Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Intervista
Viewing all articles
Browse latest Browse all 75

Bashkëbisedim me Artistin e Popullit, Serafin Fanko

$
0
0

Serafin Fanko:  Fytyra e vërtetë e një kombi është arti dhe kultura e tij

       Fatime Kulli

1Trokas në katin e 3 të një pallati në lagjen Rus i vjetër në qytetin e Shkodrës, pikërisht në shtëpinë e artistit të madh të skenës shqiptare, z.Serafin Fanko:

   Derën ma hap një grua simpatike dhe me mjaftë kulturë që është karakteristikë e kulturës qytetare shkodrane. Hyj në dhomën e pritjes, e cila është edhe dhoma e punës e një artisti shumëdimensional. Më ranë në sy poltronat tepër të vjetër të familjes Fanko, ndoshta njëqind e ca vjeçar, të mbajtur me aq kujdes, duke i ruajtur si relike të çmuara, për të treguar origjinën e kësaj familjeje. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse mikpritja,buzëqeshja, zëri dhe paraqitja fizike e artistit të madh z.Serafin Fanko është e pranishme me thjeshtësinë dhe komunikimin mjaft njerëzor, si të ketë zbritur një engjëll nga një planet, që ne shqiptarët kemi shumë nevojë të ëngjëllëzohemi.

  Serafini nuk iu shmang pyetjeve kuriozitative për ta njohur më thellë në origjinë. Mësova me kënaqësi se gjyshi i artistit ishte zoti Stefan nga fshati Bual i Përmetit. Ish avokat në kohën e pavarësisë. Ish dy herë kryetar i bashkisë për Përmetin në dy legjislatura,ish anëtar i Këshillit të Lartë të Kongresit të Lushnjës. Kurse Nikolla, i ati i Serafinit, ishte oficer në kohën e Zogut. Është dëshmor i Luftës Nacionalçlirimtare dhe trupi i tij prehet në Varrezat e Dëshmorëve. Pra, artisti Serafin Fanko është një shqiptar nga një familje me kulturë nacionaliste. Kurse nëna e Serafinit ka lindur në Manastir të Maqedonisë. Studioi në Rumani Ekonomikun dhe është vajza e tezes e artistit të madh, Sandër  Prosit. E pra, kjo trashëgimi e kësaj familje intelektuale ka degët e rrënjëve të saj me vlera kombëtare, sepse vetë artisti është një vlerë e artit shqiptar. Dhe këto vlera pasqyrohen, duke mbushur murin e dhomës së pritjes së Serafin Fankos me dhjetëra çmime të marra brenda dhe jashtë vendit, inkuadruar me kujdes brenda kornizave artistike, për të ruajtur vlerat e këtij artisti që flet me mjeshtri fjalën shqipe. Qofsha e gabuar, por nuk njoh ndonjë artist tjetër në Shqipëri që të jetë vlerësuar kështu.

-Tetëmbëdhjetë çmime për shfaqje dhe për regji më të mirë (Nga Ministria e Kulturës);

-Pesë çmime “Aleksandër Moisiu”;

-Pllakatë e Artë në Shkup (Maqedoni) për kontribut të veçantë në përparimin dhe aktivitetin në Teatrin e Kombësive(1990);

-Një çmim tjetër interesant,ju dha nga brigada 332 UCK;

-Një pllakat e punuar me mjeshtri artistike, zotit Serafin Fanko për kontributin e tij që ka dhënë në Gjakovë.

             Me respekt

Komandant Abdulla Babalija

Gjakovë,1.06.2000.

  Dhe para madhështisë së këtij strategu të artit skenik, biseda bëhet krejt miqësore, Serafini i kthehet reminishencës dhe rrëfen: “Kam lënë shkollën e mesme për arsye ekonomike,dhe kam punuar fillimisht si kërcimtar në Asamblin e Ushtrisë (për një kohë të shkurtër, se nuk gjeja veten aty), si ndihmës magazinier, shkrues, tornitor. Më vonë instruktor në Klubin e Rinisë,ku ishte drejtor zoti Fadil Kraja. Gjatë kësaj periudhe,në luhatje për të gjetur rrugën e artit, studioj privat në piano, pikturë dhe shkruaj krijimet e para, të cilat botohen në gazetat e atëhershme. Në bashkëpunim me autorë të tjerë, shkruaj libretin “Me ne është gëzim” kompozuar nga Tonin Harapi,Vath Cangu,Tonin Daija dhe marr çmimin e parë në festivalet e garnizoneve ushtarake në Shqipëri. Në mos gaboj, thotë Serafini, qe viti 1953 dhe isha vetëm një 16 vjeçar kur këtë shfaqje e vura vetë në skenë si regjisor, (pa qenë regjisor). Më vonë shkova në liceun artistik, dega aktor, ku mbarova në vitin 1959. Dhe në një konkurs që organizonte UNESKO, fitova të drejtën e vazhdimit të studimeve për shkollën e lartë. Këtu konkurrova me skenarin e filmit “Lukja”, sipas novelës së Migjenit (njëri nga tregimet).

