosovë, në trojet shqiptare e në diasporë, është një arritje e shënuar në jetën e Kombit  tonë. Kjo gjë i ka shërbyer e do t’i shërbejë në vitet vazhduese edhe afrimit e bashkimit të mëtejshëm shpirtëror të bashkëkombësve tanë.

Siç dihet, gjuha e çdo populli ndryshon e zhvillohet pandërprerje, sipas ligjeve të brendshme të saj. Pra, norma e rregulla të pandryshueshme, nuk ka dhe as nuk mund të ketë. Padyshim, rishikimi i udhës, nëpër të cilën ke ecur dhe studimi e parashikimi, se ku do të arrish, janë më se të domosdoshëm.

Ndërsa, si shkak  i kushteve të reja, në të cilat jetojnë shqiparët sot, i hapjes dhe i lidhjeve me botën, mbetet shqetësim dite ndërhyrja e  gjuhëve të huaja mbi gjuhën shqipe, si me fjalët e tyre dhe dukuri të tjera. Ndër të tjera, vërejmë se, po të kalosh nëpër Tiranë, nuk e merr vesh se në qytetin e cilit vend ndodhesh, pasi pothuajse të gjitha mbishkrimet në dyqane, njësi tregtare e shërbimi etj., janë shkruar në gjuhët e huaja?! Disa zyrtarë e intelektualë te fushave të ndryshme, kur flasin në TV ose shkruajnë në gazeta e revista, mendojnë se bëhen “bashkëkohorë”, kur përdorin vend e pavend fjalë të huja, kur I kemi shumë të bukura nga burimi i shqipes sonë. Prandaj,  mendoj se në këtë drejtim kërkohen vëmëndja dhe përgjegjësia e të gjithëve, që nga organet shtetërore përgjegjëse, shkolla me tekstet, media e shkruar dhe ajo elektronike, letërsia e të gjitha llojeve, kultura e artet  etj. Pra, lipset ta ruajmë gjuhën tonë të përbashkët  sa më të pastër dhe ta pasurojmë me fjalë të burimit të saj. Ndërsa, e  theksoj që, e vlerësoj një arritje shumë të madhe tonën, që ne tani e kemi dhe përgjithësisht e përdorim, shqipen standarde. Uroj që ajo ta luajë edhe më mirë, në të ardhmen, rolin e saj atdhetar e kulturor!

12. Jeni në pension e, megjithatë, me sa kam venë re, kohën e keni mjaft të zënë…Me çfarë merreni, gjatë ditës?

-Po, keni të drejtë. Ne jemi takuar shpesh, sidomos në përurime librash. Këto veprimtari janë të vazhdueshme  në kryeqytet, si dhe në qytete tjerë. Dhe jo vetëm nga autorë të Shqipërisë, por dhe nga Kosova, Shkupi, Presheva e Mali i Zi, si dhe nga diaspora. Kujtoj këtu, psh, se kam marrë pjesë në përurime librash të autorëve nga Gjakova e Prishtina, Athina, Londra e Italia, por dhe nga Amerika. Për disa nga ata, kam ndihmuar e bashkëpunuar  sadopak, sidomos për sigurimin e pjesëmarrjes, por dhe kam folur e kam shfaqur mendime për librat e përuruar. Po kështu, marr pjesë në festimet e ditëlindjeve të kolegëve, në mjedise publike të Tiranës.

Nuk di për të tjerët, po megjithëse u mbushën mbi 10 vjet nga koha e daljes sime në pension, ende  mbaj lidhje të rregullta me ish-kolegët e punës, si në revistën e sotme “Mësuesi” dhe në Ministrinë e Arsimit e Shkencës. Ndiej kënaqësi, kur shkoj atje e i takoj kolegët e miqtë e mi dhe më ngjan se ende vazhdoj të jem në marrëdhënie pune. Ata më duan e më respektojnë dhe, për këtë gjë, i falënderoj të gjithë nga zemra, pa përmendur emra këtu.

Një “kapitull” i veçantë për mua është puna në kompjuter. Aty  përgatis materiale për ndonjë libër timin; sipas kërkesës së ndonjë miku, redaktoj ndonjë libër të tij ose bëj recensione për ta; lidhem e shkëmbej mesazhe me kolegë e miq, me banim në shumë shtete të botës. Me kënaqësi dërgoj e publikoj shkrime në disa gazeta të ndryshme, si brenda vendit e jashtë tij. Më të pëlqyerat për mua, në Tiranë,  janë gazetat “Republika” e “Telegraf”. Por edhe bashkëpunoj me disa qendra Interneti e, nga këto, janë: “Fjala e Lirë”-Londër, me drejtor Fatmir Terziun; “Prishtina Press” (Nju Jork-Londër-Prishtinë), me drejtuese  Edmira Babamustën; “Tribuna Shqiptare” (Montreal-Kanada), me drejtues Ajet Nuron); “Dituria (Suedi), me drejtues Sokol Demakun;  “Kosova Lindore”(Presheva),  “Shkupi Press” e tjerë.

Një kohë  të mirë ma zenë edhe punët e veprimtaritë, në detyrat shoqërore. Kështu, tash dhjetë vjet jam sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë dhe, në këto  vitet e fundit, jam aktivizuar përgjegjës seksioni, në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë. Përveç të tjerave, kam bërë edhe udhëtime të ndryshme, në trojet shqiptare të Ballkanit, si dhe në disa shtete të Europës e deri në Nju Jork…Nuk po përmendi këtu punët e detyrat familjare, vizitat dhe pjesëmarrjen në raste gëzimesh e hidhërimesh, te të afërm dhe të njohur, si në Tiranë e jashtë saj etj. Pra, “a doni më për Belulin?” (ha,ha) Përfundimi, që nxjerr nga të gjitha këto që tregova, është: Me punë e veprimtari të pandërprerë, kohë ecën pa u ndjerë dhe jeta bëhet më e bukur.

13.-Më lart, ju na folët për librat, që keni shkruar…A mund të na thoni diçka, më gjerësisht?

-Më pëlqen kjo pyetje e juaja, pasi ka të bëjë edhe me një pasion e kënaqësi, që po e përjetoj, sidomos në këto vitet e fundit. Këtë ma sjellin shkrimet e ndryshme, në shtyp e në Internet, por sidomos librat. Nuk kam shkruar aq shumë libra, sa të “mburrem” për gjë. Por, megjithatë, e veçanta e tyre është se, secili prej tyre, pothuajse, nuk e ka temën ose përmbajtjen e njëjtë, me ndonjë libër të botuar te ne.

Librin e parë e shkrova pas luftës e fitores përfundimtare mbi serbët, me titullin “Si e pashë unë Kosovën”(Tiranë, 2000). Në vazhdimësi, publikova “Nëpër udhët e shkollës shqipe”(Tiranë, 2001), ku flitet për shkollat e para, sipas krahinave të Shqipërisë, por dhe në Kosovë, Dibër, Çamëri etj. Ky libër është ribotuar në vitin 2008. Bazuar në punimin e disertacionit tim, më 2002, botova në Kumanovë librin, “Pishtarë të parë të Normales së Shkupit”. Nderimin dhe respektin ndaj pedagogëve tanë të Universitetit, e shpreha me librin “Filologë që nuk harrohen” (Tiranë, 2002). Ndërsa një libër të veçantë, me përmbledhje kujtimesh, e publikova  kushtuar një pedagogu e miku tim të paharruar, “Bedri Dedja, në kujtesësn tonë” (Tiranë, 2010). E kisha njohur nga afër, prandaj shkrova e publikova, më 2005, edhe një libër për mësuesin veteran, Salih Myftar Kolgeci (i cili nuk ka lidhje gjaku me mua). Tashmë, janë në “modë” librat jetëshkrimorë. Prandaj nuk shpëtova dot  nga kjo “sëmundje” as unë ?! Kështu, me rastin e 70-vjetorit të lindjes, botova librin “Ëndrrat ‘e grisura’ të jetës sime”(Tiranë, 2010). Vitin e kaluar, bashkë me një grup kolegësh, nga Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare, isha në Shkup, Preshevë, Prishtinë e Ulqin. Mbresat e pashlyera nga ai udhëtim i  bukur, i mblodha në librin “Rrahin zemrat arbërore”.

Ndërsa më tej, pranvera e vitit 2012 do të jetë e paharruar për mua. Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” të Tiranës, përuruam librin publicistik-letrar për fëmijë, “Dorela”. Atë e kam shkruar me rastin e 9-vjetorit të lindjes së mbesës sime ta dashur, e cila e ka atë emër, me tri nota muzikore. Me sa kam dijeni, jam gjyshi i parë në Shqipëri, që e bëj këtë gjë. Po pati të dhënë tjetër, le të më tregojnë (ha,ha). Në prill të këtij viti, bashkë me tre kolegë, ndër ta edhe shkrimtari e miku im, Viron Kona, bëmë një vizitë në Suedi. Pas kthimit në Tiranë, shkrova e botova disa shkrime, në shtyp e  në Internet. Mbresat nga ai udhëtim i kam mbledhur në librin, “Me zemër, në vendlindje”, i cili është në proces botimi.

Nuk po tregoj këtu titujt e disa librave, ku jam bashkautor, po kështu edhe se, për secilin nga librat e mësipërm, është shkruar në shtyp e Internet dhe është folur në radio e televizion. Vetëm për librin “Dorela” janë shkruar artikuj nga autorë me banim në Tiranë, Prishtinë, Lezhë, Francë, Tropojë, Elbasan etj. Sigurisht, kjo gjë më ka sjellë kënaqësi të veçantë, se flitet për “mjaltin e mjaltit”, siç i quajnë mbesat e nipat tanë.

-Urime për librat e botuar, suksese në të tjerë të rinj dhe faleminderit për përgjigjet e sakta e korrekte, shprehur me kaq sinqeritet!

 

Tiranë, 21 mars 2012

Rrëfehet gazetarja Vera Pelaj: Rrugëtimi im drejt gazetarisë

$
0
0

Nga: Raimonda MOISIU

1Është një nga gazetaret e njohura, më aktive e më të admirueshmet e shtypit kosovar dhe atij shqiptar në tërësi, në të dyja kahet e kufirit Shqipëri- Kosovë, në diasporë e trevat shqiptare. E re në moshë, energjike, e aftë, e zgjuar, e fortë, bujare, me talent e profesionalizëm, e dashuruar me profesionin, Vera Pelaj ka përmbushur ëndrrën e saj të fëmijërisë për të qenë gazetare. Tashmë pasi ajo e ka realizuar këtë ëndërr, me shumë sfida e shumëherë i ndjekur nga një vullnet premtues drejt profesionit, misioni i saj është të mbajë audiencën të informuar në ndryshimet social –ekonomike, kulturore e artistike,ngjarjet historike e aktuale. Në vitin 2002 gazetarja Vera Pelaj filloi punë në Radio-Televizionin e Kosovës, përkatësisht në radion “Blue Sky”, tashmë Radio-Kosova 2, gazetare dhe drejtuese e emisionit për letërsinë “Fokus letrar”. Krahas këtij emisioni është edhe prezantuese e rregullt e lajmeve qendrore në programin e parë dhe të dytë të Radio-Kosovës. Ka intervistuar udhëheqës politikë, ka qenë në kërkim të historive të heronjve të zakonshëm që sollën Pavarësinë e Kosovës, e paepur dhe shumë e informuar me eksperiencat e saj ka intervistuar në emisionin “Fokus letrar”, për herë të parë Prof. Agim Vinca, e më pas korifejtë e letrave shqipe, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Ali Podrimja, Dritëro Agolli, Fatos Kongoli dhe Fatos Arapi, poetin Xhevahir Spahiu, ish presidentin Alfred Moisiu, e shumë e shumë personalitete të tjera jo vetëm në lëmin e letërsisë, por edhe të profesioneve të tjera. Gazetarja Vera Pelaj, është e njohur nga publiku shqiptar përmes shkrimeve dhe intervistave të shumta, të cilat janë botuar në gazetat dhe revistat shqiptare. Libri “Kaleidoskop i letërsisë shqiptare”, është libri i saj i parë, përmbledhje me intervista me shkrimtarët më të njohur nga të gjitha trevat shqiptare.

Bisedoi Raimonda MOISIU

Përshendetje Vera jeni një penë gazetareske mjaft e njohur në Kosovë, në Tiranë e në krejt trojet shqiptare. A ju kujtohen ditët tuaja të para si gazetare? Çfarë ka ndikuar te ju më shumë apo diçka e papritur që ju zgjodhët të bëni gazetaren?

Thonë se kur lind fëmija, vetë natyra e orienton nga e ardhmja. I ka ato parandjenja dhe talentin brenda vetes për atë se me çka do të merret gjatë jetës
së tij. Unë, kur isha vogëlushe, merrja gazetat dhe bëja ushtrime duke imagjinuar se jam para mikrofonit duke lexuar lajme. Me orë të tëra e bëja këtë dhe ëndërroja se një ditë do të bëhem folëse e famshme. Ishte ëndrra e fëmijërisë e që ndjeka rrugën për ta realizuar. Me shumë sfida e shumëherë e ndjekur nga një vullnet premtues drejt këtij profesioni. Kur mbarova gjimnazin, kisha dëshirë të flaktë të studioja gazetarinë në Tiranë  (në Universitetin e Prishtinës atëherë nuk ekzistonin këto studime), por nuk  kisha kushte ekonomike. Ishim shtatë fëmijë. Atëherë babai im punonte   arsimtar i matematikës në kohën kur regjimi pushtues serb mbyllte shkollat shqipe dhe kur mësimdhënësit shqiptarë angazhoheshin vullnetarisht ta mbanin gjallë arsimin dhe, rrallë ndonjëherë, merrnin paga pune nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës. Ishte ajo kohë kur ne, si brez, ishim të pafat. Ishim nën pushtimin serb, na ishin mbyllur objektet shkollore e universitare dhe mësonim nëpër shtëpi private. Megjithatë, në atë kohë të pashpresë, vazhdova studimet për letërsinë, që e doja dhe që mendoja se është drejtimi më i përafërt me gazetarinë. Shpesh me shokët e shoqet studente thonim se gjithë këtë investim po e bëjmë, po i lëmë dhe keq edhe ekonomitë familjare, kurse kur t’i mbarojmë studimet çka do të bëjmë??? Kur kaloja nga ndërtesa e Radio Prishtinës dhe shkoja në ligjërata në shtëpitë private, thoja me vete: athua ndonjëherë do të vij dita të punoj dhe unë aty?!!! Ndodhi lufta shumë shpejtë, u bë tranzicion i paimagjinueshëm dhe në vitin 2002 fillova punën në radion “Blue Sky” (tani Radio Kosova 2). Isha shumë e lumtur dhe i thoja vetes se jo gjithmonë ëndrrat nuk realizohen. Meqë nuk kisha përvojë në asnjë punë e as në gazetari, e mora punën shumë seriozisht dhe tanimë nuk e kam problem. Sigurisht që fillimi ishte i vështirë, rregullat e të bërit të lajmit, mësimi që të largohesha nga fjalori i bukur e i figurshëm, që isha mësuar me letërsinë, në mënyrë që lajmi të jetë lajm, objektiv dhe pa zbukurime.
A mund të na përshkruani shkurtimisht Prishtinën, si zemra e inteligjencës kosovare, por edhe ku ndërrthuren ngjarje, aktivitete të ndryshme nga jeta socio-politike- ekonomike-kulturore, dhe juve iu duhet të jeni aty ku është lajmi, informacioni , për ta përcjellë atë me kohë dhe saktë?
Jo vetëm Prishtinës, por edhe qëndrave të tjera të Kosovës mund t’ua japim një epitet të tillë, në të cilat organizohen një numër i madh i aktiviteteve kulturore, sociale e politike. Sigurisht që Prishtina, si kryeqendër, është më tepër e përfshirë me ngjarje që ndërthuren nga ato politike, e deri te ato kulturore e sociale. Aktivitetet janë nga më të ndryshmet, ndërsa unë merrem kryesisht me ndjekjen e ngjarjeve nga zhvillimet e shumta dhe të vyeshme letrare. Përpiqem sigurisht që të jem gjithmonë në kohë dhe objektive për ta përçuar lajmin tek dëgjuesi. Prishtina ka Bibliotekën Kombëtare në hapësirën e bukur të së cilës organizohen përurime librash dhe aktivitetesh letrare. Ka Teatrin Kombëtar, ku shfaqen drama të shpeshta, premiera baleti etj. Kur flasim për aktivietet politike dhe sociale, duhet patjetër ta kemi parasysh që jemi në kohë tranzicioni, kemi vetëm 5 vjet shtet dhe kemi dhe shumë e shumë për të bërë…
Ju keni një karrierë të gjatë në fushën e gazetarisë, që do të thotë se keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca juaj?
Sado që ju thoni se kam karrierë të gjatë, gjithmonë e konsideroj se jam në fillim të kësaj rruge, sepse secila ditë, secili çast, ka diçka të re dhe kjo bën të më mbajë gjithnjë në fillim të profesionit. Por, gjithnjë kam frikën nga vetëcensura e që është një shëmti profesionale. Kjo frikë më ndihmon mua dhe kolegët e mi të mos biem në kurthin  censurave të anëve tjera, të cilat janë jo të pakëta. Përpiqem gjithnjë të jem sa më objektive në bërjen e lajmit dhe në leximin e tij. Mënyra si e transmeton lajmin ka shumë rëndësi ngase dhe ajo tregon se sa objektiv je. Dhe gjatë intervistave gjithashtu përpiqem të jem neutrale dhe objektive.
Si iu lindi ideja për të qënë pjesë e gazetarisë, në Radio Televizionin e Kosovës, përkatësisht në radion “Blue Sky”, ishte dëshirë, sfidë apo detyrim moral i rëndësishëm nën ndikimin e kulturës, historisë e fenomeneve sociale, ekonomike dhe politike në komunitet, apo….?
 Idenë e kisha që nga mbarimi i luftës. Me mbarimin e studimeve mendoja që jam e gatshme të filloj punën edhe pse na mungonte përvoja si shoqëri, jo vetëm mua. Brezi nga 1989 deri pas luftës s’ka pasur mundësi të punojë në asnjë institucion për shkak të pushtimit serb. Gjithsesi ishte dëshirë shumë e madhe. Gjithnjë kam menduar së këtë punë mund ta bëj më së miri. Natyrisht, këtë e kam dashur gjithmonë, sepse ndjehem mirë që të jem e dobishme për familjen dhe për shoqërinë.
Cfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm të gazetarisë shqiptare, kosovare, Ballkanike apo Lindore, në krahasim me atë perëndimore, bazuar në ato c’ka ju keni lexuar, dhënë lajme apo vënë re?
Më tepër mund të flasë për gazetarinë radiofonike meqë jam pjesë e saj. Në Kosovë, roli i gazetarit dhe i medias në përgjithësi është profesion që e përqafojnë dhe e ushtrojnë me dëshirën më të madhe për t’u profesionalizuar, për t’u informuar për gjithçka që ndodh, për të mirë dhe për të keq në realitetin shqiptar. Nga eksperienca e gazetarisë, që nga koha e ish Jugosllavisë, në Kosovë ende mendojnë dhe punojnë që informacioni të jetë në shërbim të qytetarit. Ky është edhe misioni i gazetarit pa e përjashtuar edhe edukimin e tyre. Sikur të tërhiqja një paralele, sa i përket karakterit të gazetarisë në Kosovë dhe në Shqipëri, do të thoja se në Shqipëri dominon gazetaria sensacionale, kurse në Kosovë jemi më të përmbajtur. Sensacioni dhe mosverifikimi i lajmit nga disa burime, e dëmton etikën gazetareske. Në Kosovë, siç thashë, jemi më të përmbajtur dhe kemi përgjegjësi ndoshta më të madhe, sepse edhe merren masa të drejta ndëshkimi ndaj gazetarit sa herë vërehet dëmtimi i etikës profesionale gazetareske. Nuk duhet të vijë çështja deri tek demanti. Do ta cek një thënie të aktorit tonë të njohur Bekim Fehmiu, i cili para disa vitesh pati marrë një shembull shpjegues për demantin: “Sikur të merret një thes i mbushur me pupla dhë të hipësh në majën e një rrokaqielli dhe t’i zbrazësh ato pupla, ato i merr era dhe i shpërndanë. A ka mundësi që t’i mbledhësh prapë të gjitha dhe t’i fusësh aty ku ishin? Është e pamunduar”. E thashë këtë duke dashur ta argumentoj çështjen e sensacionit, e verifikimit të lajmit dhe të etikës gazetareske. Nuk ndryshon shumë gazetaria në hapësirat shqiptare më atë Ballkanike dhe Lindore. Përafërsisht është i njetë mentalitet i punës dhe i informimit.
 -Si jeni ndjerë kur keni dhënë lajmet për herë të parë në Radio-Televizionin e Kosovës, përkatësisht  në radion“Blu Sky? Cili ka qënë keqkupimi më i ndjeshëm gjatë karrierës tuaj si gazetare?
Lajmet i doja shumë, i dua dhe sot! Isha e lumtur që më në fund isha në departamentin që e doja. Sigurisht nuk ishte hera e parë që isha para mikrofonit, sepse kisha 3 vjet që e realizoja emisionin tim “Fokus Letrar”, por lajmet ishin ndryshe. Përgjegjësi, seriozitet dhe objektivitet. Nga pëgjegjësia e madhe që më kishin angazhuar dhe e kisha pranuar me shumë qejf, sigurisht që në edicionin e parë kisha pak tremë se si po i transmetoj lajmet, por më vlerësuan shumë mirë dhe mora forcë për të vazhduar. Sot, kënaqësinë më të madhe e kam kur marrë vlerësime shumë pozitive jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga profesorët e mi, të cilët më nxorën si produkt të tyre nga Universiteti i Prishtinës.
Çfarë mëkati i njihni vetes nga puna si gazetare e dy kohëve para dhe pas luftës në Kosovë?
  Para luftës isha studente, nuk kam punuar si gazetare. Ishte periudha e pushtimit, e represionit serb, e masave të dhunshme, kohë kur edhe studimet i bënim nëpër shtëpi private e lëre më të punojë dikush. Askush nuk kishte shansin më të vogël të punojë. Të gjithë studentët vijonim studimet pa shpresë për një të ardhme. Madje, kur bëheshim bashkë dhe diskutonim, i thonim vetes dhe nëjri-tjetrit se të gjitha këto investime po i bëjmë dhe në fund do të mbesim në shtëpi. Gazetaria e vetme, që bëhej në atë kohë ishte “Rilindja”, gazetë kjo me traditë, me vlerë dhe që i mbijetoi stuhisë, e cila u ndalua në mënyrë të egër nga pushtuesi serb, por që ajo vazhdojë të dalë me emrin “Bujku” e që u bë gazetë gjoja për informimin e buqjve. Por ajo prapë e ka luajtur rolin e vet të madh dhe përmes saj informoheshim. Ka pasur edhe ndonjë revistë ose fletushkë ilegale. Mëkati i vetëm që mund ta quaj deri më tani në punë time, të cilën e kam filluar në vitin 2002, nuk është i imi por i kohës. Nuk kisha jetë, moshë dhe këtë profesion, që ta intervistoja shkrimtarin e madh shqiptar Petro Marko. Por, dhe ai fatkeqësisht, nuk pati jetë më të gjatë. Vdiq, i vrarë siç ishte gjithë jetën. Ai nderoi kombin shqiptar në çdo moment të jetës së tij madje edhe në brigadën internacionale. Ai pati rastin disa herë të bëjë jetë luksi jashtë Shqipërisë, sepse e vlerësonin të tjerët. Por, jo. Ai tha: në Shqipëri kam lindur dhe, në Shqipëri do të vdes. Ai i ka dhënë gazetarisë dhe letërsisë shumë, e po ta linin, do t’i jepte dhe kombit. Për mua ishte dhe është, më atë pasuri letrare që na ka lënë, ndër perlat e letërsisë sonë. Këtë mund ta quaj mëkat të kohës dhe do ta kem peng gjithë jetën.
-Kam lexuar diku se ju kanë cilësuar si gazetarja më profesioniste në intervistim. Parasëgjithash përgëzime të sinqerta. Si lindi ideja e intervistimit, -si pjesë narrative jetësore e personazheve që përzgjidhni të vijnë në jetën e përditëshme, apo thjesht dëshirë…?
 Nëse jeni bazuar në librin tim “Kaleidoskop i Letërsisë Shqiptare”, po është e vërtetë se personalitetet e intervistuar më kanë dhënë kënaqësi të veçantë. Aty mund të vëreni se disa pyetje të njëjta ua kam bërë disa personaliteteve me qëllim që, për një çështje të caktuar, të nxjerr mendimin për çështjen e caktuar. Gjithsesi edhe si pjesë narrative jetësore ngase zhanri i intervistës është ai që të jep mundësinë që të bësh pyetje dhe të marrësh përgjigje nga ato koka, që nuk kemi pasur mundësi të lexojmë as në librat e tyre. Thjesht, të them, t’i kemi si këshilltar për probleme të ndryshme. Angazhimet janë të natyrave të ndryshme, por që intervistat me personalitetet e letrave shqipe më kanë dhënë satisfaksion. Kjo korrespondon gjithmonë me studimet e mia që i kam bërë dhe po i bëj për letërsinë. Kjo lëmi më ka dhënë privilegjin të intervistoj edhe Ismail Kadarenë, fjala letrare e të cilit peshon shumë në botë, pastaj akademikun dhe profesorin tim Rexhep Qosja, mikun tim tashmë të ndjerë Ali Podrimja, shkrimtarët e mëdhenjë Dritëro Agolli, Fatos Kongoli e Fatos Arapi, poetin Xhevahir Spahiu, për të cilin kam respekt të veçantë. Ai më pati nderuar me prezencën e tij në përurimin e librit tim të botuar në Tiranë në vitin 2010 dhe fotografinë me të e mbaj edhe sot në dhomë, pastaj intervistën me ushtarakun, ish-presidentin e Shqipërisë dhe shkruesin e vëllimeve me kujtime Alfred Moisiu,  e shumë e shumë personalitete të tjera, jo vetëm nga lëmi i letërsisë, por edhe të profesioneve të tjera të veçanta.
-Si jeni ndjerë kur keni intervistuar për herë të parë, ku dhe kush ka qënë ai/ajo? Na tregoni si arrin ta bësh intervistuesen, procesin e mbledhjes dhe vënien së bashku të gjitha elementet intervistuesë? Cilat janë disa nga sfidat?
 Personaliteti i parë që kam intervistuar ishte profesori im i nderuar i Universitetit prof. dr. Agim Vinca. Është profesor më shumë kritere, studiues i letërsisë dhe poet. Ishte emisioni im i parë që e realizoja dhe e ftova në studio për të diskutuar për romanin e ri të shkrimtarit Ismail Kadare “Pasardhësi”. Profesor Vinca është një njohës shumë i mirë i letërsisë dhe mendova se ai mund të fliste me shumë kompetencë dhe të bënte analizë objektive për këtë roman, që flet për vrasjen ose vetëvrasjen e Mehmet Shehut, apo likuidimin politik të tij. Aty përmenden Prijësi që është Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu që konsiderohej Pasardhësi, por që nuk u bë. Kjo ishte tema e parë që e biseduam me profesor Vincën e që ishte intervista ime e parë. Natyrisht, unë isha shumë e re në profesion dhe profesori e kuptonte këtë. Pranoi të vinte duke dashur të më jipte edhe përkrahje morale në detyrën time që më prisnin shumë sfida. Jam ndjerë jashtëzakonisht mirë, por edhe e ndrojtur sigurisht ngaqë një profesor me kritere siç ishte Vinca dhe që e kujtoja si ishte ai në ligjërata dhe në provime, i pata të njëjtat ethe edhe pse atë ditë isha unë në rolin e tij në studio. Sfida e parë është bindja e personazhit për të pranuar ftesën dhe sfidë tjetër e quaj përgatitjen e duhur apo profesionale lidhur me atë që do të flitet në studio.
-Para se të bëni intervistën tuaj me personazhe të profileve të ndryshme, a bëni kërkime në sfondin e tyre? A e keni të vështirë për të artikuluar pyetjet?
 Po, patjetër. Kjo është e pashmangshme. Gjithmonë marrë informacionet që më duhen për të trajtuar temën, përgatitem si duhet që të jem serioze edhe para të ftuarit edhe para dëgjuesit. Ky është obligim moral dhe profesional. Kur pajisem me informacionet e duhura atëherë nuk e kam të vështirë aspak t’i artikulojë pyetjet.
Sa shpesh ju merrni e-mail nga autorë, intelektualë, shkrimtarë,poetë, këngëtarë, publicistë, personazhe publikë të profileve të ndryshme që kërkojnë të intervistohen, apo anasjelltas..?
Në fillimet e mia profesionale, kishte kërkesa nga shumë intelektualë, sidomos nga njerëzit e penës, që t’i intervistoja, punë kjo që e kam kryer në pjesën më të madhe të punës sime, natyrisht duke respektuar vlerat e tyre. Këto kërkesa zgjatën për një kohë të shkurtër, sepse, sipas pohimeve të shumë prej tyre, doli se ata kishin krijuar tashmë besim se edhe pa kërkesën e tyre, unë i ndiqja vlerat krijuese dhe intelektuale të tyre që t’i shprehja para opinionit.
A ka ndonjë moment paralel gjatë eksperiencës tuaj, që si rrjedhojë ka sjellë edhe këndvështrimin paralel mbi përvojën jetësore, social-politike e historike?
 Jo vetëm një moment, por brenda meje përjetoj shumë momente të tilla, të cilat gjithnjë hapin horizonte të reja të njohjes, dhe të cilat ma pasurojnë, jo vetëm jetën profesionale, por edhe më mbushin me përvoja të pasura jetësore, sociale, politike dhe historike.
A keni përjetuar fëmijëri të lumtur?A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit gazetare profesioniste dhe një nga më të kërkuarat e më të pëlqyeshmet e shtypit kosovar dhe atij shqiptar në tërësi, në të dyja kahjet e kufirit Shqipëri- Kosovë, nuk e ekzagjeroj nëse them në Ballkan?
 Unë mendoj që duhet të punoj edhe shumë e shumë dhe gjithë jetën për të arritur të bëhem profesioniste, sepse gazetari çdo ditë ka provime para opinionit publik. Dhe një ditë mund të mos e japim një provim dhe humbet gjithë ajo që ke krijuar. Fëmijërinë nuk e kam pas të lehtë dhe as si fëmijët e tjerë. Si më e madhja nga tetë fëmijët (4 motra dhe katër vëllezër, ndërkohë që vëllau i madh më vdiq në moshën 20 vejçare më 1997), jam detyruar të marrë obligime ndaj prindërve dhe ndaj vëllezërve e motrave dhe isha betuar që do mundohem t’ua plotësojë atë zbrazëti të përjetshme. Kjo më ka bërë shumë të fortë dhe tejmase luftarake, por brenda suazave të normales. Sigurisht që kur kam hyrë në këtë profesion gjithmonë kam menduar se duhet të punoj për të qenë e suksesshme. Sa jam, më vlersojnë të tjerët, dëgjuesit që për mua janë të shenjtë.
Ju gjithashtu aktualisht jeni gazetare e Radio Kosova 2 dhe moderatore e Fokusit Letrar, pra për letërsinë. Pra ajo c’ka unë dua të theksoj; kombinimi i letërsisë me publicistikën në fushën e letrave përbën bazën e letërsisë së suksesshme, por edhe një teknikë e vështirë për ta pasqyruar në letër. Si ia arrini ju ta realizoni këtë gjatë intervistimit me njerëzit e letrave shqipe?
Jam gazetare dhe folëse në lajmet e shkurtëra dhe në edicionet qëndrore në Radio Kosova – në programin e parë dhe në programin e dytë, si dhe autore e emisionit për letërsinë “Fokus Letrar” në programin e dytë me vite të tëra. Përvoja 11-vjeçare më ka mësuar se publicistika dhe letërsia nuk kanë pothuajse asgjë të përbashkët. Derisa në publicistikë duhet referuar vetëm fakteve, letërsia lejon pa kufi imagjinatën. Pra, bëj pyetjen konkrete në stilin gazetaresk, ndërsa përgjigjen e marrë varësisht nga metoda e përgjigjes së intervistuesit. E rëndësishme është që nxjerret në pah mendimin konkret të personazhit që intervistoj.
-Në jetën e përditëshme në Prishtinë apo Tiranë ju jeni në kontakte me personalitete të kulturës, intelektualë e qytetarë të thjeshtë, figura të njohura të kombit të politikës shqiptare dhe kosovare. Sa është prezent atdheu ynë Shqipëria e çështja shqiptare, vecmas ajo e Kosovës e Camërisë në marrëdhëniet me ta?
 Kanë ndryshime të mëdha dhe, herë herë të paimagjinueshme, të gjitha këto çështje që i shtroni. Në takimet e përditshme jo zyrtare, të gjitha këto bisedohen, trajtohen dhe u gjenden zgjidhjet, duke thënë se pa “vdekur” një herë e mirë vrapi i unëve të uritur, jo për të mirën e vendit dhe të kombit, por vetëm për veteven në pushtet, historia e dhembshme e atdheut të copëtuar do të vazhdojë. Edhe retorika e përditshme e pushtetarëve dhe e politikanëve shqiptarë në pozitë dhe opozitë në këto gara shpalohet me plot frymëzime të tilla, ndërkohë që praktikën në kahet e triumfit kombëtar e kanë kryesisht të ndërkyer.
Është e natyrëshme që mjedisi kosovar në Kosovë , karakterizohet nga ndjenja patriotike, atdhedashuri, krenari,vlera e identitet kombëtar. A ka ndikuar në publicistikën tuaj dhe a i kini numuruar botimet e shkrimeve dhe intervistat tuaja në këto vite?
 Një popull dhe një vend i pushtuar nga vetvetja, siç ishte populli  dhe Shqipëria nën regjimin e egër enverist, i lodhur plotësisht nga patriotizmi ideologjik, në realitet ndryshon shumë nga populli shqiptar në Kosovën e pushtuar nga sllavët e jugut, i cili përgjatë gjithë kësaj historie pushtuese, nuk prajtën asnjëherë përpjekjet shumë sakrifikuese për liri dhe çlirim. Natyrisht, të gjitha këto kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë edhe në jetën time publicistike dhe në shumë rrafshe të tjera.
-Në edicionet qëndrore të lajmeve, në emisione të vecanta trajtoni tema nga jeta e përditëshme e njerëzve të thjeshtë, familjeve brenda kornizave të mentalitetit shqiptar. Si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, apo veset e tjera që kanë përfshirë një pjesë të komunitetit, sikundër droga e krimi? Si mund të reflektojë shoqëria kosovare për lehtësimin e këtyre plagëve?
Jeta në Kosovë nuk është e lehtë, sidomos tek njerëzit dhe familjet skamnore. Diferencat sociale brenda këtij populli janë dhe po bëhen gjithnjë e më shqetësuese. Ata që s’kanë, kërkojnë bukën e përditshme, ata që kanë me bollëk, kërkojnë të kenë edhe më shumë, që do të thotë janë fare të pangopshëm. Megjithatë, kategoria e njerëzve dhe e familjeve skajshmërisht të varfëra, duken të jenë më të shëndetshëm dhe më të dinjitetshëm. Më pak, bile shumë më pak janë pjesë e drogës, pjesë e krimit në krahasim me ata që kanë kushte të larta ekonomike, të cilat i kanë këto mundësi droge dhe këto mundësi krimi.
Cfarë ju pëlqen dhe cfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj? Në ditët e sotme tradita dhe realiteti “përziehen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si gazetare profesioniste e karrierës, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit?
 Unë e dashuroj punën time dhe e kam ëndërruar veten, siç thashë, në profesionin e gazetares. Nuk ka diçka që nuk më pëlqen. Mund ndoshta ta potencoj çështjen e minutave dhe të sekondave që duhet të respektohen gjithsesi dhe ka situata që je me shumë stres dhe duhet të jesh gati me lajmin e fundit. Kjo është edhe njëra ndër karakteristikat e radios, shpejtësia e dhënies së lajmit sesa në gazetë dhe në TV. Sa i përket traditës dhe realitetit që përzihen me vlerat fetare, do ta citoja një thënie të Mahatma Gandit, i cili kishte thënë: ”Unë hedh poshtë çdo doktrinë religjioze që nuk i thërret arsyes dhe është në konflikt me moralitetin”. Religjioni është edukim por nuk e kuptoj dot që në këtë shekull ka njerëz që janë ekstrem fetarë. Dihet që religjioni është përhapur me dhunë dhe për arsye të caktuara. Secila fe dhe secili sekt që sot janë bërë aq shumë, e kanë gjoja të nejtin qëllim për të besuar te Zoti. Atëherë pse ekzistojnë të gjitha këto kur ekziston vetëm një Zot?! Ka shumë militantë fetarë që nën petkun fetar e shfrytëzojnë shoqërinë duke përfituar nga ajo, që po ta analizojmë është në kundërshtim me atë që thirren. Shembull do ta marrë një rast të fundit që ndodhi në Kosovë kur një fetarë i “devotshëm”, petkun fetar e shfrytëzonte të bënte biznes me drogë! A nuk është absurde kjo? Pra, mendoj që nuk kemi nevojë të bëhemi fetarë në shek 21. kur jemi të vetëdijshëm për gjithçka. Besimi është shumë personal dhe s’ka të drejtë të diskutohet nga askush por dhe as të imponohet. Unë kam shoqëri të ngushtë të të gjitha përkatësive fetare dhe i kam të atij niveli që të gjithë mendojmë përafërsisht njejtë për këtë çështje.
-A kini botuar libra me publicistikë dhe natyra e të shkruarit tuaj? Si e ndjeheni pas gjithë kësaj periudhe që jepni lajmet, intervistoni, apo shkruanin ?
 Të vetmin libër që e kam botuar deri tani është libri letraro – publicistik “Kaleidoskop i letërsisë shqiptare”, të cilin kam arritur ta përfundoj pas 5 vjetësh pune. Kam punuar ngadalë, por duke u munduar që të jetë me sa më shumë vlera. Jam duke punuar për vazhdimin e Kaleidoskopit, sepse me kanë mbetur edhe shumë personalitete pa i përfshirë dhe që nuk i kisha atëherë. Shpresoj të kem sukses sikurse me pjesën e parë. Ndjehem shumë mirë, por nuk kënaqem dhe jam e vetëdijshme se duhet të jap edhe shumë e shumë…
A është i lirë shtypi sot? Si jeni ndjerë përballë botës së frikshme të mediokritetit, klaneve dhe hipokritëve, përballë vetëmburrjes dhe vetëbujës? Ç’kuptojmë me shprehjet “ vetëgjymtim dhe vetëvrasje intelektuale”?
Varësia ekonomike përballë kësaj bote të frikshme të mediokritetit, të klaneve të interesit, detyron, jo vetëm shtypin, por dhe shtresat intelektuale të heshtin dhe brenda kësaj heshtjeje, të duken edhe të gjunjëzuar. Tashmë edhe në Kosovë buçima e patriotizmit të rremë shtrihet gjithandej dhe të nxitë, jo vetëm çudinë, por edhe neverinë.
-Kush ju mbështet shpirtërisht në karrierën tuaj të larmishme letrare e gazetare?
Prindërit e mi sigurisht janë ata që më shtyjnë duke më thënë: mund t’ia dalësh. Janë ata që më japin forcë dhe vullnet për gjithçka në jetë. Gjithsesi dhe miqtë e mi të ngushtë, me të cilët gjithmonë pothuajse diskutoj dhe konsultohem. Ata janë njerëz me shumë vlera, janë profesionist dhe mbi të gjitha, shumë të mirë. Jam e lumtur që i kam. Prindërit dhe miqtë, i kam PASURI, pasuri e cila nuk blihet por lind, ruhet dhe çmohet.
Cilat janë aftësitë profesionale që gazetaret e reja kanë nevojë sot? Ndonjë këshillë për ata që aspirojnë gazetarinë?
Sa i përket aftësive profesionale, them që mënyra e komunikimit është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe primare do të thoja, ta kenë shkathtësinë për të arritur deri te lajmi dhe të dinë se çfarë kërkojnë gjatë procesit të punës. Duhet ta duan profesionin që të kenë sukses. Pa e bërë punën me dashuri dhe me vullnet, nuk do të kenë të ardhme të ndritur profesionale.
-Kanë thënë për Vera Pelaj…..
 Është shumë korrekte, nuk luan me fjalën. Di me kë flet dhe kujt si dhe çfarë pyetjesh t’u bëjë!
-Cfarë nuk do të falnit në jetë?
Mashtrimin ose gënjeshtrën që është nëna e të gjitha të këqijave.
-Mesazhi për inteligjencën kosovare shqiptare….
Të jenë të bashkuar. Bashkimi bën fuqinë. Ata që kanë fuqinë ekzekutive, ta flijojnë veten. Kur e përmend flijimin, nënkupton ta flakin ndjenjën individuale dhe ta kultivojnë ndjenjën kolektive. Është koha për këtë. Dhe t’u kthehen ideve të rilindësve, sepse atje është baza e gjithçkaje të vleshme për të mirën e kombit.
Cfarë dëshironi të shtoni…
E ndjej përqafimin plot dashuri të Shqipërisë, por sikur nuk e ndjej këtë lloj dashurie të Shqipërisë në përqafimin që ma bën…
Bisedoi :Raimonda MOISIU

