Nga: Arbana Vula

Adelina Thaqi (foto kortezi e OnAir)
Këngëtarja e talentuar Adelina Thaqi konsiderohet si njëra ndër këngëtaret më të mira shqiptare. Pas një pauze është kthyer fuqishëm me pjesmarrjen e saj në festivalin e famshëm Kënga Magjike me këngën “Po u mërzite”. Ajo njihet si një nga personalitet më të dashura për publikun shqiptar me një zë madhështor dhe performanca mbresëlënëse. Adelina korri famë në estradën shqiptare në Kosovë me shown famoz superhitin “Kontrast” Në një intervistë eksklusive për Prishtina Press artistja e njohur Adelina Thaqi flet për suksesin e saj dhe planet rreth projekteve të reja.
EKSKLUSIVE: INTERVISTA ME ADELINA THAQI
Intervistoi: Arbana Vula
Adelina pas nje pauze prej disa vitesh ti u riktheve fuqishëm në Këngen Magjike si u ndjeve ?
Adelina Thaqi: Rikthim që më ngjalli shumë emocion e shumë kënaqësi, ndjenjë jashtëzakonisht e fortë.
Kënga ‘Po u mërzite’ mori komente shumë pozitive nga njerëzit dhe është e pëlqyer shumë. E e prisje këtë sukses?
Adelina Thaqi: Natyrisht ishte ide e imja, dhe kënaqësi në të njëjtën kohë. Dhe keshtu besoj së bashku bëmë diqka të bukur e shumë pozitive.
E kujt ishte ideja të punosh me Armendin Aiden dhe Drjon?
Adelina Thaqi: Tani pas kësaj pauze, u mundova që te risjell diqka të bukur, por që adhuruesit i kaluan pritjet e mija, në pelqimin e këngës dhe paraqitjes time. Jam shume mirënjohëse dhe shumë e lumtur.
Adelina ju tashme keni dhe nje vajzë jeni bërë dhe Nënë , ishte kjo arsyeja e largimit tuaj për një kohë nga muzika?
Adelina Thaqi: Po, besoj arsyeja më e bukur, sidomos te fëmija i parë, gjithqka ështe e re për nji nane, dhe duhet më shumë perkushtim. Përvec kesaj, doja edhe për vete të pushoj, të reflektoj në mënyrë që të kthehem më e fresket dhe më kreative.

Adelina Thaqi (Foto kortezi e Alba VIP, Telegrafi)
Krahas disa punëve tjera si profesoresh e muzikës ju jeni dhe pjesë e korit te filharmonisë se Kosoves , si ja dilni me te gjitha keto obligime?
Adelina Thaqi: Eshte shumë e lodhshme, por disi jam mësuar prej që e di veten, gjithmonë jam mësu me oligime shumë, dhe jeta ime gjithë dinamike. Por tani edhe me fëmi, pak kam fillu me i reduktu, sepse nuk po me del kohë, as për veten dhe për disa gjëra të rëndësishme. Kështu që kam vendos pak të reduktoj, që të kem dhe jeten private, qoftë nji qaj me familjen në pasdite.
Adelina gjatë kësaj kohes sa nuk ishe shumë aktive në muzikë, si një profesioniste e muzikës si e sheh muzikën shqiptare ka rritje në nivelin artistik apo jo?
Adelina Thaqi: Eshte temë shumë e gjerë, por do mundohem me pak fjalë, me krahasu këto 13 vite ka përmirësime. Ka këngetarë të mirë, por që shpejt po bien, sepse me zor është me e mbajt karierën. Se sa më arrite me u ba këngetare, nuk jemi aty ku duhet te jemi. Kemi shumë mangësi, kopjime, thjeshtë nuk dojmë me u lodh për diqka artistike e që do të ketë jehonë të gjate. Por disi sa ma lehte ma na shku punët, kemi ende rrugë të gjatë për të bërë.
Na trego pak dhe për bashkeshortin Bardhyl Metaj , si eshte si bashkëshort si prind?
Adelina Thaqi: Tani kjo pak e sikletshme për mua me fol për bashkeshortin, sepse është bashkëshorti im. Por më duhet të them që ai e plotëson pjesen time të mangët. Ai është tip i qetë, i durueshëm, kjo mua më mungon ( hahah). Më ndihmon në shtepi, qoftë me vajzën qoftë edhe në pregaditje, ështe që themi ne shumë i përdorshem, dhe është shumë merakli për shtëpi, për ushqim dhe për veshje. Unë i them gjithmonë, shumë mirë qe egziston ai më ndihmon për gjithqka dhe unë thjeshtë smundem pa të. Ai më mungon shumë qoftë edhe derisa të kthehet prej punës, jemi të lidhur shumë .
Tani që u ktheve në muzik prap do thotë që do vashdosh të punosh në projekte të tjera. Cilat janë planet e tua në të ardhmen?
Adelina Thaqi: Po me siguri që do të punoj, dhe po ashtu kam plane të mira, te cilat do ti shpalos nji nga nji .
E dashur faleminderit për bisedën , nëse ke ndonjë mesazh për fund ?
Adelina Thaqi: Faleminderit prej jush. Unë ju uroj shnet së pari, dhe gjithë adhuruesve ju falenderohem për përkrahjen dashurinë dhe respektin karshi meje, unë frymoj nga ata. / Intervistoi për Prishtina Press Arbana Vula