  Vazhdoj akademinë e filmit në Pragë. Në vitin 1961 ndërpres studimet për arsye politike, të prishjes së marrëdhënieve midis shtetit shqiptar dhe atij rumun. Më vonë filloj studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Më pas filloj punën në Shkodër (në vitin 1963-1966). Në 1966 bëj specializim për regji të teatrit dhe ndërkohë aktivizohem si pedagog në Akademinë e Arteve, të vitit të parë dhe të vitit të katërt, nën drejtimin e Kujtim Spahivoglit. Nga viti 1967 isha pedagog i aktorëve të njohur sot, si Pavlina Mani, Bujar Lako, Anastas Kristofori, etj. Në fund të këtij viti filloj punën si regjisor në teatrin “Migjeni” në Shkodër, ku edhe tash aktualisht në vitin 2002 jam regjisor i teatrit të Shkodrës”.

  -Zoti Serafin,deri tashti më treguat rrugën e vështirë e plot sakrifica për t’u bërë regjisor i teatrove,por në gjeneratën tonë, ne ju njohim si artist i kinematografisë shqiptare. Në sa filma keni luajtur?

-Po kam luajtur 13 filma, personazh i parë dhe i dytë. Një aventurë e bukur artistike që tashmë për mua ishte vetëm një ëndërr.

-Ju keni luajtur mjeshtërisht edhe në teatër, apo jo?

-Në teatër kam interpretuar 46 role.

-Kurse si regjisor ndiheni më komod. A i mbani mend, sa mund të jetë numri i shfaqjeve që keni realizuar?

  Dhe Serafini pa u menduar fare më thotë:

-Janë plot 150 premiera (si regjisor).Në të gjitha zhanret, si dramë, teatri poetik, opera, komedi, operetë, estradë.

-Cilët janë bashkëpunëtorët më të suksesshëm në dramë, përveçse dramaturgut të njohur Fadil Kraja?

-Kam punuar me shumë aktorë. Kam vënë në skenë dramat e para me Sheri Mitën, Fadil Krajën, Hilmi Tukaj, Mustafa Tukaj dhe me autorë të rinj si Arbër Brahusha, Stefan Capaliki,etj. Autorët e rinj dhe aktorët e rinj i kam vënë në konsideratë, dhe kam punuar me kënaqësi dhe jam i gatshëm të punoj, me cilindo autor që mua të më pëlqejë mesazhi që ai përcjell.

-Ku e gjini forcën për të qenë kaq i freskët me fantazinë e përsosmërinë regjisoriale?

-Gjatë kësaj kohe kam patur fatin të punoj me artistë të mëdhenj, jo vetëm të teatrit “Migjeni”,por të hapësirës mbarëkombëtare si Esat Oktrova, Tinka Kurti, Ndrek Luca e shumë e shumë të tjerë…Dhe bashkëpunimi me ta ka qenë eksperiencë e madhe. Këta artistë ishin muza e fantazisë sime.

  Dhe modestia e Serafin Fankos arrin deri aty sa të thotë:

-Unë jam produkt i kolegëve të mi, sepse për ta unë s’do të isha ky që jam, por, a është në të vërtetë kështu…?