Intervistë me Elona Zhana

$
0
0

Bisedoi: Sokol DEMAKU

 

PUNOJ PARALELISHT ME REALITETIN DHE IMAGJINATËN, DUKE U PËRPJEKUR QË PRODUKTI TË JETË REAL

-thotë e reja tropojane Elona Zhana

Aktualisht në Shqipëri ka një prirje për të trajtuar si të dalë mode vlerën e atdhedashurisë. Shqiptarët mendojnë se ashtu janë me “trendy” dhe më të “shitshëm” në tregun e vlerave evropjane. Duhet që dikush të marrë përipër dhe tu tregojë që nuk është ashtu! Së pari sepse atdhedashuria është një prije biologjike e njeriut. Identiteti i njeriut strukturohet duke u nisur nga mjedisi intim i tij në kah të universit, pra nga vetvetja, nëna, familja, lagjia, shkolla, qyteti, shteti, kontineti ; nëse japim një skemë të thjeshtuar. Dhe të duash atdheun, pra tërësinë e atyre elementeve të afert që na strukturojnë identitin, nuk do thotë gjë tjetër veçse të duash vetveten. E qënia njerëzore, përveç rasteve të prekura nga sëmundje psikologjike, e don më së shumti vetveten!

Po ashtu, sido që të jenë paraqitja e jashtme e politikave globale, edhe në 2013 bota flet për  popuj, kombe e shtete dhe sicila politikë perparëson kombin, popullin e shtetin e vet në fillim apo vetëm e vetëm popullin, kombin e shtetin e vet! Kjo prirje e shqiptareve për të përçmuar atdhedashurinë më duket vetvrasëse.

E lindur dhe rritur në Tropojë. Çfarë mundë të na thoni për këtë kohë të femijerise suaj?

Tropoja më ka dhuruar një fëmijëri të lumtur, mundësinë e rritjes në një familje intelektuale që e respektonte edukimin dhe investonte shumë në të.

Tropoja më ka dhuruar mundësinë e të jetuarit në nje mjedis mahnitës, me bukuri natyrore përrallore dhe me njerëz bujarë, të bukur e guximtarë.

Asaj periudhe të jetës time i dedikoj edhe dëshirën për tu marrë me letërsi.

 

Çka ju shtyri të migroni nga Shqipëria?

Eshtë një pyejte të cilës nuk kam arritur ende ti përgjigjem. Kur kërkoj në subkonshiencën time, në ato gjëra që ndoshta edhe nuk i kam thënë vetes, e vetmja përgjigje e vlefshme që marr është joshja nga liria në format e ndryshme të shfaqjes së saj.

Ndoshta, dhe kjo sigurisht gabimisht, mendoja dhe unë si një pjesë e madhe e shqiptarëve që kisha ezauruar mundësitë në Shqipëri.

 

Cfarë  njohurish kishit për Belgjikën ju ne atë kohë?

Realisht projekti i largimit tim nga Shqipëria nuk ishte i studjuar aspak seriozisht. Mendoj që kjo është një karakteristikë negative e një pjesë të madhe shqiptarësh që më shumë ndermarrin rrugën e largimit, jo për tu instaluar në një vend të dhënë por thjesht për tu larguar. Dhe kur rastis që të jesh individ që kë nevoje për strukturë për tu ndjerë mirë, atëherë e humbet tërësisht ekulibrin. Kjo ndodhi me mua. Kisha dëshirë të beja studime , por nuk kisha asnjë njohuri në lidhje me mundësitë konkrete që më ofronte ky vend. Aq më tepër nuk flisja asnjë nga dy gjuhët zyrtare që fliten në Belgjikë, ndaj dhe projekti im i studimeve mori 3 vjet për tu vënë në rrugë. Por këto tre vite nuk kanë qënë vite të shkuara dëm pasi perveçse u njoha me Belgjikën dhe ato ç’farë mund ti ofronim ne njëra-tjetrës, ndodhën ndryshime kapitale edhe në jetën time private. Ishtë një kohë e vështirë, ku jetoja disi në mjegull e në pasiguri dhe pozitiviteti më i konsiderueshem lidhet me zbulimet e të panjohurës dhe energjinë që këto zbulime sjellin.

 

Keni mbaruar universitetin mereni me shkrime, perkthime dhe jeni botuese  gazete çfare mundë të na thoni?

Realisht, pas mbërritjes në Belgjikë dhe konfrontimit me realitetin jam vënë në pikëpyetje. Cdo ditë i përsërisja vetes në mëngjes përpara pasqyrës : “ Vajzë, ti ke lënë Shqipërinë më gjithëshka tjetër atje, për të qënë më mirë. Ti duhet të jesh më mirë sesa do të ishe atje!!!”  si puna e moralit që i bën një trajner një boksieri përpara se të hyj në dyel.

Dhe problemi ishte se po të kisha qëndruar në Shqipëri, unë me kapacitetin që kisha përpunuar nga studimet e mesme, duhet të isha një mjeke kirurge e sukseshme. Pra duhej bërë më mire se kaq! Sa për studimet në mjeksi planet kaluan tek endërrat në sirtar sepse isha bërë nënë dhe duhej të bëja studime që të kishin një rentabilitet të menjeherëshëm në mënyrë që vajzës që ishte dhe është prioriteti im të mos i mungonte konforti. Kështu i riorientova studimet e mia nga dega “Mardhenieve me Publikun” që u plotësuan më pas nga një master.

Sa për përkthimet ishte një punë që e bëja mes shumë të tjerash në kohën e studimeve por që më ka tërhequr gjithënjë për nga shumëllojshmëria e kontaktit që ofron. Duhet thënë që kam pasur edhe shans në këte punë së pari sepse jam një njohëse e mirë e gjuhës dhe së dyti pasi jam e apasjonuar pas komunikimit. Si pasojë e rrejtit shoqëror të familjes time, kam përdorur gjithmonë gjuhën standarte shqipe edhe pse në Tropojë si në çdo reth të Shqipërisë fliten dialektet e posaçme. Por duke e njohur dialektin e veriut kam qënë edhe shumë e suksesshme me shqipfolësit që vinin nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi etj që përbëjnë edhe shumicën në tregun e përkthimit. Po ashtu nga ana belge studimet polivalente dhe kultura ime gjenerale më kanë favorizuar . Me përkthimet, më shumë se 2/3 e kërkesës e kam refuzuar gjithmonë nga mungea e kohës.

Ndërsa puna me gazetën ka filluar si një kërkese për kontakt social me publikun shqiptar, por ngaqe kam një prirje për tu investuar shumë seriozisht në gjithëshka që bej, përfundoi në një aktivitet profesional.

 

Nga e merrni frymëzimin, çfarë është tema apo subjekti në veprat tuaja?

Punoj paralelisht me realitetin dhe imagjinatën, duke u përpjekur që produkti të jetë real. Nuk më pëlqejnë as lustrat, as ngakesat figurative, as “shitja e artit” por as banaliteti intelektual. Per mua duhet të ketë një “ të mesme të duhur”.

Sa për temat ato janë nga më të larmishmet, që nga dashuria, lumturia, plotpërmbushja, kërkimi, të jetuarit,sfida, konflikti, falja, toleranca… Eshtë një paletë ngjyrash që shpaloset diku shumë me ndrojtje e diku me imponim. Por gjithëshka është e menduar në detaj, asgjë nuk i lihet forcës së rastit në artin tim dhe për një lexues të kualifikuar ka një kod pune unikal që zbërthen gjithëshka.

 

Ç’farë keni botuar deri me tani?

Kam botuar katër libra, dy përmbledhje me poezi e prozë poetike, një novelë dhe një roman. Për lexuesit titujt janë :

Përtej unit, Sarkofaga e hënës cigane, Gjurmë dhe E huaja.

 

Si shqiptare ne mërgim si e ndjeni veten?

Nuk e ndjej veten më në mërgim. Kam investuar shumë kohë, energji e dëshirë në Bruksel dhe nuk e ndjej veten të huaj. Realisht nuk e ndjej veten keq askund.

Mund të them që jam një qytetare e Botës.

 

Çfare e lidhë Elonen me Bruxelin sot?

Momentalisht gjithëshka më lidh me Brukselin.

Brukseli është qyteti që ka krijuar finesen dhe elegancën e personalitetit tim. Eshte një qytet që do të më mungonte shumë nëse një ditë do të vendosja ta lë.

 

Krenoheni  me prejardhjen shqiptare dhe synoni ngritjen e vlerave shqiptare kudo në botë. Çfarë nënkupton prejardhja juaj shqiptare dhe vlerësimi ndaj punës tuaj në mërgatën shqiptare?

Atëherë, nuk është çeshtja se jam vetëm krenare që jam shqiptare. Sepse përfundimisht nuk kam asnjë meritë për këtë, kjo është një trashëgimi. Por jam shumë krenare që ndjehem mirë si shqiptare, për këtë po!

Mendoj që nga gjithë ajo trashëgimi kulturore që kam marrë nga Shqipëria nuk ka asgjë për tu hedhur apo për tu ndjerë inferiore. Nuk jam po ashtu as ndonjë militante e patriotizmit qorr. Mendoj që në shqiptarët kemi një gjuhë të “bekuar”. Lehtësia me të cilën shqiptarët mësojnë gjuhët e huaja vjen dosmosdoshmërisht nga pasuaria e gjuhës tonë e konkretisht përshembull nëse flasim në anën fonetike, pothuajse të gjithë tingujt e gjuhëve të mbarë botës i gjen në alfabetin tonë.

Ne kemi një kulturë të mrekullueshme që ka në shtyllë të saj vlera shumë humaniste si toleranca e mikpritja për shembull.

Ne shqiptarët kemi edhe një histori të paqme, kurre skëmi pushtuar ndonjë popull.

Aktualisht në Shqipëri ka një prirje për të trajtuar si të dalë mode vlerën e atdhedashurisë. Shqiptarët mendojnë se ashtu janë me “trendy” dhe më të “shitshëm” në tregun e vlerave evropjane. Duhet që dikush të marrë përipër dhe tu tregojë që nuk është ashtu! Së pari sepse atdhedashuria është një prije biologjike e njeriut. Identiteti i njeriut strukturohet duke u nisur nga mjedisi intim i tij në kah të universit, pra nga vetvetja, nëna, familja, lagjia, shkolla, qyteti, shteti, kontineti ; nëse japim një skemë të thjeshtuar. Dhe të duash atdheun, pra tërësinë e atyre elementeve të afert që na strukturojnë identitin, nuk do thotë gjë tjetër veçse të duash vetveten. E qënia njerëzore, përveç rasteve të prekura nga sëmundje psikologjike, e don më së shumti vetveten!

Po ashtu, sido që të jenë paraqitja e jashtme e politikave globale, edhe në 2013 bota flet për  popuj, kombe e shtete dhe sicila politikë perparëson kombin, popullin e shtetin e vet në fillim apo vetëm e vetëm popullin, kombin e shtetin e vet! Kjo prirje e shqiptareve për të përçmuar atdhedashurinë më duket vetvrasëse.

Puna ime me shqipfolësit e Belgjikës zhvillohet kryesisht rreth vektorit të kulturës pasi është, gjithmonë sipas mendimit tim ,një mjet i mrekullueshëm dhe gjithpërfshirës.

 

Një shkrimtar, një publicist, një përkthyes  kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër  si është Elona nga natyra ?

Nje ish pedagoge imja që më pas më është bërë mike më thotë : “nuk kam parë kurrë një individ si ti që mund të jetë aq kurioz dhe indiferent njëherazi”. Dhe bëhet fjalë për ish pedagogen time të psikologjisë. (qesh)

Dua të them më këtë që jam gjithmonë e mirëinformuar për ato gjera që më interesojnë, por vetëm për ato që realisht me interesojnë.

 

Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare?

Si shqiptare mendoj që për Shqipërinë është një shans i madh të rethohet nga shtete e popull shqiptar nëse pyetja juaj konsiton në idenë e Shqipërisë së Madhe.

Sa për gjendjen politike brenda trojeve tona, frika ime më e madhe është shndërrimi  i konceptit “bërje politike”” në industri biznesi. Do të ishte nja fatkeqësi për popullin tonë pasi është një popull relativisht i vogël për të  ndërtuar një industri të tillë.

 

Planet e Elonës për të ardhmen, ç fare lexuesit presin nga ju?

Për lexuesit e mij duhen të jenë të sigurtë që do jem gjithmonë e pranishme pranë tyre me gjëra të reja. Por më duhet tu them që duhet pritur edhe ca vite për të patur një best seller nga unë. Realisht e konsideroj veten ende shumë të re për të ju dhënë vetëm letërsisë.

 

Çfarë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Keto vitet e fundit të jetës time më kanë vënë në situata që ndoshta as nuk i kam ëndërruar më parë. Kam realizuar apo bërë pjesë në projekte të lakmueshme, kam krijuar kontakte e miqesira me njerër të klasave të larta, kam provuar nga adrenalina e suksesit, nga konforti i luksit …Por suksesi im më i madh kam deshirë të mendoj që është ende rrugës.

 

Çka ju bën të lumtur më së shumti në jetë?

Ajo që më bën më së shumti të lumtur, është aftësia për të gjetur kohën për tu kënaqur më gjëra të thjeshta.


Bashkëbisedim me Artistin e Popullit, Serafin Fanko

$
0
0

Serafin Fanko:  Fytyra e vërtetë e një kombi është arti dhe kultura e tij

       Fatime Kulli

1Trokas në katin e 3 të një pallati në lagjen Rus i vjetër në qytetin e Shkodrës, pikërisht në shtëpinë e artistit të madh të skenës shqiptare, z.Serafin Fanko:

   Derën ma hap një grua simpatike dhe me mjaftë kulturë që është karakteristikë e kulturës qytetare shkodrane. Hyj në dhomën e pritjes, e cila është edhe dhoma e punës e një artisti shumëdimensional. Më ranë në sy poltronat tepër të vjetër të familjes Fanko, ndoshta njëqind e ca vjeçar, të mbajtur me aq kujdes, duke i ruajtur si relike të çmuara, për të treguar origjinën e kësaj familjeje. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse mikpritja,buzëqeshja, zëri dhe paraqitja fizike e artistit të madh z.Serafin Fanko është e pranishme me thjeshtësinë dhe komunikimin mjaft njerëzor, si të ketë zbritur një engjëll nga një planet, që ne shqiptarët kemi shumë nevojë të ëngjëllëzohemi.

  Serafini nuk iu shmang pyetjeve kuriozitative për ta njohur më thellë në origjinë. Mësova me kënaqësi se gjyshi i artistit ishte zoti Stefan nga fshati Bual i Përmetit. Ish avokat në kohën e pavarësisë. Ish dy herë kryetar i bashkisë për Përmetin në dy legjislatura,ish anëtar i Këshillit të Lartë të Kongresit të Lushnjës. Kurse Nikolla, i ati i Serafinit, ishte oficer në kohën e Zogut. Është dëshmor i Luftës Nacionalçlirimtare dhe trupi i tij prehet në Varrezat e Dëshmorëve. Pra, artisti Serafin Fanko është një shqiptar nga një familje me kulturë nacionaliste. Kurse nëna e Serafinit ka lindur në Manastir të Maqedonisë. Studioi në Rumani Ekonomikun dhe është vajza e tezes e artistit të madh, Sandër  Prosit. E pra, kjo trashëgimi e kësaj familje intelektuale ka degët e rrënjëve të saj me vlera kombëtare, sepse vetë artisti është një vlerë e artit shqiptar. Dhe këto vlera pasqyrohen, duke mbushur murin e dhomës së pritjes së Serafin Fankos me dhjetëra çmime të marra brenda dhe jashtë vendit, inkuadruar me kujdes brenda kornizave artistike, për të ruajtur vlerat e këtij artisti që flet me mjeshtri fjalën shqipe. Qofsha e gabuar, por nuk njoh ndonjë artist tjetër në Shqipëri që të jetë vlerësuar kështu.

-Tetëmbëdhjetë çmime për shfaqje dhe për regji më të mirë (Nga Ministria e Kulturës);

-Pesë çmime “Aleksandër Moisiu”;

-Pllakatë e Artë në Shkup (Maqedoni) për kontribut të veçantë në përparimin dhe aktivitetin në Teatrin e Kombësive(1990);

-Një çmim tjetër interesant,ju dha nga brigada 332 UCK;

-Një pllakat e punuar me mjeshtri artistike, zotit Serafin Fanko për kontributin e tij që ka dhënë në Gjakovë.

             Me respekt

Komandant Abdulla Babalija

Gjakovë,1.06.2000.

  Dhe para madhështisë së këtij strategu të artit skenik, biseda bëhet krejt miqësore, Serafini i kthehet reminishencës dhe rrëfen: “Kam lënë shkollën e mesme për arsye ekonomike,dhe kam punuar fillimisht si kërcimtar në Asamblin e Ushtrisë (për një kohë të shkurtër, se nuk gjeja veten aty), si ndihmës magazinier, shkrues, tornitor. Më vonë instruktor në Klubin e Rinisë,ku ishte drejtor zoti Fadil Kraja. Gjatë kësaj periudhe,në luhatje për të gjetur rrugën e artit, studioj privat në piano, pikturë dhe shkruaj krijimet e para, të cilat botohen në gazetat e atëhershme. Në bashkëpunim me autorë të tjerë, shkruaj libretin “Me ne është gëzim” kompozuar nga Tonin Harapi,Vath Cangu,Tonin Daija dhe marr çmimin e parë në festivalet e garnizoneve ushtarake në Shqipëri. Në mos gaboj, thotë Serafini, qe viti 1953 dhe isha vetëm një 16 vjeçar kur këtë shfaqje e vura vetë në skenë si regjisor, (pa qenë regjisor). Më vonë shkova në liceun artistik, dega aktor, ku mbarova në vitin 1959. Dhe në një konkurs që organizonte UNESKO, fitova të drejtën e vazhdimit të studimeve për shkollën e lartë. Këtu konkurrova me skenarin e filmit “Lukja”, sipas novelës së Migjenit (njëri nga tregimet).

  Vazhdoj akademinë e filmit në Pragë. Në vitin 1961 ndërpres studimet për arsye politike, të prishjes së marrëdhënieve midis shtetit shqiptar dhe atij rumun. Më vonë filloj studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Më pas filloj punën në Shkodër (në vitin 1963-1966). Në 1966 bëj specializim për regji të teatrit dhe ndërkohë aktivizohem si pedagog në Akademinë e Arteve, të vitit të parë dhe të vitit të katërt, nën drejtimin e Kujtim Spahivoglit. Nga viti 1967 isha pedagog i aktorëve të njohur sot, si Pavlina Mani, Bujar Lako, Anastas Kristofori, etj. Në fund të këtij viti filloj punën si regjisor në teatrin “Migjeni” në Shkodër, ku edhe tash aktualisht në vitin 2002 jam regjisor i teatrit të Shkodrës”.

  -Zoti Serafin,deri tashti më treguat rrugën e vështirë e plot sakrifica për t’u bërë regjisor i teatrove,por në gjeneratën tonë, ne ju njohim si artist i kinematografisë shqiptare. Në sa filma keni luajtur?

-Po kam luajtur 13 filma, personazh i parë dhe i dytë. Një aventurë e bukur artistike që tashmë për mua ishte vetëm një ëndërr.

-Ju keni luajtur mjeshtërisht edhe në teatër, apo jo?

-Në teatër kam interpretuar 46 role.

-Kurse si regjisor ndiheni më komod. A i mbani mend, sa mund të jetë numri i shfaqjeve që keni realizuar?

  Dhe Serafini pa u menduar fare më thotë:

-Janë plot 150 premiera (si regjisor).Në të gjitha zhanret, si dramë, teatri poetik, opera, komedi, operetë, estradë.

-Cilët janë bashkëpunëtorët më të suksesshëm në dramë, përveçse dramaturgut të njohur Fadil Kraja?

-Kam punuar me shumë aktorë. Kam vënë në skenë dramat e para me Sheri Mitën, Fadil Krajën, Hilmi Tukaj, Mustafa Tukaj dhe me autorë të rinj si Arbër Brahusha, Stefan Capaliki,etj. Autorët e rinj dhe aktorët e rinj i kam vënë në konsideratë, dhe kam punuar me kënaqësi dhe jam i gatshëm të punoj, me cilindo autor që mua të më pëlqejë mesazhi që ai përcjell.

-Ku e gjini forcën për të qenë kaq i freskët me fantazinë e përsosmërinë regjisoriale?

-Gjatë kësaj kohe kam patur fatin të punoj me artistë të mëdhenj, jo vetëm të teatrit “Migjeni”,por të hapësirës mbarëkombëtare si Esat Oktrova, Tinka Kurti, Ndrek Luca e shumë e shumë të tjerë…Dhe bashkëpunimi me ta ka qenë eksperiencë e madhe. Këta artistë ishin muza e fantazisë sime.

  Dhe modestia e Serafin Fankos arrin deri aty sa të thotë:

-Unë jam produkt i kolegëve të mi, sepse për ta unë s’do të isha ky që jam, por, a është në të vërtetë kështu…?

   Por, vlerësimet e spektatorëve s’duan ta pranojnë, dhe as kolegjiumet e ndryshme të kritikës së artit, nuk mund të pranojnë modestinë e Serafin Fankos, sepse vetë Serafini është artist shumëplanësh, vetë fakti që ky vetë është autori(libretisti)i 14 dramave e dramatizimeve që janë vënë në skenë, po vetë nga Serafini regjisor dhe kanë marrë çmime të para, të dyta, thotë shumë…

  E pra, ky është artisti gjigand,Serafin Fanko, lindur e rritur në Shkodër (me origjinë përmetar) që ka përcjellë në çdo skenë brenda dhe jashtë vendit, kulturën e artit skenik shkodran, dhe që nuk ka menduar ta braktisë Shkodrën (qyteti që ka pësuar hemorragjinë më të madhe të trurit të tij) dhe pse që nga viti 1980 ka patur oferta për të punuar jashtë vendit edhe pse është krijuesi i teatrit “Sofra” në Strugë, ku ka vënë  5 shfaqje. “Endacaku i pangopur” për art vazhdon të udhëtojë, në Teatrin e Kombësive në Shkup me dramën shqipe dhe turke. Me teatrin kombëtar të mrekullueshëm të Malit të Zi, me teatrin kombëtar në Tiranë, Teatrin e Operës dhe Baletit, Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, në teatrin “Bylis” Fier dhe në shumë vende të tjera të Shqipërisë. Dhe stacioni i fundit, teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Por në duart (që binte në sy verdhëzimi i dy gishtërinjve nga duhani), artisti mbante dy ftesa pune, një për Kalabri dhe tjetra për Amerikë. Amerikën e shumë ëndërruar për shqiptarët, të cilët shesin çka kanë, paguajnë mijëra dollarë, për të shkelur tokën e ëndërruar, Serafin Fanko e refuzon duke më thënë:

-Nuk do të shkoj, do të punoj tash e mbrapa vetëm në Shqipëri, ndoshta s’kanë nevojë për mua, por unë kam nevojë për njerëzit e thjeshtë, që më duan e më respektojnë.

-Zoti Serafin! Në konkurset e bukurisë femërore në Shqipëri, a ka pikasur regjisori Fanko (si “gjuetarët”) ndonjë aktore të ardhshme të filmit shqiptar? Dhe sa i plotëson kjo bukuri kërkesat profesionale në teatër, skenë e film?

-Në teatër është e bukur ajo që ka talent. Është fat kur bukuria bashkohet me talentin. Kjo ende s’më ka zgjuar ndonjë interes profesional.

Por bukuria shqiptare për fat të keq është shfrytëzuar për reklama dhe është mohuar talenti (nëse kanë pasur). Por biznesi ka punën e vet, dhe ai di t’i shfrytëzojë.

-Ju jeni artist i madh i skenës, a mendoni se kritika juaj mund të ishte “ligjvënëse” për të ardhmen e teatrove në Shqipëri?

-Do doja që ligjvënësit të dëgjonin fjalën e krijuesve më shumë, se fytyra e vërtetë e një vendi është arti dhe kultura e tij.

-Si ndjehet pas kaq vitesh,të një karriere elitare artistike, Serafin Fanko? Dhe çfarë s’keni realizuar në jetën aktoreske dhe regjisoriale?

-Ngarkesa ka qenë aq e madhe për dëshirat, sa që nuk mjafton një jetë për t’u realizuar dhe sot jam në një gjendje të tillë dhe duke u nisur nga kjo mangësi, më dhimbset,më vret çdo minutë që më kalon pa punë. Kjo jo për të ngopur egon time artistike, por se jam i mbingarkuar me mesazhe, ashtu siç është jeta ime,në këtë kohë pak të turbullt për të thënë atë pikëllim të madh kozmik, që është i ndrydhur e i shtrydhur në një pikë, dhe më rëndon emocionet në shpirt dhe në zemrën time.

-Të falënderoj zoti Serafin, ishte kënaqësi biseda me ju,duke ju uruar jetë të gjatë fizikisht dhe artistikisht. Mbetsh i bukur në shpirt, sikurse jeni edhe fizikisht. Faleminderit.

(Ky bashkëbisedim është bërë më12 shkurt, 2002)

Botuar në librin me intervista e shënime kritike, “Retinë” -2013

Intervista me tenorin e famshëm, shqiptarin Saimir Pirgu

$
0
0
At e Bir ne operen Traviata.  Gjate interpretimit me Placido Domingon ne Metropolitan Opera

At e Bir ne operen Traviata. Gjate interpretimit me Placido Domingon ne Metropolitan Opera

 

Kozeta Zylo, New York – Intervista me tenorin e famshëm, shqiptarin Saimir Pirgu, i cili së bashku me legjendën botërore Placido Domingo po interpretojnë në Operën e Verdit si At e Bir, në Metropolitan Opera. Për jetën, takimet me Luciano Pavarotin, regjisorin e Hollivudit Woody Allen dhe plot surpriza të tjera do t’i gjeni duke ndjekur intervistën.

Intervistë me publicisten dhe poeten e mirënjohur shqiptaro-amerikane Keze Kozeta Zylo

$
0
0
Kozeta Zylo
Bisedoi Novruz Xh. Shehu
Ju jeni nga Mezhgorani i Tepelenës.  Mesa dimë rridhni nga një familje patriotike Gjoni, pjesë e fshatit me tipare të dallueshme në kulturën kombëtare.  Fehmi Bej Mezhgorani, Sami Mezhgorani, Dr.Përparim Tepelena, Prof.Sejfulla Malëshova me nënë nga Mezhgorani, një grup i tërë mësuesish të viteve 30-të, të cilët u bënë misionarë të arsimit në të gjitha trevat e rrethit.  Ju jeni e rritur në konstruktin e kësaj fryme dhe besoj se është jo rastësisht shkëlqimi i personalitetit tuaj në Komunitetitin Shqiptaro-Amerikan.  Çfarë kujtimesh pikante ju ndjekin nga vendi i prindërve tuaj?
Unë jam lindur në Tepelenë dhe prindërit banuan për pak kohë aty, pasi babain e transferuan dhe e çuan në Mezhgoran si kryetar kooperative për dy fshatrat Mezhgoran dhe Peshtan.  Ai punoi për disa vite si kryetar me ndershmëri dhe plot mirësjellje me krahinën, por më vonë e hoqën nga lart…, duke punuar në punë të rendë së bashku me nënën time në kooperativë.  Puna e rëndë e tyre, mundimi veçanërisht i nënës sime si dhe shoqeve të saj për tërë jetën në punët më skllavëruese të kooperativës është një nga dhimbjet dhe brengat e mia…  Me ndershmërine e tij dhe punën e papaguar, edhe pse veteran i Luftës, ai dhe sot është i pastrehë… Por është e çuditshme dhe pse prindërit apo gjithë fshati punonin tërë ditën, brenda shpirtit të tyre kishte vend për të gjetur kohë për të lexuar apo për të ndarë një mendim rreth kulturës.  Ata kishin dhe vazhdojnë ta mbajnë miqësinë vëllazërore me njeri-tjetrin.  Nëse do të llogaritet fshati për frymë nga popullsia në Shqipëri, mund të pohoj se është një nga fshatrat e vegjël, por që ka nxjerrë më shumë para diktatures burra të shquar për kulturën kombëtare.  Le ta fillojmë me avokatin Fehmi Bej Mezhgoranin, firmëtari i Pavarësisë, anëtar i qeverisë së Ismail Qemalit, Prefekt i Dibres, drejtor i gazetës “Zgjimi”, apo Dr.Përparim Tepelena, Prof.Sejfulla Malëshova, Beqir Sami Mezhgorani, Reshat, Sami dhe Faik Mullai, normalistëve të Mezhgoranit ku midis tyre ishte dhe një grua, si dhe 25 vatranët emrat e të cilëve gjenden në Kalendarin e motit të vitit 1912 me editor Fan S.Nolin të cilët iu bashkuan çështjes kombëtare.  Është e pamundur të jepen në një intervistë gjithë patriotët, por detyrohem t’i them sepse u rritëm me kulturën e tyre, krenarinë për atë vend të lashtë dhe plot tradita.  Mezhgorani është një ndër fshatrat e parë në Tepelenë që hapi shkollën e parë shqipe nën sundimin turk.  Të vjen keq që historianët as që janë marrë fare duke e injoruar gjithë atë punë kolosale të këtyre patriotëve, por më fyesja është se burri i ndritur i Kombit Fehmi Bej Mezhgoranit as që përmendet fare…  Ndarësve të çmimeve ju janë mykur trutë dhe janë infektuar nga korrupsioni…
            Ndërsa në lidhje me kujtimet pikante dua të them se shoqëria e shkollës fillore është nga më të paharruarat.  Jam futur qysh në moshën 5 vjeçe në klasën e parë dhe s’e harroj kurrë ditën e parë të saj, mësuesit e mrekullueshëm si Zoin apo Naimin…  Prindërit më mësonin gjithmonë të recitoja poezi përmendsh, dhe kishin bërë një si skenë provizore në shtëpi.  Kur ishja gati për recitim më hipnin mbi valixhen e madhe të gjyshit që kishte sjellë nga Amerika, ishte si tip sepete me ngjyrë të artë, por e lartë…  Kështu që kaloja provën në shtëpi para se të shkoja para aktivitetit në shkollë.  Këtë gjë e kujtoj dhe tani në Amerikë me mbesën time Dean, me të cilën improvizojmë skenën, zakonisht përdorim shkallët brenda shtepisë si podium, kur ajo është gati për të thënë ndonjë varg përmendsh…  Lojërat e ndryshme të fëmijërisë, kapja e xixëllonjave kur ishim të vegjël, qershitë e kuqe që i vendosnim si vathë në vesh, veshja e ndonjë fustani të ri në dasmat e ndryshme më ka pëlqyer shumë.  Improvizimi i lojës me litar duke u hedhur, zakonisht mblidheshin pranë portës sime, mbase ishte më e përshtatshme si pozicion.  Nga porta ime e gurtë me lojërat kam një shenjë në ballë, pasi padashje një shoqja ime më lëshoi mbi ballë majën e çengelit të portës dhe gjaku rodhi rrëke, po ku të linin plakat e mëhallës të vuaje, me mjete të traditës e ndaluan gjakun…  Babai ka qene i apasionuar pas librave dhe bletëve, dhe në krah të shtëpisë kishim disa koshere bletësh, dhe një kuti me libra rreth rritjes së tyre. Më ka pëlqyer shumë marrja e mjaltit me makinë në ditët e bukura të verës, kokorret që vinin në kokë të dy prindërit dhe tymosjen që u bënin bletëve për mos t’i pickuar dhe sigurisht kur mamaja ime i qeraste me mjaltë të gjithë fshatin kur na vizitonin në shtëpi.
            Kur mbaronte shkolla të gjithë fëmijët dhe të rriturit në pushimet e verës, për të ndihmuar prindërit shkonim për të mbledhur sherebel (dunicë), çuditërisht e fillonim me këngën e bukur labe, që pa feksur, se duhej të çoheshim herët pa dalë dielli, ndryshe nuk mblidhej… (çuarja herët ishte e rëndë si fëmijë)… Ishte punë e rëndë stropacitëse, e paguar shumë lirë, por vetëm puna të bën të ndjesh vuajtjen e tjetrit, dhe të bën mbi të gjitha njeri.  Kam parë se dhe këtu në Amerikë prindërit i mësojnë me punë, ka plot që çohen herët, por me ndryshimin se shpërblehen për atë që bëjnë…  Qysh e vogël në çdo qelizë të trupit e kam ndjerë dallimin esencial midis fshatit dhe qytetit!…Është e dhimbshme kur mendon që fshati e prodhonte grurin, ndërsa hante vetë gjashte muaj misër dhe gjashtë muaj grurë…  është e pamundur t’i shprehësh brengat, moslevizjen e lirë të fshatit, dhe dallimet në një intervistë…  Megjithatë po i pergjigjem pyetjes suaj, sepse sipas Remarkut: “Lumturia nuk gjendet asnjëherë në momentet kur ne e jetojmë, atë e bëjnë magjike vetëm kujtimet tona”.
Dhe kujtimet do i ndjejmë dhe tregojmë gjithmonë…
Kam mësuar se Mezhgorani është quajtur nga shumë njerez si një fshat me kulturë dhe historikisht është fshat Derven.  Atje ka pasur dhe një mulli me erë gjë e rrallë në Shqipëri apo jo Kozeta?
Atje ka qenë der e kurbet.  Nuk ka shtëpi në Mezhgoran që mos të ketë patur në të kaluarën emigrante, dhe më duhet tëpohoj se ata sollën kulturën perëndimore.  Shumë prej tyre emigruan në Francë, Amerikë, Greqi dhe disa prej tyre mbaruan universitetet më të njohura…  Ata që shkuan në Francë dhe Amerikë sollën nga kultura franceze mendimin më të përparuar dhe Lirinë që e mbajtën brenda shpirtit të tyre.  Mjaft prej emigrantëve të Amerikës sollën dhe libra nga Noli, Vatra, por që jua mbajtën në doganë…  Atyre dhe opinga që vishnin ju kishte lezet.  Ju ndrinte fjala në kuvend të burrave.  Ata ishin patriotë zemërzjarrtë ndaj dhe u kthyen përsëri në mëmedhe, atje pranë Malit lirik tëTrebeshinës, gjelbërimit të pafund dhe lumit Vjosa që lag këmbët e tij…  Amanetet e tyre s’do të thinjen kurrë…  Në lidhje me mullirin me erë egzitojnë gurët e mëdhenj, materialet e ndryshme, gojëdhëna por duhen studjues që ta hulumtojnë më nga afër, edhe pse mund të jetë shfafqur ndonjeri.  Ndërsa si fshat “Derven” futet Damësi, Luzati, Dragoti, çka flitet katërciperisht për kulturën dhe civilizimin e tyre.
Cili është arsimimi juaj në Shqipëri dhe aktiviteti pedagogjik e shoqëror?
Si fëmija e parë në familje kam qenë me fat që mbarova arsimin e lartë për mësuese e gjuhës dhe e letërsisë në Universitetin “Aleksasnder Xhuvani”.  Por ndërkohë pengova tre vëllezërit e tjerë, sepse përgjithësisht lejohej vetëm një në familje të shkonte në arsim të lartë… Perseri më ndoqi fati që të ushtroja profesionin e mësuesisë në gjimnazet e Tiranës, pasi ishja e martuar qysh studente dhe kishja një bebe, Valbonën.  Kështu që fëmija më krijoi kushte për të ndenjur në Tirane pranë bashkeshortit tim i cili ishte mbajtur direkt pasi mbaroi Universitetin e inxhinierisë në Institutin e projektimeve të Ushtrisë në Tiranë.  Lënda e bukur e letërsisë dhe profesioni i mësuesisë kanë qenë pasionet e mia të kahershme.  Ato më kanë bërë të komunikoj lirshëm me nxënësit dhe t’ju krijojë hapësirën e nevojshme për t’u lidhur me botën e artit gjatë orëve të mësimit.  Në pervojën time kishja kuptuar se sa më shumë e ngurtë dhe pa nerv të komentoje medoemos që ora do të ishte e akullt dhe shokuese për të rinjtë.  Në klasë harroja cdo hall që mund të kishja dhe letërsia krijonte brenda saj një miniteater me nxënësit, ku aktrimi mësues nxënës ishte në harmoni dhe mësuesi hynte në rezonancë të plotë me diskutimet e tyre pa ujëra të tepërta…ndryshe me të drejtë poeti i famshem Robert Frost thote se:
“Ka dy lloje mësuesish: nje lloj që ju mbush me shtëna dhe nxënësit trembem aq shumë sa që nuk mund të lëvizin, dhe lloji tjeter që ju stimulon dhe ju hidheni në qiell”.
            Vetë lënda e letërsisë të vë në lëvizje, të jep jetë dhe kjo arrihej me disa aktivitete të traditës si psh orët letrare, apo dhe gazetën “E ardhmja” qe krijuam gjatë demokracisë.  Spektaklet për Miss “Cajupi” ishin nga më mbresëlënëset, pasi ishim krenar se nga ky gjimnaz dolën tre misse konkuruese në Miss Shqipëria si Monika Zguro, Juela Meçani dhe Vilma Papajani (ish nxenesja ime për katër vjet në kujdestari) dhe fituan.  Kam marrë pjesë rregullisht në studiot që u organizuan rreth projektit për zhvillimin e arsimit në Shqipëri nga CDU, seminare që drejtohej nga një vajzë e re intelektuale plot energji Blerinda Idrizi.  Në jetën politike u përfshiva me Partine Demokristiane e cila u krijua menjëherë pas PD dhe PR-s gjatë përmbysjes së diktaturës, nga intelektualë të zotë si prof.Gjergj Ndoja, inxh.Franc Marku etj…U zgjodha sekretare e PDKSh-s dhe drejtoja gazetën “Ora e Shqipërisë”, për të cilën ju jam mirënjohëse demokristianeve të Shkodrës që ma besuan këtë detyrë në zgjedhjet që bëmë në atë qytet të lashtë dhe historik ne vitin 1994.  Në kryeartikullin e gazetës “Ora e Shqipërisë” kishja shkruar artikullin me titull: “Magjia e një pushteti do të jetë Bashkimi i Kombit”.
Kur ka qënë puthja juaj e parë dhe çfarë keni ndjerë në takimin e parë të buzëve të partnerit.  Natyrisht ju keni qenë në epiqendër të djemwve shumë herët mbasi keni qenë shumë e bukur.  Thonë se ju quanin Helena e Trojës për flokët e verdhë dhe sytë e kaltër. Desha të dija për puthjen e adoleshencës, më magjikja dhe natyrisht më e fshehta…  A ja tregove dikujt?
            Është pak rast unikal, por puthja ime e parë e adoleshencës ka qenë me bashkëshortin tim, me të cilin s’u ndava për tërë jetën.  Ka qenë krejt rastësi njohja me të, ndërsa unë ishja në vitin e parë në Pedagogjiken e Fierit, ai vazhdonte inxhinierinë në Tiranë nga kontigjenti i ushtrisë.  Puthjen e parë nuk ja tregova askujt, por takimet me të morën dhenë se ai vinte nga Tirana dhe më takonte fshehtas…  Kështuqë filluan thashethemet, spiunuan tek drejtoresha e shkollës e cila thirri me urgjencë prindin tim…  Sidoqoftë marrëdhëniet tona mbetën shumë serioze dhe nga më romantiket e jetës sime.
Ish drejtoresha e shkollës e ndjera Bubulina Mici (motra e Fatos Arapit) dhe ish bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Aristotel Micit pasi u njoh zyrtarisht dhe me Qemalin, i cili kur u emërua në Institut te projektimeve si inxhinier kishte fatin të kishte në zyrën e tij një mikeshë të Bubulinës, Jolandën, e cila krijoi një respekt dhe simpati të vecantë, gjë që do të na e bënte dhe më të lehtë marrëdhenien tonë.
Lidhjen dhe letrat tona qysh në moshë të re i kishim mbajtur shumë sekret nga vajzat tona, çuditërisht për to nuk donim lidhje në moshë shumë të re…  Atyre jua kemi treguar kur ishin në moshë të pjekur dhe të lejuar “ligjërisht”.  Letrat me njeri-tjetrin sa poetike po aq dhe me nektar dashurie ngelen një arkivë e familjes sonë që të sjellin shumë humor dhe kënaqësi…  Në lidhje me epitetet Helena e Trojës, Libera, Kleopatra per brunet etj, ishin të kohës për shumë vajza, ose siç jepen dhe sot pa llogari…ku ka rrezik të dali e gjithë Shqipëria “Miss Bota”!…
Ju  patët një karierë jo të vogël së bashku me bashkëshortin.  Si i ndihmuat proceset demokratike në përmbysjen e diktaturës dhe cilat qenë arsyet që shkuat në Amerikë?
            Është e vërtetë që po ecnim relativisht mirë.  I mbështetëm me kulturë demokratike dhe sakrificë gjithë procesin e rrëzimit të diktaturës, grevën e urisë së studentëve, ku brenda grevës kishim mikun e familjes sonë prof.Mehdi Shehun, një intelektual plot kulturë dhe kundërshtar i hapur i regjimit.  Kemi qenë në gjithë demonstratat që u zhvilluan deri në rënien e bustit të diktatorit dhe të komunizmit, ditë që u nisëm nga sheshi i studentëve, ku me artopalant na drejtoi drejt sheshit aktorja e Teatrit Kombëtar Yllka Mujo.  Do të kishja dëshirë të kishim aparat fotografimi për t’i pasur si relike ujin me ngjyrë që lëshuan makinat e policisë duke filluar para TV Sh-s drejt trupave tanë.  Apo me vidio: thirrjet: policia është me ne, policia është me ne!…Kam lexuar në emër të gjithë mësuesëve të Tiranës telegramin në mbështetje të grevës së urisë së studentëve në Pallatin e Kulturës në Tiranë që drejtohej nga Ylli Vejsiu.  Për të gjitha këto bashkëshortin tim e transferuan nga Ministria e Mbrojtjes, pasi ishin me gishta demokratët që ishin shfaqur publikisht dhe e çuan si shef katedre në Akademinë Ushtarake, jo se ishte vend i keq, por ishin të deytruar si rezultat i kualifikimit që kishte pasi kishte dhënë gjithë provimet e dizertacionit dhe kishte vetëm mbrojtjen e temës.  Vendi i punës kërkonte kualifikimin pasuniversitar.  Bashkëshorti im gjithmonë ka parë studimin e mëtejshëm pasuniversitar në profesionin e tij të inxhinierisë duke ngujuar bërrylat pas pune në Bibliotekën Kombëtare si në diktaturë dhe në demokraci.
            Edhe pse bashkëshorti im në kohën e demokracisë punoi në disa institucione të larta si shef katedre në Akademinë ushtarake për lëndët inxhinierike, dhe paskësaj në Korpësin e Paqes pranë ambasadës amerikane, ndërkohë kishim dhe autoshkollën tonë private, ku kishim të punësuar inxhinierë dhe disa specilasitë për makinat, po ndjenim së ishte e pamundur jetesa, ngase vendi po shkonte drejt luftës civile…  Plasën demonstratat nga studentët në Vlorë, firmat piramidale dhe shumë gjëra të tjera që po sillnin erën e luftës… Liderët e dy  partive kryesore ishin në luftë për jetë a vdekje me njeri-tjetrin…  Ne ishim të bekuar se e kishim marrë vizën për në Amerikë qysh në Maj të vitit 1996 dhe akoma nuk e kishim vendosur, ndaj duke ndjerë erë lufte u larguam në 26 shkurt të 1997 ës, dy ditë para se të mbyllej aeroporti…  Ishte e dhimbshme, e tmerrshme të ikje, të ikje sa më parë nga bandat dhe plumbat që po merrnin jetë njerëzish…  po shkatërrohej gjithcka, po hapeshin depot…  Cili mund të ishte ai shqiptar që kishte vizën amerikane dhe nuk do të ikte, kur aty ikën diplomatët, priftërinjtë, hoxhallarët etj….  Sidoqoftë kjo ka qenë një tragjedi dhe vazhdimi i ikjes së njerëzve larg, larg… 9 male kaptuar… dhe në ditët e sotme është nje humbje e madhe për Kombin…
A i kërkuat rrënjët e të parëve tuaj si emigrantë atje dhe çfarë ndjesie provuat?
            Familja ime kishte kohë që kërkonte gjyshërit si nga nëna dhe babai në Amerikë si Hamit Veis Mexhgorani, Muhamet Veis Mexhgorani dhe Shaban Muçi nga Becishti i Tepelenës (ky i fundit është xhaxhai i nënës sime).
Gjyshi im Hamit Veis Mexh(zh)gorani, kishte ardhur në Amerikë në fillim të shekullit të kaluar, por ishte e pamundur ta gjenim, ngase nuk dispononim asnjë dokument të shkruar.
Atë ditë që unë gjeta emrin e tij, e kishja një nga ditet më të gëzueshme të jetës sime, të mbushur me emocion dhe dashuri.  E para sepse gjeta rrënjët e trungut tim, gjeta gjyshin tim aq të dashur dhe fisnik, gjeta gjurmët e tij këtu në Amerikë.
          Ai u kthye në Shqipëri me libra të Fan Nolit, ku disa prej tyre ja sekuestruan në doganë, në Shqipëri.
Që ditën që kam shkelur në Amerikë, gjyshi im më dilte më shumë se kushdo tjetër përpara sysh, në ëndërr e kudo!  Unë që javën e parë, pra në vitin e mbrapshtë të 97-s që u larguam me familjen nga Atdheu, dhe pse ishja akoma e pa ambientuar me Amerikën, doja të shkoja tek Statuja e Lirise për të gjetur në mur emrin e gjyshit tim.
Shumë përpjekje, shumë kërkime, edhe me vajzat e mia dhe babain tim shkuam disa herë së bashku, por mundimi ishte i kotë ngase mbiemrin të gjithë emigrantët e asaj kohe në përgjithësi shkruanin emrin e fshatit nga vinin.  Kështu ata shkruani përpos emrit të babait dhe Me (xh) zhgorani, që ne fakt ishte e shkruar me xh jo me zh sic e dinim nga drejtshkrimi…
            Një ndjenjë ngazëllimi më përshkoi të tërën, kur para syve në kalendarin e motit te vitit 1912 te Fan Nolit publikuar në webin e Vatrës, lexova një grup të madh nga Mezhgorani i Tepelenës, që kishin paguar për Vatrën.
Gjej rastin të falënderoj prof.Peter R Priftin, At Arthur Liolinin dhe z.Naum Priftin të cilëve iu shkruajta për gjetjen e gjyshit dhe për të gjithë emigrantët Mezhgoranas që mbështetën kauzën e Nolit.
Ja ç’me shkruajti prof.Peter R.Prifti, në përgjigjen e letrës së tij, ish sekretar dhe editori i Diellit në kohën e Nolit, si dhe një personalitet i shquar i Kombit:
…“Sikundër popujt kanë nevojë të dinë për historinë e kombit të tyre, ashtu dhe njerëzit kanë nevojë të dinë për pjesëtarët e familjeve të tyre që kanë “humbur”, qofshin ata prindër,  gjyshër, vëllezër, motra, etj.  Kanë nevojë të zbulojnë rrënjët e tyre familjare. Ti je një nga këta fatmirë, që ia arrijnë qëllimit”.
Pak e habitshme, që ju arritët së bashku me bashkëshortin dhe vajzat tuaja të ngrinit televizionin në gjuhën shqip “Alba Life” dhe dy shkolla shqipe.
Jemi habitur jo vetëm ne, por edhe komuniteti shqiptar në Amerikë…Vërtetë si mundët?
            Të jesh në Amerikë aspak nuk është e habitshme për të realizuar ëndrrat që ke, nëse ke vullnetin, pasionin, përkushtimin dhe punën pa orar dhe pa kushte për çfarë do të realizosh.  Si gjithë emigrantët e tjerë në fillim përballohesh me vështirësi të mëdha sidomos kur je pa dokumetat, por fati ynë ishte që vajzat i sollëm si “exchange student” në shkollë të mesme në Amerikë dhe po vazhdonin universitetet ndaj nuk kishim probleme të kësaj natyre, pra ishim më të lirshëm.  Ndërsa bashkëshorti kishte ardhur i përgatitur totalisht sidomos me gjuhën që dispononte, se siç e thashë më parë kishte ngujuar bërrylat në Bibliotekë për t’i mësuar, ishte koha që kur mbrohej dizertacioni, titulli shkencor, duhej medoemos të mbrohej gjuha e huaj, të jepej si provim…, edhe pse s’ishte lejuar të dilte me specializime jashtë shtetit…  Detyrohem t’i them këto pasi për ne si familje ka qenë në radhë të parë shembulli i bukur në shtëpi, pastaj pasi i ke realizuar këto bukur dhe me modesti, pse jo, përse mos të realizosh diçka përtej familjes që është medoemos Kombi dhe kultura e tij?
            Ndoshta nga profesioni i mirëfillte si mësuese e letërsisë jam gjithmonë ënderrimtare dhe besoj në realizimin e tyre për mirë (edhe pak fluturim).  Ky lloj ëndërrimi më sjell pranë nobelistin Anatole France i cili thotë: Për të arritur gjëra të mëdha, nuk duhet vetëm të veprosh, por edhe të ëndërrosh, jo vetëm të bësh plane, por edhe të besosh”.
E kam pasur ëndërr të bukur artin, poezinë, TV-n, dhe pse një copëz e këtyre më ishte realizuar në Shqipëri nga vajza e vogël Klodiana atëhere adoleshente, e cila ishte drejtuese e emisionit për femijë tek “Pafi” në TVSH, në Tiranë.  Duke pasur një përvojë disa vjeçare si bashkëpunëtore e TV Kultura Shqiptare me producent Adem Belliun, që më duhet ta falënderoj publikisht, ndërsa Qemali mbaroi për programim kompjuteri në një kolegj në Amerikë, ne ishim të gatshëm për shumë gjëra teknikisht dhe profesionalisht dhe vendosëm të hapnim TV “Alba Life”.  Pasi u treinuam për më shumë se një vit nga TV amerikan në Staten Island, New York dhe u licensuam ligjërisht, filluam transmetimin e emisioneve.  Të gjitha këto i kemi kryer pas punëve tona të rregullta që mbajmë familjen.  Emisioni i parë ishte për Shkollat Shqipe, shkolla që u hapën ligjërisht me leje nga Bordi i edukimit të Nju Jorkut.  Ndërkohe jepnim mësim në shkollen shqipe dhe po punonin shume rëndë për të sjellë fëmijë dhe për t’i mësuar ata.  Duhet të kuptojmë se nxënësit janë të lindur këtu dhe kanë shumë vështirësi në të folurën shqip…Por bashkëpunimi plot kulturë me mësueset që kanë qenë bashkë me ne në çdo kohë e ka bërë dhe më të lehtë punën…  Gjithashtu dhe bashkëpunimi me Z.Amir Suka që është drejtori i programit në TV, ka bërë që në të ndihemi krenarë dhe të realizojmë punë të bukura, pra vetëm bashkëpunimi dhe vetëm ai sjellë gjithmonë sukses.  Pastaj kur shikuam që eci puna, vazhduam më tej me hapjen e shkollës tjeter në Brooklyn dhe emisionet u shfaqen me orë më të zgjatura dhe me ditë më shumë, ndërkohë tani jepen dhe në paketën digitale TV Alb që shikohet në të gjithë globin.
Cilët janë disa nga personalitetet e shquara që keni intervistuar?
Kam pasur fatin të bashkëpunojë qysh në fillim me gazetën e mirënjohur “Illyria”, “Dielli”, TV Kultura shqiptare, më vonë me TV Alba Life dhe kam intervistuar shumë personalitete, ata janë shumë, por unë po përmend disa prej tyre:
Regjisori i Hollivudit Stan Dragoti, Prof.Peter R Prifti, At Artur Liolin, prof.Sami Repishti, Dr.Elez Biberaj, Prof.Shenasi Rama, Joe Dio Guardi, avokati Sabri Gjoni, Fadil Berisha, Tony Dovolani, Ermira Cunmulaj, Amir Suka, Dritan Mishto, Ruben Avxhiu, Eduard Dilo, Viktor Martini, Lek Pervezi, Grid Rroji, Sali Berisha, Arta Dade, Teuta Arifi, Ibrahim Kolari, Avokati Steven Kaufman, Dr.Gjon Bucaj, dr.Gani Abazi, Pëllumb Kulla, Naum Prifti, Novruz Shehu, Fatos Kongoli, Gjeke Marinaj, Ramiz Gjini, Adnan Mehmeti, Dalan Luzaj, Skifter Këllici, Pirro Loli, Petrit Ruka, Demir Gjergji, Hajro Ceka, Aurela Gace, Entela Barci, Bledar Maqellara, Diana Zerega, Richard Lukaj, Gani Perrolli, Blerim Cami, Petrit Lumaj, Mark Gjonaj, Ken Biberaj, Emin Egriu, Edmond Xhani, Petrika Melo, Lindita Tole Mezini, Ylli Baka, Sokol Asllani, Taulant Hoxha, Sali Bollati, Kadrije Pronjo, Ibrahim Kolari, John Hodgson, Peter Lumaj, Kleriket Dom Pjeter Popaj dhe Edin Gjoni, Joshua Martson, Andamiano Murataj, Dhimitri Ismaili Valona, Roland Uruci, Herion Mustafaraj etj,…
Cili është vlerësimi që është bërë për për televizionin, shkollat shqipe që ju drejtoni, nga shteti amerikan dhe shqiptarët?
            Si Bord i TV Alba Life sapo festuam 5 vjetorin e tij.  Në këtë 5 vjetor morën pjesë shumë personalitete të shquara të politikës, artit dhe kulturës, organizata të mirënjohura, Konsulli i Përgjithshëm z.Dritan Mishto dhe qindra njerëz të thjeshtë që i shikojnë rregullisht emisionet në TV.  Gjithashtu dhe bashkëpunimi me median si gazeta e mirënjohur “Illyria”, Kultura Shqiptare, TV Alb apo Shqiptarë të Amerikës, e kanë bërë dhe më të lehtë përhapjen e kulturës dhe lobimin e çëshjtes kombëtare.  Pjesëmarrja e gjerë e tyre është vlerësim për punën e Bordit të TV Alba Life, ndërkohë kemi marrë një sërë çmimesh nga organizata të ndryshme të Diasporës.  Në këtë 5 vjetor nëpërmjet një video mesazhi përshëndeti dhe Kryetari i Bashkisësë Nju Jorkut, bilionieri Michaele Bloomberg, një personalitet i shquar botëror i cili falënderoi për punën që po bënë TV Alba Life në Amerikë.
Ju keni botuar disa vëllime me poezi.  Ku e keni marrë frymëzimin dhe a është poezia për ju një domosdoshmëri apo një pasion i çastit që duhet të hidhet në shkronja?
Kam botuar katër vellime me poezi dhe një libër me esse dhe kritikë letrare të botuar më parë në gazeta të ndryshme ndërkohë kam në proces për botim dhe dy libra të tjerë…  Por dua të them se poezia është dashuria ime më e shtrenjtë, pas saj vijne essetë, dhe sigurisht që vlerësimin rreth poezisë e bën lexuesi dhe kritika e mirëfilltë (nëse ka të tillë).  Ndërkohë kujtoj mendimin e shkrimtarit të mirënjohur Naum Prifti, i cili në promovimin e librit tim “Monumenti i Lotit” që u organizua nga katedra e kolegjit në Manhattan ku ishja e punësuar tha se në fund nuk i dihet se cili libër del më i miri?  Pra librat dhe shkrimtarët i vlerëson koha, ajo është gjykatësi më i mirë…  Duke qenë qysh fëmijë e parritur ende dhe të shijosh aromën e luleve të mbjella dhe natyrore si trëndelina, çaji i malit, lulet e pemëve të shumëllojta, bletët nëpër lule, sherebelit nga mëngjesi deri në muzg, të zgjohesh herët nga zëri i bilbilave, kori i këndezëve apo shushurrima e gjetheve dhe e përroit të Mezhgoranit që derdhej në lumin Vjosa medoemos që dicka ka qenë magjepsëse për të ngacmuar fantazinë së bashku me realen…  Larja e vajzave në lumin “Vjosa” ishte civilizim, ato dukeshin si lauresha të bukura mes maleve të Golikut dhe Trebeshinës dhe ujit që herë kishte ngjyrë blu herë ngjyre jeshile, gati si shumica e syve të tyre.  Nata e mëndafshtë nën Hënën e bukur, midis malit lirik të Trebeshinës dhe Shëndëllisë, ku mund të gjendej dhe gjilpëra në kashtë sipas fjalës popullore, apo rënia e lehtë e borës nën ndriçimin e magjishëm të rrezeve të saj kanë qenë mahnitëse në shpirtin tim.  Mrekullia e natyrës ka frymëzuar qindra shkrimtarë dhe në këtë rast le të kujtojmë Pablo Nerudën i cili thotë se: “Unë jam rritur në këtë qytet, poezia ime ka lindur në mes të kodrës dhe lumit, ajo mori zërin e saj nga shiu, dhe si lëndë drusore, ajo kalonte veten në pyje”.   
Këngët e mrekullueshme dhe të ëmbla lirike apo dhe burrërore kur këndoheshin në dasma, hipja në kalin më të bukur të nuses dhe e dhënderit si dhe krushqit që i shoqëronin kanë ngacmuar fuqishëm muzën time poetike të cilat sot i gjen vetëm ndër libra.  Edhe këngët e vajit, vajtocat që të rrënqethnin me fjalët e tyre që të kujtonin medoemos këngët e Iliadës si psh. tek Odiseja kënga XXIV kanë lënë gjurmë të pashlyeshme brenda konshiencës sime./Gazeta Nacional


“POEZIA IME LINDI NË ATË VEND, KU UNË VURA KOKËN SË PARI…”

$
0
0

(Bisedë me Anila Dahriun, emigrante në Kalabri të Italisë”

 4

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

1.-Besoj të kujtohet që, së pari,  ne jemi takuar e njohur në një veprimtari të bukur, që u organizua në Tiranë, me rastin e përurimit të disa librave të rinj…Çfarë mbresash ruan nga ajo ditë?

-Përshendetje, Profesor! Po, vërtet ishte një ditë e veçantë, ku përveç rrezeve të ngrohta të qershorit 2011, që mbështillnin qytetin e Tiranës, ato kishin mbështjellë dhe shpirtin tim, ardhur nga  gulçet e emocioneve, që ndieja. Unë vija aty nga larg, për paraqitjen e librave të mi,”Lërmë të vij me ty” e “Mos ma lëndo ndienjën”,të përkujdesur nga Pilo Zyba, i cili ishte protagonisti i organizimit të kësaj ngjarjeje. Bashkë me mua ishin dhe dy krijues të rinj të talentuar, Dëshira Haxhi dhe Sajmir Hide. Ajo, që më mbushi më tepër me emocione të vençanta dhe më frymëzoi pa masë, ishte fakti që, pikërisht atë ditë, bëhej dhe përkujtimorja e poetit të njohur Vehbi Skënderi. Pra, ndihesha mjaft e privilegjuar, që pikërisht librat e mi dhe të kolegëve, u përuruan edhe në nderim të këtij poeti të madh  të vendit tonë, ku unë dhe miqtë e mi dhamë ndihmesën tonë modeste edhe financiarisht, për realizimin e asaj veprimtarie të bukur e të paharruar. U ndieva, me gjithë mend mirë, ndërmjet njerëzve mjaft të njohur të letrave shqiptare. Me kënaqësi prita aty përgëzimet, si dhe kritikat e tyre dashamirëse, një shtysë kjo për të ardhmen në ktijimtarinë time.

2.-Jo vetëm për mua, por dhe për lexuesit e këtyre radhëve, është me interes të dimë diçka më shumë për jetën tënde: prejardhjen, shkollimin, familjen, punën etj.

-Unë kam lindur në qytetin e Vlorës, më  25 maj 1970, nga një familje e thjeshtë çame. Prindërit e mi emigruan në Shqipëri, në vitin 1945, të detyruar nga persekutimi dhe shfarosja e kësaj etnie në trojet e tyre stërgjyshore, në vendin fqinj grek, ku ua pushtuan me dhunë të gjitha tokat dhe pasuritë e lëna. U rrita nën kujdesin dhe edukimin e tyre të rreptë, pasi vetë koha të detyronte të krijoje një murajë mbrojtëse për të mbijetuar, në atë periudhë të errët të diktaturës komuniste. Isha fëmija më i vogël, në një familje të madhe, me 8 fëmijë. Prindërit e mi, me sakrifica të mëdha, u munduan për shkollimin tonë, që ishte një nga kërkesat e tyre më tëe ligjëshme dhe kryesore ndaj nesh. Im atë, një intelektual i thjeshtë, ekonomist në një nga ndërmarjet buqësore të qytetit, u përkujdes gjatë tërë jetës së vet, mes mijëra vështërsive, të na krijonte një strehëzë dhe të gjitha materialet e mundshme për jetën tone, mjaft të ndërlikuar nga regjimi i kohës. Më pas, njëri-pas tjetrit, secili nga ne fëmijët, përkujdesej për më të vegjëlit. Nëna ime ishte mjaft kërkuese, ndaj ne fëmijëve. Ajo punonte në ndërmarjen e konservave të qytetit dhe, falë saj, krijova karakterin tim të forte dhe arrita t’i përballoja me guxim, më vonë, të gjitha “betejat” e jetës sime.

Këtu, nuk mund të lë pa përmendur as gjyshen, “fatën mbrojtëse”, e cila zuri një pjesë të rëndësishme në jetën time. Qëndrova me të 22 vjet, po aq edhe me tim atë. Por vdekja e pamëshirshme m’i mori njëri pas tjetrit, brenda një viti. Ndoshta, kjo periudhë ka qenë më e vështira e jetës sime dhe ndikoi në formimin tim të mëtejshëm. Pra, u gjenda ndërmjet shndërrimeve kolosale të vendit tim dhe humbjes së njerëzve më të dashur të jetës sime. Më tej, mua do të më mungonte gjatë, ajo strehëz e dikurshme, ai udhëheqës i hapave të mi në jetën time,  duke u ndodhur në të  papriturat e saj. Se nuk do ta kisha më atë ngrohtësi të gjyshes sime, kur natë e ditë thurte  uratat dhe fjalët më të ëmbla për mua, kur i shërbeja  me aq zell e dashuri.

Në vitin 1988, mbarova shkollën e mesme industriale, në degen mekanike. Vendosa që mos të vazhdoja më tutje, pasi prirjet e mia i takonin degës së letërsisë. Gjatë atyre viteve, deri më 1991, punova në një nga ndërmarrjet e qytetit. Ndërkaq, të gjithë do të gjendeshim përpara një gjigandi të furishëm dhe të domosdoshëm, të ardhur si papritur. Pra, ndodhi mrekullia: shndërrrimi i sistemit, fryu furishëm era e demokracisë edhe në strehëzat tona. Po, vallë, a do të ishte kështu?!

Më 1996, pasi doli në dritë libri im i parë me poezi, “Porta e vetes”, redaktuar nga shkrimtari Bardhosh Gaçe, vendosa t’i nisja studimet në degën gjuhë-letërsi, të Universitetit “Eqerem Çabej”, në Gjirokastër. Isha shumë entuziaste dhe pse vështirësitë ekonomike I kiushim të mëdha. Isha futur në këtë udhë me forcat e mia dhe përkrahjen e nënës sime, pra që të studioja dhe ta realizoja ëndrrën time. Por, fatkeqësisht, isha e detyruar të mos i vazhdoja studimet, nga situatat e ndera, që u krijuan në qytetin tim. Pikërisht në atë vit u njoha me bashkëshortin tim, me të cilin dhe sot udhëtojmë në “binarët” e jetës, të cilën e kemi krijuar bashkë.

Këto vite kanë qenë dhe janë vitet, që kanë ndikuar dhe në formimin tim letrar. Pasi vendosa të lija vendin tim, më 17 mars , me anijet fantazma, në kërkim të së ardhmes, u shkëputa për një periudhë të gjatë nga endrra ime e dikurshme, duke futur në folenë, jo të harresës, tragjeditë e asaj kohe dhe kanalin e Otrantos, pas një jave të mbërritjes në anën tjetër të Adriatikut. Lashë kështu pas qytetin tim dhe vendosa të isha shpëtimtare e jetës sime, duke u përkujdesur me shpirt edhe për  mbesën. Pas vdekjes së babait tim, u përkujdesa për edukimin dhe mirërritjen e saj…E kujtoj mirë atë ditë marsi, kur e shtrëngoja atë fort në gjirin tim, mes dallgëve të furishme, që mund ta gëlltisnin anijen tonë, me 400 veta brenda. Por, tani pas kaq vjetësh, jam shumë e gëzuar, që mbesa ime ka krijuar familjen e saj dhe jeton në Romë, bashkë me burrin e një vajzë.

Më duket se ende i dëgjoj krismat e atij mëngjesi marsi, kur me kallashnikov në dorë, banditët qëllonin në ajër, drejt qiellit, për ta trembur turmën, e cila afrohej me synimin që të hipnin në anijen karakatinë…Ende më ngjan se dëgjoj klithjet e fëmijëve dhe ngashërimet e nënave, kur përcillnin fëmijët e tyre drejt një bote tjetër, të panjohur…Unë isha më me fat, ndoshta, për ta shkruar një ditë këtë ngjarje të kobshme, se sa fqinjët e mi. Se, pas një jave, ata i gëlltiti deti i madh e u bënë ushqim për peshqit?! Ndaj, kur mbërrita në krahët e të ardhmes, bashkë me mbesën time, aq të tronditur dhe të zhytyr në të vjella,vendosa të luftoja ankthet e përmbindshme, që kishin pushtuar shpirtin dhe trupin tim. Fillova t’i kushtohem me të gjitha fuqitë e mia jetës së re dhe mbesës sime. Duke iu shkëputur shkrimit dhe endrrës sime për të dëshmuar, i ruajta atje kujtimet e mia, në “sëndukun” e viteve, që kalonin dhe nuk doja t’i zgjoja…

Aktualisht,  jetoj në Pietrapaola të Kalabrisë, që është vendi i lindjes së tim shoqi. Këtu jemi transferuar para 4 vjetësh. Një periudhë të gjatë jetova, bashkë me familjen time, në Firence, ku kishim nisur të ndërtonim të ardhmen. Më 2008, pas krizës botërore, e cila preku dhe familjen tonë, filloi një betejë ende më e ashpër për mbijetesë. Pas 2 vjetëve, humba përgjithnjë dhe nënën time, që ishte një goditje tjetër e rreptë e fatit për mua. Por, si gjithë betejat e jetës, dhe këtë herë fitoi thjeshtësia dhe kuptimi i vlerave të saj…Dhe, si i thonë në një shprehjeje, pas një të keqeje, vjen një e mirë. Kështu, unë iu riktheheva ëndrrës sime të shkrimit.

Aktualisht, në sezonin e verës, punoj në studion time (sallon estetik) dhe në muajt e dimërit përkujdesem për leximin dhe studimin e autorëve të mi të pëlqyer,  si shqiptarë dhe të huaj. Po, përgjithësisht, lexoj shumë letërsi të huaj, e cila ndikon dhe mbushë forminin tim letrar. Më kryesorja, është përkushtimi ndaj familjes sonë, përkujdesja dhe edukimi i fëmijëve, Davide dhe Simone.

3.-Siç e treguat edhe më lart, ashtu si mjaft të rinj e të reja shqiptare, ka disa kohë që ndodhesh në emigracion, në Itali. Si e përjeton ti këtë gjë dhe si i mban lidhjet tua, me vendlindjen e Shqipërinë?

-Po, kam 17 vjet larg Atdheut. Por, njëkohësisht, gjatë kësaj kohe, tashmë, jam përshtatur plotësisht dhe me Italinë fqinje. Këtu doja të theksoja, duke iu përgjigjur sinqerisht pyetjes suaj, që emigrimin e kam përjetuar thekshëm dhe shumë ashpër, në vitet 1993-1994, kur gjendesha me vëllezrit e mi, në  qytetin Bari. Ishte i pakët qëndrimi ynë aty, vetëm një vit. Pastaj jam detyruar të kthehem në vendlindje për shkak të sëmundjes të tim eti, i cili u nda përgjithnjë nga jeta, pas dy muajve. Ky ishte dhe grushti më i forte, që jeta më dha. Nëna ime jetonte vetëm me mbesën time 13- vjeçare, sepse motra ime u rimartua me një person,  që sipas tyre, nuk mund të bëhej kurrë ati i saj…

Përsa i përket intregimit tim, në këtë vend të huaj, mund të them se ishin mundësitë më të mëdha, që t’i hidhje themelet e jetës tënde. Se isha në moshë rinore dhe me aftësi intelektuale. Ndërsa disa bashkatdhetarë, për fat të keq, të shihnin si një “specie të çuditshme”, se unë kisha vendosur të kapërceja detin, pa “kurorë martese”?!

Në atë mars të mbërritjes në Itali, siç e përmenda dhe më lart, kërkoja të projektoja dhe te realizoja jetën time, në një fushë të re. Dhe kjo ishte ajo e  bukurisë. Me durim dhe studim, tre vjet vijova në shkollën e Akademisë së Trukut, duke arritur atë që desha. Natyrisht, pengesat ishin mikroskopike, sepse pata ndihmesën e pakursyer të  bashkëshortit, Mikele Longo, i cili më ka mbështetur në të gjitha nismat e mia. Kështu, pra, dhe integrimi im, ishte më se i kuptueshëm dhe i realizueshëm.