   Por, vlerësimet e spektatorëve s’duan ta pranojnë, dhe as kolegjiumet e ndryshme të kritikës së artit, nuk mund të pranojnë modestinë e Serafin Fankos, sepse vetë Serafini është artist shumëplanësh, vetë fakti që ky vetë është autori(libretisti)i 14 dramave e dramatizimeve që janë vënë në skenë, po vetë nga Serafini regjisor dhe kanë marrë çmime të para, të dyta, thotë shumë…

  E pra, ky është artisti gjigand,Serafin Fanko, lindur e rritur në Shkodër (me origjinë përmetar) që ka përcjellë në çdo skenë brenda dhe jashtë vendit, kulturën e artit skenik shkodran, dhe që nuk ka menduar ta braktisë Shkodrën (qyteti që ka pësuar hemorragjinë më të madhe të trurit të tij) dhe pse që nga viti 1980 ka patur oferta për të punuar jashtë vendit edhe pse është krijuesi i teatrit “Sofra” në Strugë, ku ka vënë  5 shfaqje. “Endacaku i pangopur” për art vazhdon të udhëtojë, në Teatrin e Kombësive në Shkup me dramën shqipe dhe turke. Me teatrin kombëtar të mrekullueshëm të Malit të Zi, me teatrin kombëtar në Tiranë, Teatrin e Operës dhe Baletit, Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, në teatrin “Bylis” Fier dhe në shumë vende të tjera të Shqipërisë. Dhe stacioni i fundit, teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Por në duart (që binte në sy verdhëzimi i dy gishtërinjve nga duhani), artisti mbante dy ftesa pune, një për Kalabri dhe tjetra për Amerikë. Amerikën e shumë ëndërruar për shqiptarët, të cilët shesin çka kanë, paguajnë mijëra dollarë, për të shkelur tokën e ëndërruar, Serafin Fanko e refuzon duke më thënë:

-Nuk do të shkoj, do të punoj tash e mbrapa vetëm në Shqipëri, ndoshta s’kanë nevojë për mua, por unë kam nevojë për njerëzit e thjeshtë, që më duan e më respektojnë.

-Zoti Serafin! Në konkurset e bukurisë femërore në Shqipëri, a ka pikasur regjisori Fanko (si “gjuetarët”) ndonjë aktore të ardhshme të filmit shqiptar? Dhe sa i plotëson kjo bukuri kërkesat profesionale në teatër, skenë e film?

-Në teatër është e bukur ajo që ka talent. Është fat kur bukuria bashkohet me talentin. Kjo ende s’më ka zgjuar ndonjë interes profesional.

Por bukuria shqiptare për fat të keq është shfrytëzuar për reklama dhe është mohuar talenti (nëse kanë pasur). Por biznesi ka punën e vet, dhe ai di t’i shfrytëzojë.

-Ju jeni artist i madh i skenës, a mendoni se kritika juaj mund të ishte “ligjvënëse” për të ardhmen e teatrove në Shqipëri?

-Do doja që ligjvënësit të dëgjonin fjalën e krijuesve më shumë, se fytyra e vërtetë e një vendi është arti dhe kultura e tij.

-Si ndjehet pas kaq vitesh,të një karriere elitare artistike, Serafin Fanko? Dhe çfarë s’keni realizuar në jetën aktoreske dhe regjisoriale?

-Ngarkesa ka qenë aq e madhe për dëshirat, sa që nuk mjafton një jetë për t’u realizuar dhe sot jam në një gjendje të tillë dhe duke u nisur nga kjo mangësi, më dhimbset,më vret çdo minutë që më kalon pa punë. Kjo jo për të ngopur egon time artistike, por se jam i mbingarkuar me mesazhe, ashtu siç është jeta ime,në këtë kohë pak të turbullt për të thënë atë pikëllim të madh kozmik, që është i ndrydhur e i shtrydhur në një pikë, dhe më rëndon emocionet në shpirt dhe në zemrën time.

-Të falënderoj zoti Serafin, ishte kënaqësi biseda me ju,duke ju uruar jetë të gjatë fizikisht dhe artistikisht. Mbetsh i bukur në shpirt, sikurse jeni edhe fizikisht. Faleminderit.

(Ky bashkëbisedim është bërë më12 shkurt, 2002)

Botuar në librin me intervista e shënime kritike, “Retinë” -2013


Viewing all articles
Browse latest Browse all 75

Trending Articles


Olta Gixhari nxeh skenën me kërcimin seksi (VIDEO)


Sipas: Femina


Djalë apo vajzë?


Urime Ditelindjen Shoqe


15 Modelet e frizurave me te bukura qe kemi perzgjedhur per ju


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Femij i vogel ne enderr


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Apartament per shitje ne Plazh



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>