Në lidhjet e pandara me Shqipërinë, jam munduar të kem një raport sa më konkret. Si familjes dhe bashkatdhetarëve  të mi, nuk u kam rrëfyer “pekulet” e fatit të mirë në emigracion, po sinqerisht, vështërsitë dhe pengesat e shumta, që mund të paraqiten në një vend më të intreguar me kohën, në dallim prej nesh…

Kam ardhur në vendlindje, kur m’u kanë paraqitur mundësitë, si dhe mbaj lidhje me të afërm, kolegë krijues, miq e dashamirë, me mjetet e shumta të ndërlidhjes, që janë sot. Sigurisht, malli im për Shqipërinë është i madh e dashurinë për të përpiqem t’ua edukoj edhe fëmijëve të mi.

4.-E përmendëm edhe në fillim të kësaj bisede se, një “pikë e dobët” e jetës  tënde të përditëshme, është krijimtaria letrare. Kur ke nisur të shkruash poezi, cilat janë librat e botuar, deri tani dhe a mund të na thuash diçka, shkurt, për  tematikën dhe përmbajtjen e tyre? Po në prozë, a shkruan?

- Po, vërtet, pika ime e dobët është krijtaria letrare, është si ajo rrjedhja e gjakut në dejet e mia, ku e ndiej të tërën, përjetoj drithërimën e shpirtit. Se, kur më vjen frymëzimi, duhet patjetër të gjendem përpara një letre të bardhë, me laps në dorë ose përpara ekranit të kompjuterit. Kështu, ndodhem nën sfondin e një muzike të lehtë, që më shoqëron gjatë këtyre ndjenjave  të përjetuara, nën ethet e emocioneve.

Kam shkruar që herët. Më kujtohet se isha vetëm 10 vjeçe dhe, herë- herë, dëgjoja gjyshen time nën dritëzën, që hynte nga dritarja e dhomës, ku ajo shpesh ulej pranë shtratit dhe arnonte gjunjët e varfërisë sonë. Këndonte në vaje dhe lotët i rridhnin çurk, në faqet e saja të reshkura, tashmë, nga vitet. Ndërsa unë i afrohesha, duke i thënë: “Nanë, pse qanë në këtë mënyrë, se nuk ka vdekur askush?!” Ajo më buzëqeshte me dashamirësi, më përkëdhelte krelat e verdha e më përgjigjej: “Si kujton ti, bija ime, nana jote nuk ka pasë halle në këtë jetë, nuk e ka takuar vdekjen e fëmijëve të saj? Tokën e lamë të përgjakur me skeletërat e prindërve dhe grumbuj të pafajshëm njerzish të hedhur nëpër gropat e skëterrës, pa patur faj!” Sigurisht, unë tmerrohesha, kur dëgjoja këto rrëfime të saja tronditëse dhe mendoja se isha fëmija më e lumtur, sepse, deri në atë kohë, kisha njohur vetëm ngrohtësinë. E vështroja mendushëm, se isha një fëmijë shumë kureshtare dhe  pëshpërisja me vete:”Po, po…Një ditë, dua ta shkruaj këtë histori….”.

Poezia ime lindi në atë vend, ku unë vura kokën së pari, mes tufaneve dhe klithjeve të para rinore. Kështu,i mblodha ato në një tufëz dhe  vendosa ta botoja librin e parë, me titullin “Porta e vetes”. Në vazhdimësi, në vitin 2010 botova librat me poezi, “Lërmë, të vij me ty” dhe “Mos ma lëndo zemrën”,nën përkujdesjen e  mikut Pilo Zyba. Ndërsa, pa u ndalur, një vit më vonë botova dhe dy libra tjerë poetikë, të fundit nën përkujdesjen e shkrimtarit e publicistit Albert Zholi, me titujt “Drithërim Zane” e “Drejtë të panjohurës”…

Është kënaqësi t’u tregoj se, këto ditë, do të dalë nga shtypi dhe libri im i i ri me poezi, shqip-italisht. Së bashku me poeten dhe shkrimtaren  e talentuar Fatime Kulli, përzgjodhëm poezitë e mia më të mira. Ndërsa  prof.dr. Klara Kodra u përkujdes për përkthimin e tyre dhe kështu e realizuam vëllimin e ri, “Fra le  costole del peccato”(“Nëpër brinjët e mëkatit”). Në fillim, përurimi do të bëhet këtu, ku jetoj dhe në 5 vende të tjerë, me etni arbëreshe të Kalabrisë. Kështu, ata do të kenë rastin të njohin më nga afër një pjesë nga kultura e stërnipërve të legjendarit tonë, Skënderbeut.

Por edhe në prozë kam provuar të shkruaj që herët. Më kujtohet se, pjesët që shkruaja, ia lexoja nënës sime të paharruar dhe mikes  sime, Natasha Kasneci, e cila ishte shtysja ime e parë dhe që këmbënguli të zhytesha në fushën e letërsisë. Ajo ka një pjesë të sajë në ndikimin e formimin tim letrar, pra ishte mësuesja ime e parë. Siç duket, ajo kuptoi shumë tek unë dhe për një periudhë kohe, 1994-1997, më ndoqi me zell. Prandaj, i jam gjithnjë mirënjohëse, për këtë gjë.

5.-Me kënaqësi kam parë dhe lexuar në faqe të ndryshme Interneti, që ti publikon pandërprerje krijime të reja. Nëqoftëse nuk përbën “sekret” (ha,ha), cilat janë planet tua për botimin e librave tjerë , në të ardhmen?

- Së pari, po u tregoj se dita ime fillon kështu…Ngrihem herët në mëngjes. Pasi shfletoj internetin, në fb, ndalem te një poezi, tregim ose shkrim publicistik. Informohem për gjithëçka, për ndodhitë e ditës, aktualitetin, si të vendit, ku jetoj dhe vendlindjes sime. Kështu, mund të them me bindje të plotë, ato bëhen shkas që unë të shkruaj e të publikoj sadopak aty.

Jam pragmatiste, më pëlqen çasti dhe sajoj diçka, me ndihmën e fantazisë…Më vonë, dhe kjo ndodhë pothuajse çdo ditë, sidomos në stinën e dimërit, kam krijuar disiplinën time të punës së të shkruarit. Lexoj e studioj për  disa orë dhe më tej shkruaj diçka të shkurtër, ndonjë esse. Ndërsa më vonë zhytem te romani i sapofilluar, derisa koha e frymëzimit ma lejon, më tutje jo.

Nuk kam “sekrete” tjera, përveç sa rrëfeva, që është pjesërisht jeta ime. Çdo ndryshim dhe libër, që shkruaj, ndoshta, ka një pikë të saj. Po shtjellësia e romanit, që kam shkruar, është një ngjarje, nga ajo që unë mendoj, që mund të ndodhte. Këtu luan rolin fantazia ime, asgjë më tepër….Dhe, kështu do të jetë në të ardhmen, për sa do të shkruaj. Çdo pikëz e përjetuar është shndërruar në një rrugëtim të fantazisë sime, ku futem te personazhet dhe i përjetoj jetët e tyre.

Librat e ardhshëm? Po, mund t’ua them, si “zbulim sekreti” (ha,ha), që është në redaktim libri im i parë me tregime dhe mendoj që atë ta botoj sivjet. Ndërsa romanin, besoj që do ta botoj vitin e ardhshëm. Ndërsa jam duke shkruar edhe romanin e dytë, ku mendoj t’i vë të gjitha forcat e mia, me dëshirën që ta përfundoj vitin e ardhshëm. Po, siç dihet, koha do kohën e vet. Në “sirtarin e ëndrrave” të mia  janë shumë e shumë libra, që dua të shkruaj, në vijimësi, nëse Zoti do më lejojë të kem shëndet dhe jetë…

6.-A dëshiron të shtosh diçka tjetër, në këtë bisedë të shkurtër tonën?

- Po, jam mjaft e lumtur, profesor, që më nderuat me kërkesën tuaj për ta bërë këtë bisedë, së bashku! Të shpresojmë që ajo të na sjellë fat dhe ju uroj nga zemra gjitha të mirat, në këtë jetë! Dëshiroj shumë që të takohemi, përsëri e  së shpejti në Tiranë, për përurimin e librave të mi të rinj. Me shumë respekt për ju, nga unë, Anila!

-Ishte kënaqësi, Anila, që e njohëm më nga afër jetën dhe punën tënde krijuese, me vlera të çmuara. Të falënderojmë për përgjigjet e pyetjeve, me korrektësi e sinqeritet dhe të urojmëq çdo të mirë, si në punë e krijimtari dhe në jetën familjare e shoqërore!

Korrik, 2013

“VJERSHAT E MIA BËHEN NJËSH ME NATYRËN, ME SYTË DREJT KALTËRSISË SË DETIT…”

$
0
0

(Bisedë me poeten durrsake, Alma Begaj)

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

4

1.-Përshëndetje, Alma! Është kënaqësi, që po bisedojmë bashkë…Në këto çaste, sjell ndërmend se si, fillimisht, jemi “njohur” përmes Internetit, kësaj shpikjeje ndër më të bukurat e njerëzimit. Nuk di për ty, por unë ruaj diçka prej tyre, në “arkivin” tim…

-Përshëndetje, Babush i nderuar! E gjithë kënaqësia për këtë bisedë është imja dhe a e dini se pse? Sepse, së pari, kur mendoj “nofkën” Babush, (me të cilën ju drejtohen jo vetëm nipat e mbesat, por mjaft miq e kolegë tuaj, madje edhe të moshuar), më kapë menjëherë një ndjesi bije, sikur jam ulur pranë babushit tim, me dëshirën për t’i folur e treguar gjithë ditën, kur jam larg tij.

Së dyti, përveç faktit se jemi “njohur” (lexuar e këmbyer e-maile, komente dhe opinione) përmes botës virtuale (Internetit), mezi kam pritur që t’u takoja nga afër, në ndonjë nga veprimtaritë artistike-letrare dhe asnjëherë nuk e kam patur një rast të tillë. Përgatitja e botimi i kësaj bisede, më duket si një mundësi për të shprehur më shumë, se sa në “ritualet” e virtualitetit.

2.-Tani, le të hyjmë drejt e në temën e bisedës sonë…Pra, kur e ke nisur, për herë të parë, krijimtarinë letrare dhe cilat janë arritjet e tua, deri më sot?

-Oh! Gjithnjë ka një “herë të parë”, e cila mbahet mend, si të ndodhë në këtë çast, tani. Nuk e di, nëse erdhi vargu tek unë apo shkova unë tek ai. Mendoj se kjo gjë ka ndodhur që herët. Ndoshta dhe jo shumë, por unë gjykoj se me vargun jam marrë që nga lindja, ardhja ime në jetë. Them që nga lindja, sepse kujtoj mjaft nga shprehjet e nënokes sime të ndjerë (nënës së babit tim) në formë vargjesh, që rimonin aq bukur dhe kishin tinguj këngësh, që edhe sot i kam në vesh e të cilat m’i thurte ajo, aty-këtu, për të më ledhatuar, si: “Alma si serma, kolopuçe të ka nëna, / topsheqere e nënës, sot i ngjake hënës. / Alpinushe sylarushe, të ka nëna si ketrushe…”  etj etj.

Kam lindur në qytetin e Beratit, ku ishin prindërit e mi, në vitet ’60-të të shekullit të kaluar. Filloren dhe 8-vjeçaren i kam mbaruar në shkollën e muzikës, në qytetin e Lushnjës. Kam studiuar për violinë, më pas kitarën dhe, natyrisht, veglat muzikore më kanë ushqyer me magjinë e vërtetë të artit. Edhe të mesmen e kam mbaruar në Liceun Artistik “Jakov Xoxa”, në Fier, për fagot. Këtë instrument e studionin rrallë, në ato vite, por ende më të rralla ishin femrat (ndoshta, klasifikohesha e vetmja femër në Ballkan atëherë). Ndaj shpesh, në provimet semestrale, vinin të më dëgjonin edhe prej matanë dheut mëmë. Kjo nuk ishte e çuditshme për mua, që as kisha dijeni, se kush më dëgjonte dhe çfarë diskutonte për mua në sallën e saxhos.  Dymbëdhjetë vjet radhazi, muzika ka qenë ajri dhe fryma ime. Pra, nuk janë pak, për t’u gatuar me ndjenjën e melodisë në vesh dhe shpirt, për t’u edukuar me elitën muzikore dhe artin, në përgjithësi. Aty nga fundi i vitit të dytë, në shkollën e mesme, kur po organizoheshin mbrëmjet e matures ’85, shumica e shokëve dhe shoqeve, si traditë, kërkonin të mbushnin “blloqet e kujtimeve”, me shënime e vizatime. Ndërsa unë, e mbaj mend që, në atë periudhë, kam filluar t’i “mbush” blloqet e tyre me vjershat e mia të para, në vend të shprehjes së mendimeve. Hmm, fjala mori dhenë dhe askush nuk i linte bankat e shkollës, pa marrë “bekimin” me vargjet e mia.

Me mbarimin e Liceut, më 1987, më emëruan mësuese muzike, larg qytetit, ku banoja me prindërit e mi, pra në kodrat e Divjakës. Endesha në mes arash e parcelash, për orë të tëra, deri sa të mbërrija në shkollë për mësim. Mendojeni dimërin me shira ose verën e nxehtë, e cila shtohej edhe më shumë, kur ishte koha e korrjeve të grurit. Shpesh, zetorët ishin mjetet, me të cilat mund të bënim një copë udhë. Gjithësesi, nuk i harroj shtatë vitet e jetës sime, të rendura rreth e qark Myzeqesë. Kjo përvojë, sido që ishte, gjendet në disa prej vjershave të mia, kur bëhem njësh me natyrën, kur ujtohem si bima prej shiut, kur lëkundem me erën e fushës, kur tretem me retë në hapsirë ose kur ndodhem me sytë drejt kaltërsisë së detit të pafund…

Në vitet e mëkëtejme, pasoi një “heshtje” e brendshme, pasi dihet që periudha e tranzicionit na “trazoi” të gjithëve. Njëherazi, kam shkruar në fletoret e mia “të fshehta”, por që fatkeqësisht, bashkë me bibliotekën time të vyer, në vitin 1993, m’u dogjën të gjitha, nga një shkëndijë zjarri, e cila përfshiu dhomën time! Peng i kam partiturat e shkruara me kujdes, nga veprat e Moxartit, Schumann, Schubert, Beethoven etj., të cilat ishin unike. E, megjithatë, sado që përpiqem, nuk gjej në kujtesë asnjë krijim të hershëm, veç disa grimcave të gjinisë së Hajkut, të cilat m’i kishte ruajtur një mike imja (fletoren e kishte ajo për ta lexuar dhe daton: 12 shkurt 1983).

Në vitin 1995, u bëra nënë dhe nisa t’i përkushtohem tërësisht engjëllit tim, Adelaidës. Nga viti 1996 dhe deri në mesin e 1998, emigruam në Greqi, me familjen e sapongritur. Pastaj u rikthyem në atdhe, në qytetin e Durrësit, ku banoja tashmë prej nga martesa, e zhgënjyer dhe pa shpresë, se do mund të filloja punë, në profesionin tim. Ndërkohë, etja për të lexuar nuk kishte reshtur tek unë. Duke parë oferta të ndryshme në tregun e punës, fillova disa kurse intensive në fusha të disallojshme. Së pari, kreva një kurs për stilim dhe prerje në parukeri, por nuk e ushtrova asnjëherë këtë zanat. Më pas, bëra njëherësh dy kurse, në fushën e administrimit dhe babysitter-it. Ndërkohë, gjeta punë në një rrobaqepësi, ku punova për gati dy vite dhe këtë gjë e vlerësoj për përvojën, që mora aty. Më tej, për afër dy vite, kreva kursin e kompjuterit dhe arrita të fitoja “Master Passport European”, në fushën e elektronikës. Më 2001 e deri më 2003, u punësova në sektorin privat, menaxhere e një kopshti privat, në Durrës. Ndërkohë, vazhdimisht kërkoja punë në arsim, në profilin tim. Ja arrita qëllimit, vetëm në shtator të vitit 2003 dhe nisa punë mësuese në shkollën e mesme “Benardin Qerraxhia”,  po në qytetin tonë, ku shërbej dhe tani. Krahas punës, kreva edhe studimet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, në Degën e Edukatës Qytetare, të Universitetit “A.Xhuvani”, Elbasan.

E gjithë kjo periudhë, ka qenë e mbushur plot me përvoja, si të ëmbla dhe të hidhura. Por asnjëherë nuk ma prishën “nektarin” e brendshëm, me të cilin ushqeja shpirtin tim.

Cila është krijimtaria ime? Ah!… Pas gjithë kësaj, që u tregova, “heshtja” ime  shpërtheu dhe, bashkë me të, ndërkohë, kishte marrë hov zhvillimi i kibernetikës. Si fillim, shkruaja në vebsite të huaja, në ato italiane më së shumti. Duke qenë se shkruaja shqip, ndihesha më e lirë në gjithçka shkruaja, se mendoja që askush nuk ma kuptonte gjuhën!?(ha,ha)…

Më pas, një mik më ndihmoi të hapja një faqe Interneti, që ta përdorja si “Ditarin” tim vetjak, ku askush nuk mund të hynte (e kam ende dhe sot). Se nuk u besoja më fletushkave, që më humbisnin, sa herë ndërroja çantën ose edhe fletoreve, të cilat dikur më ishin djegur. Pas shfaqjes sime në rrjetin social të Internetit, publikimit të disa cikleve me poezi, në vebsite të ndryshme, si dhe gazeta elektronike (ku më keni shkruar, se keni lexuar dhe juve) ose edhe në revista të respektuara letrare, sikur mora edhe “zemër” të re për t’u përballur me kritikën letrare. Shumë, shumë kam publikuar. Disa nga poezitë e mia janë botuar në revista periodike letrare-artistike, si “Obelisk”, “Pegasi” e “Art Jonian”, në antologji poetike, si “Korsi e hapur- 2”, “Galaktika poetike, Atunis”, “Lotët e virgjër” etj.

Po aq sa vjersha janë botuar e publikuar, ndoshta, më shumë janë në “ngrirje” brenda ditarit tim. Por, vetëm para tre vitesh, arrita të bëja botimin e librit të parë,  me titullin, “Shikim që sfidon distancat”, i cili përmbledh 118 poezi. Ndërsa më tej, botova vëllimin e dytë poetik, me titullin “Farfurima e shpirtit”, që përmban 80 poezi.

3.-Si ka ndikuar fakti, që ti jeton, punon e frymëzohesh në brigjet e Detit Adriatik, pra në qytetin e lashtë dhe të bukur të Durrësit?

- (Ha,ha,ha!) Deti? Ai, ka qenë, është dhe do të mbetet i vetmi “dashnor” i imi, që kurrë s’do më tradhëtojë. Deti Adriatik, mbart brenda qytetin e Durrësit, me gjithë historinë e tij të hershme. Ai mban brenda dhe mua, mos harro! E di? Unë jetoj dhe punoj në Durrësin e bukur e të lashtë, por magjia e tij më ka bërë të ndihem sirenë e detit. E them me bindje të plotë këtë, pasi në çdo lloj situate emocionale të ndodhem, edhe pse jo shpesh fizikisht, sikur notoj ujërave të tij, në çdo njëzet e katër orë, në secilën ditë të vitit. Atje, përballë tij, ai më vështron dhe ma thith shpirtin, ma tret, ma vorbullon, ma mbush me qetësi dhe paqe, e ma risjell në trup, sërish. Ndërkohë, unë bëhem fëmijë i lumtur dhe luaj me çdo valë, i them të pathënat e mia dhe ai nuk bën zë. Nëse rikthehemi te pyetja e parë, ikni e bëni “kompromis” me detin, që të t’ua tregojë “sekretin” tim…Si ka ndikuar bregdeti në frymëzimin tim? A mund të përgjigjem, me disa vargje? Ja, ato:

Tek shkëmbi në bregdet,

Ulur këmbëkryq

E dëgjoj si më flet.

I flas me zë të ulët,

Ulur këmbëkryq

Me duart bërë grusht.

Mbushem me të

E veç ai më mbush.

Kur shkoj para tij,

Me një gllënjkë e përpij!

 

Shpresoj të kem dhënë përgjigjen, që dëshironi, Babush! J

4.-Sigurisht, ti lexon autorë të ndryshëm…A mund të veçosh ndonjërin prej tyre, si shqiptar e të huaj dhe përse të pëlqen?

-Natyrisht, vazhdoj të lexoj shumë, çdo ditë, deri sa më mbyllen sytë. Po, për ta bërë më të thjeshtë, po citoj disa autorë, që më kanë lënë mbresa, qysh nga fëmijëria dhe adoleshenca. Sepse, shpesh nëna ime, më thërriste me dashamirësi: “Hutaqe, ha bukë, kur ulesh në tavolinë dhe mos lexo më!”. Ndërkohë që unë as dëgjoja ç’më thoshte ajo dhe vazhdoja të lexoja, duke harruar të fusja një kafshatë bukë në gojë!? Autorët, që kam në mendje, nga periudha e adoleshencës, janë: Petro Marko, Lasgushi, Kuteli, Jakov Xoxa, Noli e Migjeni, por dhe Esenin, Bajron, Berns, Neruda, Remark, Heminguej, Markez, Ricos, Tolstoi, Pushkin, Borges, Kafka, Osho dhe mjaft të tjerë…

Oh, aq shumë kam lexuar dhe vazhdoj të lexoj, sa shpesh mes miqësh them: “E kam kokën si një magazinë pa inventar!…”. Me këtë dua të them se, që nga koha kur m’u dogj biblioteka e familjes, jam përpjekur të bëj zëvendësimet e titujve të librave. Por disa nga librat ende nuk i kam gjetur. E, megjithatë, e them me krenari se kujtesa, hera-herës, më mbetet te veprat e para artistike, të raftuara në bibliotekë, si: “Ana Karenina” e Leon Tolstoit, “Tom Sojeri” dhe “Hakelber Fini” nga Mark Tvein, “Lumi i vdekur” nga Jakov Xoxa, “Nata e Ustikës” nga Petro Marko, “Tregime të moçme shqiptare” të Kutelit etj etj. Nuk mund t’i rreshtoj sot gjithë librat, që kam lexuar ose rilexuar, pasi nuk dua të renditem si një lexuese “absolute” e gjithë veprave më të arrira të autorëve të huaj ose shqiptarë. Por, mund të them me kënaqësi, se vazhdoj të lexoj letërsi artistike dhe njëkohësisht vepra të tëra, me përmbajtje historike, filozofike e sociologjike, nga autorë vendës e të huaj. Kjo literaturë zë një vend të rëndësishëm në bibliotekën time. Meqë kam rastin sot të shprehem për librin në përgjithësi, një vend të veçantë e të rëndësishëm zë tek unë edhe hapësira e botimeve poetike, proza, essatë, studimet etj., nga miqtë e mi, të cilat më janë dhuruar prej tyre, në takime përurimesh të ndryshme.

5.-Para se të bëhet njeriu shkrimtar ose poet, mësues, artist etj., ka një udhë të mëparshme në jetë…Pra, a mund të na tregosh diçka më tepër për këtë gjë, si dhe për punën, familjen etj?

-Ha,ha,ha! Unë nuk di të jap përgjigje për udhën e shkrimtarëve ose poetëve, sepse nuk e fus veten në një “rang” të tillë. Madje, as në rangun e artistëve. Por mund të ritregoj udhën time mësuese, që e sqarova më sipër. Vetëm se dua të shtoj diçka për këtë çështje. Me fjalën “Mësues”, unë kuptoj një njeri, i cili në çdo sekondë të jetës së tij nuk resht së mësuari, së pari, vetëveten, me qëllim që të jetë i aftë dhe të dijë të japë nga vetja, për të tjerët. Ndaj dhe unë, çdo ditë, përpiqem të mësoj. Kjo është udha ime, në të cilën kam 26 vjet, ku eci dhe që, në çdo hap, mundohem të lë shenjë, sado të vogël.

Gjatë këtyre viteve, siç e tregova edhe më sipër, asnjëherë nuk jam përpjekur që të mos eci përkrah me kohën, me të rejat e shekullit. Me këtë dua të kujtoj kujdesin, që kam treguar dhe vazhdoj të tregoj në përmbushjen time intelektuale, gjë e cila nuk arrihet pa vështirësi. Pas kaq përvoje, duke theksuar faktin se jam një femër, jam një nënë, një bijë, ndihem vërtetë me fat që ekzistoj, falë dy prindërve të mi të mrekullueshëm e të thjeshtë, falë vajzës sime të dashur, Adelaidës, që m’i mbushin çastet e jetës me kënaqësi e optimizëm.

5.-A të ka mbetur ndonjë gjë tjetër “merak”, për ta shtuar në këtë bisedë tonën?

-Profesor Murati, “meraku” im është vetëm një: T’u falënderoj nga zemra për gjithë sa trajtuam së bashku, rreth jetës e punës sime dhe për durimin, që patët. Ishte kënaqësi për mua të bisedoja me një njeri të veçantë si ju, publicist e studiues i njohur, autor i disa librave, sidomos nga historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar. Respekte maksimale prej meje dhe ju uroj gjithçka të bukur, në jetë e familje!

-Shumë faleminderit për urimet, Alma! Por, në mbyllje, dua të them diçka… Pak më lart, më tregove për autorët tu më të pëlqyer, për leximin e librave të kolegëve e miqëve, që t’i dhurojnë. Kam kënaqësinë që edhe unë, në takimin më të parë, të dhuroj ty, libra të mi. Ndër ta, ende kam libra: kushtuar pedagogut e mikut tim të ndjerë, prof.Bedri Dedjes-Akademik dhe shkrimtar i njohur; për mbesën time të dashur, me titullin “Dorela” dhe, së fundi, libër me shënime e mbresa nga vizita ime në Suedi, në prillin e vitit 2012…Sigurisht, në bibliotekën vetjake do të vendosi me kënaqësi edhe dy librat tu me poezi dhe presim botime tjera të reja, pasi ti shkruan e shkruan, pandërprerje…

Së fundi, të falënderoj për përgjigjet tua të bukura e të sakta, me frymëzimin e një poeteje dhe artisteje muzikante. Përmes tyre, lexuesit do të krijojnë një mendim më të plotë për jetën dhe krijimtarinë tënde, me sytë e ngulur gjithnjë nga deti, nga Perëndimi apo jo? (ha,ha).

Tiranë, korrik 2013

“NË VLORË, NDJEHEM SI NË NJË VEND TË SHENJTË…”

$
0
0

-Bisedë me krijuesen e pasionuar, Zyba Hysen Hysa-

Murat Gecaj

1

1.-Në këto çaste, kolege e mike Zyba, kur po e nisim bisedën tonë, ndërmend sjell udhëtimet aq të bukura, që kemi bërë bashkë nëpër trojet shqiptare të Ballkanit, në përbërje të një grupi të vogël të Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë. Po ti, çfarë kujton  tani, nga ato ditë të paharruara?

- Në radhë të parë, të falënderoj sinqerisht që më kërkuat të bëjmë këtë bisedë! (Kurrë nuk do mund t’i kërkoja dikujt të shkruajë për mua dhe kurrë nuk shkruaj për ndonjë, që më thotë “Shkruaj për mua”. Unë kam shkruar për çka jam frymëzuar nga vepra e dikujt, qoftë i gjallë ose jo…).

Tani të falënderoj përsëri edhe për pyetjen që bëni, se më duket vetja si shqiponjë, që fluturoj me imagjinatë nëpër trojet tona, andej nga shkuam bashkërisht, nën drejtimin e të ndjerit dr.Ibrahim Gashi. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ai na bëri bashkë (11veta) dhe nisëm misionin e shenjtë për përafrimin, deri në njësim, të programeve e teksteve shkollore, në të gjitha trojet tona amtare, ku jetojnë e punojnë shqiptarë, si dhe në diasporë. Në fund, këtë punë të palodhur e kurorëzuam me Konferencën e Parë Mbarëkombëtare, kushtuar këtij problemi, më 17 shtator 2011. Aty unë lexova temën, “Kush mbron gjuhën, ka në dorë çelësin e burgut të vet”.

Ç’të them më parë? Kujtoj udhëtimin magjik drejt Kosovës e më pas drejt Shkupit, përmes një lugine të gjelbër, si nëpër përralla. Për herë të parë, aty pashë sorkadhe, që para nesh kalonin rrugën; pashë vende, ku të parët tanë kishin luftuar ndër shekuj, për liri e pavarësi. Më dukej se ndieja krisma pushkësh dhe jehonën e thirrjeve të trimave, gjë që më mbushte me krenari të ligjëshme dhe, si pa e kuptuar, merrja një lloj energjie pozitive, e cila më jepte forcë dhe emocione, se po shkonim shkonim drejt Shkupit dhe më pas drejt Preshevës, të dyja tonat…

Ç’më bëre, o miku im! Tani më duhet të mos pushoj më, duke folur…Po, si mund ta harroj Konferencën Shkencore, në Komunën e Çairit, ku edhe unë fola për gjuhën shqipe, për profesorin nga Bukureshti, i cili i kërkoi djalit tim për dhuratë një bust të vogël të Skënderbeut. Aty thashë, që ne kemi të drejtë ta mbajmë kokën lart, sepse të parët tanë na kanë lënë trashëgimi krenarinë dhe na duhet ta vlerësojmë lart atë… Po si mund t’i harroj thirrjet e gëzuara të sallës, saqë m’u duk vetja njësh me ta, si bij e bija të një Nëne. Prandaj, besoj të kujtohet, që e vesha me dëshirë të madhe atë bluzë, ku shkruheshin fjalët e zemrës: “Jemi një!”. Po, për fatin tonë të keq, të huajtë ia kanë “shqyer gjirin” Nënës dhe bijtë mbetën bonjakë!?

Nuk e harroj as dhuratën, që na dorëzuan në atë Konferencë, portretin e Skënderbeut hipur mbi kalë, të derdhur në bronz, që e ruaj me kujdes e dashuri. Më pas ndieva dhimbjen te trualli i Shtëpisë së Nënë Terezës. Aty pashë vetëm disa shenja të verdha mbi asfalt dhe një pllakat në lulishte, si ato të njerëzve, që vdesin në rrugë nga aksidentet. Dhe fjalët nuk shkruheshin me shkronjat e Alfabetit të Manastirit, por maqedonisht dhe anglisht. Lotova atë ditë, lotoj edhe tani, kur po e rikujtoj atë ditë. Ndërsa sjell ndërmend që na shoqëronte një atdhetar i mirë, Skënder Asani. U trondita shumë, kur ai tregoi se shqiptarët, deri para pak kohe, kishin varreza të përbashkëta! Pra, as për varr nuk u kishin lënë kishin vend (shumë e dhimbshme). Por Skënderi na tha, me një krenari të madhe, që kishin mundur ta veçonin nga ajo varrezë, babanë e Nënë Terezës dhe emrin ia kishin shënuar me shkronja shqipe. Llogarit, pastaj, për tekstet shkollore, që pse nuk ishin në gjuhën shqipe, se historia, letërsia e librat tjerë hartoheshin nga autorë serbë e maqedonas. Kësaj i thonë ta mësosh historinë dhe kulturën e popullit tënd, ashtu siç e shkruan i huaji, pushtuesi. Masakër në shpirtin dhe trurin e Kombit tonë. Po, për fat të keq, ajo vazhdon edhe te ne, se nëpër universitet tona ende bëhen leksione të viteve ’70-të, nga shekulli i kaluar. Kështu, për uzinën e autotraktorëve “Enver Hoxha”, lexova një ditë në librin “Studim Teksti”, që bënin studentët e profilit të letërsisë, në Vlorë?!

Nuk më hiqet nga mendja mbrëmja, kur kaluam kufirin, nga Maqedonia për në Serbi dhe polici na foli serbisht. Ndërsa iu drejtova: “Fol shqip!” I ndjeri Ibrahim Gashi u shqetësua shumë. Por unë ngulmova e i thashë policit përsëri, duke e parë drejt e në sy: “Fol shqip, se je shqiptar!” Ai vështroi përqark, buzëqeshi pak dhe m’u drejtua shqip: “Ku më njohe?” Unë ia ktheva me buzëqeshje e dashamirësi: “Të njoha në sy, se ata flisnin shqip!” Duhet të kujtohet edhe ty, se më pas, bëra një shkrim me titullin “Të mësosh nga armiku”. Aty flitej për çka na ndodhi në shkollën e mesme të Preshevës. Po dua të përmendi këtu edhe dhimbjen, që ndjeva, kur udhëtuam për atje. Ata, që na pritën dhe na shoqëronin, tregonin: “Ky fshat banohet me serbë, ai atje me shqiptarë, tjetri me serbë, tjetri me shqiptarë…”. Lindë pyetja e natyrshme: Po, si u populluan këto fshatra, si ua lanë trojet të huajve? O Zot i madh! Edhe tani më bëhet një lëmsh në grykë e s’e përcjell dot…

Por, ne shqiptarët, kemi dhe fajet tona. Nuk kam për ta harruar takimin në shkollë, ku mes 40 – 50 mësuesish shqiptarë, hyri në sallë zëvendësdrejtori serb dhe uroi në gjuhën e tij: “Mirëdita” dhe të gjithë mësuesit ia kthyen, po serbisht. Si nuk u hap dheu të futesha brenda! Ndaj e “shava” serbin, nën buzë. Ndërsa pas pak u pendova dhe, kur u ngrita, ti duhet ta mbash mend, i kërkova ndjesë serbit dhe fajësova shqiptarët e mi: “I lumtë, ai respekton gjuhën e nënës së tij. Po ju, që dhe toka dhe gurët e drurët tuaj ju  flasin shqip, pse nuk ia kthyet shqip përshëndetjen? Kush na e ka fajin për këtë gjë? Sot unë mora një mësim, nga një i huaj!?” Vërtet bota nuk na do, por fajtorë jemi edhe ne vetë për këtë, se i respektojmë më shumë tëq tjerët, se veten tonë! Po nuk respektuan veten dhe njëri – tjetrin, çfarë na ka bota? Apo e kam gabim?…Po dëgjoja një ditë “Zërin e Amerikës”, me kufje nga celulari. Flisnin gjithë ministrat e Mbrojtjes së Ballkanit, me gjuhën e tyre, vetëm ministri ynë, A.Imami, nuk denjoi të flasë shqip, por anglisht. Sinqerisht, u ligështova…

Më fal se, ndoshta, u zgjata dhe po e lë me kaq përgjigjen e pyetjes së parë. Se, nuk dua të ta rikujtoj qëndrimin në Kosovë, ku pamë që edhe kosi në supermaket ishte me etiketë serbe, ndërsa fushat e Kosovës rrinin djerrina dhe s’rrisnin gjedhë e kafshë për qumësht. Por shqiptarëve u shijonin më mirë të huajat, siç e kemi “ngrenë” nga serbi… Edhe këtu, fajin ata na e kanë?!

2. – Jetoni familjarisht dhe je me punë në arsim, në qytetin e Vlorës, aty ku mbi 100 vjet më parë u shpall përgjithnjë Pavarësia e Shqipërisë. Çfarë kuptimi simbolik ka për  ju, ky fakt?

-Sapo përfundova një libër studimor. “Retorika dhe Racionalizmi në filozofinë e Isuf Luzaj”. Ai shkruan: “As unë s’e di, se si m’u bënë arsye dhe principe jete tri dashuri: A) Dashuria e Atdheut; B) Dashuria e librave; C) Dashuria e shkrimit…”. (“Filozofia e Bukurisë”, faqe 115). Ashtu si çdo dashuri, që nuk ka të njëjtën forcë në njerëz të ndryshëm, nuk pretendoj t’i kem këto tri dashuri, si e sa të Isuf Luzajt. Por të trija këto dashuri ekzistojnë thellë në ndërgjegjen time, që nga koha, kur unë kam qenë e vetëdijshme dhe besoj që do jem deri në fund me këto tri dashuri, që e bëjnë vetëqenien  time të dobishme dhe përherë në formë të shkëlqyer, për të dhënë ndihmesën time modeste, si një bijë e malluar e Shqipërisë dhe e Kombit tim.

E thashë këtë, për të treguar dhe arsyen, që pse unë shkova drejt Vlorës, në një kohë, kur shumica iknin nëpër botë. Është e vërtetë ajo, që thotë Profesori më lart, se asnjë nuk e di se si bëhen principe, disa gjëra në jetë. Por di të them që, sa të jem gjallë, sa të më punojë mendja dhe dora, kurrë nuk do rresht së ngrituri me forcë për çështjen e pazgjidhur të Kombit tonë. Mendoj që është një çështje që, po nuk u zgjidh, shqiptarët kanë për të mbetur si rromët, endacakë nëpër botë!? Po, ndërsa rromët nuk kanë vatan, ne e kemi brez pas brezi, që në lashtësi… Kjo është dhe arsyeja që Vlorën e quaj “vendlindja e Rilindjes sime” dhe diku e kam thënë: “Vlora, m’u bë shtrat për zemër”. Këtu kam shkruar mbi 20 e ca libra, me poezi, publicistikë, studimorë e prozë (tregime dhe 3 romane)… Dua ta them, që në Vlorë, jam dhe ndjehem si në një vend të shenjtë. Këtu kam gjetur mbështetje e marr frymë lirisht, këtu muza ime “çmendet”, ashtu si deti, që kurrë nuk fle. Ndërsa unë shkruaj e shkruaj, pandërprerje… 15–17 orë në ditë, kur jam pushim dhe nuk ka ditë që nuk punoj deri vonë, nga ndonjëherë, deri në mëngjes…Unë nuk mund të largohem nga ky qytet dhe “ashpërsia”, në dukje, e njerëzve më ka bërë ta pyes veten mirë dhe ta kuptoj se Vlora kërkon punë, se edhe kur të qorton, të do, po qe punëtor; edhe kur të do të qorton, të vë në punë. Në Vlorë pushtohem si me energji mistike, saqë nga ndonjëherë nuk e njoh veten, shkruaj gjëra që nuk më duket se i shkruaj vetë. Dua të shkruaj diçka, që mendoj dhe më dalin gjëra krejt tjera, që më vijnë natyrshëm. Nuk di se si më rrjedhin ato, ndërsa vetëm shkruaj. Pastaj lexuesi im, sigurisht, më vlerëson më mirë, se çfarë shkruaj…

Nuk e di si ndodh, por kur kaloj afër Monumentit të Pavarësisë, shpesh qëndroj dhe më duket sikur  burrat e tij lotojnë, sikur rënkojnë e sikur kanë dhimbje e kërkojnë shërim. Sikur… ah…sikur kanë etje… sikur kanë ftohtë… sikur kërkojnë miq e shokë!

Nuk kam për ta harruar një herë, kur ndodhesha në Sheshin e Flamurit, para Monumentit. Më 27 nëntor, erdhën ata të “Aleancës Kuq e Zi” dhe K.Spahiu ulërinte e çirrej dhe tjerët valëvisnin flamuj. 20 e ca veta kishin hipur mbi një role bezeje të kuqe, bërë si flamur. Ata m’u dukën si korba dhe kam ndjerë një dhimbje të jashtëzakonshme! E bënë flamurin si paçavure: hidhe për sheshi, ngrije mbi kokë, hidhe mbi shpatull, lidhe për mesi, vetëm e vetëm për të “bindur” qorrat e budallenjtë për atdhetarizmin “e flaktë” dhe për “trimërinë” e “kokave” të tyre, pa kokë kombëtare. Atë ditë jam mbyllur në shtëpi, vendosa kamerën dhe kam folur duke qarë. Tani, nuk guxoj ta shikoj atë regjistrim, aq e hidhëruar kam qenë. Se ky vend i shenjtë, vaditur me gjak dëshmorësh, në të gjitha kohërat, nuk ka nevojë për disa metra katrorë beze të kuqe, si flamur (Flamuri ynë ka përmasa të përcaktuara në Kushtetutë), por ka nevojë për burra e gra të zotë, që të punojnë për lartësimin e Flamurit tonë Kombëtar.

Vlora më ka ushqyer më mjaltin e dashurisë për vetë atë, por dhe për tërë Shqipërinë, për Kombin. Ndaj dhe krijimtaria ime u fut në “turbinën” e kësaj dashurie dhe kam mbi tre vjet, që krijimet artistike (tregime, romane) kanë mbetur atje, ku i kam lënë. Përjashtoj poezinë, që nuk arrij ta lë, se nuk më lë ajo. U jam futur edhe studimeve historike. Pra, kam çelur sytë e mendjes së “qorrollisur” nga propaganda komuniste, kur historia shkruhej nga kalemxhinjtë e diktatorit, sipas oreksit të vakteve të tij, që ndërronin sipas shijes, që i servirte bota. Ku paskam qenë! Përfundova e botova librin “Sharrajt në Jetën e Kombit”, i cili përfshin periudhën, që nga Shpallja e Pavarësisë e këtej. Por shumë gjera mbetën si në  mugëtirë. Ndaj shkrova dhe librin tjetër për Isuf Luzajn, që saktëson më mirë hijet e librit të parë. Ndërsa, për ta plotësuar këtë, po vazhdoj një libër për veprën e Adem Demaçit. Shpresoj që do t’i kthehem krijimtarisë artistike, tregimeve, romaneve. Nuk e di, mbase… Unë them: Faleminderit, Vlorë e dashur, që më fute në udhët e duhura, që më ndrite mendjen dhe më bëre “skllaven” tënde dhe unë dua të mbetem deri sa të jem gjallë, nën ketë pushtet të magjisë së Vlorës sonë të dashur. Kush vjen këtu rritet, ai që s’rritet dot, piqet…

3.-Para se të flasim për krijimet e botimet tua, dëshiroj t’i informoj  diçka më shumë  lexuesit për përfshirjen tënde në detyra shoqërore. E them këtë gjë, se kam lexuar shpesh, sidomos në faqe të ndryshme Interneti, se ti merr pjesë aktive në çështjet aktuale të jetës shqiptare. Po kështu, jemi takuar bashkë dhe në disa veprimtari të ndryshme, që janë organizuar në kryeqytet…

-Më duket se, Dritëro Agolli, ka thënë diku: “Të bëhesh shkrimtar, duhet të jesh dhe gazetar…”. Unë nuk e kam pasur në mend këtë thënie, por tani më erdhi vetëvetiu. E pohoj që ka të drejtë. Shkrimtari është misionar i shoqërisë njerëzore dhe librat janë dritare, nga ku shoqëria shikon dritën e së ardhmes. Por jo çdo libër shkon te të gjithë njerëzit. Ata mund të mos dalin nëtërë vendin dhe mund të mos i lexojë i gjithë populli. Ndaj, një shkrimtar misionar duhet ta koncentrojë librin e tij, ta shtrydhë atë deri në një shkrim përmbledhës të ideve dhe mesazheve, që ka dashur të përcjellë në libër dhe ta publikojë nëpër gazeta, apo sot, në Internet. Kështu ai e ka kryer më shpejt, më saktë, misionin e tij. Pra, si pa dashje, edhe unë u bëra publiciste dhe shkrimet e mia janë përhapur kudo, deri në Amerikë. Ndjehem mirë për këtë gjë, se shkrimet me dritë të qetë, që të jep e vërteta e sjellë vërtetësisht te lexuesit, vlejnë më shumë se qindra beteja lufte… Nuk kam “shembur” malet, por as nuk kam ndenjur duarkryq. Kështu, edhe Facebook – un e kam kthyer në faqe misionare, ku publikoj shkrime, thënie e poezi, duke u përpjekur të ndihmoj sadopak që njerëzit të marrin një konceptim tjetër të jetës, punës, krijimtarisë.

4. – Tashmë, emri yt është bërë i njohur nga lexuesit, sidomos për disa libra të publikuar. Lutem, cilët janë ata dhe na trego, përmbledhurazi, tematikën kryesore të tyre? Po, projektet për te ardhmen…

Unë nuk mund të flas e të “mburrem” për krijimtarinë time edhe pse më lart fola për librat studimorë. Por një gjë e them sinqerisht: Krijimtaria ime është e gjallë, ajo shkruhet me dashuri dhe çiltërsi. Ajo është e thjeshtë, ashtu siç mendoj se jam edhe vetë e thjeshtë, e komunikueshme me të gjithë dhe dashamirëse për cilindo nga ata, që ulin kokën dhe punojnë për të mirën e vetes e të Atdheut. Kam botuar disa libra: poezi, libra për fëmijë, tregime, fabula, studime. Kam edhe mbi 15 libra të përfunduar, që presin botimin. Por jam e lumtur që nuk i kam botuar, se është mirë, kur ata “flenë” disa vjet. Kështu mund të bëhem vetë redaktore e tyre.

Cila është tematika kryesore e librave të mi? Në poezi, mbisundon ajo e dashurisë. Prof. Dr. Hamit Xhaferri, nga Tetova, e ka cilësuar poezinë time “Poezi e dashurisë imagjinative”. Pra, unë nuk u këndoj bukurive fizike, por shpirtërore. Ndërsa në romane, mbizotëron tema sociale, ku gërshetohen historikja, psikologjikja dhe filozofikja. Publicistika përqendrohet në politikën kombëtare. Saqaroj këtu, se kurrë nuk kam marrë pjesë në ndonjë parti politike, nuk kam pranuar ndonjë post politik, nuk kam marrë ndonjë shpërblim politik dhe as kam patur privilegje nga politika e as nuk i dua të tilla. Se, nëse një krijues i pranon këto, e humbë lirinë e tij, nuk mund ta ketë më fjalën e lirë. Unë e ndiej se jam e lirë, si një pulëbardhë, që fluturoj në hapësirë, nga të dua e si të dua.

5. – Lidhur me pyetjen e mësipërme: Sa ka ndikuar e ndihmuar profesioni yt, pra puna në shkollë, për të shkruar e botuar?

-Nuk e di, ç’të them… Di vetëm që, përherë, shkruaja poezi dhe ua jepja nxënësve, me raste festash… Kjo ndodhi deri në 1978, kur më dërgoi Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” një letër, ku shkruhej: “Kujdes… ke frymë moderniste në poezi!”. Kjo ndodhi, pasi kisha dërguar për botim poemën, “Me ju, nuk jemi krushq”. Bëhej fjalë për tradhëtinë e Kinës. Ishte poemë, që nuk më erdhi më në dorë dhe më vjen keq që redaktorë, të cilët firmosnin e vulosnin krijimtaritë e krijuesve, si “moderne”, për të cilat sa veta janë vrarë, burgosur, internuar ose detyruar që ta djegin krijimtarinë e tyre për t’i shpëtuar përndjekjes diktatoriale, nuk dolën, gjatë viteve të Demokracisë, një herë para publikut dhe të kërkonin ndjesë, të rrëfenin për fatin e mijëra krijimeve të sekuestruara, që nuk u dihet as nami as nishani. Mbase, i përvetësuan, shpirti i tyre e di?!

Nuk besoj se ndikon shumë profesioni. Krijuesi mund të jetë i çfarëdo fushe të jetës. Sigurisht, ai më ndihmon në stilin tim të shkruarit, për këtë po dhe në gjuhën e pastër.

6. – Një pyetje të njëjtë ose standarde, si atë me koleget e miket tjera (mos, ndoshta, pak e bezdisshme kjo -ha, ha), kam edhe për ty: Pra, a të mbetet ndonjë gjë tjetër merak për ta shtuar, në fund të kësaj bisede?

-Unë nuk po e zgjas më, se po vazhdova më tej, besoj do e  bëjmë “roman”. Aq e kam unë! Sa shkrepë urori, merr zjarr eshka. Por dua të shtoj një gjë, ose t’u bëj një apel gjithë krijuesve shqiptarë, kudo që ndodhen: Të jenë e të bëhen më miqësorë me njëri – tjetrin. Secili ka pozicionin e vet në udhën e krijimtarisë. Pra, askush nuk na e pret dot udhën tronë. Uroj nga zemra që të gjithë të jenë sa më miqësorë e të krijojnë art miqësor dhe të jenë më të buzëqeshur. Kështu dhe krijimtaria e tyre do të të sjellë sa më shumë hare te lexuesi dhe do të jetë largpamëse, që ta ndriçojë përherë e mirë udhën e zhvillimit dhe përparimit tonë, si vend e si Komb.

-Faleminderit, e nderuara Zyba, për përgjigjet tua, në këtë bisedë tonën! Kjo, besoj, do t’u pëlqejë lexuesve tanë, si për informacionin e bollshëm e me përmbajtje dhe sinqeritetin e shprehur.

Tiranë, 5 gusht 2013

Intervistë me Dr.Elez Biberaj, Nderi i Kombit

$
0
0
1

Nga: Kozeta Zylo

Intervistë me Dr.Elez Biberaj, Nderi i Kombit, si dhe Drejtori i Euroazisë për Zërin e Amerikës, VOA, marre në 70 Vjetorin e Zërit të Amerikës në Shqip në Washington DC.

Kronika e plotë e aktivitetit që u zhvillua në selinë e Zërit të Amerikës u transmetua në AlbaLife.


Raimonda Moisiu , intelektualja që punon për integrimin e grave shqiptare në Amerikë

$
0
0

Nga Kozeta Zavalani 

Raimonda Moisiu

Raimonda Moisiu

Ndodh që takimi me një mik apo mikeshë të ta bëjë të mbarë ditën e të të lumturojë. Mua ma bëri të mbarë këtë muaj ardhja e motrës korçare, mikes së shtrenjtë; Raimonda Moisiu, që vjen nga Hartfordi dhe do ta mbushë shkurtin me plot veprimtari…Ajo më telefonoi dhe unë dola pranë pallatit tim në natën e ftohtë, por që mu bë pranverë nga ngrohtësia dhe buzëqeshja e Mondës…edhe gripin ma shëroi!

Ndenjëm gjatë duke biseduar dhe para se të ndaheshim im bir na bëri një foto të dyjave dhe një tjetër së bashku me miqtë që e shoqëronin; kryetari i shoqatës së Romëve dhe krijuesi Riza Lahi. Të nesërmen u takuam përsëri. Ajo me priste tek kafe « Evropa » me poeten Fatime Kulli. Aty u takuam edhe me poetin Xhevahir Spahiu, me të cilin bëme një foto së bashku. Tek pinim kafe e bisedonim, shfrytëzova rastin për ta intervistuar këtë bashkëqytetare, krijuese që ka emigruar në Amerikë. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj. Punon mësuese me parashkollorët, ne një shkollë private dhe organizon shume aktivitete kombëtare, lëtraro -artistike, me komunitetin shqiptar në Hartford duke qenë një figurë e respektuar dhe admiruar, që rezaton virtyt, mencuri e urtësi.

“Brenda një kohe të shkurtër, duke bashkëpunuar me gazetat e Tiranës dhe “Illyria” në Nju Jork, u bë emri ndër më të njohurit në shtypin e përditshëm- është shprehur krijuesi Kolec Traboini për Raimonda Moisiun që me shpirt altruist, fort e komunikueshme, bashkë me shoqet e veta krijoi forumin “Tefta Tashko Koço”, të cilin tashmë e drejton me shumë sukses duke e bërë një nga forumet shqiptare më interesante ne internet. Ajo është nga Korça, jeton në Konektiket e me plot gojë mund ta quajmë shqiptare 24 karatëshe. I afroi gratë shqiptare si kosherja që mbledh bletët për të krijuar hoje mjalti atdhedashurie. Në mënyre lakonike për Raimonda Moisiun mund të themi: Mësuese anglishteje, por e tëra e derdhur shqipërishte. Ndoshta kjo fjalë mjafton për të zbërthyer figurën e saj si korçare atdhedashëse e artdashëse…ashtu siç gjithmonë kanë qenë korçaret tona, qoftë në atdhe apo mërgim…” Ka ardhur për botimin e tri librave të rinj, pasi ka botuar librat ”Jeta mes dy dashurive”dhe ‘’Dashuria nuk ka emër”. Gjithashtu është bashkautore në disa antologji shqiptare. Është anëtare e rregullt e aktive e dhjeta forumeve shqiptare në internet. Edhe njohja jonë fillimisht është bërë nëpërmjet internetit. Madje para se të takoja Mondën unë u takova me nënën e saj Lirinë, që është edhe për mua një nënë e dytë.

-Mirë se keni ardhur ! Keni kapërcyer oqeanin dhe jeni midis nesh duke na sjellë pranverën. Si ndjeheni kur ktheheni në atdhe ? – e pyes dhe ajo me buzëqeshjen e thjeshtësinë që e karakterizon më përgjigjet:

-Ardhja në atdhe për çdo njeri të mërguar është një ndjenjë malli, një ndjenjë nostalgjie, sepse kur udhëton vjen me mendimin që do të takoj njerëz të dashur, miq, shokë, të afërm dhe fluturoj plor gaz. Kur zbres në Rinas dua që ata që më presin, të shohin lotët e mallit në sytë e mi, sepse unë ndjej shumë mall e nostalgji.

-Sytë tuaj ku blerojnë blirët, rrezatojnë mirësi e dashuri, ndaj le ti lemë lotët dhe të flasim për gëzimet, të cilat ke prekur me mbërritjen në atdhe.

-Gëzimi është një ndjenjë dhe emocion shumë i fortë, sepse në atdhe takoj nënën time të dashur, familjarët por edhe miq të shumtë, midis të cilëve mjaft prej tyre janë virtualë, që i takoj për herë të parë dhe ky është një moment emocional që më bën të lotoj. Që natën e parë që kam mbërritur, kam shkuar në Korçë, e cila më ka pritur krahëhapur, si i takon bijës së saj. Sa hyra në shtëpi kanë rënë telefonat e para duke filluar nga miku im Nonda Kajno me thirrjen : “A erdhe o princesha e Korçës?!” Telefonatën tjetër e kam pasur nga prefektja e Korçës, Elfrida Zefi, një drejtuese e zonja, grua shumë e dashur me femrat krijuese, e cila më ka thënë: «Mirëseardhe në Korçën që të prêt krahëhapur, sepse ti je pjesë e Korçës. » Deri natën vonë unë kam pasur shumë telefona nga të gjithë miqtë e mikeshat e mia. E kam thënë edhe në një intervistë që i kam dhënë një mikes sime, që Korça është shpirti dhe jeta ime. Të nesërmen në “Sofra Voskopojare» unë jam pritur nga njerëzit e medias nga Prof.Dr.psikologu Sotir Temo, nga miku i vjetër Vangjel Themeli dhe nga miq të tjerë ku kemi biseduar duke drekuar së bashku.

-Korça të ka pritur me një agjendë speciale mirëseardhje të mbushur me plot veprimtari. A mund të njihemi me to ?

-Unë vij në atdhe këtë radhë edhe me një mision tjetër, duke botuar 4 libra të mi, njërin me poezi, romanin, një libër me publicistike dhe tjetrin me intervista. Ndaj Korça ma ka shpërblyer mirëseardhjen. Ajo ka bërë axhendën e veprimtarive të krijimtarisë sime në disa gjimnaze të Korçës, sidomos në “Themistokli Gërmenji » i cili ka një simbolikë të veçantë, sepse unë kam dhënë anglishten aty, si edhe në shkollën e mesme të bashkuar në Plasë, ku edhe aty kam qenë mësuese. Me që poezitë e mia janë erotike, lirika dashurie, në ditën e Shën Valentinit do të bëhet promovimi i tyre ne auditorët e Universitetit « Fan Noli » të shoqëruara me disa nga poezitë e mia që janë bërë tekste muzike, kompozuar nga Nonda Kajno dhe kompozitori i serenatave Korçare Mihallaq Andrea. Gjithashtu në qytetin e vogël të Bilishtit dhe të Pogradecit, ku jam ftuar edhe nga TV “Sot 7”. Në përfundim Korça ime më bën një nder dhe respekt të jashtëzakonshëm, duke bërë promovimin e librave të mi në Bibliotekën “Thimi Mitko” të qytetit. Përsëri znj Elfrida Zefi, ajo zonjë aq e mirë që drejton Korçën time, më priti në një takim të veçantë…

Këtë takim e përshkruan bukur krijuesi Erget Cenolli të cilin po e citoj:

“Në ballafaqimet me botën perëndimore, nuk duhet të lodhemi së transmetuari vlerat tona. “Ne duhet të jemi vetvetja, me qëllim që të tjerët të na njohin ashtu siç jemi.” Ky ishte thelbi i fjalës së Prefektes së Qarkut Korçë, Profesor Dr. Elfrida Zefi, në takimin me zonjën Raimonda Moisiu, e cila prej mëse 10 vitesh jeton në Hatford të SHBA-ve. Gjatë kësaj kohe zonja Moisiu është integruar plotësisht në jetën kulturore dhe politike amerikane. Në fushatën e fundit, për kandidaturat presidenciale, Moisiu ka qenë anëtare e stafit të zonjës Hilari Klinton. Zonja Moisiu është shumë aktive në jetën publike. Nuk ka ditë, që me krijimtarinë e saj publicistike apo letrare, ajo të mos jetë e pranishme në listat apo forumet shqiptare te internetit, gjithashtu ajo boton shpesh në të përditshmet dhe periodikët shqiptarë, në Shqipëri, Evropë dhe SHBA. Raimonda Moisiu është moderatore e lidhjes shqiptare “Tefta Tashko Koço”, një lidhje që aspiron të shpalosë vlerat tona kombëtare kudo në botë. Zonja Moisiu, deri tani ka botuar 4 libra, ndërsa 2 të tjerë i ka në proces botimi. Aktiviteti i saj u prezantua para Prefektes Prof. Dr. Zefi prej dy figurave të njohura, Prof. Dr. Sotir Temo dhe kompozitorit Nonda Kajno.Gjatë takimit zonjat e nderuara diskutuan për rrugët e transmetimit të vlerave tona kombëtare në përgjithësi dhe vlerave të femrës shqiptare në veçanti. Zonja Moisiu premtoi binjakzimin e Prefekturës së Korçës me Hatfordin qytet, i cili qeveriset nga një grua (zonja Kely).Më pas zonja Raimonda Moisiu i dhuroi Prefektes Zefi romanin “Pafajësia e Evës”, si edhe librin me publicistikë “Midis dy dashurive”.

Profesor Dr. Elfrida Zefi, i dhuroi zonjës Moisiu guidën “Në një udhëtim drejt destinacionee mbresëlënëse të Korçës.” Hartuesia e kësaj guide është zonja Zefi, kjo është guida më profesionale e hartuar deri më sot për vendet turistike të Qarkut të Korçës.

Në takim mori pjesë edhe publicisti Vepror Hasani i cili në shtypin e përditëshm shqiptar ka botuar dy portrete të mrekullueshme, për të dy zonjat e nderuara.”

-Unë po citoj vargje nga poezi të ndryshme që Raimonda Moisiu i ka kushtuar Korçës, vendlindjes së saj : « Moj Korçë, sa më mungon në vetminë time!

Kur të vdes , të lutem,

veç një çast pranë meje eja

Me një birrë Panda, me një luleblire a një rabeckë

A me një serenatë nga Mihallaq Andrea!

Moj Korça ime…këtu nga Hartfordi

Për ty lutem nga e shtuna në të shtunë

Me shpirt t’i fal gjithë rrahjet e zemrës sime

Oh…veç ti të mos plakesh,

kështu si unë…!!!

-Dhe pasi e mësuat axhendën e Korçës, juve mbërritët në kryeqytetin tonë të dashur. A mund të mesojmë se si jeni pritur këtu?

-Unë jam çdo çast mes miqsh e kolegesh si F.Kulli, K.Zavalani, Dilaver Goxhaj, Riza Lahi dhe shumë miq të tjerë. Kam katër ditë dhe as katër minuta nuk kam ndenjur vetëm. Kam shkuar në Institutin e diasporës, pranë Ministrisë së Jashtme, sepse jam takuar me drejtorin e tij zotin Flamur Gashi, kur ai ishte për festat e nëntorit dhe të vitit të ri në USA. Ne u takuam në disa veprimtari që komuniteti shqiptar organizoi në ato ditë dhe i premtova se do të takoheshim kur të vija në Tiranë. U takuam me zotin Ylli Polovina i cili kërkon jo vetëm libra për në bibliotekën e Institutit, por dëshiron të organizojë edhe promovime të librave nga krijuese të diasporës.

-Po edhe unë kam qenë në takimin që themeluese e Pan Albanian Women Network Merita Bajraktari McCormack, në shërbim të Diasporës shqiptare bëri në Institutin e Diasporës.Ju keni një njohje interesante me ta pasi keni dorëzuar kasetat me zërin e Fan Nolit. Ku dhe si i keni gjetur ato? 

-Kasetat i kam gjetur nëpërmjet mikut korçar Thanas Laska, pasi isha vënë në dijeni për ekzistencën e kasetave me zërin e Nolit nga miku im, gazetari i TV3 Francë, Vasil Qesari. Lidhjen me Institutin e Diasporës unë e kam bërë kur shkova e dorëzova kasetat e Fan Nolit. Nga miku im Thanasi kam video të gjallë të Fan Nolit duke shëtitur në oborrin e kishës së Shën Gjergjit, ndërtuar prej tij, si edhe video kasetën me ekspozitën e njerëzve që kanë krijuar “Vatrën” që atëherë në krijim e deri më sot. Është për shembull, At Arthur Liolini, pasardhësi i drejtpërdrejtë i Nolit, i cili me ndershmëri dhe inteligjencë vazhdon të ecë i përkushtuar në gjurmët e Nolit, duke drejtuar Kishën Autoqefale Shqiptare Orthodokse në USA. Është tjetër, Bill Kamenica, i cili drejton Kishën Orthodokse Shqiptare në Worcester, (Uster Massachuset). Ai është me origjinë nga Kamenica e Korçës, nga ka qenë edhe babai im i ndjerë. Gjithashtu janë e veja e Qamil Panaritit, Sara Panariti dhe e veja e Dhimitër Trebickës, Roza Trebicka, të cilat së bashku me burrat e tyre kanë qenë në krah të Nolit. Është tjetër një shqiptare nga Gjanci i Vithkuqit të Korçës, e cila ka shërbyer në atë kishë që kur Noli ishte gjallë, megjithëse disi e moshuar. Thanas Laskaj, po se po, e mund të ketë akoma të tjerë…Riza Lahi botoi shkrimin “Odiseja e zërit të Fan Nolit drejt atdheut” me intervisten time. Pasi kishte lexuar intervistën që i kam dhënë studiuesit Riza Lahi, zoti Ylli Polovina më shkruan e-mail ku me thotë: –Raimionda kur të vish në Shqipëri, mund të na i sjellësh edhe ne kasetat për arkivin e Ministrise së Jashtme,, dhe unë vjet kur ardha në Tiranë ua solla një kopje atyre dhe miqve të mi të medias. Në atë takim kam bërë edhe prezantimin e rrjetit Albanian Women Network, që është themeluar nga Merita Bajraktari Mecormack, dhe e përkrahur që ditën e parë nga unë.

-Mund të flisni pak për këtë rrjet, për qëllimin e misionin e tij?

- Rrjeti ynë, përmbledh një nga një grimcat e vogla të krijimtarisë të mijëra grave, nëna apo bija e motra, profesioniste apo studente, krijuese apo adhuruese të artit. Përveç Botës së Gruas Shqiptare kemi krijuar dhe klubin “TeftaTashkoKoco”ku kemi mbledhur gra shqiptare intelektuale nga të gjitha viset e trevat e Shqipërisë në botë. Përmes rrjetit “PanAlbanian Women Network” në bashkëpunim me organizata të tjera shqiptaro-amerikane në punojmë të cilësojmë vlerat më pozitive të femrës intelektuale apo punëtore, studente apo nënë e re, ti evidentojmë ato përmes aktiviteteve promovuese, bashkëpunimeve, botimeve apo takimeve nëpër institucione të rëndësishme amerikane. Qëllimi dhe misioni ynë është mbështetja dhe fuqizimi i femrës, edukimi i saj dhe çlirimi i femrës nga çdo lloj paragjykimi. Ne besojmë se një nënë e edukuar rrit fëmijë të edukuar dhe individë që i sjellin shoqërisë dhe kombit të mira e progres. Ju tregova gruan intelektuale shqiptare në diaspore, pasi ne kemi gra të shquara nga të gjitha vendet e botes, si Mirela Bogdani, një politikane e suksesshme, në qarqet evropiane. Unë kam marrë pjesë në veprimtari të ndryshme të komunitetit shqiptar si p.sh ai me krijuesit në Micigan, në jurinë e çmimeve organizuar nga Pjeter Jaku, botuesi i “Kuvendit”etj.

-Po të shoh më flokë të shkurtra dhe kam mësuar se ju i keni prerë ato, për ti dhuruar për një mission sa human aq edhe fisnik. Ç’mund të më thoni për këtë gjest?

-Në Hartford unë punoj në një shkollë private me fëmijët parashkollorë dhe aty së bashku me koleget amerikane mësuam se një fëmijë 10 vjecar, do të shkonte të dhuronte flokët e tij, për fëmijët në spitalin “St.Fransis”.Atëhëre unë kujtova një mikeshën tonë nga Shqipëria, që ishte me kancer në gji. Ajo vazhdonte kemio-terapine, i kishin rënë flokët dhe kërkonte parukë.Në bazë të reputacionit tim krijuar në këtë shkollë, (pasi unë kam ndihmuar mjaft shqiptare që vijnë në emigracion me lotarinë amerikane dhe nuk dinë gjuhën angleze) i organizova gratë për këtë aksion. Duke shfrytëzuar reputacionin tim u bëra thirrje grave, për të dhuruar flokët tona, duke ndihmuar edhe miken tonë shqiptare, për të cilën unë kam bërë shkrimin “Ajo nuk e morri urimin për 8 Marsin” Kjo më shtyu që të organizoja gratë emigrante ekonomike, sepse me ndihmën e punëdhënëses sime unë kam punësuar 30 gra intelektuale nga Shqipëria, si mësuese, më lindi ideja dhe i organizova duke prerë flokët për ti dhuruar në qendrën e kancerit. Në atë kohë porsa kisha bërë një shkrim për dy bashkiakët; atë të Hartfordit Edi Peres që merrte mandatin e dyte dhe Edi Ramës së Tiranës, që ishte zgjedhur nder më të mirët kryetarë bashkie në botë, duke i krahasuar për meritat e tyre. Duke pasur këtë avantazh kam kërkuar takim me Kryetarin e Bashkisë Edi Peres i cili na përkrahu. Pasi takuam drejtoren e spitalit të kencer centër, një grua të jashtëzakonshme, që na ndihmoi për të bërë analizat, sepse më parë duhej të kalonim kontrollin mjekësor dhe të nesërmen ne premë flokët dhe ua dhuruam grave që vuanin nga kanceri, ku midis tyre ishte edhe mikesha jonë shqiptare.

-Juve keni marrë edhe një mirënjohje nga kryetari i Bashkisë së Hartfordit?

-Atëherë media vendase shkroi për ne me një titull shumë fantastik”Bukuria fizike dhe shpirtërore e grave shqiptare në Hardford” dhe u shpërbleva nga kryetari Edi Perez, që është një demokrat, anëtari i partisë demokratike, ku aderoj edhe unë, duke më njohur në zyrat e Bashkisë për nismën e marrë dhe të çuar deri në fund, si gruaja e vitit në komunitetin e Hartfordit.

-Ju a keni hedhur kandidaturën në qarqet partiake demokrate të Hartfordit, ashtu si Mirela Bogdani në Partinë Konservatore në Angli ?

-Është ende herët për mua. Unë kam aderuar në Partinë Demokratike për të bërë që të ndihet zëri i komunitetit shqiptar dhe në një premtim që unë kam marrë nga kryebashkiakja e Ist Hartfordit, jam propozuar në këtë komunitet për të hedhur kandidaturën në zgjedhjet lokale, për të zgjidhur problemet e shqiptarëve, të emigrantëve në Conecticat. Pra për të qënë pjesë e bashkisë për komunitetin shqiptar.

-Kush më mirë se Raimonda Moisiu do ti ndihmojë shqiptarët aty?! Po ligji amerikane e favorizon integrimin e emigrantëve në vendimmarrje?

-Amerika është një kontinent multi nacional e multikulturor i krijuar nga popuj të ndryshëm, sepse amerikanë të vërtetë janë vetëm indianët, lëkurëkuqtë, kurse të gjithë janë të ardhur, emigrantë nga vende të ndryshme të botës. Amerika është një vend i mirë, multinacional, i madh që të jep mundësi për gjithçka, është toka e mundësisë për të bërë gjithçka e aq më tepër tani që president u zgjodh Barak Obama. Ne kemi mjaft shqiptarë që janë integruar në jetën ekonomike, politike e sociale, që janë në instancat e larta të drejtimit si Gjergji Hajati, në vendin ku jetoj unë, biznesmeni Çezar Petrela, nga Tirana etj. Amerika e bën këtë integrim, duke të bërë qytetar e shtetas amerikan dhe ti i gëzon të drejtat si çdo vendas tjetër, duke bere integrimin e komunitetit në jetën e demokracisë amerikane.

-Kur jeni larguar nga Shqipëria për në SHBA dhe a jeni integruar aty?

- Pas mbarimit të studimeve dhe punës si mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës e rrethinat e saj, në vitin ’99 humba njeriun më të mirë të jetës në një aksident automobilistik dhe po këtë vit emigrova në SHBA. Kam ikur në 1999 dy vjet pas shkatërrimeve të -97-tës. Si shumë shqiptarë që i ka zënë “gripi’, për Green Card Lottary, kështu edhe unë u bëra fituese e kësaj lotarie. Sot jetoj me fëmijët e mi në Hartford, kryeqyteti i shtetit të Connecticut ,USA. Jemi të stabilizuar me punë dhe adaptuar pak a shumë në jetën amerikane. Them pak a shumë, se është disi e vështirë ambientimi në një vend të huaj, ku ndryshon kultura, tradita, zakonet, por has edhe vështirësitë e gjuhës të vendit, ku mendon se do të jetosh. Se është politika ajo që na bën të lëmë vendin, të kërkojmë një jetë më të mirë, sepse nuk na siguron mjetet elementare të jetës. Por gjithmonë shpresoj që një ditë Shqipëria jonë të ndryshojë.

-Ju keni qenë edhe vjet në Shqipëri dhe ndoshta nuk është aq i dukshëm ndryshimi, por si e gjetet atdheun dhe si do të doni të ishte ai?

-Këto tri vitet e fundit unë kam ardhur disa herë në Shqipëri dhe i kam vënë re ndryshimet. Në Shqipëri përgjithësisht ka hyrë kapitalizmi dhe biznesi ka lulëzuar, por më bën përshtypje mungesa e infrastrukurës në rrugë. Duke ndjekur lajmet në internet, kam vërejtur se flitet shumë për përurimin e rrugëve të reja, por nuk po i shoh ato arritje, prisja shumë më tepër. Rrugët janë për të qarë hallin. Shikoj se njerëzit nuk punojnë. Jo vetëm se ekziston papunësia, si plagë e shoqërisë, por këtu njerëzit kanë shumë pretendime, sepse aty të gjithë punojnë pa pretendime në çfarëdolloj punë, sepse gjithkush nuk duhet të pretendojë, por të punojë edhe në ndërtim edhe në pastrim, etj. Në Amerikë vijnë intelektualë dhe aty punojnë pa pretendime, kurse këtu nuk punohet. Mua me pëlqen diçka në Amerikë sepse nëse një vajzë e sheh të veshur shik në një lokal në darkë, ditën atë mund ta shohësh duke pastruar banjat apo duke lyer muret, sepse duhet të ushqehet mbi të gjitha dhe fuqizimi i individit sjell fuqizimin e shtetit. Vërej se vetëm në Tiranë ka ndryshime veçanërisht në drejtim të pozitës së gruas, por në rrethe sheh gra të ngarkuara, që dalin rrugës e shesin, e drogohen. Ndaj duhet shoqëria me organizatat joqeveritare duhet të merren më tepër me problemet sociale dhe të fëmijëve, duke ushtruar veprimtarinë e tyre në drejtim të edukimit. Kjo duhet të fillojë që në shkollat mendoj unë, sepse kështu fillon edhe në Amerikë edukimi, që në bankat e shkollave.

-A nuk mendoni se brezi ynë ka qenë i librave , kurse tani brezi i ri është më tepër i diskotekave?

-Po jam plotësisht dakord me ju. Brezi ynë ka qenë vërtet i librave, por sot, kur ka kaq shumë krijimtari, shumë pak lexohet nga brezi i ri. Unë vij nga Korça dhe shoh se ka rënë shpirti intelektual Korçar, sepse kanë ikur intelektualët nga Korça dhe kjo më vret shumë. Dua që Korça të kthehet në djepin e kulturës, ashtu si ka qenë dikur dhe të rrezatojë vlera.

-Ju vlerat i keni rrënjosur qysh në fëmini nga prindërit tuaj. Ç’mund të më thoni për ta dhe për çfarë keni mall në Amerikë ?

- Jam lindur dhe e rritur në qytetin e serenatave dhe blirëve, në lagjen e Korçës ku lartësohet Xhamia e themeluesit të saj, Iljaz Bej Mirahorit, në një familje të thjeshtë qytetare. Nga babai një patriot i devotshëm, kam trashëguar patriotizmin, krenarinë e origjinës, të të qenit shqiptare dhe ndjenjën e humanizmit. Kurse mamaja Liri është nga Dvorani, mbështetur në kodrat e bukura që kurorëzojnë këtë vend ku rriten mollët më të mira të Korçës. Një fshat, thuajse e ka zbritur Parajsa në një natë me hënë dhe e ka vendosur në Korçë, me vajza nga më të bukurat që ka Korça. Fshatarët e Dvoranit janë pasiononte për ta mbajtur bashtën dhe atë çikëz oborr sa më pastër, me bollëk e sa më shumë lule. Nga nëna kam marrë nikoqirllëkun e fantazinë e krijimit. Sigurisht që malli më merr shumë për Korçën time, për sokakët e serenatat e Korçës sime, për kuzhinën e nënës time, për varrin e babait dhe vëllait tim, për një mbrëmje te birrari ” Panda “, të shijoj birrën e Korçës, mes pishave dhe serenatave, mes miqve e mikeshave te mia …

Unë përsëri vazhdoj me pjesë nga poezia e saj për mallin ndaj Korçës :

« Moj Korçë, Korça ime, të ika përgjithmonë

Dhe mora oqeanet andej nga perëndon

Te Varri i Mirahorit, kujtoj, buzët ndala pak

“Mos më braktis, moj bijë,”, tha Mirahori plak

“Do të pres deri të kthehesh do duroj pa u tharë”

Më dha një lulebliri që kish celur mbi varr

Zëri i Mihallaqit më ardhi me kitarë

” Monda , mos e harro shtëpizën ku ke qarë

Diku ta ruan fshehur ajo dashurinë e parë”…

E pasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo karakterizohet nga këmbëngulja për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të atdheut e të njeriut. Ngjarjet e jetuara, proza letrare dhe poezia janë ndërkohë pasione të kahershme e të përhershme të saj. Ndaj kur e pyes për projektet për të ardhmen, ajo më thotë:

- Do të nxjerr në publicistikën time njerëzit me vlera jo vetëm të Korçës, por të gjithë Shqipërisë.

-Me që vjen nga bota e qytetëruar sa mendon se në epiqendër të politikës shqiptare është identiteti kombëtar dhe sa ndihet kjo tek Monda në komunikimin e saj me Shqipërinë? 

-Të jesh jashtë atdheut e sheh se sa patriot je, sepse arrin deri në konfrontim fizik, kur të prekin në identitetin kombëtar. Unë gjithmonë kam dashur të ngre zërin tim për çështjen kombëtare, duke ruajtur vlerat e identitetin kombëtar në çdo vend të botës, kudo ku ka shqiptarë. Një nga synimet e mia është ruajtja e vlerave kombëtare dhe e identitetit kombëtar, por kjo është më e zbehtë këtu në Shqipëri .P.sh ve re se nuk ka krenari kombëtare, as nga politika jonë. Jemi në një pozitë gjeografike si ballkanas me Maqedoninë dhe unë nuk e quaj kokëfortësi të Gruevskit mos pranimin për ndërrimin e emrit të Maqedonisë, por një krenari kombëtare të jashtëzakonshme, aq sa i thotë botës; unë edhe në Evropë nuk hyj, por identitetin kombëtar do ta rruaj. Ndërsa ne nuk kemi krenari kombëtare ose e kemi të përgjumur…Qeveria jonë toleron Bollanon të ulë flamurin tonë e të ngrerë atë grek, duke ulur kështu krenarinë kombëtare. Vështirësitë ekonomike i kanë bërë shqiptarët të ndërrojnë edhe kombësinë. Dhe pse nuk hapen shkolla shqipe në Greqi ashtu si hapen shkolla greke në Shqipëri? Aq sa do të vijë një ditë që ai do të na kërkojë vorio-epirin, duke bërë shkombëtarizimin tonë. Me këtë politikë që ndiqet nga qeveria jonë ata e kanë vulosur edhe çështejen çame.

Këtu nuk duron pa ndërhyrë Fatime Kulli e pyet: « Sa diskutohet në komunitetin e diasporës çështja çame?

-Shumë herë komuniteti çam në diasporë bën nota proteste, por vetëm kjo nuk mjafton, pasi ata duhet të bëjnë koordinim me qeverinë dhe politikën shqiptare.

-A thua se me zgjidhjen e Obamës president i SHBA-ve, do të marrë zgjidhje çështja çame?

-Duhet të them se po, pasi duke u nisur nga fakti që ai vjen nga një popull me të njëjtat probleme. Populli çam i diasporës mendon se do ta gjejnë mbështetjen tek Obama.

-A nuk mendon se Kosova e ka më të theksuar atdhetarizmin dhe krenarinë kombëtare, gjë që ne na mungon. Ndaj ne duhet të mësojmë prej vëllezërve tanë kosovarë, sepse është po ajo krenari kombëtare që i solli ata në fitoren e pavarësisë.

-Po, prandaj unë aderoj në partinë demokratike, sepse është demokrati Bill Klinton ai që përkrahu vëllezërit kosovarë në një moment jashtëzakonisht të vështirë, duke i treguar botës se si një president kristjan, mbron një popull mysliman.

- Si është bërë e mundur aderimi juaj në Partinë Demokrate Amerikane?

-Kur kam marrë nënshtetësinë amerikane më është dhënë një fletë ku duhet të përgjigjesh në se do të aderosh në ndonjë parti. Unë duke parë konrtibutin e presidentit Klinton për popullin tim të Kosovës dhe një simpati të jashtëzakonshme për Hillari Klinton, vendosa të aderoj në partinë e tyre. Dhe së fundi unë kam qenë aktive në fushatën e saj elektorale në shtetin e Kenerikes, ku jetoj.

-Ia dërgoni edhe urimet tona për zgjedhjen e saj si sekretare e shtetit amerikan. Dhe në të ardhmen urojmë të jeni edhe ju një pjesëtare në drejtimin e shtetit të demokracisë e lirisë amerikane.

-Faleminderit!

Pasi më falënderon ne shkojmë në shtëpinë e korifeut të letrave shqipe, Dritëro Agolli. Raimonda që porsa kishte marrë në dorë botimin e romanit ”Pafajësia e Evës” i dhuron atij kopjen e parë, sikur të dojë të marrë bekimin prej tij. Pas bisedës së ngrohtë me shkrimtarin e poetin e madh dhe bashkëshorten Sadije, ne u larguam pasi e fiksuam në celuloidin e aparatit fotografik edhe këtë moment të paharruar.

-Të paharruara do të mbeten për mua fjalët e tij- thoshte Monda. “Krijimtaria është si tështima, që kur të vjen nuk e ndal dot” Ndaj edhe çdo çast duhet të mbash pranë një fletë, laps e stilolaps për të hedhur në letër krijimtarinë e momentit, sepse kur e kërkon nuk e gjen. Duhet t’i shënojmë të gjitha këshillat e vlefshme të tij, jo vetëm për ne, por për t’i mësuar edhe brezat e krijuesve të rinj.

Flet Shkrimtarja dhe gazetarja Raimonda Moisiu

$
0
0

Intervistoi: Ori Lahe

Raimonda Moisiu

Raimonda Moisiu, bën pjesë në grupin e shkrimtareve dhe gazetareve të letërsisë postkomuniste të Diasporës. Jeta e saj mes Shqipërisë dhe Amerikës e bën aktive në botën e shkrimtarisë dhe gazetarisë pavarësisht largësisë. Në karrierën e saj mes të tjerash numërohen disa çmime kryesisht të para. Poezia e saj përzgjidhet çdo vit në takimin e poeteshave në Vushtri të Kosovës. Aktualisht ka në proces botimi romanin me titull “S’i them askujt”. Sot ajo jeton në Hartford shtetin e Connecticut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta shqiptare mes tyre dhe Tirana Observer. “Krijimtaria ime në të treja zhanret është vlerësuar dhe janë mbi dhjetra  çmime kombëtare, ballkanike, ndërkombëtare që unë kam marrë në poezi, në publicistikë e prozë. Veten më të realizuar e të emocionuar e ndjej në poezi e publicistikë. Poezia, është bashkëbisedimi mitik dhe intim me veten, lexuesin dhe kohën, është një  univers  poetik i lirisë së shpirtit e ndjenjës njerëzore, i gabimeve të bukura me forcë tërheqëse të paparë për t’i përsëritur”

-Ju keni zgjedhur një rrugë të bukur por njëherësh pak të vështirë. Çfarë do të thotë për Raimondën të jesh në të njëjtën kohë shkrimtare dhe gazetare?

Një pyetje mjaft interesante, që vertet të mrekullon. Dallimi thelbësor në mes shkrimtarit e gazetarit është se shkrimtari krijon një univers  dhe karaktere që ekzistojnë në të shkruar dhe në mendjen e imagjinatën e tij. Shkrimtari  shpreh  botën e tij  ideale, veti kjo që mbart identitetin unik të botës së brendëshme të autorit, emocioneve e përvojave jetësore  me brishtësinë dhe intensitetin e tyre. Dhe  ka raste që shkrimtari është  parashikues i të  ardhmes së   shoqërisë në të cilën ai jeton.Me ndjenjën e thellë e të hollë të përulësisë e ndërgjegjësimit ,  shkrimtari është përgjues mbas bravës së  realitetit e sfidave të jetës, përballjen e tyre, për t’i bërë  ato të njohura nëpërmjet talentit, pasionit e artit që ai ka dhunti e zotëron. Gazetaria ka guximin e kurajon për të hedhur në letër atë c’ka synon të jetë  e vërtëtë,  informacionin profesional, të saktë e në kohë. Raportit njerëzor mes shkrimtarit e gazetarit  i përkasin  njerëzit e thjeshtë – intelektualët, politikanët, shkrimtarët, njerëzit e medias , të artit e kulturës, jetës social –ekonomike. Në një roman, tregim apo novelë   personazhet, natyra,  gjeografia dhe rrëfimi  kanë kuptimin  dhe ekzistencën e tyre  tërësisht nëpërmjet shkrimtarit. Ndërsa në gazetari personazhet  dhe rrethanat janë më të kufizuara dhe ata  fitojnë  domethënien, kuptimin e vërtetë  nëpërmjet penës së  gazetarit(meje, ju, etj). Sepse personazhet ekzistojnë në qenien aktuale,  si kundër bëni ju apo sikundër bëj unë, dhe nuk janë personazhe të imagjinatës, por  ato ekzistojnë në të përditëshmen njerëzore.Gazetaria në të vërtëtë është portretizimi apo përshkrimi i realitetit, të etjes sonë për cfarëdo fakti ose njohuri,  nëpërmjet artikujve, reportazheve, profileve, opinioneve, analizave,esse, intervista, etj, brenda rubrikave të gazetarisë. Gazetaria efektive  ka nevojë për makinën narrative, është forca e gravitetit që tërheq lexuesin nga fillimi deri në fund. Ndonjëherë se cfarë ndodh brenda botës së shkrimtarit, atij  i duhet të krijojë pozicionin e forcës rrëfyese-se jo gjithcka mund të vijë nga dinamika e brendëshme e tij, por   është gazetaria ajo  që e  furnizon  makinën narrative dhe historia shpaloset. Në raportin shkrimtar –gazetar ekziston konfuzioni, konfrontimi i drejtpërdrejtë, trysnia mediatike  e përvojave jetësore, që ne  si gazetarë  me etjen tonë për cfarëdo fakti ose njohuri që lidhen me ngjarje reale e të paharruara-ngjarje që të japin idenë për të shkruar një tregim apo novelë.  Më kujtohet një thënje e  shkrimtares Isabela Aljende: “Cdo histori më intereson shumë; disa prej tyre më ndjekin pas derisa t’i hedh në letër”. Kombinimi i së tashmes me të kaluaraën, kombinimi i letërsisë  me gazetarinë në fushën e letrave përbën bazën e letërsisë së sukseshme, packa se është  një teknikë e vështirë për ta pasqyruar në letër, por jo e paarritëshme. Perceptimet gazetareske dhe reale, të cilat unë i përjetoj si gazetare, duke vënë në dukje njohuritë e mija në sfond kur kjo është absolutisht e nevojëshme,  më japin mua shansin e madh për ta jetuar një ngjarje a histori, para se unë ta hedh në letër, por  janë edhe  baza e suksesit të një proze-romani, tregimi apo novele.Dhe po të lexosh tregimet  e romanet e mija përqindja më e madhe e tyre janë të bazuara në ngjarje të vërteta, nga përvojat jetësore, nga ngjarjet reale  të ndodhura. Një tension i brendshëm, që qëndron në zemër të secilës prej këtyre pjesëve të gazetarisë tradicionale e profesionale.

-Pjesë e krijimtarisë për ju është dhe publicistika e cila nuk ka një lëvrim të gjerë. Pse pikërisht zgjedhja juaj i përket këtij zhanri?

Gjëja më e rëndësishme dhe forca ime më e madhe -është  lidhja e ngushtë e pasionit tim për publicistikën, më lidh dashuria,  malli e dhimbja, për atdheun dhe bashkëkombasit e mij.Është kompromisi që unë kam bërë me traditën, historinë, kulturën, vlerat tona kombëtare e identitetin shqiptar.Publicisti është ndërmjetës midis profilit të lartë  të vlerave njerëzore,  qytetare e intelektuale, atdhetare e kombëtare, vlerave të njerëzve të thjeshtë e të shquar që kanë bërë e bëjnë historinë, publicisti është largëpamës dhe zbulon detajet më të imta, përkthen emocionet e një situate në mënyrë të drejtë e reale thellësisht te lexuesi,  për të kultivuar imazhin e afërt të mesazhit apo vlerave që ai përcjell nëpërmjet penës publicistike. Publicisti operon në kushte të ethëshme me sakrilegjin e vetvetes dhe të pavarësisë intelektuale për lirinë e fjalës,  jo për t’u bërë i famshëm,  por i sinqertë me lexuesin, me “kockë të fortë intelektuale” dhe shpinën e mendjes, ai na sjell pjalmin e jetës,  nëpërmjet shkrimeve publicistikë,  reportazheve, opinioneve, esseve, profileve, analiza politike, sociale, shoqërore e kulturore, intervistave me njerës të profileve të ndryshme, si dhe shkrime të veçanta studimore në fushën e letërsisë, monografi,  kritikës letrare,etj.Lëvrimi i publicistikës bashkëkohore më ofron mua privilegjin për të shprehur ndjenjat e mija ndaj kombit dhe bashkëkombasve të mij, me jep “luksin” e lirisë për të prekur idealizmin e qytetarisë  e inteligjencës shqiptare për progres e zhvillim,  të përcjell mesazhe të thjeshta e komplekse,  që sigurojnë identitetin tonë kombëtar dhe janë  drita që lemë pas,  për të bërë të njohur atdheun dhe vlerat e një kombi.Janë, me qindra e qindra shkrimet e mija publicistikë të rubrikave të ndryshme botuar gjerësisht në shtypin shqiptar e në Diasporë. Disa prej tyre edhe i kam përmbledhur në libra të botuar tashmë, të tjerë presin radhën të botohen. Kam botuar librin me 61 intervista në shqip dhe anglisht, me titull “Letrat shqipe këtej e përtej Atlantikut” i vlerësuar shumë  nga kritika e kohës; si ura e bashkimit midis Diasporës e Atdheut! Janë 61 personalitete të profileve të ndryshme në jetën social-ekonomike-politike, në fushën e artit, kulturës, muzikës e letërsisë, intelektualë e qytetarë shqiptarë, shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë, të intervistuar prej meje. Jam në proces intervistimi për vëllimin e dytë me intervista, “101 Intervista” dhe do të ketë një surprizë në këtë vëllim; intervistimi i një personaliteti të rëndësishëm e të shquar të politikës e jetës amerikane.  Unë lëvroj edhe publicistikën amerikane që e pëlqej shumë dhe kam sjellë epokat presidenciale dhe presidentët që i kanë bërë këto epoka që nga- Teddy Ruzvelt,-njeriu që themeloi Amerikën moderne dhe superfuqinë e botës, Franklin Delano Rusvelt –themeluesi i Lidhjes së Kombeve , njeriu i epërsisë dhe veprimit, presidenti që fitoi Luftën e Dytë Botërore, Gerald Ford Jr.-një figurë imponuese në histori, Xhorxh Ë.Bush, -aureola dhe personaliteti i Ronald Regan dhe Barack Obamës, Churchill, Condoleza Rice, Kofi Anan, Mbretëresha Elisabetë e Dytë, Ariel Sharon etj., etj, këto janë botuar jo vetëm në shtypin shqiptar, në gazetën Albania daily Neës, por edhe në librat e mij.

Vlerësimet kanë qënë të konsiderueshme në fushën që ti ke zgjedhur. Ku e keni ndjerë veten më të realizuar dhe emocionuar?

Po është mëse e vërtetë. Krijimtaria ime në të treja zhanret është vlerësuar dhe janë mbi dhjetra  cmime kombëtare, ballkanike,  ndërkombëtare që unë kam marrë në poezi, në publicistikë e prozë. Por veten më të realizuar e të emocionuar e ndjej në poezi e publicistikë. Poezia, është bashkëbisedimi mitik dhe intim me veten,  lexuesin dhe kohën, është një  univers  poetik i lirisë së shpirtit e ndjenjës njerëzore,  i gabimeve të bukura me forcë tërheqëse të paparë për t’i përsëritur. Në poezi cdo moment je vetvetja, është metafora më e bukur dhe e ndjeshme për t’u shprehur, flet thellësia e shpirtit dhe e zemrës, flet intimësisht dashuria,  e ngrohtë dhe emocionale  me njerëzit, botën dhe ëndrrat, me magjiken dhe realen,filozofiken, diçka që unë shoh e prek me mendje e zemër, dicka që unë e përjetoj; natyrën, muzikën, mjerimin, varfërinë, mirëqenien, kamjen e skamjen, dhunën, zogjtë, historia, gjeografi, heronjtë, atdhedashuria, dashurinë e dhimbjen, grotesken, gëzimin dhe dëshpërimin, vlerën e antivlerën,apo ide që vijnë në mëndje, gjithcka jetësore brenda njerëzores , por  të gërshetuara në vargje.Ndërsa në publicistikë, aty fillon gjeneza e erudicionit dhe identitetit kombëtar, vlerave tona kombëtare, rritet erudicioni intelektual, qytetar, krijues,  patriotik e atdhetar. Vlerësimet nga kritika e kohës qëndrojnë në faktin se puna jote krijuese është lexuar e vlerësuar, mesazhi ka shkuar te lexuesi,  dhe kjo të jep muzë,forcë e kurajo,  frymëzim, dashamirësi dhe përgjegjësi profesionale për më tej.

-Jeni shumë aktive në rrjetet sociale me shkrimet dhe reagimet ndaj fenomeneve të shoqërisë shqiptare. Sa e ndihmon prania e tij një gazetar apo krijues për publikimin e shkrimeve?

-Për mua kjo nuk është një pyetje e famës, por që i qëndron origjinalitetit. Qëllimi im  është që njerëzit të njohin thelbin dhe mesazhin e shkrimeve të mija, dhe ata të mendojnë se unë jam njëri prej tyre dhe si ata. Me anë të shkrimeve të mija dhe publikimit të tyre në rrjetet sociale, vecmas në Facebook,  unë “dialogoj ” jo vetëm me dashamirësit e artit e të letërsisë, me njerëzit e thjeshtë, por edhe me mesazhin që  unë dua të përcjell duke sjellë në kujtesë të kaluarën, qartësoj të tashmen dhe i hapim udhë të ardhmes, për të bërë të ditur e mbrojtur vlerat tona kombëtare e identitetin shqiptar, përcjell mesazhin e harmonisë, mirësisë e dashurisë njerëzore.Aty ndjehem e lirë dhe komunikoj me gjithë botën shqiptare, aty ka nevojë për vëmendjen e zërit të shpirtit femëror intelektual, qytetar e krijues. Aty i bëj apel shoqërisë shqiptare për të crrënjosur dhunën ndaj grave e vajzave, për t’i ndihmuar ato të arrijnë standartet e jetës dhe dinjitetin njerëzor. Unë  dëshpërohem thellësisht kur dëgjoj për krimin në familje, unë hidhërohem e lotoj kur dëgjoj që vritet nje vajzë e re apo grua, nënë bashkëshorte, -të vrasësh një femër sot ke vrarë ardhmërinë e një kombi. Detyra ime si grua,  nënë e autore,është që nëpërmjet shkrimeve të mija të publikuara në rrjetet sociale, të sensibilizoj realitetin,  të dialogoj me viktimat  e dhunuara dhe dhunuesit,  të mundohem sadopak t’i bëj ata të vetëdijshëm, të ngre zërin në mbrojtje të grave, nënave e vajzave që vazhdojnë e vriten cdo ditë,  për ta sfiduar atë mizoren dhunën fizike e sociale që ushtrohet ndaj tyre. Prania e rrjetit social është vendi ku gazetarët e shkrimtarët përpiqen  të tregojnë  rrugën përmes erudicionit të tyre qytetar, intelektual e krijues,  për të sjellë zhvillimin e shoqërisë, që të ndikojë  në jetën e njerëzve, të së përditshmes njerëzore.Lloji  ndryshimit që gazetarët e shkrimtarët sjellin është  domosdoshmëri e ndryshimit, ngandonjëherë ndodh ndryshimi  vërehet në kohë, por ka që merr edhe kohë të gjatë, por rëndësi ka që mesazhi i ndryshimit është përcjellë.

-Jetoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por shpesh vizitoni dhe Shqipërinë. Si e përjetoni këtë situatë që prek të gjithë të larguarit jashtë vendit?

Vitet e fundit  po bëj një jetë mes Shqipërisë e Amerikës, është jo vetëm dashuria për vendlindjen, ndjen mall edhe për gurët e rrugës ku je rritur e ke bëlbëzuar për herë të parë emrin e vendlindjes. Por edhe Amerika tashmë është bërë atdheu im  i dytë. Për fëmijët e mij,  të integruar tashmë në jetën amerikane, besoj se do të jetojnë këtu, por gjithmonë me sytë dhe zemrën nga Shqipëria, duke e vizituar atë. Ndërsa unë -do të bëj një jetë midis Amerikës dhe Shqipërisë – të jem pranë nënës sime  80 vjecare, vëllezërve e miqëve të mij të shumtë. Unë kam humbur veç vëllait e babait, dajos e xhaxhait, por edhe njeriun më të mirë të jetës sime, të cilit në krijimtarinë  time i kushtoj shumë vargje. Dua të mbaj të gjallë kujtimin e tij, nga i cili gëzoj mbiemrin tim. Sa herë vij në vendlindje, malli më shtohet më shumë, sa herë vij në vendlindje shkoj në varrin e të shtrenjtëve të mij e ndez qiri.Ajo c’ka e bën më të bukur qëndrimin tim në atdhe, unë marr pjesë në shumë evente kombëtare e ndërkombëtare të letërsisë, poezisë apo publicistikës.

Intervistë me publicisten dhe poeten e mirënjohur shqiptaro-amerikane Keze Kozeta Zylo

$
0
0
Bisedoi Novruz Xh. Shehu
Kozeta Zylo

Ju jeni nga Mezhgorani i Tepelenës.  Mesa dimë rridhni nga një familje patriotike Gjoni, pjesë e fshatit me tipare të dallueshme në kulturën kombëtare.  Fehmi Bej Mezhgorani, Sami Mezhgorani, Dr.Përparim Tepelena, Prof.Sejfulla Malëshova me nënë nga Mezhgorani, një grup i tërë mësuesish të viteve 30-të, të cilët u bënë misionarë të arsimit në të gjitha trevat e rrethit.  Ju jeni e rritur në konstruktin e kësaj fryme dhe besoj se është jo rastësisht shkëlqimi i personalitetit tuaj në Komunitetitin Shqiptaro-Amerikan.  Çfarë kujtimesh pikante ju ndjekin nga vendi i prindërve tuaj?

Unë jam lindur në Tepelenë dhe prindërit banuan për pak kohë aty, pasi babain e transferuan dhe e çuan në Mezhgoran si kryetar kooperative për dy fshatrat Mezhgoran dhe Peshtan.  Ai punoi për disa vite si kryetar me ndershmëri dhe plot mirësjellje me krahinën, por më vonë e hoqën nga lart…, duke punuar në punë të rendë së bashku me nënën time në kooperativë.  Puna e rëndë e tyre, mundimi veçanërisht i nënës sime si dhe shoqeve të saj për tërë jetën në punët më skllavëruese të kooperativës është një nga dhimbjet dhe brengat e mia…  Me ndershmërine e tij dhe punën e papaguar, edhe pse veteran i Luftës, ai dhe sot është i pastrehë… Por është e çuditshme dhe pse prindërit apo gjithë fshati punonin tërë ditën, brenda shpirtit të tyre kishte vend për të gjetur kohë për të lexuar apo për të ndarë një mendim rreth kulturës.  Ata kishin dhe vazhdojnë ta mbajnë miqësinë vëllazërore me njeri-tjetrin.  Nëse do të llogaritet fshati për frymë nga popullsia në Shqipëri, mund të pohoj se është një nga fshatrat e vegjël, por që ka nxjerrë më shumë para diktatures burra të shquar për kulturën kombëtare.  Le ta fillojmë me avokatin Fehmi Bej Mezhgoranin, firmëtari i Pavarësisë, anëtar i qeverisë së Ismail Qemalit, Prefekt i Dibres, drejtor i gazetës “Zgjimi”, apo Dr.Përparim Tepelena, Prof.Sejfulla Malëshova, Beqir Sami Mezhgorani, Reshat, Sami dhe Faik Mullai, normalistëve të Mezhgoranit ku midis tyre ishte dhe një grua, si dhe 25 vatranët emrat e të cilëve gjenden në Kalendarin e motit të vitit 1912 me editor Fan S.Nolin të cilët iu bashkuan çështjes kombëtare.  Është e pamundur të jepen në një intervistë gjithë patriotët, por detyrohem t’i them sepse u rritëm me kulturën e tyre, krenarinë për atë vend të lashtë dhe plot tradita.  Mezhgorani është një ndër fshatrat e parë në Tepelenë që hapi shkollën e parë shqipe nën sundimin turk.  Të vjen keq që historianët as që janë marrë fare duke e injoruar gjithë atë punë kolosale të këtyre patriotëve, por më fyesja është se burri i ndritur i Kombit Fehmi Bej Mezhgoranit as që përmendet fare…  Ndarësve të çmimeve ju janë mykur trutë dhe janë infektuar nga korrupsioni…

Ndërsa në lidhje me kujtimet pikante dua të them se shoqëria e shkollës fillore është nga më të paharruarat.  Jam futur qysh në moshën 5 vjeçe në klasën e parë dhe s’e harroj kurrë ditën e parë të saj, mësuesit e mrekullueshëm si Zoin apo Naimin…  Prindërit më mësonin gjithmonë të recitoja poezi përmendsh, dhe kishin bërë një si skenë provizore në shtëpi.  Kur ishja gati për recitim më hipnin mbi valixhen e madhe të gjyshit që kishte sjellë nga Amerika, ishte si tip sepete me ngjyrë të artë, por e lartë…  Kështu që kaloja provën në shtëpi para se të shkoja para aktivitetit në shkollë.  Këtë gjë e kujtoj dhe tani në Amerikë me mbesën time Dean, me të cilën improvizojmë skenën, zakonisht përdorim shkallët brenda shtepisë si podium, kur ajo është gati për të thënë ndonjë varg përmendsh…  Lojërat e ndryshme të fëmijërisë, kapja e xixëllonjave kur ishim të vegjël, qershitë e kuqe që i vendosnim si vathë në vesh, veshja e ndonjë fustani të ri në dasmat e ndryshme më ka pëlqyer shumë.  Improvizimi i lojës me litar duke u hedhur, zakonisht mblidheshin pranë portës sime, mbase ishte më e përshtatshme si pozicion.  Nga porta ime e gurtë me lojërat kam një shenjë në ballë, pasi padashje një shoqja ime më lëshoi mbi ballë majën e çengelit të portës dhe gjaku rodhi rrëke, po ku të linin plakat e mëhallës të vuaje, me mjete të traditës e ndaluan gjakun…  Babai ka qene i apasionuar pas librave dhe bletëve, dhe në krah të shtëpisë kishim disa koshere bletësh, dhe një kuti me libra rreth rritjes së tyre. Më ka pëlqyer shumë marrja e mjaltit me makinë në ditët e bukura të verës, kokorret që vinin në kokë të dy prindërit dhe tymosjen që u bënin bletëve për mos t’i pickuar dhe sigurisht kur mamaja ime i qeraste me mjaltë të gjithë fshatin kur na vizitonin në shtëpi.

Kur mbaronte shkolla të gjithë fëmijët dhe të rriturit në pushimet e verës, për të ndihmuar prindërit shkonim për të mbledhur sherebel (dunicë), çuditërisht e fillonim me këngën e bukur labe , që pa feksur, se duhej të çoheshim herët pa dalë dielli, ndryshe nuk mblidhej… (çuarja herët ishte e rëndë si fëmijë)… Ishte punë e rëndë stropacitëse, e paguar shumë lirë, por vetëm puna të bën të ndjesh vuajtjen e tjetrit, dhe të bën mbi të gjitha njeri.  Kam parë se dhe këtu në Amerikë prindërit i mësojnë me punë, ka plot që çohen herët, por me ndryshimin se shpërblehen për atë që bëjnë…  Qysh e vogël në çdo qelizë të trupit e kam ndjerë dallimin esencial midis fshatit dhe qytetit!…Është e dhimbshme kur mendon që fshati e prodhonte grurin, ndërsa hante vetë gjashte muaj misër dhe gjashtë muaj grurë…  është e pamundur t’i shprehësh brengat, moslevizjen e lirë të fshatit, dhe dallimet në një intervistë…  Megjithatë po i pergjigjem pyetjes suaj, sepse sipas Remarkut: “Lumturia nuk gjendet asnjëherë në momentet kur ne e jetojmë, atë e bëjnë magjike vetëm kujtimet tona”.

Dhe kujtimet do i ndjejmë dhe tregojmë gjithmonë…

Kam mësuar se Mezhgorani është quajtur nga shumë njerez si një fshat me kulturë dhe historikisht është fshat Derven.  Atje ka pasur dhe një mulli me erë gjë e rrallë në Shqipëri apo jo Kozeta?

Atje ka qenë der e kurbet.  Nuk ka shtëpi në Mezhgoran që mos të ketë patur në të kaluarën emigrante, dhe më duhet tëpohoj se ata sollën kulturën perëndimore.  Shumë prej tyre emigruan në Francë, Amerikë, Greqi dhe disa prej tyre mbaruan universitetet më të njohura…  Ata që shkuan në Francë dhe Amerikë sollën nga kultura franceze mendimin më të përparuar dhe Lirinë që e mbajtën brenda shpirtit të tyre.  Mjaft prej emigrantëve të Amerikës sollën dhe libra nga Noli, Vatra, por që jua mbajtën në doganë…  Atyre dhe opinga që vishnin ju kishte lezet.  Ju ndrinte fjala në kuvend të burrave.  Ata ishin patriotë zemërzjarrtë ndaj dhe u kthyen përsëri në mëmedhe, atje pranë Malit lirik tëTrebeshinës, gjelbërimit të pafund dhe lumit Vjosa që lag këmbët e tij…  Amanetet e tyre s’do të thinjen kurrë…  Në lidhje me mullirin me erë egzitojnë gurët e mëdhenj, materialet e ndryshme, gojëdhëna por duhen studjues që ta hulumtojnë më nga afër, edhe pse mund të jetë shfafqur ndonjeri.  Ndërsa si fshat “Derven” futet Damësi, Luzati, Dragoti, çka flitet katërciperisht për kulturën dhe civilizimin e tyre.

Cili është arsimimi juaj në Shqipëri dhe aktiviteti pedagogjik e shoqëror?

Si fëmija e parë në familje kam qenë me fat që mbarova arsimin e lartë për mësuese e gjuhës dhe e letërsisë në Universitetin “Aleksasnder Xhuvani”.  Por ndërkohë pengova tre vëllezërit e tjerë, sepse përgjithësisht lejohej vetëm një në familje të shkonte në arsim të lartë… Perseri më ndoqi fati që të ushtroja profesionin e mësuesisë në gjimnazet e Tiranës, pasi ishja e martuar qysh studente dhe kishja një bebe, Valbonën.  Kështu që fëmija më krijoi kushte për të ndenjur në Tirane pranë bashkeshortit tim i cili ishte mbajtur direkt pasi mbaroi Universitetin e inxhinierisë në Institutin e projektimeve të Ushtrisë në Tiranë.  Lënda e bukur e letërsisë dhe profesioni i mësuesisë kanë qenë pasionet e mia të kahershme.  Ato më kanë bërë të komunikoj lirshëm me nxënësit dhe t’ju krijojë hapësirën e nevojshme për t’u lidhur me botën e artit gjatë orëve të mësimit.  Në pervojën time kishja kuptuar se sa më shumë e ngurtë dhe pa nerv të komentoje medoemos që ora do të ishte e akullt dhe shokuese për të rinjtë.  Në klasë harroja cdo hall që mund të kishja dhe letërsia krijonte brenda saj një miniteater me nxënësit, ku aktrimi mësues nxënës ishte në harmoni dhe mësuesi hynte në rezonancë të plotë me diskutimet e tyre pa ujëra të tepërta…ndryshe me të drejtë poeti i famshem Robert Frost thote se:

“Ka dy lloje mësuesish: nje lloj që ju mbush me shtëna dhe nxënësit trembem aq shumë sa që nuk mund të lëvizin, dhe lloji tjeter që ju stimulon dhe ju hidheni në qiell”.

Vetë lënda e letërsisë të vë në lëvizje, të jep jetë dhe kjo arrihej me disa aktivitete të traditës si psh orët letrare, apo dhe gazetën “E ardhmja” qe krijuam gjatë demokracisë.  Spektaklet për Miss “Cajupi” ishin nga më mbresëlënëset, pasi ishim krenar se nga ky gjimnaz dolën tre misse konkuruese në Miss Shqipëria si Monika Zguro, Juela Meçani dhe Vilma Papajani (ish nxenesja ime për katër vjet në kujdestari) dhe fituan.  Kam marrë pjesë rregullisht në studiot që u organizuan rreth projektit për zhvillimin e arsimit në Shqipëri nga CDU, seminare që drejtohej nga një vajzë e re intelektuale plot energji Blerinda Idrizi.  Në jetën politike u përfshiva me Partine Demokristiane e cila u krijua menjëherë pas PD dhe PR-s gjatë përmbysjes së diktaturës, nga intelektualë të zotë si prof.Gjergj Ndoja, inxh.Franc Marku etj…U zgjodha sekretare e PDKSh-s dhe drejtoja gazetën “Ora e Shqipërisë”, për të cilën ju jam mirënjohëse demokristianeve të Shkodrës që ma besuan këtë detyrë në zgjedhjet që bëmë në atë qytet të lashtë dhe historik ne vitin 1994.  Në kryeartikullin e gazetës “Ora e Shqipërisë” kishja shkruar artikullin me titull: “Magjia e një pushteti do të jetë Bashkimi i Kombit”.

Kur ka qënë puthja juaj e parë dhe çfarë keni ndjerë në takimin e parë të buzëve të partnerit.  Natyrisht ju keni qenë në epiqendër të djemwve shumë herët mbasi keni qenë shumë e bukur.  Thonë se ju quanin Helena e Trojës për flokët e verdhë dhe sytë e kaltër. Desha të dija për puthjen e adoleshencës, më magjikja dhe natyrisht më e fshehta…  A ja tregove dikujt?

Është pak rast unikal, por puthja ime e parë e adoleshencës ka qenë me bashkëshortin tim, me të cilin s’u ndava për tërë jetën.  Ka qenë krejt rastësi njohja me të, ndërsa unë ishja në vitin e parë në Pedagogjiken e Fierit, ai vazhdonte inxhinierinë në Tiranë nga kontigjenti i ushtrisë.  Puthjen e parë nuk ja tregova askujt, por takimet me të morën dhenë se ai vinte nga Tirana dhe më takonte fshehtas…  Kështuqë filluan thashethemet, spiunuan tek drejtoresha e shkollës e cila thirri me urgjencë prindin tim…  Sidoqoftë marrëdhëniet tona mbetën shumë serioze dhe nga më romantiket e jetës sime.

Ish drejtoresha e shkollës e ndjera Bubulina Mici (motra e Fatos Arapit) dhe ish bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Aristotel Micit pasi u njoh zyrtarisht dhe me Qemalin, i cili kur u emërua në Institut te projektimeve si inxhinier kishte fatin të kishte në zyrën e tij një mikeshë të Bubulinës, Jolandën, e cila krijoi një respekt dhe simpati të vecantë, gjë që do të na e bënte dhe më të lehtë marrëdhenien tonë.

Lidhjen dhe letrat tona qysh në moshë të re i kishim mbajtur shumë sekret nga vajzat tona, çuditërisht për to nuk donim lidhje në moshë shumë të re…  Atyre jua kemi treguar kur ishin në moshë të pjekur dhe të lejuar “ligjërisht”.  Letrat me njeri-tjetrin sa poetike po aq dhe me nektar dashurie ngelen një arkivë e familjes sonë që të sjellin shumë humor dhe kënaqësi…  Në lidhje me epitetet Helena e Trojës, Libera, Kleopatra per brunet etj, ishin të kohës për shumë vajza, ose siç jepen dhe sot pa llogari…ku ka rrezik të dali e gjithë Shqipëria “Miss Bota”!…

Ju  patët një karierë jo të vogël së bashku me bashkëshortin.  Si i ndihmuat proceset demokratike në përmbysjen e diktaturës dhe cilat qenë arsyet që shkuat në Amerikë?

Është e vërtetë që po ecnim relativisht mirë.  I mbështetëm me kulturë demokratike dhe sakrificë gjithë procesin e rrëzimit të diktaturës, grevën e urisë së studentëve, ku brenda grevës kishim mikun e familjes sonë prof.Mehdi Shehun, një intelektual plot kulturë dhe kundërshtar i hapur i regjimit.  Kemi qenë në gjithë demonstratat që u zhvilluan deri në rënien e bustit të diktatorit dhe të komunizmit, ditë që u nisëm nga sheshi i studentëve, ku me artopalant na drejtoi drejt sheshit aktorja e Teatrit Kombëtar Yllka Mujo.  Do të kishja dëshirë të kishim aparat fotografimi për t’i pasur si relike ujin me ngjyrë që lëshuan makinat e policisë duke filluar para TV Sh-s drejt trupave tanë.  Apo me vidio: thirrjet: policia është me ne, policia është me ne!…Kam lexuar në emër të gjithë mësuesëve të Tiranës telegramin në mbështetje të grevës së urisë së studentëve në Pallatin e Kulturës në Tiranë që drejtohej nga Ylli Vejsiu.  Për të gjitha këto bashkëshortin tim e transferuan nga Ministria e Mbrojtjes, pasi ishin me gishta demokratët që ishin shfaqur publikisht dhe e çuan si shef katedre në Akademinë Ushtarake, jo se ishte vend i keq, por ishin të deytruar si rezultat i kualifikimit që kishte pasi kishte dhënë gjithë provimet e dizertacionit dhe kishte vetëm mbrojtjen e temës.  Vendi i punës kërkonte kualifikimin pasuniversitar.  Bashkëshorti im gjithmonë ka parë studimin e mëtejshëm pasuniversitar në profesionin e tij të inxhinierisë duke ngujuar bërrylat pas pune në Bibliotekën Kombëtare si në diktaturë dhe në demokraci.

Edhe pse bashkëshorti im në kohën e demokracisë punoi në disa institucione të larta si shef katedre në Akademinë ushtarake për lëndët inxhinierike, dhe paskësaj në Korpësin e Paqes pranë ambasadës amerikane, ndërkohë kishim dhe autoshkollën tonë private, ku kishim të punësuar inxhinierë dhe disa specilasitë për makinat, po ndjenim së ishte e pamundur jetesa, ngase vendi po shkonte drejt luftës civile…  Plasën demonstratat nga studentët në Vlorë, firmat piramidale dhe shumë gjëra të tjera që po sillnin erën e luftës… Liderët e dy  partive kryesore ishin në luftë për jetë a vdekje me njeri-tjetrin…  Ne ishim të bekuar se e kishim marrë vizën për në Amerikë qysh në Maj të vitit 1996 dhe akoma nuk e kishim vendosur, ndaj duke ndjerë erë lufte u larguam në 26 shkurt të 1997 ës, dy ditë para se të mbyllej aeroporti…  Ishte e dhimbshme, e tmerrshme të ikje, të ikje sa më parë nga bandat dhe plumbat që po merrnin jetë njerëzish…  po shkatërrohej gjithcka, po hapeshin depot…  Cili mund të ishte ai shqiptar që kishte vizën amerikane dhe nuk do të ikte, kur aty ikën diplomatët, priftërinjtë, hoxhallarët etj….  Sidoqoftë kjo ka qenë një tragjedi dhe vazhdimi i ikjes së njerëzve larg, larg… 9 male kaptuar… dhe në ditët e sotme është nje humbje e madhe për Kombin…

A i kërkuat rrënjët e të parëve tuaj si emigrantë atje dhe çfarë ndjesie provuat?

Familja ime kishte kohë që kërkonte gjyshërit si nga nëna dhe babai në Amerikë si Hamit Veis Mexhgorani, Muhamet Veis Mexhgorani dhe Shaban Muçi nga Becishti i Tepelenës (ky i fundit është xhaxhai i nënës sime).

Gjyshi im Hamit Veis Mexh(zh)gorani, kishte ardhur në Amerikë në fillim të shekullit të kaluar, por ishte e pamundur ta gjenim, ngase nuk dispononim asnjë dokument të shkruar.

Atë ditë që unë gjeta emrin e tij, e kishja një nga ditet më të gëzueshme të jetës sime, të mbushur me emocion dhe dashuri.  E para sepse gjeta rrënjët e trungut tim, gjeta gjyshin tim aq të dashur dhe fisnik, gjeta gjurmët e tij këtu në Amerikë.

Ai u kthye në Shqipëri me libra të Fan Nolit, ku disa prej tyre ja sekuestruan në doganë, në Shqipëri.

Që ditën që kam shkelur në Amerikë, gjyshi im më dilte më shumë se kushdo tjetër përpara sysh, në ëndërr e kudo!  Unë që javën e parë, pra në vitin e mbrapshtë të 97-s që u larguam me familjen nga Atdheu, dhe pse ishja akoma e pa ambientuar me Amerikën, doja të shkoja tek Statuja e Lirise për të gjetur në mur emrin e gjyshit tim.

Shumë përpjekje, shumë kërkime, edhe me vajzat e mia dhe babain tim shkuam disa herë së bashku, por mundimi ishte i kotë ngase mbiemrin të gjithë emigrantët e asaj kohe në përgjithësi shkruanin emrin e fshatit nga vinin.  Kështu ata shkruani përpos emrit të babait dhe Me (xh) zhgorani, që ne fakt ishte e shkruar me xh jo me zh sic e dinim nga drejtshkrimi…

Një ndjenjë ngazëllimi më përshkoi të tërën, kur para syve në kalendarin e motit te vitit 1912 te Fan Nolit publikuar në webin e Vatrës, lexova një grup të madh nga Mezhgorani i Tepelenës, që kishin paguar për Vatrën.

Gjej rastin të falënderoj prof.Peter R Priftin, At Arthur Liolinin dhe z.Naum Priftin të cilëve iu shkruajta për gjetjen e gjyshit dhe për të gjithë emigrantët Mezhgoranas që mbështetën kauzën e Nolit.

Ja ç’me shkruajti prof.Peter R.Prifti, në përgjigjen e letrës së tij, ish sekretar dhe editori i Diellit në kohën e Nolit, si dhe një personalitet i shquar i Kombit:

…“Sikundër popujt kanë nevojë të dinë për historinë e kombit të tyre, ashtu dhe njerëzit kanë nevojë të dinë për pjesëtarët e familjeve të tyre që kanë “humbur”, qofshin ata prindër,  gjyshër, vëllezër, motra, etj.  Kanë nevojë të zbulojnë rrënjët e tyre familjare. Ti je një nga këta fatmirë, që ia arrijnë qëllimit”.

Pak e habitshme, që ju arritët së bashku me bashkëshortin dhe vajzat tuaja të ngrinit televizionin në gjuhën shqip “Alba Life” dhe dy shkolla shqipe.

Jemi habitur jo vetëm ne, por edhe komuniteti shqiptar në Amerikë…Vërtetë si mundët?

Të jesh në Amerikë aspak nuk është e habitshme për të realizuar ëndrrat që ke, nëse ke vullnetin, pasionin, përkushtimin dhe punën pa orar dhe pa kushte për çfarë do të realizosh.  Si gjithë emigrantët e tjerë në fillim përballohesh me vështirësi të mëdha sidomos kur je pa dokumetat, por fati ynë ishte që vajzat i sollëm si “exchange student” në shkollë të mesme në Amerikë dhe po vazhdonin universitetet ndaj nuk kishim probleme të kësaj natyre, pra ishim më të lirshëm.  Ndërsa bashkëshorti kishte ardhur i përgatitur totalisht sidomos me gjuhën që dispononte, se siç e thashë më parë kishte ngujuar bërrylat në Bibliotekë për t’i mësuar, ishte koha që kur mbrohej dizertacioni, titulli shkencor, duhej medoemos të mbrohej gjuha e huaj, të jepej si provim…, edhe pse s’ishte lejuar të dilte me specializime jashtë shtetit…  Detyrohem t’i them këto pasi për ne si familje ka qenë në radhë të parë shembulli i bukur në shtëpi, pastaj pasi i ke realizuar këto bukur dhe me modesti, pse jo, përse mos të realizosh diçka përtej familjes që është medoemos Kombi dhe kultura e tij?

Ndoshta nga profesioni i mirëfillte si mësuese e letërsisë jam gjithmonë ënderrimtare dhe besoj në realizimin e tyre për mirë (edhe pak fluturim).  Ky lloj ëndërrimi më sjell pranë nobelistin Anatole France i cili thotë: “Për të arritur gjëra të mëdha, nuk duhet vetëm të veprosh, por edhe të ëndërrosh, jo vetëm të bësh plane, por edhe të besosh”.

E kam pasur ëndërr të bukur artin, poezinë, TV-n, dhe pse një copëz e këtyre më ishte realizuar në Shqipëri nga vajza e vogël Klodiana atëhere adoleshente, e cila ishte drejtuese e emisionit për femijë tek “Pafi” në TVSH, në Tiranë.  Duke pasur një përvojë disa vjeçare si bashkëpunëtore e TV Kultura Shqiptare me producent Adem Belliun, që më duhet ta falënderoj publikisht, ndërsa Qemali mbaroi për programim kompjuteri në një kolegj në Amerikë, ne ishim të gatshëm për shumë gjëra teknikisht dhe profesionalisht dhe vendosëm të hapnim TV “Alba Life”.  Pasi u treinuam për më shumë se një vit nga TV amerikan në Staten Island , New York dhe u licensuam ligjërisht, filluam transmetimin e emisioneve.  Të gjitha këto i kemi kryer pas punëve tona të rregullta që mbajmë familjen.  Emisioni i parë ishte për Shkollat Shqipe, shkolla që u hapën ligjërisht me leje nga Bordi i edukimit të Nju Jorkut.  Ndërkohe jepnim mësim në shkollen shqipe dhe po punonin shume rëndë për të sjellë fëmijë dhe për t’i mësuar ata.  Duhet të kuptojmë se nxënësit janë të lindur këtu dhe kanë shumë vështirësi në të folurën shqip…Por bashkëpunimi plot kulturë me mësueset që kanë qenë bashkë me ne në çdo kohë e ka bërë dhe më të lehtë punën…  Gjithashtu dhe bashkëpunimi me Z.Amir Suka që është drejtori i programit në TV, ka bërë që në të ndihemi krenarë dhe të realizojmë punë të bukura, pra vetëm bashkëpunimi dhe vetëm ai sjellë gjithmonë sukses.  Pastaj kur shikuam që eci puna, vazhduam më tej me hapjen e shkollës tjeter në Brooklyn dhe emisionet u shfaqen me orë më të zgjatura dhe me ditë më shumë, ndërkohë tani jepen dhe në paketën digitale TV Alb që shikohet në të gjithë globin.

Cilët janë disa nga personalitetet e shquara që keni intervistuar?

Kam pasur fatin të bashkëpunojë qysh në fillim me gazetën e mirënjohur “Illyria”, “Dielli”, TV Kultura shqiptare, më vonë me TV Alba Life dhe kam intervistuar shumë personalitete, ata janë shumë, por unë po përmend disa prej tyre:
Regjisori i Hollivudit Stan Dragoti, Prof.Peter R Prifti, At Artur Liolin, prof.Sami Repishti, Dr.Elez Biberaj, Prof.Shenasi Rama, Joe Dio Guardi, avokati Sabri Gjoni, Fadil Berisha, Tony Dovolani, Ermira Cunmulaj, Amir Suka, Dritan Mishto, Ruben Avxhiu, Eduard Dilo, Viktor Martini, Lek Pervezi, Grid Rroji, Sali Berisha, Arta Dade, Teuta Arifi, Ibrahim Kolari, Avokati Steven Kaufman, Dr.Gjon Bucaj, dr.Gani Abazi, Pëllumb Kulla, Naum Prifti, Novruz Shehu, Fatos Kongoli, Gjeke Marinaj, Ramiz Gjini, Adnan Mehmeti, Dalan Luzaj, Skifter Këllici, Pirro Loli, Petrit Ruka, Demir Gjergji, Hajro Ceka, Aurela Gace, Entela Barci, Bledar Maqellara, Diana Zerega, Richard Lukaj, Gani Perrolli, Blerim Cami, Petrit Lumaj, Mark Gjonaj, Ken Biberaj, Emin Egriu, Edmond Xhani, Petrika Melo, Lindita Tole Mezini, Ylli Baka, Sokol Asllani, Taulant Hoxha, Sali Bollati, Kadrije Pronjo, Ibrahim Kolari, John Hodgson, Peter Lumaj, Kleriket Dom Pjeter Popaj dhe Edin Gjoni, Joshua Martson, Andamiano Murataj, Dhimitri Ismaili Valona, Roland Uruci, Herion Mustafaraj etj,…

Cili është vlerësimi që është bërë për për televizionin, shkollat shqipe që ju drejtoni, nga shteti amerikan dhe shqiptarët?

Si Bord i TV Alba Life sapo festuam 5 vjetorin e tij.  Në këtë 5 vjetor morën pjesë shumë personalitete të shquara të politikës, artit dhe kulturës, organizata të mirënjohura, Konsulli i Përgjithshëm z.Dritan Mishto dhe qindra njerëz të thjeshtë që i shikojnë rregullisht emisionet në TV.  Gjithashtu dhe bashkëpunimi me median si gazeta e mirënjohur “Illyria”, Kultura Shqiptare, TV Alb apo Shqiptarë të Amerikës, e kanë bërë dhe më të lehtë përhapjen e kulturës dhe lobimin e çëshjtes kombëtare.  Pjesëmarrja e gjerë e tyre është vlerësim për punën e Bordit të TV Alba Life, ndërkohë kemi marrë një sërë çmimesh nga organizata të ndryshme të Diasporës.  Në këtë 5 vjetor nëpërmjet një video mesazhi përshëndeti dhe Kryetari i Bashkisësë Nju Jorkut, bilionieri Michaele Bloomberg, një personalitet i shquar botëror i cili falënderoi për punën që po bënë TV Alba Life në Amerikë.

Ju keni botuar disa vëllime me poezi.  Ku e keni marrë frymëzimin dhe a është poezia për ju një domosdoshmëri apo një pasion i çastit që duhet të hidhet në shkronja?

Kam botuar katër vellime me poezi dhe një libër me esse dhe kritikë letrare të botuar më parë në gazeta të ndryshme ndërkohë kam në proces për botim dhe dy libra të tjerë…  Por dua të them se poezia është dashuria ime më e shtrenjtë, pas saj vijne essetë, dhe sigurisht që vlerësimin rreth poezisë e bën lexuesi dhe kritika e mirëfilltë (nëse ka të tillë).  Ndërkohë kujtoj mendimin e shkrimtarit të mirënjohur Naum Prifti, i cili në promovimin e librit tim “Monumenti i Lotit” që u organizua nga katedra e kolegjit në Manhattan ku ishja e punësuar tha se në fund nuk i dihet se cili libër del më i miri?  Pra librat dhe shkrimtarët i vlerëson koha, ajo është gjykatësi më i mirë…  Duke qenë qysh fëmijë e parritur ende dhe të shijosh aromën e luleve të mbjella dhe natyrore si trëndelina, çaji i malit, lulet e pemëve të shumëllojta, bletët nëpër lule, sherebelit nga mëngjesi deri në muzg, të zgjohesh herët nga zëri i bilbilave, kori i këndezëve apo shushurrima e gjetheve dhe e përroit të Mezhgoranit që derdhej në lumin Vjosa medoemos që dicka ka qenë magjepsëse për të ngacmuar fantazinë së bashku me realen…  Larja e vajzave në lumin “Vjosa” ishte civilizim, ato dukeshin si lauresha të bukura mes maleve të Golikut dhe Trebeshinës dhe ujit që herë kishte ngjyrë blu herë ngjyre jeshile, gati si shumica e syve të tyre.  Nata e mëndafshtë nën Hënën e bukur, midis malit lirik të Trebeshinës dhe Shëndëllisë, ku mund të gjendej dhe gjilpëra në kashtë sipas fjalës popullore, apo rënia e lehtë e borës nën ndriçimin e magjishëm të rrezeve të saj kanë qenë mahnitëse në shpirtin tim.  Mrekullia e natyrës ka frymëzuar qindra shkrimtarë dhe në këtë rast le të kujtojmë Pablo Nerudën i cili thotë se:

“Unë jam rritur në këtë qytet, poezia ime ka lindur në mes të kodrës dhe lumit, ajo mori zërin e saj nga shiu, dhe si lëndë drusore, ajo kalonte veten në pyje”.   

Këngët e mrekullueshme dhe të ëmbla lirike apo dhe burrërore kur këndoheshin në dasma, hipja në kalin më të bukur të nuses dhe e dhënderit si dhe krushqit që i shoqëronin kanë ngacmuar fuqishëm muzën time poetike të cilat sot i gjen vetëm ndër libra.  Edhe këngët e vajit, vajtocat që të rrënqethnin me fjalët e tyre që të kujtonin medoemos këngët e Iliadës si psh. tek Odiseja kënga XXIV kanë lënë gjurmë të pashlyeshme brenda konshiencës sime.

Korrik, 2013

Intervistë me poetin e mirënjohur shqiptaro-amerikan Nexhip EJUPI

$
0
0

Nga: Raimonda MOISIU

Që në moshë të re, Poeti Nexhip Ejupi ka qënë në kërkim të identitetit të tij unik dhe të etur për të ndarë vizionin e tij krijues në letrat shqipe. Pena poetike e Nexhip Ejupit karakterizohet nga pavarësia e përgjithëshme e mendimit filozofik dhe e shpirtit artistik, dhe një jetë e jetuar në harmoni me natyrën dhe njerëzit që e rrethojnë, me të mirat e të metat e shoqërisë, brengat, hallet, dhimbjen, trishtimin, mallin dhe dashuritë e saj.Ai beson në të vërtetën e jetës dhe dashurisë brenda cdo individi, sepse secili prej nesh, përfshirë edhe poetin, janë pjesë e së tërës, një univers mbi shpirtin, përmes të cilës ne kapërcejmë cdo sfidë e mbijetojmë.
“Në emër të poezisë jam gati të lë shumë punë të tjera monotone, sepse vetëm poezia na mban gjallë, na ngushëllon, na lumturon , na vdes e ngjall prapë”-shprehet poeti Nexhip Ejupi. Modest, bujar, i talentuar dhe me shpirtin babaxhan,- poeti Nexhip Ejupi është jo vetëm jashtëzakonisht profilik , por edhe një emër I shquar tahsmë në letrat shqipe, i cili gjatë gjithë jetës së tij me peshën e mendjes së shëndoshë e të kthjellët, dhe peshën e duarve të palodhura, ai na ka dhuruar ; “Shqetësimet e Pranverës”, “Drithërima ere”, “Lirikat e Elbasanit”, “Hëna e Vllehëve”, “Ma mori kapelën era”, “Psherëtima të mërguara”, Vetëtin një vetull reje”, “Brenda meje rrjedh një lumë”, “Fjala ka shpirt”, “Bora qan me njëmijë sy”, në process botimi një vëllim poetik tre serial, e dhjetra e dhjetra vëllime me poezi, që do të thotë mijra vargje…Në këtë bisedë të nhrohtë e mbresëlënëse si dy kolegë, poeti Nexhip Ejupi ndau kujtime, aspiratat dhe eksperiencat dhe përvojat jetësore, puna dhe përkushtimi që e kanë bërë atë tashmë një emër të admirueshëm e të njohur në letrat shqipe.

nexhipi

Intervistë me poetin e mirënjohur shqiptaro-amerikan Nexhip EJUPI

Bisedoi:Raimonda MOISIU

-Përshëndetje, Nexhip,-Faleminderit për kohën e vyer në përkushtim të kësaj interviste. Vepra juaj krijuese poetike dëshmon gjithënjë e më shumë se jeni ndër poetët e shquar, nisur aty nga vitet ’78, të shekullit të kaluar dhe ju kini botuar për herë të parë librin, “Pesha e duarve”, në moshën 29 vjecare. A ka diçka mbresëlënëse në fëmininë tuaj që ju ka frymëzuar për t’u bërë poet?

Natyrisht,pa mbresa të fuqishme e mbresëlënëse nuk ka shtysa apo nxitje për t’u marrë me dicka të re,e cila është një fushë e panjohur për ty si fillestar.Nëse më lejoni të bëj një krahasim; fillestari i ngjan një fëmije kureshtar,që sapo është ngritur në këmbë dhe po hedh hapat e para.Në fillim ka frikë, megjithatë guxon dhe e hedh hapin e parë…Ai kështu ka nisur të ecë,ëpor ecja nuk është vetëm hapi i parë. Bëhet hapi i dytë, i tretë, lëkundet…Që të mos bjerë, zgjat duart të mbahet te sendet që ka më afër. Por më të afërt janë duart. Ne i takojmë atij brezi, që jemi rritur me djep)enes, është djepi- a ka gjë më të bukur, se sa sytë e nënës? Nuk ka ..! Atje mbahet fëmija dhe ecën e ecën, nuk ka frikë nga ecja. Mbase,e zgjata këtë përgjigje,por kjo është mbresa ime me e parë, që nuk e harroj kurrë,duart e zgjatura të nënës për të më mbajtur e për të mos u rrezuar. Ka edhe duar të tjera që zgjaten drejt këtij kërthije të njomë, që ngulmojnë ta ndihmojnë përtej këtij pragu të fillimit, të gjyshes,të motrës,të babait. Vëlla nuk kam pasur, do të doja të kisha, të më ndihmonte dhe ai. Mbase kjo mungesë më ka nxitur t’i përshpejtoj hapat e ecjes. Mbase do ta gjeja diku përpara e t’i thoja:Ja ku jam, më ndihmo jo me duar, por me këshilla,me punëra të mira. Këtë vëlla do ta gjeja te shokët, që më qartësonin përherë e më shumë,do ta gjeja te mësuesit e gjuhës shqipe,te i ndjeri Ibrahin Gani,te Besim Qorri i gjimnazit Dhaskal Todri,te Profesor Kongoli e te të gjithë profesorët e mëvonshëm të Universitetit të Tiranës.

-Çfarë ju ka pëlqyer në adoloshencë për të lexuar? Cilët nga autorët tanë, pëlqeje më shumë?

Në adoleshencë kishim një detyrim leximesh,të cilat edhe nuk të tërhiqnin,por që ne ishim të detyruar t’i lexonim. Madje,leximet e detyruara, duhej t’i jepnim edhe provim,-thënie klasikësh. Pjesë përmendësh në gjuhën ruse,që e kishim të detyruar për ta mësuar e që nuk e mësova kurrë. Po kishte edhe lexime, që të zgjonin fantazinë si; “Tregime të Arkadi Gaidarit,të Leon Tolstoit.Tre libra nuk i harroj kurre,”Pinokun” dhe dy libra të tjerë me tregime të shkurtra Kopshtari dhe Kallzime. Kisha një shoqe gjimnazi që ishte e dhënë edhe ajo pas letërsisë,-Iliriana Sulkuqi. Bënim hartime dhe i ndjeri, mësues,Besim Qorri, na i lexonte përpara klasës.Ky ishte promovimi ynë i parë i krijimeve tona, kurse botimi i parë ishte një faqe letrare, që ne mëngjes për mëngjes e shihnim me bishtin e syrit se a kishte vënë atje ndonjë gjë të re Profesor Ndricim Xhyra apo Besim Qorri. Por të shihnim ndonjë gjë,do t’ia thonim njëri-tjetrit, menjëherë dhe dicka do te lexonim njëkohësisht nga KRIJIME TONA TË ATËHERSHME. Adoleshenca ime dhe e gjithë moshatarëve të asaj kohe ka qenë e ndrydhur. Kam qenë shumë i ndrojtur, nuk para dilja për t’u dëfryer, isha i turpshqm,skuqesha shpejt para ndonjë vërejtje,sado të vogel. Liria e vërteë e adoleshencës sime ka qenë Shkumbini, lugina e tij midis kodrinave me bimësi të larmishme,të mbjellë nga dora e njeriut apo të natyrshme, shkurre të egra. Atje meditoja për të shkruar ndonjë gjë,sidomos kur ishte për të fantazuar, rreth detyrave me karakter krijues, të detyrave të shtëpisë.Nuk kam qenë nxënës i shkëlqyer,po edhe i prambambetur s’kam qenë.Kam qenë nxenes mesatar. Matematika dhe trigonometria më dukeshin lëndë të papërtypshme. Mbase më kanë kaluar për hatër të aftësive në lëndet shoqërore, ku vërtet bia në sy;letërsi,histosi,botanikë ,Zoologji,etj. Nga autorët tanë më pëlqente që atëhere Dritero Agolli,megjithëse edhe ai ishte në fillesat e veta .Sa kishte botuar “Në rrugë dolla”, “Hapat e mia në asfalt” e ndonjë tjetër vëllim.Po ashtu dhe Ismail Kadareja,sidomos me vëllimin “Enderrimet” dhe “Përse mendohen këto male”,që ishin për ne të rinjtë manifeste shëmbullore e duhej të mos i harronim kurrë. Dhe ne s’i harruam kurrë! Poetë të tjerë më pëlqenin si Fatos Arapi,Musa Vyshka,Viktor Qurku…Njohuritë tona do të na i zgjeronin bangat e filologjikut me leksionet e Muzafer Xhaxhiut për Antikitetin grek e romak. Leksionet e gjuhësisë për fonetikën,morfologjinë dhe sintaksën. Këtu nuk kishte matematikë.Kishte vetëm letërsi dhe gramatikë, nuk kisha të beja me ekuacione trigonometrike apo algjerbrike,por kisha të bëja me fjalën, studiohej fjala tingull më tingull e shkronje më shkronjë.Jo vetëm kaq.Studiohej fjala rrokje më rrokje, rasë më rasë e lakim më lakim.Studiohej në të gjitha njësitë dhe njehsime të veta me vecantitë e karakteristikat që kishte secila njësi.Kështu pak nga pak tek une e te shoket e mij,krijohej një vetëdije gjuhësore.Këtë na e rrënjosnin leksionet e Mico Samarës,tëJani Thomait,të Androkli Kostallarit. Në letërsi u vinim veshin leksioneve të Nexhp Gamit, të Ismail Kadaresë apo të Zihni Sakos për Folklorin, të Nasho Jorgaqit. Ishim studentë në kryeqytet sdhe Tirana për mua ishte horizont i ri,fushëpamje e re,pikëvështrim i ri për veten e për gjërat rreth meje. Ndjenim peshën e diktaturës,por ishim të rinj dhe idealist, e përballonim me ëndërrimet tona, se një ditë do të ishte ndryshe,shpresa në favor të dëshirave tona.Ishim në kryeqytet dhe fare pranë redaksive të gazetave të kohes,po ne lakmonim Gazetën Drita dhe sidomos Zërin e Rinisë që atë kohë e drejtonte Mico Verli, një përkrahës shpirtmadh i talenteve të reja. Aty do të shkëlqente talenti i Ndoc Gjetjes, i Rudolf Markut,i Zoi Dashit,i Alfred Capalikut, i Agim Spahiut,i Visar Zhitit,i Moikom Zeqos, Xhevahir Spahiut,Roland Gjozës e Sherif Balit, etj., mes të cilëve do të botoja edhe unë,po jo aq shpesh, se sa ata të tjeret.Sepse duhej të ishe i shkathët,të kishe miq e të njohur,të ishe edhe i bërrylave, sjellje kjo që nuk më shkonte përshtat. Edhe sikur të doja nuk mund ta bëja,se ashtu isha i gatuar. Prit,mos u ngut,gazeta aty është,lexo më shumë, përfito më tepër.

Nga ata që botojëe,zere se ishte krijesa jote,kënaqu me pak, vecse të jetë e bukur…

-Kam shfletuar dhe lexuar me interes të vecantë vëllimet tuaja me poezi, krijimtari kjo para se të emigronit: “Shqetësimet e pranverës”(1990), “Drithërima ere”,(1991)”Lirikat e Elbasani”,(1998) “Hëna e Vllehëve”,(2000). Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale dhe thelbi artistik e filozofik i penës tuaj poetike. Cila ka qënë eksperienca tuaj e parë në gjininë e poezisë?

Eksperienca ime e parë në gjininë e poezisë ka qënë gazeta e murit “Letrari i ri” i shkollës “DhaskalTodri”, ishte poezi e një vëllimi hartimesh nga të gjitha Shkollat e Mesme, në tërë vendin, kushtoj Elektrifikimit të Shqipërisë, dhe një poezi e botuar në revistn”Nëntori”. Vetëm me këto tri-katër poezi të botuara në shtypin e kohës, me ndihmën e poetit Musa Vyshka, po ngjizej brishtësisht përvoja ime në të shkruar,po ngjizej mendimi poetik,gjithnjë luhatës e i pashtratëzuar në njohuritë krijuese. Më asp në Universitet do të njihesha me krijueë të tjerë, do të ballafaqonim krijimet dhe së bashku vazhdonim të ngjitnim shkallët e redaksive, ku më të shumtën e herës i zbrisnim të dëshpëruar, sesa të gëzuar.Packa gjendjes sonë shpirtërore, ne po ngjisnim e po zbrisnim shkallët e artit, ato shkallë të artit të atëhershëm, që ishte më shumë i kontrolluar, i vëzhguar dhe i politizuar. Na orientonin keq. drejt tarracave,shinave të hekurudhave, heronjve të tipit e Lei Fenit kinez.Nuk na pëlqente kjo gjë,por nuk mund dhe ta shprehnim.Keq ta shprehnim e keq ta shkruanim. Kështu kalonin vitet,conim përmbledhje pas përmbledhje për botim dhe heshtje,vërejtje e vetëm vërejtje, për mirënjohje të realitetit.Më të guximshmit edhe shkruanin,edhe u shprehën ,por ata diktatura i dënoi ose me heqje të drejte botimi ose me burgim.Unë jam i asaj pjese krijuesish të dënuar me heshtje.Më duheshin dhjetë vjet për t’u botuar një libërth 64 faqe me rastin e 100 Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit…Lidhja e Prizrenit më ndihmoi se nuk shkrova për lejfenët,por për patriotë si Abdyl Frashëri…apo Gjin Bue Shpata. Ia di për nder Redaktorit të atëhershëm, të ndjerit Perikli Jorgoni,që më tha të shkruaja për këte pjesë të historisë së Rilindjes Kombëtare…

- Kur ju shkruani një poezi cila është pjesa më e vështirë; shtjellimin e elementeve me modelet e fjalës që e përbëjnë, muzikaliteti i vargjeve, strofës, kadenca, ruajtja e rimës, metafora, figurat artistike etj. Ku qëndron forca e inteligjencës tuaj;është ambicje sfidë apo të dyja bashkë?A duhet ruajtur rima, apo vargu i lirë?

Pyetja është është tejet interesante dhe sigurisht që do një përgjigje interesante, po hajde ta gjesh këtë përgjigje(Qesh)…Në radhë të parë duhet gjendja shpirtërore për c’ka duhet të shkruash.Për cdo motiv ka një gjendje shpirtërore, të ndihmon për ta realizuar motivin.Motiv që të nxit qoftë edhe vetëm me një fjalë,ashtu si fara në tokë do vlagën e duhur,do dhe klimën e duhur.Suksesi nuk është me sustë.Suksesi është mundim, përpjekje e vetëm përpjekje,t’i kthehesh e t’i rikthehesh disa herë një motivi,një vargu,një strofe,një poezie apo një cikli të tërë,që mund të përbëjë bërthamën e librit të mundshëm e të suksesshëm.Kjo quhet lodhje mendore,po është edhe lodhje fizike, të dhemb mesi,të dhembin shpatullat.Pa dhimbje nuk lind asnjë gjë e gjallë.

-Cili është elementi më i rëndësishëm dhe interesant për të shkruar një libër të suksesshëm me poezi?

Ende nuk jam i njohur si poet, pra poeti vjen një cast dhe i lind dëshira të kujtojë bëmat).Ato janë bëma dashurie, njohjet, përkëdheljet, bashkëngacmimet, bashkëbisedimet, puthjet, jo-të,po-të, pritjet, mërzitjet, thyerjet e zemrës ,trishtime të jo-ve dhe gëzimet e po-ve.Ja kjo është gjendje shpirtërore shumë e përshtatshme, për të thënë dicka për njeriun më të dashur, kësisoj të shkruash për dashurinë. Të shkruash për dashurinë,duhet të kesh zemrën aq të madhe,sa të nxejë përbrenda gjithë rruzullin tokësor,madje gjithë hapësirën yjore.Të shkruash për dashurinë,duhet të japësh dashuri,duhet ta duash, ta mbrosh,qoftë edhe me jetën tënde. d.Ta respektosh,ta miklosh,ta lartësosh dashurinë.Nuk mund të ketë dashuri jashtë mundësive të sakrificës sublime dhe supreme për të.Kështu nuk mendoj vetëm unë, kështu mendojnë të gjithë ata që bien në dashuri të përzëmërtë,të sinqertë,të ndershme, më jetëgjata se jeta e dy njerëzve të bashkëshortuar.

-Përvec vëllimeve sa përmenda më lart, – në mërgim ju kini shkruar disa vëllime me poezi sikundër : Vetëtin një vetull reje, 2008, Brenda meje rrjedh një lumë-2009, Fjala ka shpirt,2009. Pra ju keni shkruar shumë lirika dashurie e mesa di unë iu kanë quajtur “një rebel i pandreqëshëm”. A ka dicka të vërtetë në këtë thënje? Kur shkruan poeti krijime të tilla?

Nuk besoj se jam rebel aq i pandreqshëm,kur në të vertete jam i pranueshëm në miqësi e shoqëri dhe ma dëgjojnë fjalën dhe ua dëgjoj.Nuk dal kundër vullnetit të një shoqërie të civilizuar,vecse nuk pajtohem me disa shfaqje jo të këndshme periferike, me dëshirën e mirë që edhe kjo perferi sjelljesh jo të mira,t’i nënshtrohet atmosferës së shëndoshë të shoqërisë së sotme shiptare. Mediokriteti gjithminë më tmerron.Ndaj tij kam frikë sic kam frikë ndaj një sëmundjeje ngjitëse,si ndaj një lëngate që zgjat shumë.Mediokritetit nuk i shpëtojmë tërësisht.Mediokriteti është si ai virusi që hyn në kompjuter dhe të prish projektet,ose t’i ben ato të paarritshme artistikisht.Të fut në qerthullin e bejtexhinjve, qe u duhet vetëm një letër e një stilolaps dhe vetëm shkruaj..

-Te vëllimi poetik “Lirikat e Elbasanit”, për kë e pate shkruar këtë vëllim? Dhe pse ky titull?

“Të kam puthur me afsh e me et’,
Si askush, s’të ka puthur si unë,
Buzë Shkumbinit,nën shelgjet e qetë,
të kam puthur me afsh e me et’…
Sërish erdha ku lumi bucet,
Me stërkala vetmie e shkume.
Ku të puthja me afsh e me et’,
Si askush s’të ka puthur si unë…”
Kjo poezi është shkruar tani që jam në Amerikë…Ku është Shkumbini?..Po ajo?…Pra,për të shkruar për dashurinë,mjafton ta kujtosh atë,të mos e harrosh atë dhe fantazo rreth kësaj ndjenje sa më shumë,sepse gjithnjë ke për të lënë prapë dicka të pathënë.

-Qindra e qindra vargje lirike “të pastra dhe të drejtpërdrejta në të shprehur” –dhe vërtet jeni nga poetët e rrallë që me vargjet tuaja shpërthyese ilustroni dashurinë njerëzore. Cfarë ju ka shtyrë për të shkruar lirika të tilla?

Kur shkruhet një poezi,(më pëlqen më shumë emërtimi lirike),nga ana teknike do merresh me brumëzimin e ndjenjës.Ky brumëzim nuk bëhet vecas,por njëkohshëm,bashkë me brumëzimin e mendimit. Kur ky brumëzim realizohet,vëren se nga anon kandari,nga ndjenja apo nga mendimi.Po anoi nga ndjenja,është lirike,po anoi nga mendimi është përsëri lirike,vecse quhet lirike meditative.Në morinë e llojeve të lirikave zotëron lirika e dashurisë,lirika e jetës,e vazhdimësisë njerëzore,për cdo moshë .

-C’është dashuria për ju” Kur e ndjen një burrë se është i dashuruar? Por edhe në rast se një lidhje dashurie prishet,- si ia arrini ju ta reflektoni në poezitë tuaja, dashurinë dhe dështimin?

Pamvarësisht moshës, dashuria më drithëron gjer në rrënjë të flokeve.Ja shëmbulli i një lirike të shkurtër;
“Kur s’të shoh,moj syshkruar,
Kam vec hi në kraharuar,
Me thëngjinj të porsa shuar…
Kur të shoh,moj vetullzezë,
Mespërmes një zjarr më ndez,
Prushëroj gjer në mëngjes…

Kjo poezi nuk është shkruar kur kam përjetuar castin e dashurisë,por shumë e shumë vite më pas…Përtërij në vetvete gjendjen e dikurshme,mbase edhe më e bukur prej pjekurisë se moshës.

-Cilat janë temat më të pëlqyeshme në krijimtarinë tuaj poetike ? Sa janë motivet vetiake? Cilën poezi tuajën keni të shtrenjtë?

Poezite dashurore,shoqerore dhe meditave jane te miat,motive personale,kuse ato filozofike I jane nenshtruar nje njohjeje filozofike te Castit,je ne rolin e mesuesit apo te folozofit qe u jep mend te tjereve,packa se ato te nevojiten ty vete, Ketu nuk ka receta te gatshme.Poe zite me te shtrenjta per mua jane atro per dssdhurine.Atje ndihem me I frymezuar me I kenaqur,me I aaritshem.

-Cila është vepra më e mirë e një poeti ? A mund të na thoni një nga poezitë e dashura?

Ja,një poezi e dashur për mua;
Befas ndala hapin.
M’u bë sikur dëgjova,
Zërin tënd ëmbelak..,
Jo,jo,
Celnin lilake…

-Në tërësi ju jeni poet i shëndetshëm dhe i pjekur artistikisht, me tërë besimin për jetën ; megjithatë herë herë keni një melankoli të ndjeshme, kjo vihet re te vellimet poetike “Psherëtima të mërguara” dhe “Bora qan me njëmijë sy”. Si bashkëjetojnë tok te ju dashuria, trishtimi, dhimbja, malli, brenga,…?

Dy vëllimet “Psherëtima të mërguara” dhe “Bora qan me njëmijë sy”, -kanë një tis të ndjeshëm melankolie, të shprehura në tri fjalë:Psherëtimë,Mërgim dhe Qan.Të jesh larg Atdheut,kur nuk je larguar kurrë nga qyteti yt vec ndonjë ditënatë,dhe tani të jetosh kaq larg larg të afërmve të zemres,doemos do të ndjehesh i përmallur dhe përmallimi është melankoli,pra ndjenjë njerëzore dhe e drejta ime të shkruaj edhe nën ndikimin e kësaj ndjenje,aq me tepër,kur trishtimi dhe melankolia, na mohoheshin njëherë moti.

-Ju shkruani tregime për fëmijë, këtij simboli të së ardhmes së njerëzimit, me një stil të vecantë e të admirueshëm frymëzimi, që rrjedh bukur e vrullshëm, dhe keni shfaqur këndvështrimin tuaj kritik –letrar, për antologjinë e Klasës së Pestë , të ciklit tetëvjecar, e titulluar “Sa e bukur fjala shqipe” . Cili është “celësi sekret në letërsinë për fëmijë?

Pak tregime kam shkruar për fëmijë.Qëllimi im ka qenë të jap botën e tyre në rritje e në edukim përmes naivitetit e ngazellimit naïv, përmes triumfesh të hiperbolizuar prej fëmijëve që ndonjëherë, të madhen e bëjnë të vogël dhe e kundërta.Më shumë jam marrë me poezi për fëmijë.Bota e fëmijëve është pjesë e pandashme prej botës së Lizës në botën e Cudirave. Në të shumtën e herës fëmijët thonë vetëm- Po.Që të thonë- jo,-atyre u duhet një provim e një pësim që t’u bëhet mësim…

- -Pse shkruani? A keni disiplinë në të shkruar? E përfytyroni veten pa shkruar ndonjëherë?

Nuk e përfytyroj një ditë të mos merrem me shkrime,të paktën me poezi.Driteroi thotë se krijimtaria është si tështima,po të zuri,nuk përmbahet.Dhe mire e ka!Shkruaj që të qetësoj veten nga ndonjë shqetësim i rastit.Shkruaj se gjithë jetën jam marrë me shkrime dhe më është bërë një refleks i kushtëzuar, më duket sikur ennde sikur dashuroj,sikur ende dashurohem. Jemi populli që shpresojmë më shumë në Europë se do të bëjmë dicka.Ndjehem pjesë e këtij mentaliteti të popullit. Njëlloj gravitacioni nga i cili nuk mund të shkëputesh.Disiplina ime e të shkruarit është indisiplinimi.Kudo që të jem,do të meditoj për dicka,do të nxjerr një nga ato letrat e vogla dhe mbaj shënim ndonjë mbresë ngacmuese,ndonjë shkëndijë figurative:Krahasimi,epiteti,apo metafora,indisiplinimi më con te disiplinimi,sepse gjithë c’është e padisiplinuar,duhet disiplinuar brenda kornizave të llojit të artit që ti ke zgjedhur për ta shprehur.

-Si jeni ndier përballë botës së frikëshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit?Cfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymmtim dhe vetëvrasje intelektuale’?

Padrejtësia më bën ta ngrej zërin sipas mundësive të mia, për t’i dalë në mbrojtje së drejtë,të mohuar,kur duhet të bëhet e kundërta,Bashkohem me zërin e komunitetit që e ndjen të domosdoshme t’i kundërvihet kësaj padrejtësie…

-Si shkrimtar dhe poet, cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë` në vëndin tonë?

Kombi që të jetë një komb vërtet dinjtos përpara botës, duhet të sic bëjnë kombet e tjera-më të mirën e kësaj bote.Vlerëson zgjedhjet e drejta,mban nën “mbikëyrje” qeverinë dhe kur ajo gabon, dhe i thotë; Këtu s’e ke mirë.Komb me dinjitet është ai, ku gjithë qytetarët e tij i ka të punësuar.Te biesh nën zotërimin e dëshpërimit,t’i humbësh të gjitha shpresat për mundësira të tjera më të mira, për mua është vetëgjymtim, autokrizë shpirtërore dhe mendore,mosdalje nga gjendja e mjerë ku ke rënë.Demokracia në vendin tonë duhet të bëjë më shumë për mirëqënien e popullit, për mirëruajtjen e kulturës sonë popullore të trashëguar në shekuj dhe mundësisht të kontribuojë në zhvillimin e saj, në përputhje me kushtet e sotme.Partitë tek ne janë të shumta.Duhet të jenë më të pakta, sepse shumë parti i shumëklanizojnë popullin.Shumë parti janë varfëri shpirtërore,shoqërore,politike për një komb.Duhet të jenë më elastike ndaj njëra-tjetrës partitë,të lëshojnë pe, kur duhet, në emër të shoqërisë që përfaqësojnë.Projektet e mia në të ardhmen janë vetëm tri;të botoj vëllimin “Fati s’ka sy” .Në tri libra me të njëjtin titull dhe me këtë botim mund të ndjehem i përmbushur pa i lënë asnjë peng vetvetes në poezi. Ky pra është pengu që mund të më mbetet, nëse nuk e realizoj botimin e këtij libri të vëllimshëm në tri pjesë.

Ndryshimin tek vetja do ta shikoja lidhur me aktivitetin tim letrar.Le të merresha edhe me prozën,qoftë atë të shkurtër, sa për thyerje monotonie.Në Shoqërinë tonë njerëzore ndryshimin do ta shikoja te kombi im,tek shoqëria që përbën kombin tim,sa ecën ajo përpara, sa përputhen idealet e saj përparimtare me idealet e shoqërisë njerëzore. Në fëmijëri nuk i vija re hallet e problemet familjare,mbasi ato i zgjidhnin më të mëdhenjtë dhe mua nuk më mungonte asgjë për ta jetuar sic duhet e për ta gëzuar fëmijërinë time të hershme,brenda privacioneve të asaj kohe, duke u mjaftuar vetëm me kënaqësitë fëmijërore.

-Projektet tuaja në të ardhmen?Cfarë iu ka mbetur peng?

Kam për botim një libër me romanca lirike, ndarë në tre nënvëllime të vecantë,ku në secilin nënvëllim ka cikle me nga 100 motive me një titull libri të mëparshëm…Pse kjo?Sepse poezitë që meritonin të botoheshin që prej demokracisë,nuk m’u përfshinë në libër dhe unë i futa në këto vëllime seriale(tre), se edhe ato ëe shkretat duhej të shihnin dritën e botimit…

-Mesazhi për shkrimtarët e poetët e rinj…

Për poezinë kam pasur besim,kurse për prozën jo.Unë edhe sot mendoj për prozen sikundër mendoja në femijeri apo rini, më mirë të themi.Proza të shkakton dhimbë në brinjë, në mes,në shpatulla,pa leri ato të kokës.Kurse poezia t’i mjekon,ta përtërin shëndetin,të bën të fluturosh, qoftë edhe me flatrat e një zogu.
Për poetët dhe shkrimtarët e rinj kam mendimin se duhet të lexojnë jo vetëm në shqip,por edhe në gjuhët e tërë botës,vecanërisht në anglisht.Duhet të mos i nënvleftësonjë parakohësit e tyre, as bashkëkohësit,që të jenë vazhdues të tyre si paskohës,si përcjellës tradite,kulture,të cdo trashëgimie të mirë për brezat që vijnë më pas…
Faleminderit!

Intervistoi: Raimonda MOISIU

Flet shkrimtari Pierre-Pandeli Simsia

$
0
0

Si i mbaj mend 1mijë këngë të festivaleve, takimi në avion me Fatos Kongolin dhe pse e shkrova librin “Nuse në derën e hasmit”

Festivali i 11-të shënoi dënimin e artistëve, çfarë prisja nga Festivali i 24-t, pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe rënia e muzikës pas vitit 90-të

Nga Albert ZHOLI

Ai zotëron një dhunti të rrallë, pasi ruan në kujtesën e tij, këngët e shumë festivaleve në RTSH, duke shënuar madje, një rekord Gines, duke i kaluar të një mijë këngët e mbajtura përmendsh. E kam njohur që kur ishte emigrant në Greqi, vite kur ai fillon të shkruaj në shtypin shqiptar të atjeshëm dhe konkretisht në gazetën “Egnatia”. Më pas ai filloi të lëvrojë tregimin, poezinë dhe tashmë si një shkrimtar kërkues ka hedhur në treg dy romane, duke e plotësuar kurorën e krijimtarisë në mënyrë të bindshme. Banues në SHBA, ai kurrë se harron atdheun, por dhe aty ku punon dhe jeton organizon aktivitete të ndryshme me karakter patriotik, pa diskutuar promovime librash, apo koncerte me këngëtarë.

Si lindi për ju dëshira për të ndjekur festivalet në RTSH dhe për të mësuar këngët e festivaleve?

Që në fëmijërinë time të hershme, kur dëgjoja në shtëpi këngë të ndryshme në radio, tërhiqesha shumë pas tyre; lija çdo gjë dhe afrohesha pranë radios, e shikoja dhe mendoja me atë logjikën e një fëmije 5-6 vjeç se si mundet këngëtari të ketë hyrë brenda radios dhe këndon. Pra, që i vogël muzika shqiptare më ka tërhequr shumë. Në dhjetor 1971 u zhvillua Festivali i 10-të i Këngës në RTSH. Unë nuk e pashë, por dy motrat e mija Xheni dhe Xhuljeta, pak më të mëdha se unë në moshë, e panë atë festival në televizor (Sapo kishin hyrë televizorët e parë në Shqipëri në atë kohë dhe ne mblidheshim shumë veta në një familje…) Në ditët në vazhdim, ato i këndonin në shtëpi këngët e atij festivali: “Kënga e nënës”, “Bardhësi”, “Stacion i dashur”, “Ne të dy”, “Qyteti punëtor”… duke diskutuar edhe këngëtarët, pamjet, veshjet e tyre. Kështu, kontaktin e parë me këngët e festivaleve unë i kam patur që në atë kohë, unë isha 11 vjeç. Shpejt, i mësova edhe unë ato këngë dhe i këndonim në shtëpi bashkë me dy motrat e mija dhe mezi prisja të vinte festivali tjetër i radhës që ta shikoja. Nuk e kisha fare idenë se si mund të ishte një festival kënge… edhe pse gjatë vitit 1972 çdo muaj Radio-Tirana jepte anketën muzikore me katër këngë të reja. Edhe pse anketat muzikore të muajit kanë patur këngë të bukura, këngët e festivaleve na dukeshin sikur kishin të veçantën e tyre…

-Sa këngë të festivaleve dini përmendsh dhe cilët autor ju kanë bërë më përshtypje?

Ta dashurosh muzikën, këngën, është art më vete, sepse, duke e ndjerë muzikën, vetvetiu hyn në botën e saj të brendshme, bëhesh pjesë e pandarë. Ta dashurosh muzikën, ta ndjesh, të jetosh me emocionet që të jep ai art, nuk të imponon askush, ashtu si nuk mund imponohen tifozët e sporteve të ndryshme. Muzika ka veti të magjishme, të bën për vete. Atë duhet ta ndjesh, ta jetosh, ta interpretosh… dhe unë jam pjesë e këtyre që them. Duke e ndjerë muzikën, unë që në atë moshë që fola më sipër, 12-vjeçare, kam hyrë në botën e saj të magjishme për ta jetuar, interpretuar. Nuk mund ta imagjinoj rritjen e moshës sime pa qenë pjesë e pandarë e muzikës, e këngëve të festivaleve për të cilat po flas. Edhe pse festivalet pas atij të 11-ti ishin krejt ndryshe, muzika, interpretimi, tekstet e këngëve… përsëri unë ndjeja emocione dhe padurueshmëri derisa të vinte data e festivalit edhe për një arsye tjetër, sepse, Festivali i Këngës ka qenë aktiviteti më i madh dhe më i rëndësishmi i jetës kulturore artistike i vitit për jetën e asaj kohe. Duke i ndjekur me vëmendje, dashuri, pa ndërprerje të gjitha festivalet e këngës, që nga viti 1972 e deri në festivalin e 29-të, dhjetor, 1990, kohë kur unë u largova nga Shqipëria, unë i di pothuajse të gjitha këngët përmendësh. Nuk kam një shifër të saktë numrin e këngëve që unë di, por e them me bindje të plotë se di mbi njëmijë këngë, përfshi edhe këngët e anketave muzikore, të Koncerteve të Majit, këngë të muzikës popullore nëpër vite. Për këtë unë kam dhënë prova edhe në studiot e televizioneve të ndryshme, përmend Top -Channel në emisionin e mëngjesit “Wake Up” televizioni Vision Plus, Radio Tirana, ku unë kam qenë i ftuar posaçërisht për memorien time për këngët e festivaleve. Më jepnin të dëgjoja introduksionin, hyrjen muzikore të disa këngëve të shumë viteve të kaluara për pesë sekonda dhe më pyesnin se kur është kënduar kjo këngë, kush e ka kënduar… Unë, sigurisht, isha i saktë në dhënien e përgjigjeve.  Autorët që më kanë lënë mbresa nëpër vite janë ata autorë që këngët e tyre edhe sot pas shumë vitesh kujtohen, këndohen, mbeten të freskëta si atëherë. Përmend poetët: Zhuliana Jorganxhi, e cila ka mbajtur edhe peshën kryesore të prurjeve të teksteve të këngës në festivale, duke qenë redaktore letrare, Xhevahir Spahiu, Agim Shehu, Fatos Arapi, Lirim Deda, Arben Duka, Jorgo Papingji, Pandeli Koçi, Demir Gjergji, Roland Musta, Petraq Risto, Irma Kurti, Vullnet Mato… Ndërsa kompozitorët përmend: Agim Krajka, Aleksandër Lalo, Gjergj Leka, Agim Prodani, Vladimir Kotani, Luan Zhegu, Enver Shëngjergji, Alfons Balliçi,… uroj që çdo krijues letrar-muzikor sot të ecin në udhën e atyre që kanë bërë art nëpër vite me krijimtarinë e tyre letrare-muzikore…

-Cili ka qenë poeti, këngëtari, orkestranti kompozitori që ju ka kundërshtuar më shumë për kujtesën dhe pse?

Zakonisht, nuk kam bërë debate kundërshtuese me artistët, por gjithmonë kam bërë biseda të këndshme, madje me kompozitorë, poetë të ndryshëm është kënaqësia ime më e madhe të diskutojmë për artin, letërsinë, muzikën. Artistët krijues interpretues për vetë karrierën e tyre të pasur artistike për shumë vite edhe nuk u kujtohen me imtësi viti ose aktiviteti kulturor artistik se kur e kanë paraqitur krijimtarinë e tyre, madje edhe vetë këngëtarët nuk u kujtohen. Artistët, në raport me dëgjuesit e radios dhe teleshikuesit, janë njësoj siç janë mësuesit me nxënësit e tyre. Mësuesit për vite e vite me radhë, kanë mësuar breza të tërë nxënësish dhe nuk janë në gjendje t’ua mbajnë mend të gjithëve emrat. Ndërsa nxënësve, emrat e mësuesve u janë ngulitur në mendje dhe nuk i harrojnë. Kështu ndodh edhe me kompozitorët, poetët, këngëtarët… Duke qenë se krijimtaria letrare muzikore interpretative është e madhe edhe mund t’i ngatërrojnë datat, vitet… Mua më ka ndodhur me disa kompozitorë, poetë, këngëtarë që i kanë ngatërruar vitet e krijimtarisë së tyre, madje edhe në intervistat e ndryshme që të kanë dhënë ty Berti. Kur unë i kam lexuar kam zgjedhur heshtjen, por në bisedë të lirë e miqësore me ‘ta ua kam thënë të vërtetën. Kjo më ndodhi edhe këto ditët e qëndrimit tim këtu në Tiranë me një mikun tim, kompozitor shumë i njohur dhe i suksesshëm i muzikës së lehtë shqiptare. Kur po flisnim për muzikën, krijimtarinë e tij muzikore, këngët, ai tha se kjo këngë është kënduar në atë festival, duke e ulur në 3 numrin e saktë të festivalit kur ishte kënduar. Jo, i them unë, është kënduar në X festival, sepse në atë festival që ti po insiston, ti nuk ke marrë pjesë si kompozitor. Madje, kur i përmenda edhe çmimin e tretë që kishte marrë me atë këngë në atë festival, motivin se nga e kishte marrë për ta krijuar e për të sjellë atë këngë aq të bukur, të pëlqyer dhe që u popullarizua shumë, orkestrinën që e shoqëronte këngën në atë festival, autorin e tekstit dhe këngëtarët dublues… qeshi… Hapi krahët, m’u afrua, më përqafoi, duke më vënë epitete që i shkonin për shtat memories sime. Pothuajse, e njëjta gjë më ka ndodhur edhe me disa këngëtarë, kur e kanë ngatërruar numrin e festivalit kur e kanë kënduar atë këngë…

-Sa debate keni bërë me këngëtarë, poetë dhe kompozitorë për Festivalet në RTSH dhe përse?

Debate, jo, nuk kam bërë, por kemi diskutuar për ato që fola më sipër. Unë prej disa vitesh shkruaj në gazeta, ueb site të ndryshme në internet për krijimtarinë muzikore të kompozitorëve të ndryshëm, poetëve, këngëtarëve… Para disa vitesh, gazeta “Tirana Observer” më kërkoi t’i shkruaja (dërgoja) njëqind (100) tekste të ndryshme këngësh të festivaleve, gjë të cilën e bëra me shumë pasion dhe që u botuan në atë gazetë. Unë, duke qenë i njohur në rrethet e ndryshme të artistëve, një pjesë e mirë e të cilëve i kam miq, në koefidencë, më kërkojnë t’i rikujtoj ose t’i shkruaj fjalët e teksteve të këngëve që ata i kanë kënduar shumë vite të shkuara, por që nuk u kujtohen. Kjo ndodh zakonisht kur ata duan të japin koncerte me këngët e tyre kënduar nëpër vite. Unë raste mund të sjell shumë, por po përmend njërin prej tyre. Ishim në Michigan, të ftuar si çdo vit nga Revista KUVENDI për të festuar “Ditët e Letërsisë Shqipe” të cilët edhe njëherë dua t’i falënderoj organizatorët Pjetër Jaku, Alfons Grishaj… për mënyrën e organizimit, mikpritjen… Në darkën e pritjes një natë para festës së madhe, të ulur në tavolinën e ngrënies, midis të tjerash, një këngëtare e njohur e muzikës sonë më thotë: Të lutem, m’i kujto pak vargjet e këngës… që e kam kënduar unë në X festival, se nuk më kujtohen të gjitha… Qeshëm të gjithë, madje shkrimtari Fatos Kongoli në koifidencë i tha: Ti e kënduar vetë dhe nuk të kujtohen fjalët dhe po kërkon ndihmë…? Ishte shumë ambient gazmor, unë jo vetëm që ia kujtova fjalët e tekstit të këngës, por edhe e këndova vetë atë këngë. Pothuajse e njëjta gjë më ka ndodhur edhe me disa këngëtarë të tjerë, që nuk po i përmend…

-Keni dy djem që janë në një rrugë tjetër, për këngë, kush ua ngjizi dëshirën për këngë?

Dy djemtë e mi, duke e patur në gjak muzikën, duke u rritur me të, duke më parë edhe mua kur unë këndoj në aktivitete të ndryshme dhe në festa familjare në SHBA, sigurisht, u ka lindur edhe atyre dëshira për të kënduar. Kanë qenë shumë të vegjël në atë kohë, kur artisti ynë i mirënjohur, superstari, kantautori Frederik Ndoci me talentin dhe interpretimin e tij të rrallë, jepte koncerte, ose ishte i ftuar në aktivitete të ndryshme që zhvillohen në SHBA duke parë interpretimin dhe suksesin e tij, i thanë: Të lutem, na merr edhe neve në studion tënde që të bëjmë këngë, të këndojmë si ty…Ata tani këndojnë në rrymën Hip -Hop që është edhe më e përhapura tek të rinjtë. Më parë se të këndonin në Shqipëri, ata e kanë filluar që në Brooklyn, New York, vendi, ku ne banojmë. Ndërsa këtu në Shqipëri, në Durrës, ku banojnë përkohësisht, e kanë kënduar dhe ushtruar më tepër talentin e tyre në atë rrymë, kanë patur sukses, madje edhe janë vlerësuar me çmime dhënë edhe nga Televizioni Shqiptar si: “Netët e Klipit Shqiptar, 2012. Në Durrës ata janë ftuar të këndojnë, madje edhe janë vlerësuar me çmime në aktivitetet e ndryshme që zhvillohen si: Hip – Hop Competition, çmimi “Best Flow”, 2011. Kanë marrë pjesë në “Miss Durrësi”, “Open Port” … Ndërsa këtë vit ishin pjesëmarrës në Top- Fest.

-Keni shumë botime, cilat janë veprat e tua më të lexuara?

Këtë 10- vjeçarin e fundit më është botuar edhe krijimtaria ime letrare nëpër vite e mbetur në sirtarë, por edhe krijimtaria e re letrare. Unë kam dalë përpara lexuesit me shkrime në gazeta të ndryshme, publicistikë, ese, tregime dhe romane. Unë nuk mund të veçoj se cilat janë veprat e mija më të lexuara, sepse për çdo krijimin tim letrar unë jam “babai, prindi” dhe krijimtaria ime letrare janë fëmijët e mi. Unë mund t’ju them se njëri “fëmijë” është pak më i gjatë, më i butë se tjetri për nga natyra, por unë i kam të gjitha për zemër. Është njësoj, sikur të ulemi në një kopsht me lule të ndryshme erëmirë duke vështruar lulet. Çdo lule ka ngjyrën, madhësinë aromën e vetë. Nëse do këpusim një lule që për atë çast do na duket më e bukura, ta mbajmë në dorë dhe, pastaj po t’i hedhim një vështrim luleve të tjera, ato do na duken më të bukura se lulja e zgjedhur që mbajmë në dorë. Ndërsa, po të bashkonim çdo lule të ndryshme dhe të krijonim një buqetë, nuk besoj se do kishte lule më të bukur se ajo buqetë e bashkuar. Kështu është edhe krijimtaria ime letrare, “lule” të bashkuara që kanë krijuar “buqetat” libra.  Unë dhashë mendimin tim, por është lexuesi ai,të cilin e mirëpres dhe e vlerësoj për të dhënë mendimet e tij për krijimtarinë time letrare më të lexuar. Sipas kritikës letrare, por edhe mendimeve të ndryshme që kanë shkruar lexuesit në gazeta, ueb site kanë vlerësuar vëllimin me tregime “Le të jem unë Zamira…” tregimin “KAFEJA” titull që e mban edhe vetë libri me tregime, tregimi “GAZETARI”, “Diploma universitare” Por vepra më e lexuar deri tani ka qenë romani “Një dashuri e vrarë” me një numër të madh kopjesh që edhe u ribotua. Madje me atë roman, në Konkursin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në vitin 2010 u vlerësova me çmimin “Pena e Artë”. Unë këto muajt e fundit kam dalë para lexuesit me një roman tjetër, me titull: “Nuse në derën e hasmit” botuar nga Shtëpia Botuese TOENA, promovimi i të cilit u bë para pak javësh në sallën “Tefta Tashko” në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve” në Tiranë. Derti tani ata lexues që e kanë lexuar e kanë vlerësuar, por siç e përmenda edhe më sipër, është lexuesi, kritika letrare ata që e thonë fjalën e tyre. Unë mirëpres çdo mendim, vlerësim…

-Nga Greqia në Amerikë cilat janë ndryshimet midis dy vendeve?

Ndryshimet janë të mëdha. Në Amerikë ne shkuam si fitues të Lotarisë Amerikane për të qenë banorë të përhershëm të saj. Pra shkuam të ligjëruar dhe si të tillë u pajisëm menjëherë me Green Card që është edhe rrugë e hapur për t’u bërë nënshtetas amerikanë. Ndryshimet midis Greqisë dhe Amerikës janë të mëdha, sepse Amerika, si shteti më i madh demokratik në botë është një shkollë e madhe, një universitet i përkryer për të mësuar dhe zbatuar ligjet dhe rregullat demokratike në jetën e përditshme. Amerika të ndërgjegjëson, të jep mundësinë për vetë faktin se ka shumë “rrugë” mundësi, shkolla, profesione të ndryshme… që çdo njeri është i lirë të zgjedhë për të ecur në udhën e gjatë të jetës së tij.

- A e keni ndjerë racizmin në Greqi, po në Amerikë?

Tashmë dihet, nuk është diçka që s’njihet; racizmi në Evropë por edhe në Greqi ndihet, madje shumë dhe, me ne shqiptarët është më i theksuar. Krejt e kundërta ndodh në Amerikë. Në Amerikë si vend shumëkombësh me tradita, popullsi, kulturë, gjuhë të ndryshme… jo vetëm që nuk ndihet racizmi, por respektohet. Si shqiptarë, në Amerikë, ndjehesh i barabartë mes të barabartëve. E thua me krenari “Jam shqiptar”, kudo që të jesh, me cilindo që të jesh. Ne shqiptarët, si racë e zgjuar që jemi, kemi patur edhe sukseset tona të larta në Amerikë. Kjo na bën të ndjehemi më shumë krenarë, të themi me krenari, jemi shqiptarë…

-Vini shpesh në Shqipëri, nga viti në vit cilat janë ndryshimet që ju kanë rënë më shumë në sy?

Ndryshimet janë sigurisht të shumta, madje, janë shumë pozitive po ta krahasoj me vitet e shkuara. Ajo që nuk ka ndryshuar dhe nuk e di se kur do ndryshojë, është trafiku i shumtë dhe i parregullt i makinave, pa i zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. Pothuajse, në kryqëzimet e mëdha nuk ka fare semaforë, por edhe atje ku ka, disa nuk funksionojnë. Shoferët e makinave private duhet të ndërgjegjësohen që në kryqëzimet e rrugëve kur ndizet drita jeshile (dëshiroj që të funksionojnë dritat e sinjaleve me ngjyra) duhet t’i japin prioritet kalimtarit të kalojë kryqëzimin në fillim. Kjo është edhe një ndër rregullat kryesore kur jep testin e makinës për t’u pajisur me lejen e drejtimit të mjetit. Në rrugët kryesore të qyteteve për këto arsye të rrezikohet jeta. Nuk mund ta shpjegoj dot, kur dua të kaloj nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, shoqëruesit, miqtë, shokët, të thonë kur ti pret që të hapet drita për të kaluar: Hyr në mes trafikut të makinave, se nëse nuk futesh, nuk ndalojnë ata… E kanë fjalën për shoferët. I vetmi “ndryshim” që nuk ka ndryshuar fare është rruga skandaloze automobilistike Berat – Lushnje, ose anasjelltas. Të mendosh, sot në vitin 2013, të shkosh në Beratin turistik, në Beratin që pret mijëra vizitorë për ta parë vendas dhe të huaj, në Beratin që është nën mbrojtjen e UNESCO-s, në Beratin e një mbi një dritareve… nëpërmjet asaj rruge kombëtare si e dalë nga lufta, jo vetëm që është turp, por është edhe e pafalshme për çdo pushtet dhe qeveri…

-Kush ju ka përkrahur më shumë në rrugën e krijimtarisë?

Sigurisht! Në rrugën e krijimtarisë sime letrare, familja ime është ajo që më ka përkrahur, të cilës i jam mirënjohës dhe e vlerësoj. Krijuesi mund të shkruajë në çdo kohë, por edhe mund të shkruajë atëherë kur i vjen muza dhe, kur familja të shikon që je duke shkruar, në heshtje, me hapa të ngadalta hap derën, del nga shtëpia, vetëm e vetëm për të krijuar mundësi për të shkruar. Këto shembuj janë sigurisht, përkrahja më e madhe që të jep familja.

-Ke ndonjë peng në rrugën e krijimtarisë?

Nëse do e quaj peng, po përmend një krijimin tim në moshën e rinisë së hershme, pikërisht në fillimet e para të krijimtarisë sime letrare, atëherë kur krijuesit e rinj duhen përkrahur moralisht për të ecur në udhën e gjatë e të vështirë të letërsisë. Isha 20 vjeç në atë kohë; në Kalanë e Beratit ndodhet Kisha e Shën Gjergjit, por në monizëm, ajo kishë u shndërrua në pikë turistike ose aneks turizmit, siç quhej atëherë. Është e ndërtuar pranë vendit të quajtur “Tabje” nga ku Berati shihet nga sipër si në pëllëmbë të dorës. Frekuentohej shpesh në ato vite nga qytetarët beratas, sidomos në fundjavë. Unë shkruajta një reportazh pikërisht për atë pikë turistike, duke e pasqyruar se si beratasit kalonin mbrëmjet e fundjavës; ngjiteshin në kala edhe pse rruga është e përpjetë mes gjelbërimit të ajrit të pastër të pishave përreth, duke shijuar natyrën e mahnitshme beratase… As vetë nuk e kuptoj edhe tani pse ia dërgova gazetës në Tiranë kur ne në Berat kishim gazetën lokale. Ndoshta nga vetë mosha që kisha në atë kohë, ndoshta… Pas pak ditësh më vjen përgjigje negative… Sigurisht, nuk u ndjeva mirë, por dhimbjen më të madhe e ndjeva kur pas pak javësh e pash reportazhin të botuar në gazetë me pak ndërhyrje, por me autor tjetër… Ç’të bëja?! Ky shembull është ndoshta edhe pengu im në rrugën e krijimtarisë sime letrare i shumë kohëve të shkuara, po të kujtoj edhe një shembull tjetër pak a shumë të ngjashëm me këtë kur unë shkruajta një vjershë për gjyshen time, e cila kishte disa vite që ishte ndarë nga ne, nga jeta…

-Keni një takim interesant me Fatos Kongolin në një aeroport, cilat ishin veçantitë e takimit?

Takimi me shkrimtarin Fatos Kongoli ka qenë i rastësishëm. Para katër vjetëve ishim në Aeroportin e Mynihut, Gjermani. Prisnim avionin për të ikur në Nju Jork. Ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Lili. Nuk e njihnim njëri tjetrin fizikisht, por duke biseduar, veçanërisht për letërsinë biseda u bë e ngrohtë, miqësore, miqësi që vazhdojmë ta ruajmë edhe sot. Isha unë i pari ai që i fola shkrimtarit Kongoli, madje, edhe e ftova në takimin e radhës së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në Nju Jork, të cilin e mirëpriti. Pas asaj dite, pas mbërritjes sonë në Nju Jork, shkëmbenim biseda në telefon. Shkrimtari Kongoli e respektoi Shoqatën tonë me pjesëmarrjen e tij. Pas atij takimi kemi patur rastin të shkojmë bashkë disa herë në Michigan me ftesë të organizatorëve për aktivitetin e madh të përvitshëm që zhvillohet atje “Ditët e Letërsisë Shqipe” mbresat e shkëlqyera të atyre takimeve unë i kam shkruar në gazeta të ndryshme…

Katër festivalet që kam pëlqyer më shumë

Festivali i 11-të i Këngës në RTSH mbetet më i miri. Siç u shpreha më sipër, gjatë vitit 1972 unë mezi prisja të vinte dhjetori i atij viti për të parë një festival kënge, për të parë ata këngëtarë, që vetëm emrat ua kishim dëgjuar në radio kur transmetoheshin këngët. Me ndihmën e një shoku të vëllait tim, më i madh se mua në moshë, m’u dha mundësia që të treja netët e festivalit të 11-të (22 – 24 dhjetor, 1972) t’i shikoja në televizor, në sallën e mbledhjeve të një ndërmarrjeje të qytetit tonë, Beratit. Nuk mundem dot t’i përshkruaj ato emocionet e fillimit e deri në mbarim të atij festivali. Nuk mund t’i shpreh dot në këtë intervistë atë ndjenjë që më ka pushtuar mua në ato çastet e para, kur unë shihja hapjen e perdes së skenës së festivalit, daljen në skenë të prezantuesve Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu, paraqitjen e emrave të këngëtarëve: Zija Saraçi, Justina Aliaj, Sherif Merdani, Vaçe Zela, Tonin Tërshana, Lindita Sota – Theodhori, Ema Qazimi, Lefter Agora, Liliana Kondakçi, Shkëlqim Pashollari, Fatbardha Rakipi, Françesk Radi, Suzana Qatipi, Dorian Nini,… Pra, ai festival, i njëmbëdhjeti, që është edhe festivali i parë për mua që unë e shihja në televizor mbetet festivali që unë e kam ndjekur me shumë vëmendje. Falë veshit tim të mprehtë për muzikë, edhe pse ai festival e pati jetën e tij shumë të shkurtër, dy muaj, për arsyet që tashmë dihen dhe të gjitha këngët e tij u “burgosën” për 20 vjet, unë një pjesë të mirë të tyre i mësova dhe i këndoja me veten time edhe në vitet në vazhdim. Ishte ai festival, që ato këngë të mbeteshin në bazamentin e trurit dhe të memories sime, për t’u pasuar nëpër vitet e ardhshme me festivalet e tjera, që pothuajse çdo këngë festivali do hynte në memorien time për t’u mos harruar kurrë deri edhe tani që po flasim për këngët për festivalet. Çdo fund-dhjetori, çdo festival, unë i kam pritur për t’i ndjekur me shumë vëmendje, por, pyetjes tënde po i përgjigjem, përveç Festivalit të 11-të po përmend edhe tre festivale të tjerë që po i veçoj:

2) Festivali i 24-t. Ishte festivali i parë pas vdekjes së diktatorit dhe pritej njëfarë ndryshimi. Dhe ndryshimi u duk, por jo kaq shpejt sa ne e prisnim. P.sh. Pas 13 vitesh, që nga Festivali i 11-të, këngët u kënduan nga një këngëtar. Këngëtarët u lejuan të këndonin me mikrofon në dorë dhe të lëviznin në skenë gjatë interpretimit të këngës… pra ishte një ndryshim i vakët.

3) Festivali i 25-së. E veçoj atë festival, sepse i kam parë të treja netët e atij festivali në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit ku zhvilloheshin në atë kohë festivalet. Pra kam ndjerë emocione, sepse këngëtarët, drejtuesit e orkestrës, instrumentistët… po i shihja direkt në sallë, që më parë i kisha parë vetëm në ekranin e televizorit… Dua të falënderoj edhe njëherë poeten tonë të mirënjohur Zhuliana Jorganxhi, e cila më mundësoi ftesën për të prerë biletën e hyrjes.

4) Festivali i 29-të. Ishte festivali i parë që zhvillohej në dhjetorin e 1990-s kur Shqipëria kishte hyrë në reformat e saj demokratike dhe pritej pa diskutim që ai festival do ishte shumë më ndryshe nga festivalet e mëparshëm. Dhe ashtu ndodhi vërtet. Këngëtarët, jo vetëm që kënduan lirshëm në skenë, por nuk kishte këngë që t’i këndohej partisë në pushtet. Në atë festival iu këndua dashurisë, demokracisë, Shqipërisë, asaj lule të vetmuar nga bota demokratike, thirrjes për demokraci, përmend këngën “Le të hapen dritaret” kompozuar nga Aleksandër Peçi dhe kënduar nga Frederik Ndoci. Dhe, sigurisht, kënga fituese u shpall “Askush s’do ta besojë’ kompozuar nga Flamur Shehu dhe kënduar mjeshtërisht nga e ndjera Anita Bitri…

Viewing all 75 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>